Jump to content

Lufta e Parë Botërore

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lufta e Parë Botërore

Në drejtim të akrepave të orës nga lart:
Data28 korrik 1914 – 11 nëntor 1918
(4 vite, 3 muaj e 2 javë)
Traktate paqësore
Vendodhja
Evropa, Afrika, Lindja e Mesme, Ishujt Paqësor, Kina, Oqeani Indian, Oqeani Atlantik Verior dhe Jugor
Pasoja

Aleatët fituan

Ndryshimet
territoriale
Palët pjesëmarrëse

Fuqitë Aleate:

Fuqitë Qendrore:
Komandantët dhe udhëheqësit

]][j] 

]]

}}
Fuqia ushtarake
Gjithsej: 42,928,000
  • 12,000,000
  • 8,660,000[m]
  • Perandoria Britanike 5,839,000 [n]
  • 5,093,000
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4,744,000
  • 1,680,000
  • 1,234,000
  • 800,000
  • Mbretëria e Serbisë 707,000
  • Kanadaja 629,000
  • Australia 417,000
  • 380,000
  • 230,000
  • 200,000
  • 136,000
  • 129,000
  • 50,000
  • 50,000
Total: 25,248,000
68,176,000 (gjithsej)
Viktimat dhe humbjet
  • Ushtarë të vdekur: 5,525,000
  • Ushtarë të plagosur: 12,832,000
  • Gjithsej: 18,357,000 KIA, WIA and MIA
  • Civil të vdekur: 4,000,000
detaje të mëtejshme ...
Military deaths by country:[1][2]
  • 1,811,000
  • 1,398,000
  • 1,115,000
  • 651,000
  • 250,000–335,000
  • 275,000
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës 117,000
  • 59,000–88,000
  • 26,000
  • 7,000
  • 3,000
  • <1,000
  • Ushtarë të vdekur: 4,386,000
  • Ushtarë të plagosur: 8,388,000
  • Gjithsej: 12,774,000 KIA, WIA and MIA
  • Civil të vdekur: 3,700,000
detaje të mëtejshme ...
Vdekjet ushtarake sipas vendit:[1]
Shtetet e përfshira në Luftën e Parë Botërore.
Me të kaltër: Pakti i Trefishtë dhe aleatët
Me të kuqe: Perandoritë qendrore.

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë filloi me pretekstin e vrasjes së Arqidukës Franc Ferdinand, pasardhësit të fronit austriak. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen e 20 milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Afrikë, Amerikë e Jugut, Amerikë e Veriut dhe Australi.

Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar tek dy blloqet. Blloku i Antantes ku bënin pjesë: Britania ,Franca dhe Perandoria Ruse dhe blloku Tripalësh (Forcat Qendrore) ku bente pjese Gjermania, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Bullgaria .Te dyja blloqet kerkonin pretekst per fillimin e luftes. Dhe ai u gjet ne 28 qershor 1914 kur nje nacionalist serb Gavrillo Princip, vrau trashëgimtarin e fronit të Austrisë, Franc Ferdinandin. Austro-Hungaria i dërgoi ultimatum Serbisë, por Serbia refuzoi kushtet e tij, dhe pas nje muaji, respektivisht me 28 korrik, Austro-Hungaria hyn ne lufte me Serbinë.

Këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria Gjermane dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Bllokut të Antantës.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi zotërimet koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleonike, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.Atentati per vrasjen e franc Franc Ferdinand njihet ndryshe si atentati i Sarajevës.

Strategjia gjermane në 1914, e njohur si Plani Schlieffen, ishte të mundej fillimisht Franca dhe fortifikimet të shmangeshin duke i rënë përmes Belgjikës, e më pas të sulmohej Rusia. Megjithatë kjo manovër dështoi për shkak të qëndresës belge dhe franceze, dhe përforcimeve britanike. Në fund të vitit 1914, fronti perëndimor përbëhej nga një vijë e vazhduar transheshë që zgjatej nga Kanali Anglez deri në Zvicër. Fronti Lindor ishte më elastik por asnjëra nga palët nuk mundi të merrte një përparësi vendimtare, megjithë një seri sulmesh të kushtueshme. Luftimet u zgjeruan në fronte të dyta kur Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia dhe të tjerat hynë në luftë mes 1915 dhe 1916.

Shtetet e Bashkuara hynë në luftë në anën e Aleatëve në Prill 1917, ndërkohë bolshevikët zunë pushtetin në Revolucionin e Tetorit dhe bënë paqe me fuqitë qëndrore në fillim të vitit 1918. Të liruar nga detyrimet e frontit lindor, gjermanët nisën një sulm në perëndim në mars 1918, duke shpresuar të arrinin një fitore vendimtare para mbërritjes së trupave amerikane. Dështimi i këtij sulmi e la Ushtrinë Pernadorake Gjermane të drobitur dhe të demoralizuar dhe kur Aleatët filluan sulmin në Gusht 1918, forcat gjermane nuk mundën ta ndalonin përparimin e tyre.

Mes 29 Shtatorit dhe 3 Nëntorit 1918, Bullgaria, Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria pranuan armëpushimin me Aleatët duke e lënë Gjermaninë të izoluar. Duke u përballur me revolucionin në shtëpi dhe me ushtrinë në prag të dezertimit, Kajzeri Wilhelm II abdikoi më 9 Nëntor. Armëpushimi i 11 Nëntorit 1918 tre ditë më vonë mbylli luftimet ndërsa Konferenca e Paqes së Parisit vuri disa detyrime mbi fuqitë e mundura, më e njohura nga to Traktati i Versajës.

Shkaqet e Luftës së Parë Botërore ishin përplasjet e interesave te disa vendeve mbi rajone të ndryshme:

  1. Për Ballkanin- përplaseshin interesat e Rusisë dhe Italisë/Austro-Hungarisë.
  2. Për rajonin e Tirolit- përplaseshin interesat e Italisë dhe Austro-Hungarisë.
  3. Për Poloninë - përplaseshin interesat e Gjermanisë dhe Rusisë.
  4. Për Elzasë-Lotringenin - përplaseshin interesat e Gjermanisë dhe Francës.
  5. Anglia kërkonte shtimin e kolonive.
  6. Lëvizja e popujve per pavarësi.
  7. Gjermania e cila ishte më e zhvilluara i rriti shumë pretendimet e saj.

Shpërthimi i luftës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkaqet e LPB-së ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë - e gjitha kjo e ndërlikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTËN dhe FORCAT QENDRORE.



    Tanket e thjeshta të LPB u ndihmuan Aleatëve të avancojnë në Francë në vitin 1918.


  • Probleme me shikimin e skedarit video? Shiko media ndihmë.
  1. ^ Republika Ruse gjatë vitit 1917. Qeveria bolshevike nënshkroi paqen e veçantë me Fuqitë Qendrore menjëherë pas marrjes së tyre të armatosur të pushtetit në nëntor të atij viti.
  2. ^ Shtetet e Bashkuara nuk ratifikuan asnjë nga traktatet për të cilat u ra dakord në Konferencën e Paqes në Paris.
  3. ^ Bullgaria u bashkua me Fuqitë Qendrore më 14 tetor 1915.
  4. ^ Perandoria Osmane ra dakord për një aleancë të fshehtë me Gjermaninë më 2 gusht 1914. Ajo iu bashkua luftës në anën e Fuqive Qendrore më 29 tetor 1914.
  5. ^ Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Austro-Hungarisë më 7 dhjetor 1917.
  6. ^ Austria konsiderohej një nga shtetet pasardhëse të Austro-Hungarisë.
  7. ^ Shtetet e Bashkuara i shpallën luftë Gjermanisë më 6 prill 1917.
  8. ^ Hungaria konsiderohej si një nga shtetet pasardhëse të Austro-Hungarisë.
  9. ^ Megjithëse Traktati i Sévres synonte t'i jepte fund luftës midis Fuqive Aleate dhe Perandorisë Osmane, Fuqitë Aleate dhe Republika e Turqisë, shteti pasardhës i Perandorisë Osmane, ranë dakord me Traktatin e Lozanës.
  10. ^ Abdikoi në mars 1917, u ekzekutua në korrik 1918.
  11. ^ Vdiq në 1916 nga pneumonia, pasuar nga Charles (Karl) I i Austrisë
  12. ^ Died in July 1918 and succeeded by Mehmed VI
  13. ^ Shifrat janë për Francën Metropolitane dhe kolonitë e saj
  14. ^ Shifrat janë për Britaninë dhe kolonitë e saj; dominimet dhe India janë renditur veçmas
  1. ^ a b Mougel, Nadège. "World War I casualties" (PDF). Centre européen Robert Schuman (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shkurt 2021. Marrë më 9 janar 2022.
  2. ^ Nash, Jay Robert (1976). Darkest Hours (në anglisht). Rowman & Littlefield. ISBN 978-1590775264.