Marko Livaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marko Livaja

Livaja duke dhënë autografe për tifozët e Interit.
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1993-08-26) 26 gusht 1993 (30 vjeç)
VendlindjaSplit, Kroacia
Gjatësia6 ft 0 in (1.83 m)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Hajduk Split
Numri10
Karriera me të rinjtë
2005–2008Omladinac Vranjic
2008–2010Hajduk Split
2010–2011Internazionale
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2013Internazionale6(0)
2011Lugano (loan)11(6)
2011–2012Cesena (loan)3(0)
2013–2014Atalanta31(4)
2014–2016Rubin Kazan11(0)
2015–2016Empoli (loan)17(1)
2016–2018Las Palmas25(5)
2017–2018AEK Athens (loan)27(8)
2018–2021AEK Athens74(19)
2021–Hajduk Split33(19)
Karriera ndërkombëtare
2008Kroacia U–154(4)
2008–2010Kroacia U–167(6)
2008–2010Kroacia U–1720(7)
2010Kroacia U–184(1)
2010–2012Kroacia U–197(2)
2012–Kroacia U–207(1)
2013–Kroacia U–215(3)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 23:45, 30 janar 2015 (UTC)
‡ National team caps and goals correct as of 30 maj 2012

Marko Livaja (lindur më 26 gusht 1993) është një futbollist Kroat që luan si Sulmues për FC Rubin KazanPremier League Ruse i huazuar nga Inter. Livaja gjithashtu është pjesë e Kroacisë U–21.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Livaja filloi karrierën e tij profesioniste me skuadrat e nivelit të ulët kroate GOŠK Kaštel Gomilica dhe NK Omladinac Vranjic, përpara se të thirrej nga akademia e Dinamo Zagreb në verën e 2008, ndërkohë, përpara se të regjistrohej tek Dinamo, ai mori një tjetër thirrje nga rivalët e Dinamos, Hajduk Split,[1] ku Livaja shkoi atje. Në fillim të vitit 2010, ai vendos në skuadrën e parë të Hajduk Split.[2] Më vonë në atë vit, ai u shit tek Interi, kurse në vitin 2011, ai u huazua tek skuadra zvicerane e Luganos.[3]

Cesena[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Livaja u bashkua me Cesenën në verën e 2011 pas një marrëveshjme me Hajduk Split për 250.000 mij dhe në janar 2012 u rikthye tek Inter (Cesena e shiti Livajën tek Inter në formën e bashkpronësisë për 2.25 Milion dhe mori gjysmën e kartonit të Thomas Pedrabissi për 1 milion ). Livaja luajti për Cesenën në skuadrën e parë dhe tek të rinjtë. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në tetor 2011 kundër Fiorentinës.

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi u rikthye tek Inter në janar 2012, Livaja ishte një pjestar i Inter Primavera, dhe arriti të fitoj NextGen series në sezonin 2011–12. Pasi Andrea Stramaccioni u bë trajner i skuadrës së parë, Livaja mori thirrjen e parë për të luajtur në skuadrën e parë në ndeshjen kundër Genoas, por në atë ndeshje nuk luajti asnjë minutë.

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin 2012–13, Livaja luajti në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Pescarës, ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 0–3. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Romës në shtator 2012. Ai koleksionoi gjithsej 6 ndeshje në Serie A gjatë gjysmës së parë të sezonit, por nuk arriti të shënoj asnjë gol. Livaja luajti më shumë minuta gjatë ndeshjeve evropiane të Interit, ai ishte zgjedhja e parë në formacion e trajnerit Stramaccioni për ndeshjet e grupit H në Ligën e Evropës kundër Rubin Kazan, FK Partizan dhe Neftchi Baku PFC. Ai shënoi golin e parë për fanellën e Interit më 20 shtator 2012 në barazimin në San Siro 2–2 kundër Rubin Kazan. Pasi Inter përfundoi i dyti në grupin H mbrapa Rubin Kazan, Livaja ishte golashënuesi më i mirë me katër gola në gjashtë ndeshje. Për shkak të konkurrencës së fortë në sulmin e Interit, ku bënin pjesë Milito, Cassano dhe Palacio, në janar, Livaja kërkoi huazimin për të luajtur më shumë minuta dhe për të shënuar më shumë gola.[4] Më 31 janar 2013, Livaja u huazua zyrtarisht tek Atalanta.[5]

Atalanta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 janar, ai u huazua zyrtarisht tek Atalanta si pjesë e transferimit të mesfushorit Schelotto tek Interi, ai u huazua në formën e bashkpronësisë, ku 50% të kartonit e zotërote Cesena dhe pjesën tjetër Interi.[6] Livaja bëri debutimin e tij zyrtarë me klubin më 10 shkurt kundër Catanias. Ai shënoi golat e parë për Atalantën në javën e 26 kundër Romën; ndeshja përfundoi me rezultatin 2–3.[7] Në prill, ai u la jashtë listës për ndeshjen kundër Sampdorias. Sulmuesi i ri u la jashtë skuadrës për shkak të thyerjes së rregullave disiplinore, siç tregoi në një konferencë për shtyp trajneri Stefano Colantuono.[8] Ai luajti ndeshjen e parë kundër klubit të tij Inter më 7 prill, ai hyri në pjesën e dytë si zëvëndësues. Ai nuk arriti të shënojë asnjë gol ose të dhuronte ndonjë impakt në fushën e lojës, në fillim ai dhuroi një assist për Bonaventurën i cili barazoi rezultatin 1–1 dhe fitoi një penallti e cila u realizua nga German Denis për ta bërë rezultatin 3–4.[9] Në prill, Livaja u nderua me çmimin "Lojtari i muajit" për muajin shkurt, një çmim i dhuruar nga tifozët e skuadrës.[10][11] Më 7 maj, përpara ndeshjes me Juventusin, Livaja u përjashtua nga skuadra pasi sërisht theu rregullat disiplinore, këtë herë ai pati një konflikt në stërvitje me shokun e skuadrës Ivan Radovanović.[12][13]

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 qershor, Inter dhe Atalanta ranë dakort që të zgjasinin marrëveshjen e tyre edhe për një vit. Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit më 18 gusht, Livaja shënoi dy gola në fitoren 3–0 kundër BaritCoppa Italia. Ai shënoi golin e parë në ligë në humbjen 4–3 kundër Parmës më 25 shtator. Më 10 nëntor, Livaja shënoi një gol vendimtar në minutën e 93 për ti dhënë fitoren skuadrës me rezultatin 2–1 kundër Bolognës.

Rubin Kazan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 maj 2014, Livaja firmosi me klubin rus Rubin Kazan, me klubin e Premier Leagues Ruse që pagoi për sulmuesin e ri 6 milion , dhe me Livajën që firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[14]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Livaja ka përfaqësuar Kroacinë nga skuadra U–15 e deri në skuadrën U–21. Ai ka luajtur për kombëtaren U–15 në maj 2008 duke luajtur katër ndeshje dhe duke shënuar katër gola. Ai vazhdoi udhën e tij duke luajtur edhe për kombëtaren U–16, ai luajti shtatë ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. Më 10 nëntor 2011, Livaja bëri debutimin e tij me kombëtaren U–19 në fitoren 4–2 kundër Finlandës U–19, ai gjithsej ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Ai debutoi për kombëtaren U–21 më 5 shkurt 2013 në një ndeshje miqësore kundër Hollandës U–21. Më 23 Mars, Livaja shënoi golin e parë me kombëtaren U–21 në fitoren 3–0 kundër Serbisë U–21.

Në qershor 2013, Livaja u thirr nga kombëtarja U–20 për të luajtur në Kupën e Botës U–20 që u zhvillua Turqi. Ai luajti në ndeshjen e parë të grupit F më 23 qershor në fitoren 1–0 kundër Uruguajit, më pas u zëvendësua me Kruno Ivančić në minutën e 71. Livaja shënoi golin e parë në Botëror në barazimin 1–1 kundër Uzbekistanit, ai shënoi në minutën e 65. Kroacia U–20 pasi kaloi grupin F e para me shtatë pikë, u eleminua në raundin e parë me eleminim nga Kili U–20 me rezultatin 0–2.

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Zanio se: Ljubio Dinamov dres, a sad igra za Hajduk". 24 Satae (në kroatisht). 28 mars 2010. Marrë më 9 gusht 2012.
  2. ^ "Reja priključio najboljeg kadeta!". hajduk.hr. Marrë më 8 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  3. ^ "Succès du Servette FC et du SC Kriens, nul du FC Lugano". Swiss Football League. 8 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 9 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Livaja happy to leave Inter on loan deal". goal.com. Marrë më 8 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Marko Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". Sportnet. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 8 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". HR Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 31 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Livaja dvostruki strijelac u porazu Atalante". HR Sport. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2013. Marrë më 24 shkurt 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Livaja izbačen iz momčadi, ne konkurira za utakmicu". Večernji list. Marrë më 8 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Atalanta šokirala Inter, Livaja izborio penal i asistirao". DalmacijaNews. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2013. Marrë më 8 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "MARKO LIVAJA DOMANI ALL'ATALANTA STORE DI ORIOCENTER". atalanta.it. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2013. Marrë më 11 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Najbolji igrač Atalante u veljači". Sportske Novosti. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2013. Marrë më 11 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "COMUNICATO DAL CLUB". atalanta.it. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2013. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Radovanović: Livaja mi bio kao brat (in Serbian)". b92. Marrë më 9 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Livaja potpisao za Rubin Kazan". dalmacijanews. Marrë më 15 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]