Jump to content

Përdoruesi:ErionKum/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Platforma e Krimesë
Logoja e Platformës së Krimesë
Vendet anëtare të Platformës së Krimesë (të shënuara me blu)
Formuar më2021
VendndodhjaKiyv, Ukraina
Anëtarësia
48 shtete dhe organizata ndërkombëtare
Faqja në internetcrimea-platform.org/en

Platforma e Krimesë (Ukrainisht: Кри́мська платфо́рма, Gjuha tatare e Krimesë: Qırım platforması) — është një mekanizëm koordinues ndërkombëtar i iniciuar nga Ukraina për ta kthyer çështjen e Krimesë në axhendën e ditës, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriutKrime, promovimin e deokupimit të gadishullit dhe forcimin e sigurisë evropiane dhe globale[1]. E themeluar zyrtarisht në samitin inaugurues në Kiyv, më 23 gusht 2021, Platforma e Krimesë funksionon mbi bazën e përhershme, duke pasur zyrën e saj në Kiyv. Sipas zëvendëskryeministrit Oleksiy Reznikov, Platforma e Krimesë duhet të bëhet një subjekt kolegjial i bashkëpunimit me Rusinë për Krimenë[2].

Historia e krijimit dhe e promovimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizatat ndërkombëtare e kanë shpallur të paligjshëm pushtimin dhe aneksimin e Krimesë dhe kanë dënuar veprimet e Rusisë, ndërsa vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike kundër okupatorit. BE-ja dhe SHBA-ja po ndjekin një politikë të qëndrueshme të mosnjohjes së veprimeve ruse në Krime dhe Sevastopol.

Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës

Megjithatë, me përhapjen e agresionit rus në Donbas, çështja e deokupimit të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit praktikisht është zhdukur nga axhenda e politikës ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës po përpiqet ta mbajë këtë temë në qendër të dialogut politik dhe të ekspertesh me partnerët ndërkombëtarë, duke kuptuar nevojën për të krijuar një platformë negociuese ndërkombëtare për të diskutuar rrugët e deokupimit.

Për plane e një paneli të tillë njoftonin Ministria e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, dhe në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në shtator 2020, Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve anëtare që t'i bashkohen krijimit të një platforme të tillë.

Më pas, autoritetet ukrainase zhvilluan një fushatë për të përfshirë vendet perëndimore në pjesëmarrje në platformën e Krimesë për deokupimin e gadishullit.

26 shkurt 2021, Volodymyr Zelensky nënshkroi dekretin "Për disa masa që synojnë deokupimin dhe riintegrimin e territorit të okupuar përkohësisht të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit", me të cilin vendosi të themelojë Komitetin Organizativ për përgatitjen dhe realizimin në Ukrainë të Samitit Themelues të Platformës së Krimesë. Sipas dokumentit, Ministria e Punëve të Jashtme ofron koordinimin e pjesëmarrjes së Ukrainës në Platformën e Krimesë. Kryetari i Komitetit Organizativ për përgatitjen e Samitit Themelues është ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në Strategjinë e Deokupimit dhe Riintegrimit të Territorit të Pushtuar Përkohësisht të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit, e miratuar me dekretin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të 24 marsit 2021, Platformës së Krimesë i kushtohet vëmendje si një mjet kyç:

81. Ukraina themelon dhe zhvillon Platformën e Krimesë si një mjet kyç të politikës së jashtme të konsolidimit të përpjekjeve ndërkombëtare, të orientuara në deokupimin dhe rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, duke kapërcyer efektet e pushtimit të përkohshëm të Republikës Autonome të Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit nga Federata Ruse. 92. Ukraina inicion një proces negociatash ndërkombëtare për të përcaktuar modalitetet për çlirimin e territorit të pushtuar përkohësisht dhe rivendosjen e rendit kushtetues të Ukrainës, bazuar veçanërisht në dispozitat e Memorandumit për Garancitë e Sigurisë në lidhje me pranimin e Ukrainës në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, por edhe në rezultatet e aktivitetit të Platformës së Krimesë.

Sferat e punës, formatet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ka identifikuar pesë prioritete të pritshme për panelin e negociatave të Platformës së Krimesë:

“Së pari, siguria, duke përfshirë lirinë e lundrimit. Së dyti, garantimi i efektivitetit të kufizimeve sanksionale ndaj shtetit agresor. Së treti, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Së katërti, mbrojtja e të drejtave arsimore, kulturore dhe fetare. Së pesti, tejkalimi i ndikimit negativ të pushtimit të përkohshëm të Krimesë në ekonomi dhe mjedis”.

Aktiviteti afatgjatë i Platformës së Krimesë fokusohet në fushat e mëposhtme prioritare:

  • konsolidimi i politikës ndërkombëtare të mosnjohjes së ndryshimit të statusit të Krimesë;
  • efektiviteti i sanksioneve, forcimi i tyre dhe bllokimi i mundësive për t’i devijuar ato;
  • mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe e së drejtës ndërkombëtare humanitare;
  • garantimi i sigurisë në rajonin e Azovit, Detit të Zi dhe më gjerë, mbrojtja e parimit të lirisë së lundrimit;
  • kapërcimi i pasojave mjedisore dhe ekonomike të pushtimit.
Emine Dzhaparova, Zëvendësministrja e parë për Punët e Jashtme të Ukrainës

Zëvendësministrja e parë për Punët e Jashtme të Ukrainës, Emine Japarova, u shpreh se janë planifikuar katër formate të Platformës: presidenciale, kryesuesish të MPJ, deputetësh dhe ekspertësh. Niveli ndërqeveritar do të veprojë në formën e konsultimeve të ministrave të Punëve të Jashtme, takimeve koordinuese të grupeve të specializuara të punës sipas fushave prioritare, konferencave. Në veçanti, mund të krijohet një forum vjetor kushtuar sigurisë së rajonit më të gjerë të Detit të Zi dhe jashtë kufijve të tij. Një pjesë e rëndësishme e Platformës së Krimesë do të jetë lirimi i të burgosurve politikë.

Në parlamentin e Ukrainës është krijuar një grupim ndërfraksional parlamentar, "Platforma e Krimesë" (Rustem Umerov, Mustafa Dzhemilev, Akhtem Chiygoz, Elizaveta Yasko, Vadym Galaychuk), i cili po harton një paketë projektligjesh në lidhje me gadishullin e aneksuar përkohësisht.

Në qershor, rrjeti i ekspertëve të Platformës së Krimesë u prezantua në qendrën e shtypit të Qendrës Mediatike të Krizave të Ukrainës. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Krimesë nga Grupi i të Drejtave të Njeriut, Prisma ukrainase, Qendra për Gazetari Hulumtuese. Më 6 gusht, në Kiyv u zhvillua një forum themelues i rrjetit të ekspertëve të Platformës së Krimesë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadave, ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Grupet mbështetëse të Platformës së Krimesë të ngritura në Seimat të Lituanisë e Letonisë, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, po diskutojnë në mënyrë aktive krijimin i grupeve të ngjashme në Seimat të Polonisë dhe në parlamentin çek. Verkhovna Rada e Ukrainës propozoi prezantimin e një këshilli koordinues ndërparlamentar të Platformës së Krimesë. Rrjeti i ekspertëve të Platformës së Krimesë përbëhet nga më shumë se 70 organizata joqeveritare ukrainase dhe të huaja, nga qendra kërkimore analitike dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Projekti do të mbështetet gjithashtu nga organizata ukrainase joqeveritare e bamirësisë, Fondacioni i Europës Lindore. Formati do të funksionojë derisa gadishulli të kthehet nën kontrollin e Ukrainës.

Delegatët e samitit të parë të platformës së Krimesë

Të parat që njoftuan për planet e tyre për të dërguar përfaqësuesit e tyre në Samitin e Kiyvit ishin Turqia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Moldavia. Për sa i përket Rusisë, paraprakisht Ministria e Jashtme e shtetit agresor lejoi pjesëmarrjen në Platformën e Krimesë, duke përcaktuar kushtin: "Nëse planifikohet të diskutohet për rivendosjen e furnizimit me ujë dhe furnizimin me energji elektrike të Krimesë, heqjen e bllokadës tregtare dhe të transportit të gadishullit nga Kiyvi". Pala ukrainase e hodhi poshtë një mundësi të tillë.

Rusia më vonë i quajti të paligjshme përpjekjet e Kiyvit për kthimin e Krimesë dhe pjesëmarrjen e çdo vendi dhe organizate në iniciativën ukrainase një shkelje të drejtpërdrejtë të integritetit territorial të Federatës së Rusisë. Ajo gjithashtu u përpoq të minonte besueshmërinë e Platformës dhe të pengonte shtetet e tjera të merrnin pjesë në të përmes presionit, shantazhit dhe frikësimit, si rrjedhojë lista e të ftuarve në samit është dashur të mbahet e fshehtë.

Pavarësisht nga të gjitha rrethanat, në samitin inaugurues në prag të 30-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, më 23 gusht 2021, u mblodhën përfaqësues të 47 vendeve dhe organizatave.

Pjesëmarrësit e Samitit të Platformës së Krimesë
Vendi/organizata ndërkombëtare Niveli i përfaqësimit Shefi i delegacionit
1 Ukraina Ukraina Presidenti Volodymyr Zelensky
2  Letonia Presidenti Egils Levits
3 Lituania Lituania Presidenti Gitanas Nauseda
4 Estonia Estonia Presidenti Kersti Kaljulaid
5 Polonia Polonia Presidenti Andrzej Duda
6 Hungaria Hungaria Presidenti Janos Ader
7 Moldavia Moldavia Presidenti Maia Sandu
8 Sllovenia Sllovenia Presidenti Borut Pahor
9 Finlanda Finlanda Presidenti Sauli Niiniste
10 Sllovakia Sllovakia Kryeministër Eduard Heger
11 Rumania Rumania Kryeministër Florin Citu
12 Gjeorgjia Gjeorgjia Kryeministër Irakli Garibashvili
13 Kroacia Kroacia Kryeministër Andrej Plenkovic
14 Suedia Suedia Kryeministër Stefan Lofven
15 flamuri Zvicra Kreu i parlamentit Andreas Aebi
16 Republika Çeke Republika Çeke President i Senatit Milos Vystrcil
17 Turqia Turqia Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu
18 Austria Austria Ministri i Punëve të Jashtme Alexander Schallenberg
19 Luksemburgu Luksemburgu Ministri i Punëve të Jashtme Jean Asselborn
20 Irlanda Irlanda Ministri i Punëve të Jashtme Simon Coveney
21 Bulgaria Bullgaria Ministri i Punëve të Jashtme Svetlan Stoev
22 Mali i Zi Mali i Zi Ministri i Punëve të Jashtme Đorđe Radulovic’
23 Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani
24 Britania e Madhe Britania e Madhe Bộ trưởng Châu Âu và châu Mĩ Wendi Morton
25 Portugalia Portugalia Bộ trưởng Quốc phòng João Gomes Cravinh
26 SHBA Bộ trưởng Năng lượng Jennifer Granholm
27 Gjermania Gjermania Bộ trưởng Kinh tế và năng lượng Peter Altmaier
28  Franca Bộ trưởng Ngoại thương và hấp dẫn kinh tế Franck Riester
29 Holanda Bộ trưởng Ngoại thương và hợp tác phát triển Tom de Bruijn
30 Shqipëria Shqipëria Bộ trưởng phụ trách các vấn đề quan hệ với quốc hội Elisa Spiropali
31 Italia Italia Thứ trưởng Ngoại giao Benedetto Della Vedova
32 Norvegjia Norvegjia Quốc vụ khanh Bộ ngoại giao Audun Halvorsen
33 Spanja Spanja Quốc vụ khanh Liên minh châu Âu Juan González-Barba Pera
34 Belgjika Belgjika Ambasador Alex Lenaerts
35 flamuri Danimarka Ambasador Ole Egberg Mikkelsen
36  Zelanda e Re Ambasador Si'alei van Toor
37 Malta Malta Ambasador Godwin Montanaro
38 Japonia Japonia Ambasador Takashi Kurai
39 Australia Australia Ambasador Bruce Edwards
40 Qipro Qipro Ambasador Luis Telemakhu
41 Kanadaja Kanadaja Ambasador Larisa Galadza
42 Greqia Greqia Ambasador Vasilios Bornovas
43 Islanda Islanda Ambasador Eidun Atlason
44 Hội đồng châu Âu President Charles Michel
44 Ủy ban châu Âu Nënkryetari Valdis Dombrovskis
45 NATO Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoana
46 Ủy hội châu Âu Sekretar i përgjithshëm Marija Pejcinovic Buric
47 GUAM Sekretar i përgjithshëm Altay Efendiyev

Kështu, në takimin në Qendrën e Kongreseve dhe Ekspozitave të kryeqytetit “Park”, morën pjesë të gjitha vendet, anëtare të NATO-s, BE-së dhe G7-s, por asnjë nga Afrika apo Amerika e Jugut. Kombet e Bashkuara gjithashtu nuk dërguan një përfaqësues. Si rezultat, ky eveniment u bë ngjarja më e madhe e organizuar nga Ukraina.

Në aktivitet morën fjalën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryetari i Verkhovna Rada-s, Dmytro Razumkov, kryeministri, Denis Shmygal, krerët e delegacioneve të huaja, lideri i Tetarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev, përfaqësuesi i Rrjetit të Ekspertëve të Platformës së Krimesë Olga Skrypnyk.

Në panelet tematike, zyrtarë të rangut të lartë, politikanë, ekspertë të huaj dhe drejtues të opinionit publik u fokusuan në politiken e mosnjohjes së aneksimit të Krimesë, politikës së sanksioneve, në sigurinë e rajonit Azov-Deti i Zi, në të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, ekonomike, si dhe në pasojat mjedisore të okupimit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Зеленський створив оргкомітет Саміту Кримської платформи". pravda.com.ua (në ukrainisht). 26 shkurt 2021. Marrë më 26 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Spiropali welcomed by Ukrainian FM Kuleba". en.ata.gov.al (në anglisht). 23 gusht 2021. Marrë më 23 gusht 2021.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)