Panthera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pantera)
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Për përdorime të tjera, shiko Panthera (kthjellim)

Panthera[1]
Vargu kohor: Mioceni i vonë — sot,
5.95-0 Ma
An Indian tiger in the wild. Royal, Bengal tiger (27466438332).jpg
Tigri (Panthera tigris) është pantera më e madhe që ekziston
Panthera leo cf fossilis - radius - Ambrona.JPG
Një fosile e gjetur, që besohet se i përket një prej panterave
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Felidae
Nënfamilja: Pantherinae
Gjenia: Panthera
Lloji i species
Felis pardus
(Linnaeus, 1758)
Llojet
Panthera tigris
Panthera leo
Panthera onca
Panthera pardus
Panthera uncia

Panthera[1] (Shqiptimi: Panterat) është një gjini brenda familjes Felidae, që u emërua dhe u përshkrua për herë të parë nga natyralisti gjerman Lorenz Oken në vitin 1816.[2] Taksonomisti britanik R. I. Pocock rishikoi klasifikimin e kësaj gjinie në v. 1916, duke e përbërë nga llojet: luan, tigër, jaguar dhe leopard, në bazë të veçorive të kafkës.[3] Rezultatet e analizave gjenetike tregojnë se edhe leopardi i dëborës i takon gjinisë së panterave, një klasifikim që u pranua nga vlerësuesit e BNRN-së në vi. 2008.[4][5]

Emri[redakto | redakto tekstin burimor]

Fjala panterë rrjedh nga latinishtja panthēra, që rrjedh nga greqishtja pánthēr (πάνθηρ).[6] Parashtesa greke pan- (πάν), që do të thotë "të gjitha", dhe thēr (θήρ), që do të thotë "gjah" ose "pre", bart kuptimin "grabitqari i të gjitha kafshëve". Përdorimi i fjalës për një bishë, ka origjinën nga antikiteti në Orienti, ndoshta nga India në Persi, e pastaj në Greqi.[7][8]

Taksonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë shekujve 19-të dhe 20-të, eksploruesit e ndryshëm dhe stafi i muzeve të historisë natyrore sugjeruan një numër të madh nënllojesh, ose ndonjëherë të quajtur 'raca', për të gjitha speciet Panthera. Taksonomisti Pocock shqyrtoi lëkurat dhe kafkat në koleksionin zoologjik të Muzeut të Historisë Natyrore të Londrës dhe nënllojeve të grupuara, duke shkurtuar kështu listat në mënyrë të konsiderueshme. Që nga mesi i viteve 1980, disa specie të Panterave u bënë subjekt i hulumtimeve gjenetike, kryesisht duke përdorur mostra të gjakut të individëve kaptivë. Rezultatet e studimit tregojnë se shumë prej nënllojeve të luanit dhe leopardit duhet të diskutohen dhe klasifikohen për shkak të dallimit të pamjaftueshëm gjenetik midis tyre. Më pas, u propozua që të grupojnë të gjitha popullatat e leopardit AfrikanP. p. pardus dhe të mbajë tetë emra nënllojesh për popullatën e leopardit Aziatik.

Bazuar në kërkimin gjenetik, u sugjerua që të grupohen të gjitha popullatat e luanit nën-saharian të grupohen në P. l. leo. Rezultatet e studimeve filogjeografike tregojnë se popullatat e luanit Perëndimorë dhe Qendrorë janë të lidhur ngushtë me luanin Indian dhe sëbashku formojnë një degë të ndryshme nga popullata e luanit në Afrikën Jugore dhe Lindore; Etiopia Juglindore është një rajon ku popullata Veriore dhe Jugore është përzierë.

Pantera e zezë nuk ështē një specie të veçantë nga të tjerat. Ajo formohet nga një gjen recesiv që gjendet në jaguarët dhe leopardët. Shpesh, pullat dallohen në jaguarët e zinj. [9][10]

Filogjenia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kladogrami më poshtë ndjek shkencëtarët Mazák, Kristiansen dhe Kitchener (2011).[11]

Pantherinae

NeofelisA handbook to the carnivora (Neofelis nebulosa).jpg


Panthera

Panthera unciaSnow Leopard (PSF).png




Panthera palaeosinensis





Panthera oncaJaguar Histoire Naturelle (white background).jpg




Panthera atrox




Panthera spelaea




Panthera leoLydekker - Lion (white background).JPG



Panthera pardusLydekker - Leopard (white background).JPG








Panthera tigrisA handbook to the carnivora (Panthera tigris).jpg



Panthera zdanskyi







Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]

Tabela e mëposhtme tregon klasifikimin e specieve të gjinisë Panthera bazuar në klasifikimin e ri të vitit 2017:[1][12]

Llojet Nënllojet Përhapja
Tigri P. tigris

Panthera tigris corbetti (Tierpark Berlin) 832-714-(118).jpg

Tigri i Azisë Kontinentale përfshin:

Tigri i Ishujve Sunda P. t. sondaica përfshin:[12]

Gjendet në në: Indi, Nepal, Bangladesh, Butan, Mianmar, Tailand, Kamboxhia, Rusinë lindore dhe Ishullin Indonezian të Sumatrës.
Luani P. leo

P l Bleyenberghi 1.jpg

P. l. leo përfshin:[12]

P. l. melanochaita përfshin:[12]

Gjendet në: Indi, Afrikën Veriore, Afrika Perëndimore, Afrikën Qendrore, Afrika Lindore dhe në Afrikën Jugore
Jaguari P. onca

Standing jaguar.jpg

Monotipike.[19] Ai shtrihet në të gjithë SHBA-në dhe në Meksikë, në Kili dhe Argjentinë, duke përfshirë pjesën më të madhe të Brazilit Amazonian. Vendet e pranishme në rangun modern janë Argjentina, Belize, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Kosta Rika (veçanërisht në Gadishullin Osa), Ekuadori, Guiana Franceze, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Meksika, Nikaragua, Panamaja, Paraguaji, Peru, Suriname, Shtetet e Bashkuara dhe në Venezuelë.
Leopardi P. pardus

Leopard3.jpg

Gjendet në: Afrikën lindore, Afrikën veriore, Arabi, Persi, Kinën Veriore dhe në ishujt Sunda.
Leopardi i dëborës (P. uncia)

Lightmatter snowleopard.jpg

Monotipike Gjendet në: Himalaja, Indi, Tazakistan, Kazakistan, Kyrgizstan, në malet e Pamirit dhe në Uzbekistan.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d e f g h i j k l m Wozencraft, W.C. "Rendi Karnivora". më Wilson, D.E.; Reeder, D.M. Speciet Gjitare të Botës: Një Referencë Taksonomike dhe Gjeografike. Shtypja e Universit Xhon Hopkin. f. 546–548.  978-0-8018-8221-0.  62265494. 
  2. ^ Oken, L. (1816). Lehrbuch der Zoologie, 2. Abtheilung. August Schmid & Comp., Jena.
  3. ^ Pocock, R. I. (1916).
  4. ^ Johnson, W. E., Eizirik, E., Pecon-Slattery, J., Murphy, W. J., Antunes, A., Teeling, E. & O'Brien, S. J. "The Late Miocene radiation of modern Felidae: A genetic assessment". Science (5757): 73–77. :10.1126/science.1122277.  16400146. 
  5. ^ Jackson, R., Mallon, D., McCarthy, T., Chundaway, R. A., Habib, B. (2008).
  6. ^ Liddell, H. G. & R. Scott. "πάνθηρ". A Greek-English Lexicon, revised and augmented. Oxford: Clarendon Press. 
  7. ^ OUP. "Panther". Oxford English Dictionary. Oxford: Oxford University Press. 
  8. ^ Jackson, P. Nowell, K. "Panthera tigris ssp. balica". IUCN Red List of Threatened Species. Version 2017-1. International Union for Conservation of Nature. 
  9. ^ Robinson, R. "Inheritance of black form of the leopard Panthera pardus". Genetica (1): 190–197. :10.1007/bf00958904.  5480762. 
  10. ^ Eizirik, E.; Yuhki, N.; Johnson, W. E.; Menotti-Raymond, M.; Hannah, S. S.; O'Brien, S. J. "Molecular Genetics and Evolution of Melanism in the Cat Family". Current Biology (5): 448–453. :10.1016/S0960-9822(03)00128-3.  12620197. 
  11. ^ Mazák, Ji H.; Christiansen, Per; Kitchener, Andrew C. "Oldest Known Pantherine Skull and Evolution of the Tiger". PLoS ONE (10): e25483. :10.1371/journal.pone.0025483.  3189913Nuk kërkohet regjistrim.  22016768. 
  12. ^ a b c d e Kitchener, A. C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Eizirik, E.; Gentry, A.; Werdelin, L.; Wilting, A.; Yamaguchi, N.; Abramov, A. V.; Christiansen, P.; Driscoll, C.; Duckworth, J. W.; Johnson, W.; Luo, S.-J.; Meijaard, E.; O’Donoghue, P.; Sanderson, J.; Seymour, K.; Bruford, M.; Groves, C.; Hoffmann, M.; Nowell, K.; Timmons, Z.; Tobe, S. "A revised taxonomy of the Felidae: The final report of the Cat Classification Task Force of the IUCN Cat Specialist Group" (PDF). Cat News (Special Issue 11). 
  13. ^ Jackson, P.; Nowell, K. "Panthera tigris ssp. virgata". IUCN Red List of Threatened Species. Version 2017-1. International Union for Conservation of Nature. 
  14. ^ Luo, S.J.; Kim, J.H.; Johnson, W.E.; Walt, J.v.d.; Martenson, J.; Yuhki, N.; Miquelle, D.G.; etj. "Phylogeography and Genetic Ancestry of Tigers (Panthera tigris)". PLOS Biology (12): e442. :10.1371/journal.pbio.0020442.  534810Nuk kërkohet regjistrim.  15583716. 
  15. ^ Jackson, P.; Nowell, K. "Panthera tigris ssp. sondaica". IUCN Red List of Threatened Species. Version 2017-1. International Union for Conservation of Nature. 
  16. ^ Jackson, P. Nowell, K. "Panthera tigris ssp. balica". IUCN Red List of Threatened Species. Version 2017-1. International Union for Conservation of Nature. 
  17. ^ Bauer, H.; Packer, C.; Funston, P. F.; Henschel, P.; Nowell, K. "Panthera leo". IUCN Red List of Threatened Species. Version 2018-1. International Union for Conservation of Nature.  doi:10.2305/IUCN.UK.2016-3.RLTS.T15951A107265605.en
  18. ^ Mazak, V. "Notes on the Black-maned Lion of the Cape, Panthera leo melanochaita (Ch. H. Smith, 1842) and a Revised List of the Preserved Specimens". Verhandelingen Koninklijke Nederlandse Akademie van Wetenschappen (64): 1–44. 
  19. ^ Larson, S. E. "Taxonomic re-evaluation of the jaguar". Zoo Biology (në anglisht) (2): 107–120. :10.1002/(SICI)1098-2361(1997)16:2<107::AID-ZOO2>3.0.CO;2-E.  1098-2361. 

Lexim i mëtejshëm[redakto | redakto tekstin burimor]