Jump to content

Panthera

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Panterat)

Panthera[1]
Vargu kohor: Mioceni i vonë – Tani
Tigri, luani, jaguari, leopardi dhe leopardi i dëborës
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Nënfamilja:
Gjinia:
Panthera
Lloji i species
Felis pardus
(Linnaeus, 1758)
Llojet
Panthera tigris
Panthera leo
Panthera onca
Panthera pardus
Panthera uncia

Panthera[1] (Shqiptimi: Panterat) është një gjini brenda familjes Felidae, që u emërua dhe u përshkrua për herë të parë nga natyralisti gjerman Lorenz Oken në vitin 1816.[2] Taksonomisti britanik R. I. Pocock rishikoi klasifikimin e kësaj gjinie në v. 1916, duke e përbërë nga llojet: luan, tigër, jaguar dhe leopard, në bazë të veçorive të kafkës.[3] Rezultatet e analizave gjenetike tregojnë se edhe leopardi i dëborës i takon gjinisë së panterave, një klasifikim që u pranua dhe nga vlerësuesit e BNRN-së pas një studimi në vitin 2008.[4][5]

Fjala panterë rrjedh nga latinishtja panthēra, që rrjedh nga greqishtja pánthēr (πάνθηρ).[6] Parashtesa greke pan- (πάν), që do të thotë "të gjitha", dhe thēr (θήρ), që do të thotë "gjah" ose "pre", bart kuptimin "grabitqari i të gjitha kafshëve". Përdorimi i fjalës për një bishë, ka origjinën nga antikiteti në Orienti, ndoshta nga India në Persi, e pastaj në Greqi.[7][8]

Gjatë shekujve 19-të dhe 20-të, eksploruesit e ndryshëm dhe stafi i muzeve të historisë natyrore sugjeruan një numër të madh nënllojesh, ose ndonjëherë të quajtur 'raca', për të gjitha speciet Panthera. Taksonomisti Pocock shqyrtoi lëkurat dhe kafkat në koleksionin zoologjik të Muzeut të Historisë Natyrore të Londrës dhe nënllojeve të grupuara, duke shkurtuar kështu listat në mënyrë të konsiderueshme. Që nga mesi i viteve 1980, disa specie të Panterave u bënë subjekt i hulumtimeve gjenetike, kryesisht duke përdorur mostra të gjakut të individëve kaptivë. Rezultatet e studimit tregojnë se shumë prej nënllojeve të luanit dhe leopardit duhet të diskutohen dhe klasifikohen për shkak të dallimit të pamjaftueshëm gjenetik midis tyre. Më pas, u propozua që të grupojnë të gjitha popullatat e leopardit AfrikanP. p. pardus dhe të mbajë tetë emra nënllojesh për popullatën e leopardit Aziatik.

Bazuar në kërkimin gjenetik, u sugjerua që të grupohen të gjitha popullatat e luanit nën-saharian të grupohen në P. l. leo. Rezultatet e studimeve filogjeografike tregojnë se popullatat e luanit Perëndimorë dhe Qendrorë janë të lidhur ngushtë me luanin Indian dhe sëbashku formojnë një degë të ndryshme nga popullata e luanit në Afrikën Jugore dhe Lindore; Etiopia Juglindore është një rajon ku popullata Veriore dhe Jugore është përzierë.

Pantera e zezë nuk ështē një specie të veçantë nga të tjerat. Ajo formohet nga një gjen recesiv që gjendet në jaguarët dhe leopardët. Shpesh, pullat dallohen në jaguarët e zinj. [9][10]

Kladogrami më poshtë ndjek shkencëtarët Mazák, Kristiansen dhe Kitchener (2011).[11]

Pantherinae

Neofelis

Panthera

Panthera uncia

Panthera palaeosinensis

Panthera onca

Panthera atrox

Panthera spelaea

Panthera leo

Panthera pardus

Panthera tigris

Panthera zdanskyi

Tabela e mëposhtme tregon klasifikimin e specieve të gjinisë Panthera bazuar në klasifikimin e ri të vitit 2017:[1][12]

Llojet Nënllojet Përhapja
Tigri P. tigris

Tigri i Azisë Kontinentale përfshin:

Tigri i Ishujve Sunda P. t. sondaica përfshin:[12]

Gjendet në në: Indi, Nepal, Bangladesh, Butan, Mianmar, Tailand, Kamboxhia, Rusinë lindore dhe Ishullin Indonezian të Sumatrës.
Luani P. leo

Gjendet në: Indi, Afrikën Veriore, Afrika Perëndimore, Afrikën Qendrore, Afrika Lindore dhe në Afrikën Jugore
Jaguari P. onca

Monotipikë.[17] Ai shtrihet në të gjithë SHBA-në dhe në Meksikë, në Kili dhe Argjentinë, duke përfshirë pjesën më të madhe të Brazilit Amazonian. Vendet e pranishme në rangun modern janë Argjentina, Belize, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Kosta Rika (veçanërisht në Gadishullin Osa), Ekuadori, Guiana Franceze, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Meksika, Nikaragua, Panamaja, Paraguaji, Peru, Suriname, Shtetet e Bashkuara dhe në Venezuelë.
Leopardi P. pardus

Gjendet në: Afrikën lindore, Afrikën veriore, Arabi, Persi, Kinën Veriore dhe në ishujt Sunda.
Leopardi i dëborës (P. uncia)

Monotipikë. Gjendet në: Himalaja, Indi, Tazakistan, Kazakistan, Kyrgizstan, në malet e Pamirit dhe në Uzbekistan.
  1. ^ a b c d e f g h i j Wozencraft, W.C. (2005). "Order Carnivora". përmbledhur nga Wilson, D.E.; Reeder, D.M (red.). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (bot. 3rd). Johns Hopkins University Press. fq. 546–548. ISBN 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Oken, L. (1816). Lehrbuch der Zoologie, 2. Abtheilung. August Schmid & Comp., Jena.
  3. ^ Pocock, R. I. (1916).
  4. ^ Johnson, W. E., Eizirik, E., Pecon-Slattery, J., Murphy, W. J., Antunes, A., Teeling, E. & O'Brien, S. J. (2006). "The Late Miocene radiation of modern Felidae: A genetic assessment". Science. 311 (5757): 73–77. doi:10.1126/science.1122277. PMID 16400146. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ^ Jackson, R., Mallon, D., McCarthy, T., Chundaway, R. A., Habib, B. (2008).
  6. ^ Liddell, H. G. & R. Scott (1940). "πάνθηρ". A Greek-English Lexicon, revised and augmented. Oxford: Clarendon Press. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ OUP (2002). "Panther". Oxford English Dictionary. Oxford: Oxford University Press. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Jackson, P. Nowell, K. (2008). "Panthera tigris ssp. balica". IUCN Red List of Threatened Species. 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  9. ^ Robinson, R. (1970). "Inheritance of black form of the leopard Panthera pardus". Genetica. 41 (1): 190–197. doi:10.1007/bf00958904. PMID 5480762. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Eizirik, E.; Yuhki, N.; Johnson, W. E.; Menotti-Raymond, M.; Hannah, S. S.; O'Brien, S. J. (2003). "Molecular Genetics and Evolution of Melanism in the Cat Family". Current Biology. 13 (5): 448–453. doi:10.1016/S0960-9822(03)00128-3. PMID 12620197. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Mazák, Ji H.; Christiansen, Per; Kitchener, Andrew C. (2011). "Oldest Known Pantherine Skull and Evolution of the Tiger". PLoS ONE. 6 (10): e25483. doi:10.1371/journal.pone.0025483. PMC 3189913. PMID 22016768. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2011. Marrë më 27 qershor 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  12. ^ a b c Kitchener, A. C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Eizirik, E.; Gentry, A.; Werdelin, L.; Wilting, A.; Yamaguchi, N.; Abramov, A. V.; Christiansen, P.; Driscoll, C.; Duckworth, J. W.; Johnson, W.; Luo, S.-J.; Meijaard, E.; O’Donoghue, P.; Sanderson, J.; Seymour, K.; Bruford, M.; Groves, C.; Hoffmann, M.; Nowell, K.; Timmons, Z.; Tobe, S. (2017). "A revised taxonomy of the Felidae: The final report of the Cat Classification Task Force of the IUCN Cat Specialist Group" (PDF). Cat News (Special Issue 11). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Jackson, P.; Nowell, K. (2008). "Panthera tigris ssp. virgata". IUCN Red List of Threatened Species. 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Luo, S.J.; Kim, J.H.; Johnson, W.E.; Walt, J.v.d.; Martenson, J.; Yuhki, N.; Miquelle, D.G.; etj. (2004). "Phylogeography and Genetic Ancestry of Tigers (Panthera tigris)". PLOS Biology. 2 (12): e442. doi:10.1371/journal.pbio.0020442. PMC 534810. PMID 15583716. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  15. ^ Jackson, P.; Nowell, K. (2008). "Panthera tigris ssp. sondaica". IUCN Red List of Threatened Species. 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Jackson, P. Nowell, K. (2008). "Panthera tigris ssp. balica". IUCN Red List of Threatened Species. 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  17. ^ Larson, S. E. (1997). "Taxonomic re-evaluation of the jaguar". Zoo Biology (në anglisht). 16 (2): 107–120. doi:10.1002/(SICI)1098-2361(1997)16:2<107::AID-ZOO2>3.0.CO;2-E. ISSN 1098-2361.

Lexim i mëtejshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]