Perikliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Perikliu
rreth 495 – 429 p.e.r
Pericles Pio-Clementino Inv269.jpg
Bust i Perikliut që mban shënimin “Perikliu, i biri i Ksantipusit, athinas”. Mermer, kopje romake e origjinalit grek të vitit 430 p.e.r.
Vendi i lindjes Athinë
Vendi i vdekjes Athinë
Pala Athinase
Grada Gjeneral (Strategos)
Betejat/luftërat Beteja në Sikion dhe Akarnani (454 p.e.r)
Lufta e Dytë e Shenjtë (448 p.e.r)
Dëbimi i barbarëve nga Galipoli (447 p.e.r)
Lufta Samiane (440 p.e.r)
Rrethimi i Bizantit (438 p.e.r)
Lufta e Peloponezit (431–429 p.e.r)

Perikliu (rreth 495 – 429 p.e.r, Greqisht: Περικλῆς, që do të thotë "i rrethuar nga lavdia") ishte një burrë shteti, orator dhe gjeneral i rëndësishëm me ndikim në Athinë gjatë Epokës së Artë—hollësisht, periudha midis luftërave Persiane dhe Peloponeziane. Ai kishte prejardhje, nga mamaja, nga familja Alkmeonide.

Perikliu pati aq shumë ndikim në shoqërinë athinase saqë Thukididi, historian i kohës së tij, e quajti atë "qytetarin më të lartë të Athinës". Perikliu e ktheu Lidhjen e Delosit në një perandori athinase dhe i udhëhoqi bashkëqytetarët e tij gjatë dy viteve të para të Luftës së Peloponezit. Periudha gjatë së cilës ai udhëhoqi Athinën, nga 461 në 429 p.e.r, ndonjëherë njihet si "Epoka e Perikliut", megjithëse periudha e përmendur mund të përfshijë edhe kohë më të herëta si Luftërat Persiane, ose deri aq vonë sa shekulli që pasoi.

Perikliu ngriti artet dhe letërsinë; kjo qe një arsye kryesore pse Athina mbajti reputacionin e të qenit qendra edukative dhe kulturore e botës greke të lashtë. AI filloi një projekt ambicioz për ndërtimin e shumicës së strukturave mbijetuese në Akropol (duke përfshirë dhe Partenonin). Ky projekt e zbukuroi qytetin, nxori në pah lavdinë e tij dhe i dha punë njerëzve.[1] Më tej, Perikliu e rriti kaq shumë demokracinë athinase saqë kritikët e quajnë atë një populist.[2][3]

Vitet e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Perikliu u lind më 495 p.e.r, në demosin e Kolargos në veri të Athinës.α[›] Ai ishte djali i politikanit Ksantipus, që, megjithëse u ostrakizua në vitet 485–484 p.e.r, u kthye në Athinë për të komanduar kontingjentin athinas në fitoren greke në Mikalë vetëm pesë vite më vonë. Mamaja e Perikliut, Agariste, ishte pasardhëse e familjes së fuqishme fisnike të Alkmeonidëve dhe lidhjet e saj familjare luajtën një rol shumë të rëndësishëm në fillimin e karrierës politike të Ksantipusit. Agariste ishte stërmbesa e tiranit të Sikionit, Klistenit dhe kishte xhaxha reformuesin suprem të Athinës, Klistenin, një Alkmeonid tjetër.β[›][4] Sipas Herodotit dhe Plutarkut, Agariste ëndërroi, disa netë përpara lindjes së Perikliut, sikur ajo kishte lindur një luan.[5][6] Një interpretim i anekdotës e trajton luanin si simbolin tradicional të madhështisë, por historia ndoshta aludon me madhësinë e pazakontë të kafkës së Perikliut, që u bë një shënjestër popullore e komedianëve të kohës.[6][7] (Ndonëse Plutarku thotë se ky deformim ishte arsyeja pse Perikliu mbante gjithmonë një helmetë, kjo nuk është e vërtetë; helmeta ishte simboli i gradës së tij zyrtare, si strategos (gjeneral)) [8]

"Përdorim një kushtetutë që s'ua ka zili ligjeve të të tjerëve, përkundrazi jo vetëm nuk imitojmë të tjerë, po jemi shembull edhe për disa. Emri i kësaj kushtetute është demokraci, mbasi qytetin e qeveris jo një pakicë, po shumica e qytetarëve; përsa u përket mosmarrëveshjeve të qytetarëve në jetën e tyre private, të gjithë kanë të drejta të barabarta simbas ligjeve, në zgjedhjen e atyre që marrin ofiqe në jetën publike, dhe preferohet jo ai që është prej kësaj ose asaj partie, po ai që është i zoti për degën ku destinohet; qytetari që është i vobektë, po është i zoti t'i bëjë të mira qytetit, nuk pengohet kurrë të marrë ofiqe nga fakti që rrjedh prej një klase shoqërore të ulët."
Elegjia e Perikliut sipas Thukididit, [1];

Fisnikëria dhe pasuria e familjes së tij e lejuan Perikliun të ndiqte plotësisht prirjen e tij për arsimim. Ai mësoi muzikën nga mjeshtrit e kohës (Damoni ose Pitokleidi mund të ketë qenë mësuesi i tij)[9][10] dhe konsiderohet të ketë qenë politikani i parë që i jep rëndësi të madhe filozofisë.[11] Ai shijonte shoqërimin me filozofët Protagora, Zenon të Elesë dhe Anaksagora. Anaksagora në veçanti u bë një mik i ngushtë dhe pati një ndikim të madh mbi të.[9][12] Mënyra e të menduarit dhe karizma retorike e Perikliut mund të kenë qenë prej emfazës së Anaksagorës në qetësinë emocionale përballë situatave të vështira dhe në skepticizmin ndaj fenomeneve hyjnore.[4] Qetësia e tij proverbiale dhe vetë-kontrolli janë vlerësuar gjithashtu si aftësi të ndikuara nga Anaksagora.[13] Perikliu i përkiste fisit lokal të Akamantëve (Ἀκαμαντὶς φυλὴ). Vitet e tij të hershme ishin të qeta; i riu introvert Perikli u përpoq t’i shmangej daljeve publike duke preferuar t’ia kushtojë kohën e vet studimeve.[11]

Karriera politike deri më 431 p.e.r[redakto | redakto tekstin burimor]

Hyrja në politikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në pranverën e 472 p.e.r, Perikliu prezantoi ''Persët'', vepër e EskilitFestivalin e Dionisit si liturgji, duke vërtetuar se ai ishte atëherë një nga njerëzit më të pasur të Athinës.[4] Studiuesi Simon Hornblower thotë se përzgjedhja e dramave që bëri Perikliu, përfaqëson një paraqitje nostalgjike të fitores së famshme të ThemistokliutBetejën e Salamisit, dhe se politikani i ri mbështeste Themistokliun kundrejt kundërshtarit të tij politik Kimon, grupimi i të cilit pati sukses në ostrakizmin e Themistokliut pak më pas.[14]

Plutarku thotë se Perikliu qëndroi i pari mes athinasve për dyzet vjet.[15] Nëse kjo do ishte e vërtetë, Perikliu mund ta ketë marrë pozitën e lidershipit nga fillimin i viteve 460 p.e.r. Përgjatë këtyre viteve ai u përpoq të mbronte privacinë e tij dhe ta nxirrte veten si një model për qytetarët e tjerë. P.sh, ai i shmangej banketeve për të provuar se ai ishte i kursyer.[16][17]

Në 463 p.e.r Perikliu ishte paditësi kryesor i Kimonit, liderit të grupimit konservator, që u akuzua për neglizhimin e interesave jetësore të Athinës në Maqedoni.[18] Ndonëse Kimonit iu hoqën tërë akuzat, ky konfrontim rezultoi në dobësimin e kundërshtarit më të madh politik të Perikliut.[19]

Ostrakizmi i Kimonit[redakto | redakto tekstin burimor]

Rreth vitit 461 p.e.r, lidershipi i partisë demokratike vendosi se ishte koha të vinin shënjestrën mbi Aeropagun, një këshill tradicional i zotëruar nga aristokracia athinase, që më përpara kishte qenë organi më i fuqishëm i shtetit.[20] Drejtuesi i partisë dhe mentori i Perikliut, Efialti, propozoi një zvogëlim të thellë të fuqive të Aeropagut. Eklesia (Kuvendi i Athinës) e adoptoi propozimin e Efialtit pa kundërshti të fortë.[17] Kjo reformë sinjalizonte ardhjen e një epoke të re të "demokracisë radikale".[20] Partia demokratike gradualisht u bë dominuese në politikën e Athinës dhe Perikliu u duk i gatshëm të ndiqte një politikë populiste në mënyrë që të miklonte publikun. Sipas Aristotelit, qëndrimi i Perikliut mund të shpjegohet me faktin se kundërshtari kryesor politik i tij, Kimoni, ishte i pasur dhe bujar dhe qe i aftë t’i siguronte favorizimin e publikut duke dhënë në mënyrë të tepruar pasurinë e tij personale.[18] Historiani Loren J. Samons II argumenton se Perikliu kishte burimet e mjaftueshme për të pasur një sukses politik edhe me mjete private, nëse do të kishte zgjedhur të bënte kështu.[21]

Në 461 p.e.r, Perikliu arriti eliminimin e këtij kundërshtari të fuqishëm duke përdorur armën e ostrakizmit. Akuzimi i shtirur qe se Kimoni tradhtoi qytetin e tij duke qenë mik i Spartës.[22]

Edhe pas ostrakizmit të Kimonit, Perikliu vazhdoi të përkrahë një politikë sociale populiste.[17] Ai fillimisht propozoi një dekret që lejonte të varfrin të ndiqte pjesët teatrale pa luajtur në to, me shtetin që paguante koston e pranimit të tyre. Me dekrete të tjera gjatë viteve 458-457 p.e.r ai i dhuroi paga bujare të gjithë qytetarëve që shërbenin si anëtarë jurie në Heliaia (gjykata supreme e Athinës).[23] Masa e tij më e diskutuar, gjithsesi, qe një ligj i vitit 451 p.e.r që kufizonte qytetarinë athinase vetëm për ata me prindër athinas në të dy anët.[24]

"Me një fuqi pra të tillë, që e tregojnë edhe shenjat e mëdha, edhe dëshmitarët, do të fitojmë admirimin jo vetëm të bashkëkohësve, po edhe atë të brezave të ardhshëm, duke mos pasur nevojë as për lavdërim nga Homeri, as të ndonjë tjetri, i cili me vargjet e tij mbase do të kënaqë hë për hë, po pastaj e vërteta do ta përgënjeshtronte mendimin fantastik të krijuar prej vargjeve për punët tona. Ne e detyruam tërë detin dhe tokën t'i nënshtrohet guximit tonë dhe kudo kemi ngritur monumente të mirash dhe të ligash."
Elegjia e Perikliut sipas Thukididit (II, 41)

Kësi masash nxitën kritikët e Perikliut ta konsiderojnë atë si të përgjegjshëm për degjenerimin gradual të demokracisë athinase. Constantine Paparrigopoulos, një historian modern i rëndësishëm grek, argumenton se Perikliu kërkonte zgjerimin dhe stabilizimin e të gjitha institucioneve demokratike.[25] Kështu që ai miratoi legjislacionin që rriste aksesin e klasave më të ulëta ndaj sistemit politik dhe posteve zyrtare, të cilëve u ishin ndaluar këto të fundit.[26] Sipas Samonsit, Perikliu besonte se ishte e nevojshme të rritej demosi, në të cilin ai shihte një burim të pashfrytëzuar të fuqisë athinase dhe elementin më të rëndësishëm në dominimin ushtarak athinas.[27] (Flota, struktura kryesore e fuqisë athinase qysh nga ditët e Themistokliut, ishte e përbërë pothuajse plotësisht nga anëtarë të klasave më të ulëta.[28])

Kimoni, nga ana tjetër, dukshëm besonte se nuk ekzistonte më hapësirë e lirë për një evolucion demokratik. Ai qe i sigurt se demokracia kishte arritur kulmin e saj dhe reformat e Perikliut po e çonin shtetin në rrugën qorre të populizmit. Sipas Paparrigopoulos, historia shfajësoi Kimonin, sepse Athina, pas vdekjes së Perikliut, u zhyt në përçarje politike dhe demagogji. Paparrigopoulos mban qëndrimin se një regres i padëgjuar ra mbi qytet, lavdia e të cilit u shkatërrua si rezultat i politikës populiste të Perikliut.[25] Sipas një historiani tjetër, Justin Daniel King, prej demokracisë radikale përfituan njerëzit individualisht, por prej saj u dëmtua shteti.[29] Nga ana tjetër, Donald Kagan pohon se masat demokratike që Perikliu vuri në veprim dhanë bazën për një fuqi politike të pakundërshtueshme.[30] Pas gjithë këtyre, Kimoni përfundimisht pranoi demokracinë e re dhe nuk e kundërshtoi ligjin e qytetarisë, pasi u rikthye nga mërgimi në 451 p.e.r.[31]

Drejtimi i Athinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Vrasja e Efialtit në 461 p.e.r i shtroi rrugën Perikliut për të konsoliduar autoritetin e tij.δ[›] Pasi i mungonte një kundërshti e fortë pas mërgimit të Kimonit, lideri i padiskutueshëm i partisë demokratike u bë lideri i padiskutueshëm i Athinës. Ai qëndroi në pushtet pothuajse pa ndërprerje deri në vdekjen e tij më 429 p.e.r.

Lufta e Parë e Peloponezit[redakto | redakto tekstin burimor]

"Fidia që i Tregon Frizën e Partenonit Perikliut, Aspasias, Alqiviadhit dhe shokëve", nga Sir Lawrence Alma-Tadema, 1868, Muzeu dhe Galeria e Artit e Birminghamit

Perikliu kreu fushatën e parë ushtarake gjatë Luftës së Parë të Peloponezit, që u shkaktua nga aleanca e Athinës me Megarën dhe Argosin dhe reagimit të mëpasshëm të Spartës. Më 454 p.e.r ai sulmoi Sikionin dhe Akarnaninë.[32] Pastaj, ai pa sukses u përpoq të merrte Eniadën në gjirin e Korintit, përpara se të rikthehej në Athinë.[33] Në 451 p.e.r, Kimoni thuhet se është kthyer nga mërgimi dhe negocioi një armëpushim pesëvjeçar me Spartën, pas një propozimi të Perikliut, një ngjarje që tregon ndryshimin e politikës së strategjike të tij.[34] Perikliu mund ta ketë kuptuar rëndësinë e kontributit të Kimonit në konfliktet kundër Peloponezianëve dhe Persëve. Anthony J. Podlecki argumenton se ky ndryshim I pozicionit të Perikliut mund të jetë shpikur prej shkrimtarëve të lashtë për të mbështetur idenë tendencioze se pikëpamjet e Perikliut janë të ndryshueshme.[35]

Plutarku na thotë se Kimoni arriti një marrëveshje për ndarjen e fuqisë me kundërshtarët e tij, sipas së cilës Perikliu merrej me çështjet e brendshme kurse Kimoni merrte udhëheqjen e ushtrisë athinase dhe kryerjen e fushatave ushtarake të jashtme.[36] Nëse kjo ujdi është bërë, atëherë ky është një tregues se Perikliu nuk ishte një strateg i madh. Kagan beson se Kimoni u adaptua me kushtet e reja dhe i dha shtysë shkrirjes politike të liberalëve të Perikliut me konservatorët e Kimonit.[31]

Në mesin e viteve 450-të, Athinasit kryen një përpjekje të pasuksesshme për të ndihmuar një revoltë egjiptiane kundër Persisë, e cila çoi në rrethimin e gjatë të fortesës perse në Deltën e Nilit. Fushata arriti pikun me mundjen dhe shkatërrimin e plotë të trupave rrethues.[37] Më 451–450 p.e.r Athinasit dërguan trupa në Qipro. Kimoni i mundi persët në Betejën e Salamisit, por vdiq në 449 p.e.r. Thuhet se Perikliu i filloi të dy ekspeditat në Egjipt dhe Qipro,[38] ndonëse disa studiues, si Karl Julius Beloch, thonë se hedhja në betejë e një flote aq të madhe i përshtatet më shumë shpirtit të Kimonit dhe politikës së tij.[39]

Për të ndërlikuar vijueshmërinë e kësaj periudhe komplekse ndih çështja e Paqes së Kaliasit, e cila i jepte fund armiqësisë ndërmjet grekëve e persëve. Vetë ekzistenca e këtij traktati vihet në dyshim dhe të dhënat dhe bisedimet janë po aq të paqarta.[40] Ernst Badian beson se një paqe mes Athinës e Persisë u ratifikua fillimisht në 463 p.e.r (duke e bërë ndërhyrjen athinase në Egjipt dhe Qipro dhunim të paqes) dhe u rinegociua në përfundim të fushatës në Qipro, duke u bërë e vlefshme prapë në 449-448 p.e.r.[41] John Fine, nga ana tjetër, sugjeron se paqja e parë mes Athinës e Persisë u vendos në 450-449 p.e.r, si pasojë e llogaritjes strategjike të Perikliut se konflikti me Persinë po zvogëlonte aftësinë e Athinës për të përhapur ndikimin e saj në Greqi dhe Egje.[40] Kagan beson se Perikliu përdori Kaliasin, kunat i Kimonit, si simbol i bashkimit dhe e dërgoi dhe herë të tjera për të biseduar për marrëveshje të rëndësishme.[42]

Në pranverë të vitit 449 p.e.r, Perikliu propozoi Dekretin e Kongresit, i cili çoi në një takim ("Kongres") të të gjitha shteteve greke për të konsideruar çështjen e rindërtimit të tempujve të shkatërruar nga persët. Kongresi dështoi për shkak të qëndrimit të Spartës, por qëllimet e vërteta të Perikliut ngelen të paqarta.[43] Disa historian mendojnë se ai donte të krijonte një lloj confederate me përfaqësimin e tërë qyteteve greke; disa të tjerë mendojnë se ai donte të forconte emrin e Athinës.[44] Sipas historianit Terry Buckley objektivi i Dekretit të Kongresit ishte veç një mandat i ri për Lidhjen Deliane dhe mbledhja e "phoros" (taksave).[45]


"Mos harroni se qyteti ynë ka fituar emër të madh në gjithë botën, mbasi s’është thyer nga mynxyrat; në luftë s’ka kursyer as mundime, as gjak dhe ka pasur një fuqi shumë të madhe. Kujtimi i kësaj fuqie, në qoftë se tashti do të përulemi, qoftë edhe pak do të mbetet për jetë në shpirtrat e stërnipëve."
Elegjia e Perikliut sipas Thukididit (II, 64) γ[›]

Gjatë Luftës së Dytë të Shenjtë Perikliu udhëhoqi ushtrinë athinase kundër Delfit për t’i ridhënë Fokidës të drejtat mbi orakullin.[46] Më 447 p.e.r Perikliu kreu fushatën e tij më të admiruar, largimin e barbarëve nga gadishulli trak i Galipolit, për të themeluar koloni athinase në rajon.[4][47] Në këtë kohë, megjithatë, Athina sfidohej fuqishëm nga një numër revoltash të aleatëve (më saktë, të nënshtruarve të tyre). Më 447 p.e.r, oligarkët e Tebës komplotuan për hedhjen poshtë të partisë demokratike. Athinasit kërkuan dorëzimin e menjëhershëm, por pas Betejës së Koronesë, Perikliu u detyrua të pranonte humbjen e Beotisë për të marrë të burgosurit e betejës.[11] Me Beotinë e humbur, Fokida dhe Lokrisi u bënë të paarritshëm dhe ranë nën kontrollin e oligarkëve të huaj.[48] Në 446 p.e.r, një kryengritje edhe më e rrezikshme nisi. Eubea dhe Megara u revoltuan. Perikliu kaloi për në Eube me trupat e tij, por u detyrua të kthehej sepse ushtria spartane kishte filluar pushtimin e Atikës. Me anë të rryshfeteve dhe pazarllëqeve, Perikliu zhduku rrezikun e pranishëm dhe spartanët u kthyen në shtëpitë e tyre.[49] Kur Perikliu më vonë u hetua për përdorimin e parave publike të qytetit, u vure se një tepricë prej 10 tallantash ishte harxhuar për "një synim shumë serioz". Prapë se prapë, "synimi serioz" (ryshfeti) ishte kaq i qartë për hetuesit saqë ata i miratuan harxhimet e kryera pa asnjë hetim të misterit.[50] Pasi ishte shuar kërcënimi spartan, Perikliu shkoi prapë në Eube për të ndalur kryengritjen. Ai pastaj u dha dënime të rrepta pronarëve të tokave në Kalkis, të cilët e humbën pronën e tyre. Banorët e Istaias, ndërkohë, që kishin therur gjithë ekuipazhin e një trireme athinase, u dëbuan dhe u zëvendësuan nga 2000 kolonë athinas.[50] Kriza mori fund zyrtarisht me Paqen e Tridhjetë Vjetëve (dimër 446–445 p.e.r), në të cilën Athina hoqi dorë nga shumica e zotërimeve të saj në Greqinë kontinentale që i kishte marrë qysh më 460 p.e.r dhe si Athina, si Sparta ranë dakord që të mos tentonin të sulmonin aleatët e njëri tjetrit.[48]

Beteja e fundit me konservatorët[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 444 p.e.r, partitë demokrate dhe konservatore u përballën me njëra tjetrën në një betejë të egër. Drejtuesi i ri ambicioz i konservatorëve, Thukididi (mos të ngatërrohet me historianin), e akuzoi Perikliun për shthurje, duke kritikuar mënyrën se si i shpenzonte paratë për ndërtimet që po kryheshin. Thukididi arriti, fillimisht, të nxisë ndjenjat e asamblesë në favor të tij, por, kur Perikliu, lider i demokratëve, filloi të fliste, i gjunjëzoi konservatorët. Ai u përgjigj me vendosmëri, duke propozuar t’i paguajë qytetit për dëmet prej pronave të tij private.[51] Qëndrimi i tij u prit me duartrokitje dhe populli athinas ostrakizoi Thukididin për 10 vjet dhe Perikliu vazhdoi të ishte në krye të arenës politike athinase.[51]

Bust i Perikliut, Muzeu Altes, Berlin

Sundimi i Athinës mbi aleatët[redakto | redakto tekstin burimor]

Perikliu donte të stabilizonte dominimin e Athinës mbi aleatët dhe ta ngrinte lart mbi tërë Greqinë. Procesi gjatë të cilit Lidhja Deliane u transformua në Perandorinë athinase konsiderohet të ketë filluar përpara kohës së Perikliut,[52] kur aleatë të ndryshëm vendosën t’i paguajnë taksa Athinës në vend të dërgimit të anijeve për flotën e lidhjes, por transformimi u përshpejtua dhe u përfundua prej masave të marra nga Perikliu.[53] Hapat finalë në ndryshimin në perandori mund të jenë shkaktuar nga disfata athinase në Egjipt, e cila sfidoi dominimin e qytetit në Egje dhe që çoi në kryengritjen e disa aleatëve, si Mileti dhe Eritrea.[54] Ose sepse ekzistonte një frikë e vërtetë pas disfatës në Egjipt dhe kryengritjes së aleatëve, ose si një pretekst për të marrë kontrollin e financave të Lidhjes, Athina e kaloi thesarin e aleancës nga Delosi në Athinë në 454–453 p.e.r.[55] Në vitet 450–449 p.e.r kryengritjet në Milet dhe Eritre u shtypën dhe Athina ruajti sundimin mbi aleatët e saj.[56] Rreth vitit 447 p.e.r Klearku propozoi Dekretin e Monedhave, që vinte monedhat e argjendta athinase, si monedhë në të gjithë aleatët.[45] Një nga masat më të rrepta të dekretit thoshte se teprica që dilte nga prerja e monedhave shkonte në një fond special dhe kushdo që propozonte përdorimin për ndonjë synim tjetër, dënohej me vdekje.[57]

Ishin pikërisht nga thesari i aleancës paratë që Perikliu i përdori për planin e tij ambicioz të ndërtimit, i përqendruar në "Akropolin Perikleas", i cili përfshinte Propilenë, Partenonin dhe statujën e artë të Athinasë, e skulptuar nga miku i Perikliut, Fidiasi.[58] Në 449 p.e.r Perikliu propozoi një dekret që lejonte shpenzimin e 9000 tallanteve për një program të madh rindërtimi të tempujve të Athinës.[45] Angelos Vlachos, një akademik grek, thotë se shfrytëzimi i parave të thesarit të aleancës është një nga përvetësimet më të mëdha në historinë njerëzore; ky shpërdorim, megjithatë, financoi disa nga krijimet më të mrekullueshme artistike të botës së lashtë.[59]

Lufta samiane[redakto | redakto tekstin burimor]

Lufta samiane ishte një nga ngjarjet ushtarake të fundit përpara Luftës së Peloponezit. Pas ostrakizmit të Thukididit, Perikliu u rizgjodh si strategos i ushtrisë, i vetmi post zyrtar që ai ka mbajtur ndonjëherë, megjithëse influenca e tij ishte kaq e madhe sa ta bënte atë sundues de fakto të shtetit. Në 440 p.e.r Samosi ishte në luftë me Miletin për kontrollin mbi Prienën, një qytet të lashtë të Jonisë në kodrat e Mikalës. Të mposhtur në luftë, Miletasit shkuan te Athinasit për ndihmë kundër samianëve.[60] Kur athinasit urdhëruan të dy palët të ndalnin luftimet dhe ta linin çështjen në dorë të gjykimit të athinasve, samianët refuzuan.[61] Si përgjigje, Perikliu kaloi një dekret për të çuar ushtrinë në Samos, "duke i pohuar popullit të tyre se ndonëse u urdhëruan të ndalnin luftimet me Miletasit, ata nuk e zbatuan urdhrin".ε[›] Në një betejë detare, athinasit të drejtuar nga Perikliu dhe nëntë gjeneralë të tjerë mundën ushtrinë e Samosit dhe vendosën një në ishull një administratë për t’i kënaqur ata.[61] Kur samianët u revoltuan kundër sundimit athinas, Perikliu i detyroi rebelët të kapitullonin pas një rrethimi të gjatë prej tetë muajsh, i cili shkaktoi pakënaqësi në radhët e detarëve athinas.[62] Perikliu pastaj shtypi një kryengritje në Bizant dhe, kur u kthye në Athinë, dha një elegji për të nderuar ushtarët e rënë në betejë.[63]

Ndërmjet viteve 438-436 p.e.r Perikliu drejtoi flotën athinase për në Pont dhe krijoi marrëdhënie miqësore me qytetet greke në rajon.[64] Perikliu u fokusua edhe në projekte të brendshme, si fortifikimi i Athinës (ndërtimi i "murit të mesëm" rreth vitit 440 p.e.r), dhe krijimi i klelurkive (kolonive athinase) si Androsi, Naksosi dhe Thurii (444 p.e.r) dhe Amfipoli (437–436 p.e.r).[65]

Sulmet personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Aspasia e Miletit (c. 469 p.e.r – 406 p.e.r), shoqe e Perikliut

Perikliu dhe shokët e tij gjithmonë sulmoheshin nga të tjerët, për shkak të regjimit demokratik athinas.[66] Pak përpara shpërthimit të Luftës së Peloponezit, Perikliu dhe dy nga miqtë e tij më të ngushtë, Fidia dhe Aspasia, përballuan një seri sulmesh personale dhe gjyqësore.

Fidia, që ishte në krye të të gjitha projekteve ndërtuese, u akuzua fillimisht për përvetësimin e arit që do të përdorej për statujën e Athinasë dhe u akuzua për mungesë respekti, sepse kur skulptoi betejën e Amazonave në mburojën e Athinasë, ai gdhendi një figurë që dukej si ai dhe gjithashtu vendosi një figurë të ngjashme me Perikliun, i cili po luftonte me një Amazonë.[67] Armiqtë e Perikliut gjithashtu gjetën një dëshmitar të rremë kundër Fidias, me emrin Menon.

Aspasia, e cila shquhej për aftësinë e saj për të këshilluar e biseduar, u akuzua për korruptimin e grave të Athinës për të kënaqur dëshirat e Perikliut.[68][69][70][71] Akuzat kundër saj ka shumë mundësi të kenë qenë veç shpifje pa prova, por e gjithë kjo që ndodhi ishte shumë e hidhur për Perikliun. Megjithëse Aspasias i ranë të gjitha akuzat pas një shfrimi emocional të Perikliut, miku i tij, Fidia, vdiq në burg dhe një tjetër mik i tij, Anaksagora, u sulmua për shkak të besimit të tij fetar nga eklezia (asambleja athinase).[67]

Përtej këtyre akuzave fillestare, asambleja sulmoi Perikliun duke i kërkuar të justifikohej për shthurjen e tij dhe për keqpërdorimin e parave publike.[69] Sipas Plutarkut, Perikliu ishte kaq i frikësuar nga gjyqi i ardhshëm saqë nuk e lejoi Athinën t’i dorëzohej Laqedemonasve.[69] Beloch gjithashtu beson se Perikliu qëllimisht solli luftën për të mbrojtur pozitën e tij politike në qytet.[72] Kështu që, në fillim të Luftës së Peloponezit, Athina e gjeti veten në një pozicion të vështirë, kur i duhej t’ia besonte të ardhmen e saj një lideri, reputacioni i të cilit ishte lëkundur shumë për herë të parë në mbi një dekadë.[11]

Lufta e Peloponezit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkaqet e Luftës së Peloponezit janë debatuar shumë, por shumë historianë të antikitetit ia hedhin fajin Perikliut dhe Athinës. Plutarku beson se Perikliu dhe athinasit e filluan luftën, duke i konsideruar taktikat e tyre "arrogante dhe luftëdashëse".στ[›] Thukididi lë të kuptohet e njëjta gjë, duke besuar se lufta ishte shkak i frikës dhe shqetësimit të Spartës nga rritja e fuqisë së Athinës. Megjithatë, meqë ai konsiderohet si një admirues i Perikliut, Thukididi është kritikuar për anësi ndaj Athinës dhe kundër Spartës.ζ[›]

Preludi i luftës[redakto | redakto tekstin burimor]

Anaksagora dhe Perikliu nga Augustin-Louis Belle (1757–1841)

Perikliu ishte i bindur se lufta kundër Spartës, e cila sipas tij nuk mund të zhdukte epërsinë e Athinës, ishte e pashmangshme nëse nuk ishte e mirëpritur.[73] Kështu që ai nuk hezitoi të dërgojë ushtarë në Kerkyrë për të përforcuar flotën e Kerkyrës, e cila ishte në luftë me Korintin.[74] Më 433 p.e.r flotat armike u përballën me njëra tjetrën në Betejën e Sibotës dhe një vit më vonë athinasit luftuan kundër kolonëve korinthianë në Betejën e Potidesë; këto dy ngjarje sollën edhe urrejtjen e madhe të Korintit ndaj Athinës. Gjatë së njëjtës periudhë, Perikliu propozoi Dekretin Megarian, i cili i ngjason një embargoje moderne tregtare. Sipas kushteve të dekretit, tregtarët megaras përjashtoheshin nga tregtia me Athinën dhe portet e perandorisë së saj. Ky ndalim pengoi shumë ekonominë megarase dhe dëmtoi paqen e brishtë mes Athinës dhe Spartës, e cila kishte lidhur aleancë me Megarën. Sipas George Cawkwell, një studiues i historisë antike, me këtë dekret Perikliu theu traktatin e Paqes Tridhjetë Vjeçare "por jo pa pamjen e një shfajësimi".[75] Shfajësimi i athinasve ishte se megarasit e kishin kultivuar tokën e shenjtë kushtuar Demetrës dhe kishin pranuar në qytetin e tyre skllevër të arratisur, një sjellje të cilën athinasit e quanin të pamoralshme dhe të pabesë.[76]

Pas këshillimeve me aleatët, Sparta dërgoi një delegacion në Athinë që kishte disa kërkesa të caktuara, si dëbimi i familjes Alkmeonide përfshirë Perikliun dhe tërheqjen e Dekretit Megaras, duke kërcënuar me luftë nëse këto kërkesa nuk kryheshin. Qëllimi i dukshëm i këtyre propozimeve ishte nxitja e grindjes midis Perikliut dhe popullit; kjo ngjarje, në të vërtetë, do të vinte pak vite më vonë.[77] Gjatë asaj kohe, athinasit pa hezitim ndoqën këshillat e Perikliut. Në fjalimin e parë legjendar të cilin Thukididi e tregon, Perikliu i këshillon athinasit të mos i pranojnë kërkesat e kundërshtarëve, sepse kundërshtarët janë më të fortë nga ana ushtarake.[78] Perikliu nuk ishte i përgatitur të pranonte kërkesa të njëanshme, duke besuar se "nëse Athina mundej në këtë çështje, atëherë Sparta me siguri do vinte me më shumë kërkesa".[79] Si pasojë, Perikliu u ofroi spartanëve një quid pro quo. Në shkëmbim të tërheqjes së Dekretit Megarian, athinasit kërkuan nga Sparta të braktisnin praktikën e tyre të dëbimit të të huajve nga territori i tyre (xenelasia) dhe të njihte autonominë e qyteteve të tyre aleate, një kërkesë që nënkuptonte se hegjemonia e tyre ishte e pamëshirshme.[80] Kërkesat u refuzuan nga spartanët dhe me asnjërën nga palët të pranonte ndonjë kërkesë, ato u bënë gati për luftë. Sipas Athanasios G. Platias dhe Constantinos Koliopoulos, profesorë të studimeve strategjike dhe politikës ndërkombëtare, "më mirë sesa t’i nënshtrohej kërkesave shtypëse, Perikliu zgjodhi luftën".[79] Një tjetër konsideratë që mund ta ketë ndikuar qëndrimin e Perikliut ishte shqetësimi për ndonjë revolt në perandori të cilat mund të shpërndaheshin nëse Athina tregohej e dobët.[81]

Viti i pare i luftës (431 p.e.r)[redakto | redakto tekstin burimor]

Partenoni, një kryevepër e nxitur nga Perikliu, e pare nga jugu

Më 431 p.e.r, Arkidami i II, mbret i Spartës, dërgoi një delegacion të ri në Athinë, duke kërkuar që athinasit të pranonin kërkesat e Spartës. Ky delegacion nuk lejohej të hynte në Athinë, ngaqë Perikliu kishte hedhur në fuqi një ligj sipas të cilit asnjë delegacion Spartan nuk do mirëpritej nëse spartanët më përpara kishin filluar ndonjë veprimtari armiqësore ushtarake. Ushtria spartane ishte në këtë kohë e mbledhur në Korint dhe, duke e quajtur një veprim armiqësor, athinasit nuk lejuan pranimin e ndonjë prej të dërguarve të tyre.[82] Kur përpjekja e fundit për bisedime u zhduk, Arkidami pushtoi Atikën3, por nuk gjeti asnjë athinas atje; Perikliu, në dijeni të strategjisë së Spartës që të pushtonte e të shkatërronte territorin athinas, kishte caktuar të evakuonte të tërë popullsinë e rajonit brenda mureve të Athinës.[83]

Nuk ekziston një llogari apo e dhënë e caktuar që të tregojë saktësisht sesi Perikliu arriti të bindte banorët e Atikës që të shpërnguleshin në zonat e populluara urbane. Për shumicën, shpërngulja do të thoshte largimi nga tokat dhe vendet e shenjta të tyre dhe ndryshimi i plotë i jetesës së tyre.[84] Prandaj, megjithëse pranuan të largoheshin, shumë banorë ruralë nuk ishin aspak të kënaqur nga vendimi i Perikliut.[85] Perikliu gjithashtu u dha bashkatdhetarëve të tyre këshilla për çështjet e tashme dhe i siguroi ata se nëse armiku nuk i plaçkiste fermat e tij, ai do t’ua ofronte pronën e tij qytetarëve. Ky premtim ishte i nxitur nga mendimi i tij se Arkidami, që ishte shok i tij, mund të kalonte nga pronat e tij dhe të mos e shkatërronte atë, ose si një gjest miqësie, ose si një veprim i llogaritur politik me qëllim që të armiqësonte Perikliun nga ata të sunduar prej tij.[86]

"Sa për burrat e shquar, çdo tokë është varr, ndërsa famën e mirë të tyre e tregon jo vetëm mbishkrimi i shtyllave në atdheun e tyre, po edhe në dhe të huaj; kujtim i heroizmave të tyre ruhet në zemrat tona, më tepër se në monumentet e tyre."
Elegjia e Perikliut sipas Thukididit (2.43) γ[›]

Prapë se prapë, duke parë shkatërrimin e fermave të tyre, athinasit u zemëruan dhe filluan të shprehin pakënaqësinë e tyre drejt udhëheqësit (ndonëse në mënyre jo të drejtpërdrejtë), të cilin e konsideronin si atë që i tërhoqi drejt luftës. Por edhe me rritjen e presionit ndaj tij, Perikliu nuk iu dorëzua dëshirës dhe kërkesës së armikut për veprim të menjëhershëm e as nuk mendoi të ndryshonte strategjinë e tij fillestare. Ai gjithashtu shmangu mbledhjen e eklezias, duke pasur frikën e popullit, tej mase i nxehur nga shkatërrimi i fermave të tyre pa i mbrojtur ato, e cila mund shkujdesur mund të vendoste të përballej me ushtrinë e lavdishme spartane në tokë.[87] Meqë mbledhjet e kuvendit bëheshin për zgjedhjen e presidentëve të tij, "pritanëve", Perikliu nuk kishte asnjë kontroll formal mbi detyrat e tyre; por, respekti me të cilin Perikliu mbahej nga pritanët ishte i mjaftueshëm për t’i bindur ata të bënin çka i thoshte ai.[88] Ndërsa ushtria spartane qëndroi në Atikë, Perikliu dërgoi një flotë prej 100 anijesh për të plaçkitur brigjet e Peloponezit dhe çoi përpara kalorësinë për të ruajtur fermat e shkatërruara pranë mureve të qytetit.[89] Kur armiku u tërhoq dhe shkatërrimi e plaçkitja morën fund, Perikliu propozoi një dekret në të cilin autoritetet e qytetit duhet të vendosnin veçan 1000 tallante dhe 100 anije, nëse athinasit sulmoheshin nga forcat detare armike. Sipas kushtit më të rreptë, edhe propozimi i një mënyre të ndryshme të përdorimit të këtyre parave dënohej me vdekje. Gjatë vjeshtës së vitit 431 p.e.r, Perikliu drejtoi trupat athinase që pushtuan Megarën dhe disa muaj më vonë (dimër 431–430 p.e.r) ai ha një fjalim monumental dhe emocional, që nderonte athinasit e rënë për qytetin.[90]

Veprimet e fundit ushtarake dhe vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 430 p.e.r, ushtria spartane plaçkiti Atikën për herën e dytë, por Perikliu nuk u zbut dhe refuzoi të rishikonte planin e tij.[91] Jo i gatshëm për të luftuar me ushtrinë spartane në betejë, ai përsëri drejtoi një ekspeditë për të plaçkitur brigjet e Peloponezit, kësaj radhe duk marrë 100 anije athinase me vete.[92] Sipas Plutarkut, pak përpara lundrimit, një eklips diellor frikësoi ekuipazhin, por Perikliu përdori dijet e tij astronomike që kishte marrë nga Anaksagora për të qetësuar ata.[93] Në verën e po atij viti një epidemi u përhap dhe shkatërroi tërë Athinën.[94] Identiteti i saktë i sëmundjes është i paqartë dhe ka qenë burim për shumë debat.η[›] Prej gjendjes së keqe të qytetit, të shkaktuar nga epidemia, u shkaktua një zhurmë e madhe publike dhe Perikliu u detyrua të mbrojë veten në një fjalim të fundit emocional, version që na është dhënë nga Thukididi.[95] Ky konsiderohet një fjalim monumental, që zbulon virtytet e Perikliut por gjithashtu edhe hidhërimin e tij ndaj mosmirënjohjes së bashkatdhetarëve.[11] Përkohësisht, ai arriti të zbuste neverinë e njerëzve dhe të hiqte qafe këtë zhurmë, por erdhi edhe oferta e armiqve të tij të brendshëm; ata arritën t’i heqin atij rolin e gjeneralit dhe e gjobitën me 15 deri 50 tallante.[93] Burimet e lashta përmendin Kleonin, një protagonist në rritje dhe i gjallë në skenën politike athinase gjatë luftës, si akuzuesin dhe prokurorin publik në gjyqin e Perikliut.[93]

Megjithatë, Brenda vetëm një viti, në 429 p.e.r, athinasit jo vetëm që e falën Perikliun po edhe e rizgjodhën si strategos.θ[›] Ai u ringrit në krye të komandës së ushtrisë athinase dhe drejtoi të tëra veprimtaritë e operacionet ushtarake gjatë vitit 429 p.e.r, duke pasur edhe një herë nën kontroll pushtetin.[11] Në atë vit, megjithatë, Perikliu pa vdekjen e të dy djemve të tij të ligjshëm, Paralusit dhe Ksantipusit, gjatë epidemisë. Morali iu zvogëlua, ai shpërtheu në lot dhe shoqëria e Aspasias nuk mund ta ngushëllonte atë. Ai vetë vdiq në vjeshtën e vitit 429 p.e.r prej murtajës.

Pak përpara vdekjes, miqtë e Perikliut u përqendruan pranë shtratit të tij, duke numëruar arritjet e tij gjatë paqes dhe duke nënvizuar nëntë trofetë e tij në luftë. Perikliu, megjithëse në agoni, i dëgjoi dhe i ndërpreu ata, duke i treguar titullin e tij më të madh e më të drejtë për të cilin duhet ta admironin; "që", tha ai, "asnjë athinas nuk mbajti asnjëherë zi prej meje".[96] Perikliu jetoi gjatë dy viteve e gjysmë të para të Luftës së Peloponezit dhe sipas Thukididit, vdekja e tij qe shkatërruese për Athinën, sepse pasardhësit e tij ishin inferior ndaj tij; ata preferuan të nxisnin të gjitha veset e vulgut dhe ndoqën një politikë të paqëndrueshme, duke u orvatur të ishin popullorë dhe jo të vlefshëm.[97] Me këto komente të hidhura, Thukididi vajton humbjen e një njeriu që e admironte, por gjithashtu lajmëron rënien e madhështisë dhe lavdisë së Athinës.

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Perikliu, duke ndjekur zakonin athinas, u martua fillimisht me një nga të afërmet e tij më të ngushta, me të cilën pati dy djem, Paralusin dhe Ksantipusin. Kjo martesë, megjithatë, nuk ishte e lumtur, dhe në vitin 445 p.e.r Perikliu u divorcua nga gruaja e tij të cilën ia ofroi një burri tjetër, në pajtim me të afërmit e saj meshkuj.[98] Emri i gruas së tij të parë nuk njihet; informacioni i vetëm ishte se ajo ishte gruaja e Hiponikut, përpara se të martohej me Perikliun dhe mamaja e Kaliasit prej martesës së saj të parë.[99]

"Po unë jam i mendjes se do të mjaftonte që burrat, të cilët u treguan trima me vepra, të nderohen me vepra, si kundër e shihni se sa nderohen në këtë varrim të përgatitur prej qytetit dhe që lavdia e shumë trimave të mos varet vetëm nga gojëtaria e një njeriu, i cili mund të flasë mirë, po edhe keq."
Elegjia e Perikliut sipas Thukididit (2.35) γ[›]

Gruaja të cilën ai me të vërtetë adhuronte ishte Aspasia. Ajo u bë e dashura e Perikliut dhe ata filluan të jetojnë me njëri tjetrin sikur të ishin të martuar. Kjo marrëdhënie ngjalli shumë reagime, madje edhe nga vetë djali i Perikliut, Ksantipusi, i cili kishte ambicie politike dhe nuk vonoi të shpifte kundër babait të tij.[100] Megjithatë, këto persekutime nuk e zvogëluan moralin e Perikliut,ndonëse ai shpërtheu në lot për të mbrojtur Aspasian kur ajo u akuzua për korruptimin e shoqërisë athinase. Tragjedia e tij më e madhe personale qe vdekja e motrës së tij dhe të dy djemve të tij të ligjshëm, Ksantipusit e Pralusit, të gjithë të prekur nga epidemia, një fatkeqësi të cilën ai nuk arriti ta kapërcente.

Pak përpara vdekjes së tij, athinasit lejuan një ndryshim të vitit 451 p.e.r që e bënte djalin gjysmë athinas të tij me Aspasian, Perikliun e Ri, qytetar dhe trashëgimtar të ligjshëm të tij,[101] një vendim kontradiktor duke ditur se Perikliu ishte ai që propozoi ligjin për pasjen e qytetarisë vetëm kur të dy prindërit ishin athinas.[102]

Vlerësimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Perikliu shënon një epokë të tërë dhe ka frymëzuar debate konfliktuese rreth vendimeve të tij të rëndësishme, diçka normale duke ditur rëndësinë e tij si person politik. Fakti se në të njëjtën kohë ishte një gjeneral, shtetar dhe orator shumë aktiv, e bën të ndërlikuar vlerësimin objektiv të veprimeve të tij.

Si lider politik[redakto | redakto tekstin burimor]

Një ostrakon me emrin e Perikliut të shkruar në të( rreth 444–443 p.e.r), Muzeu i Agorës së lashtë athinase

Disa studiuesë bashkëkohorë, si Sarah Ruden, e quajnë Perikliun një populist, një demagog dhe agresiv,[103] kurse studiuesë të tjerë admirojnë karizmën e tij në udhëheqje. Sipas Plutarkut, pas marrjes së drejtimit të Athinës, "ai nuk ishte më i njëjti person si më përpara, jo më i nënshtruar e i bindur ndaj njerëzve të tjerë dhe i gatshëm për t’iu dorëzuar dëshirës së shumicës, si një timonier që drejton anijen përmes erërave".[104] Thuhet se kur kundërshtari i tij politik, Thukididi, u pyet nga mbreti i Spartës, Arkidami, se kush, Perikliu apo ai, ishte luftëtar më i mirë, Thukididi iu përgjigj pa asnjë hezitim se Perikliu ishte më i mirë, se edhe kur mundej, arrinte ta bindte turmën se ai kishte fituar.[11] Sa i përket karakterit, Perikliu zor se qortohej nga historianët e lashtë, sepse "ai e mbante veten të panjollosur nga korrupsioni, ndonëse ishte i interesuar në fitimin e parave".[15]

Thukididi, një admirues i Perikliut, thekson se Athina "vetëm në emër ishte demokraci, se në të vërtetë qeverisej nga qytetari i saj i parë".[97] Me këtë koment, historiani shfaq çka ai shihte si karizmën e Perikliut për të drejtuar, bindur dhe ndonjëherë për të manipuluar. Ndonëse Thukididi përmend gjobitjen e Perikliut, ai nuk përmend akuzat kundër Perikliut dhe në vend të tyre merret me integritetin e Perikliut.ι[›][97] Nga ana tjetër, në një nga dialogjet e tij, Platoni refuzon hyjnizimin e Perikliut duke thënë: "me aq sa di unë, Perikliu i bëri athinasit llafazanë, përtacë dhe dorështrënguar me fillimin e sistemit të gjobave publike".[105] Plutarku përmend kritika të tjera drejtuar Perikliut: "shumë të tjerë thonë se njerëzit prej tij filluan të ndanin tokat publike dhe mblidhnin taksa për shërbimet publike, duke rënë në zakone të këqija dhe duke kërkuar luks, të varur nga masat e tij publike, në vend të ishin të vetë-mjaftueshëm".[17]

Thukididi argumenton se Perikliu "nuk e kishte marrë me vete populli, por ishte ai që i drejtonte ata".[97] Gjykimi i tij nuk është i padiskutueshëm; disa kritikë të shekullit të 20-të, si Malcolm F. McGregor dhe John S. Morrison, kanë propozuar se ai mund të ketë qenë një fytyrë publike karizmatike që vepronte si ndihmës për një grup njerëzish të caktuar, ose popullit vetë.[106][107] Sipas Kingut, me rritjen e fuqisë së popullit, athinasit e lanë veten pa një udhëheqës autoritar. Gjatë Luftës së Peloponezit, varësia e Perikliut për mbështetjen popullore për të qeverisur ishte e dukshme.[29]

Arritjet ushtarake[redakto | redakto tekstin burimor]

Për më shumë se 20 vjet Perikliu udhëhoqi shumë fushata, kryesisht detare. Duke qenë gjithmonë i kujdesshëm, ai asnjëherë nuk mori përsipër një betejë që shfaqte shumë pasiguri dhe rrezik, pasi Perikliu nuk mund të miratonte "impulset mendjelehta të qytetarëve".[108] Ai e bazonte politikën e tij ushtarake në parimin e Themistokliut se dominimi i Athinës varej nga epërsia e fuqisë detare dhe besonte se peloponezianët ishin gati të pathyeshëm në tokë.[109] Perikliu u përpoq të zvogëlonte këtë avantazh të Spartës, duke rindërtuar muret e Athinës. Sipas Josiah Oberit, profesor në Universitetin e Prinstonit, strategjia e rindërtimit të mureve ndryshoi radikalisht përdorimin e forcës në marrëdhëniet greke me shtetet e tjera.[110]

"Njeriu përtac pa dyshim do t’i kritikojë këto, po ai që do dëshiron të bëjë gjëra me rëndësi, do të kërkojë t’i imitojë. Çdo njeri që kërkon të sundojë mbi tjetrin, tërheq smirën dhe bëhet i mërzitur po ai që e tërheq këtë smirë, se kërkon të bëjë diçka të lartë, është njeri me mend. Urrejtja mban pak kohë, ndërsa mbetet përjetë lavdia që sjell dita e sotme ose e nesërmja."
Elegjia e tretë i Perikliut' sipas Thukididit (2.64) γ[›]

Gjatë Luftës së Peloponezit, Perikliu filloi një "strategji të madhe", qëllimi i së cilës ishte lodhja e armikut dhe ruajtja e status kuo-së.[111] Sipas Platias dhe Koliopoulos, Athina, si qyteti më i fortë, s’kishte pse ta mundte Spartën në beteja ushtarake dhe "vendosi të pengonte planin spartan për fitore".[111] Dy parime bazë të "Strategjisë së Madhe të Perikliut" ishin mospranimi i pajtimit (duke i nxitur athinasit të mos hedhin poshtë Dekretin e Megarës) dhe shmangia e mbizgjatjes së konfliktit.ια[›] Sipas Kagan, këmbëngulja e fortë e Perikliut që të mos ketë ekspedita diversioni mund të jetë prej kujtimeve të hidhura në Egjipt, të cilën ai e mbështeti.[112] Strategjia e tij thuhet të ketë qenë "aspak popullore", por Perikliu arriti të bindë publikun athinas ta ndjekë atë.[113] Është për këtë arsye që Hans Delbrück e quajti një nga shtetarët dhe ushtarakët më të mëdhenj në histori.[114] Megjithëse bashkatdhetarët e tij kryen disa sulme agresive pas vdekjes së tij,[115] Platias dhe Koliopoulos argumentojnë se athinasit i ndenjën besnikë strategjisë së Perikliut për tu ruajtur e jo për të zgjeruar perandorinë e tyre dhe nuk hoqën dorë prej saj deri në Ekspeditën e Siçilisë.[113] Ben X. de Wet jep përfundimin e tij se strategjia e Perikliut do kishte sukses nëse ai do jetonte më gjatë.[116]

Kritikët e strategjisë së Perikliut, megjithatë, kanë qenë po aq të shumtë sa mbështetësit e tij. Një kritikë e zakonshme është se Perikliu gjithmonë ka qenë më i mirë si politikan e orator sesa si strateg.[117] Donald Kagan e quajti strategjinë e Perikliut "një formë mendimi i dëshiruar por që dështoi", Barry S. Strauss dhe Josiah Ober kanë thënë se "si strateg ai ishte një dështim dhe meriton të fajësohet për humbjen e rëndë të Athinës", dhe Victor Davis Hanson beson se Perikliu nuk përpunoi një strategji të qartë për një veprim efektiv sulmues i cili do të bënte që Teba dhe Sparta të ndalnin luftën.[118][119][120] Kagan kritikon strategjinë e Perikliut në katër pika: e para, që duke refuzuar lëshime të vogla, e çoi drejt luftës; e dyta, se nuk u parashikua nga armiku, prandaj i mungonte besueshmëria; e treta, ishte e pafuqishme të shfrytëzonte mundësitë që mund të jepeshin; dhe e katërta, se varej në dorë të Perikliut për ta zbatuar atë dhe kështu ishte e destinuar të braktisej pas vdekjes së tij.[121] Kagan vlerëson se harxhimet ushtarake të Perikliut në këtë strategji gjatë Luftës së Peloponezit ishin 2000 tallanta në vit dhe bazuar në këto shifra ai do të kishte para për të vazhduar luftën vetëm për tre vjet. Ai përfundon se duke patur parasysh se Perikliu i dinte këto kufizimet, ai ka mundësi të ketë planifikuar për një luftë shumë më të shkurtër.[122][123] Të tjerë, si Donald W. Knight, përfundon se strategjia ishte tepër mbrojtëse për të funksionuar.[124]

Nga ana tjetër, Platias dhe Koliopoulos i refuzojnë këto kritika dhe thonë se "athinasit e humbën luftën vetëm kur ata dramatikisht ndërruan strategjinë e madhe të Perikliut që qartësisht dhe domosdoshmërisht ndalonte pushtimet e reja".[125] Hanson thekson se strategjia e Perikliut nuk ishte inovuese, por mund të çonte në një ngecje të situatës, e cila do të favorizonte Athinën.[122] Është një përfundim popullor se ata që e pasuan atë u mungonin aftësitë dhe karakteri i tij.[126]

Aftësitë oratorike[redakto | redakto tekstin burimor]

Pikturë e Hector Leroux (1682–1740), që portretizon Perikliun dhe Aspasian, duke admiruar statujën gjigante të Athinës në studion e Fidiasit

Komentatorët modernë të Thukididit, bashkë me shkrimtarë dhe historianë të tjerë, kanë pikëpamje të ndryshme sesa nga fjalimet e Perikliut, të shkruara nga ky historian, në të vërtetë përfaqësojnë fjalët e vetë Perikliut dhe sa prej tyre janë thjesht krijim letrar apo parafrazim i Thukididit.ιβ[›] Meqë Perikliu asnjëherë nuk shkruajti apo shpërndau ndonjë nga fjalimet e tij,ιγ[›] asnjë historian nuk është i aftë t’i përgjigjet kësaj çështjeje me saktësi; Thukididi rikrijoi tre prej tyre nga kujtesa e tij, kështu që nuk mund të thuhet se ai nuk shtoi ndonjë nga nocionet apo mendimet e tij.ιδ[›] Ndonëse Perikliu ishte burimi kryesor i frymëzimit, disa historianë kanë vënë re stilin letrar idealist e pasionant në fjalimet e Thukididit të atribuara Perikliut, në kundërshtim të pastër me stilin e ftohtë dhe analitik të vetë Thukididit.ιε[›] Kjo, megjithatë, mund të jetë rezultat i bashkimit të zhanrit të retorikës në zhanrin e historiografisë. Do të thotë, Thukididi thjesht mund të ketë përdorur dy stile të ndryshme për dy qëllime të ndryshme.

Kagan thotë se Perikliu përvetësoi "një formë të zhvilluar të fjalimit, të pastër nga hilet vulgare e horrtare të demagogëve" dhe, sipas Diodorus Sikulus, ai "linte pas të gjithë qytetarët e tij në oratori".[127][128] Sipas Plutarkut, ai shmangu përdorimin e dredhive në fjalimet e tij, ndryshe nga Demosteni pasionant dhe gjithmonë fliste qetësisht.[129] Biografi veçon, megjithatë se poeti Jon thoshte se stili i të folurit të Perikliut ishte "mendjemadh dhe mënyra e adresimit disi arrogante dhe brenda kësaj mendjemadhësie e arrogance kishte një ndjenjë jo të vogël përbuzjeje e mospërfilljeje".[129] Gorgias, në dialogun e Platonit, përdor Perikliun si shembull të oratorisë së fuqishme.[130]Meneksenus, megjithatë, Sokrati hedh fjalë të këqija për famën retorike të Perikliut, duke thënë ironikisht se meqë Perikliu është edukuar nga Aspasia, stërvitëse e shumë oratorëve, ai do të ishte superior ndaj atyre që stërviteshin nga Antifoni.[131] Ai gjithashtu ia atribuon autorësinë e Elegjive Aspasias e i sulmon bashkëatdhetarët e tij për nderimin që i bëjnë Perikliut.[132] Sir Richard C. Jebb përfundon se "saç i veçantë si shtetar athinas, Perikliu ka qenë në dy pika i veçantë si orator athinas; e para, sepse mbante një pozicion kaq të lartë pushteti që askush para tij nu ke kishte arritur; e dyt, sepse mendimet dhe forca e tij morale i dhanë famë për elokuencën e tij, gjë që askush tjetër nuk e mori nga athinasit".[133]

Shkrimtarët e lashtë grekë e quajnë Perikliun "Olimpik" dhe lavdërojnë talentet e tij; duke i folur "Greqisë gjëmuese e vetëtuese" dhe duke mbajtur armët e Zeusit teksa ligjëron.[134] Sipas Kuintilianit, Perikliu gjithmonë pregatitej fort për fjalimet e tij dhe përpara se të shkonte në tribunë, gjithmonë u lutej Zotave, që të mos nxirrte fjalë jo të duhura.[135]

Trashëgimia[redakto | redakto tekstin burimor]

Trashëgimia më e qashtër e Perikliut mund të vërehet në punët letrare dhe artistike të Epokës së Artë, shumica e të cilave mbijetojnë edhe sot. Akropoli, ndonëse në gërmadha, akoma qëndron dhe është simbol i Athinës moderne. Paparrigopoulos shkruan se këto kryevepra janë "të mjaftueshme për ta bërë të pavdekshëm emrin e Greqisë".[117]

Në politikë, Victor L. Ehrenberg argumenton se elementi bazë i trashëgimisë së Perikliut është imperializmi athinas, i cili i mohon lirinë dhe demokracinë e vërtetë të gjithë njerëzve përveç atyre të shtetit sundues.[136] Promovimi i këtij imperializmi arrogant cilësohet si shkaktar i shkatërrimit të Athinës.[137] Perikliu dhe politika e tij "zgjeruese" kanë qenë në qendër të argumenteve për të nxitur demokracinë në vendet e shtypura.[138][139]

Analistë të tjerë mbrojnë humanizmin athinas gjatë Epokës së Artë.[140] Liria e fjalës vlerësohet si trashëgimia që vazhdon deri në ditët e sotme.[141] Perikliu lavdërohet si "tipi ideal i shtetasit perfekt në Greqinë e lashtë". Gjithashtu Elegjia e tij konsiderohet si sinonim i luftës për demokraci dhe krenari qytetare.[117][142]

Shih gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Greqia e Lashtë

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

^ α: Data e lindjes së Perikliut është e paqartë; ai nuk mund të ketë lindur më vonë se 492-1 p.e.r dhe të ketë qenë në moshë për të prezantuar Persët në 472 p.e.r. Ai nuk thuhet që ka marrë pjesë në Luftërat Persiane të 480–79 p.e.r; disa historianë argumentojnë se s’ka të ngjarë që ai të ketë lindur përpara 498 p.e.r, por ky argument ex silentio është hedhur poshtë.[20] [143]
^ β: Plutarku thotë mbesë e Klistenit (gjysh),[6] por kjo ka pak të ngjarë kronologjikisht dhe ekziston konsensusi se Klisteni ka qenë xhaxha.[4]
^ γ: Thukididi ka shënuar disa fjalime që ia vesh Perikliut; megjithatë, ai pranon: "ka qenë e vështirë për mua t’i mbaj mend dhe t’i riprodhoj me përpikmëri si ato që dëgjova unë vetë, si ato që m’i thanë të tjerët nga burime të ndryshme. Unë, duke iu përmbajtur, sa ish e mundur më shumë, idesë dhe kuptimit kryesortë atyre që u thanë me të vërtetë, shkrova ligjëratat ashtu si më ishin dukur se do të flisnin oratorët në mënyrë që u përshtatej çështjeve të ndryshme."[144]
^ δ: Sipas Aristotelit, Aristodikusi i Tanagrës vrau Efialtin.[145] Plutarku citon njëfarë Idomeneus duke thënë se Perikliu vrau Efialtin, por nuk e beson atë—e sheh si të pamundur për karakterin e Perikliut.[36]
^ ε: Sipas Plutarkut, mendohet se Perikliu veproi kundër samianëve për të kënaqur Aspasian e Miletit.[99]
^ στ: Plutarku i përshkruan këto thënie pa i përkrahur ato.[67] Thukididi insiston, megjithatë, se politikani athinas ngelej prapë i fuqishëm.[146] Gomme dhe Vlachos mbështesin mendimin e Thukididit.[147][148]
^ ζ: Vlachos ruan mendimin se rrëfimi i Thukididit jep përshtypjen se aleanca e Athinës ishte bërë një perandori shtypëse dhe autoritare, kurse historiani nuk bën asnjë koment për sundimin po aq të ashpër të Spartës. Vlachos thotë, megjithatë, se humbja e Athinës mund të sillte një perandori spartane shumë më të pamëshirshme, diçka që ndodhi me të vërtetë. Kështu që, pohimi i nënkuptuar i historianit, që publiku grek përkrahu premtimet dhe qëllimet e Spartës për çlirimin e Greqisë është qartësisht tendencioz.[149] Geoffrey Ernest Maurice de Ste Croix, për pjesën e tij,thotë se perandoria e Athinës ishte e mirëpritur dhe e vlefshme për stabilitetin e demokracisë në të tërë Greqinë.[150] Sipas Fornara dhe Samons, "çdo mendim se popullariteti apo i kundërti i tij mund të tregohen nga disa konsiderata të ngushta ideologjike është sipërfaqësor".[151]
^ η: Duke marrë parasysh simptomat e tij, shumica e kërkuesve dhe shkencëtarëve besojnë tanimë se ishte tifoja ose ethe tifoje dhe jo kolera, murtaja apo shytat.[152][153]
^ θ: Perikliu mbajti postin e gjeneralit nga 444 p.e.r deri më 430 p.e.r pa ndërprerje.[66]
^ ι: Vlachos kritikon historianin për lënien jashtë të këtij fakti dhe mendon se admirimi i Thukididit për shtetarin athinas e bën atë të mos marrë parasysh as akuzat e bazuara në fakte, as thashethemet e kota, domethënë akuzën që Perikliu kishte korruptuar turmën e brishtë, që të lartësonte e mbronte vetveten.[154]
^ ια: Sipas Platias dhe Koliopoulos, "politika mikse" e Perikliut udhëhiqej nga pesë parime: a) Balanco fuqinë e armikut, b) Shfrytëzo avantazhet kompetitive dhe shfuqizo ato të armikut, c) Freno armiku duke mos e lënë atë të shfrytëzojë pikat e tij të forta dhe duke përdorur me aftësi taktikën e tërheqjes, d) Shkatërro bazën e fuqisë ndërkombëtare të armikut, e) Jepi formë mjedisit të brendshëm të kundërshtarit tënd në përrfitimin tënd.[155]
^ ιβ: Sipas Vlachos, Thukididi duhet të ketë qenë rreth 30 vjeç kur Perikliu dha Elegjinë dhe ndoshta ishte pjesë e audiencës.[156]
^ ιγ: Vlachos thotë se ai nuk e di kush e shkruajti fjalimin, por "këto fjalë duhet të jenë thënë në fund të 431 p.e.r".[156] Sipas Sir Richard C. Jebb, fjalimet e Perikliut të shkruara nga Thukididi japin idetë e përgjithshme të Perikliut me besnikëri thelbësore; është e mundur, më tej, se ato mund të përmbajnë thënie të shënuara të tij "por është e qartë se ato nuk mund të merren si prezantim i formës së oratorisë së shtetarit".[133] John F. Dobson beson se "ndonëse gjuha është e asaj të një historiani, disa prej atyre mendimeve mund të jenë të një shtetari".[157] C.M.J. Sicking argumenton se "ne po dëgjojmë zërin e vërtetë të Perikliut", kurse Ioannis T. Kakridis thotë se Elegjia është një krijim ekskluziv i Thukididit, ngaqë "audienca e vërtetë nuk përmban athinasit e fillimit të luftës, por të brezit të 400 p.e.r, i cili vuan nga pasojat e humbjes".[158][159] Gomme kundërshton Kakridis, duke këmbëngulur në besimin e tij në besueshmërinë e Thukididit.[152]
^ ιδ: Të paktën këtë thotë Plutarku.[160] Megjithatë, sipas encikopedisë së shekullit të 10-të Suda, Perikliu përbën oratorin e parë që i shkroi fjalimet e tij sistematikisht.[161] Ciceroni flet për shkrimet e Perikliut, por shënimet e tij nuk janë të besueshme.[162] Me shumë mundësi, shkrimtarë të tjerë përdorën emrin e tij.[163]
^ ιε: Ioannis Kalitsounakis thotë se "asnjë lexues nuk mund të mos vërë re përsosmërinë e ritmit në Elegji dhe lidhjes midis ndjenjave të vrullshme dhe stilit të mrekullueshëm, aftësi të të folurit që Thukididi nuk ia jep askujt tjetër përveç Perikliut".[11] Sipas Harvey Ynis, Thukididi krijoi trashëgiminë e paqartë retorike të Perikliut që ka dominuar që atëherë.[164]


Citime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ L. de Blois, An Introduction to the Ancient World, 99
  2. ^ S. Muhlberger, Periclean Athens.
  3. ^ S. Ruden, Lysistrata, 80.
  4. ^ a b c d e [[w:"Pericles":|]], [[w:Encyclopaedia Britannica:|]], 2002 
  5. ^ Herodotus, VI, 131.
  6. ^ a b c Plutarch, Pericles, III.
  7. ^ V.L. Ehrenberg, From Solon to Socrates, a239.
  8. ^ L. Cunningham & J. Reich, Culture and Values, 73.
  9. ^ a b Plutarch, Pericles, IV
  10. ^ Plato, Alcibiades I, 118c
  11. ^ a b c d e f g h [[w:"Pericles":|]], [[w:Encyclopaedia The Helios:|]], 1952 
  12. ^ M. Mendelson, Many Sides, 1
  13. ^ Plutarch, Pericles, VI and Plato, Phaedrus, 270a
  14. ^ S. Hornblower, The Greek World, 479–323 BC, 33–4
  15. ^ a b Plutarch, Pericles, XVI
  16. ^ Plutarch, Pericles, VII
  17. ^ a b c d Plutarch, Pericles, IX
  18. ^ a b Aristotle, Constitution of Athens, 27
  19. ^ Plutarch, Cimon, XV
  20. ^ a b c Fornara-Samons, Athens from Cleisthenes to Pericles, 24–25
  21. ^ L.J. Samons, What's Wrong with Democracy?, 80
  22. ^ Plutarch, Cimon, XVI
  23. ^ Fornara-Samons, Athens from Cleisthenes to Pericles, 67–73
  24. ^ R. Martin, An Overview of Classical Greek History
  25. ^ a b K. Paparrigopoulos, History of the Greek Nation, Ab, 145
  26. ^ Aristotle, Constitution of Athens, 24 and Politics, 1274a
  27. ^ L.J. Samons, What's Wrong with Democracy?, 65
  28. ^ Fine, The Ancient Greeks, 377–8
  29. ^ a b J.D. King, Athenian Democracy and EmpirePDF (135 KiB), 24–25
  30. ^ D. Kagan, The Outbreak of the Peloponnesian War, 79
  31. ^ a b D. Kagan, The Outbreak of the Peloponnesian War, 135–136
  32. ^ Thucydides, 1.111
  33. ^ P.J. Rhodes, A History of the Classical Greek World, 44
  34. ^ Plutarch, Cimon, XVII
  35. ^ A.J. Podlecki, Perikles and his Circle, 44
  36. ^ a b Plutarch, Pericles, X
  37. ^ J. M. Libourel, The Athenian Disaster in Egypt, 605–15
  38. ^ H. Aird, Pericles: The Rise and Fall of Athenian Democracy, 52
  39. ^ K.J. Beloch, Griechische Geschichte, II, 205
  40. ^ a b J. Fine, The Ancient Greeks, 359–361.
  41. ^ E. Badian, The Peace of Callias, 1–39.
  42. ^ D. Kagan, The Outbreak of the Peloponnesian War, 108.
  43. ^ Plutarch, Pericles, XVII
  44. ^ Wade-Grey, The Question of Tribute in 449/8 B. C., 212–29.
  45. ^ a b c T. Buckley, Aspects of Greek History 750–323 BC, 206.
  46. ^ Thucydides, 1.112 and Plutarch, Pericles, XXI
  47. ^ Plutarch, Pericles, XIX
  48. ^ a b Fine, The Ancient Greeks, 368–69.
  49. ^ Thucydides, 2.21 and Aristophanes, The Acharnians, 832
  50. ^ a b Plutarch, Pericles, XXIII
  51. ^ a b Plutarch, Pericles, XIV
  52. ^ T. Buckley, Aspects of Greek History 750–323 BC, 196.
  53. ^ H. Butler, The Story of Athens, 195
  54. ^ D. Kagan, The Outbreak of the Peloponnesian War, 98
  55. ^ T. Buckley, Aspects of Greek History 750–323 BC, 204.
  56. ^ R. Sealey, A History of the Greek City States, 700–338 BC, 275.
  57. ^ S. Hornblower, The Greek World 479–323 BC, 120.
  58. ^ J. M. Hurwit, The Acropolis in the Age of Pericles, 87 etc.
  59. ^ A. Vlachos, Thucydides' Bias, 62–63.
  60. ^ Thucydides, 1.115
  61. ^ a b Plutarch, Pericles, XXV
  62. ^ Plutarch, Pericles, XXVIII
  63. ^ R. Sealey, A History of the Greek City States, 310
  64. ^ C.J. Tuplin, Pontus and the Outside World, 28
  65. ^ Plutarch, Pericles, XI and Plato, Gorgias, 455e
  66. ^ a b Fornara-Samons, Athens from Cleisthenes to Pericles, 31
  67. ^ a b c Plutarch, Pericles, XXXI
  68. ^ Suda, article Aspasia
  69. ^ a b c Plutarch, Pericles, XXXII
  70. ^ N. Loraux, Aspasie, l'étrangère, l'intellectuelle, 133–164
  71. ^ M. Henry, Prisoner of History, 138–139
  72. ^ K.J. Beloch, Die Attische Politik seit Perikles, 19–22
  73. ^ A.J. Podlecki, Perikles and his Circle, 158
  74. ^ Thucydides, 1.31–54
  75. ^ G. Cawkwell, Thucydides and the Peloponnesian War, 33
  76. ^ T. Buckley, Aspects of Greek History 750–323 BC, 322.
  77. ^ Thucydides, 1.127
  78. ^ Thucydides, 1.140–144
  79. ^ a b A.G. Platias-C. Koliopoulos, Thucydides on Strategy, 100–03.
  80. ^ A. Vlachos, Thucydides' Bias, 20
  81. ^ V.L. Ehrenberg, From Solon to Socrates, 264.
  82. ^ Thucydides, 2.12
  83. ^ Thucydides, 2.14
  84. ^ J. Ober, The Athenian Revolution, 72–85
  85. ^ Thucydides, 2.16
  86. ^ Thucydides, 2.13
  87. ^ Thucydides, 2.22
  88. ^ D. Kagan, The Peloponnesian War, 69
  89. ^ Thucydides, 2.18 and Xenophon(?),Constitution of Athens, 2
  90. ^ Thucydides, 2.35–46
  91. ^ Thucydides, 2.55
  92. ^ Thucydides, 2.56
  93. ^ a b c Plutarch, Pericles, XXXV
  94. ^ Thucydides, 2.48 and 2.56
  95. ^ Thucydides, 2.60–64
  96. ^ Plutarch, Pericles, XXXVIII
  97. ^ a b c d Thucydides, 2.65
  98. ^ K. Paparrigopoulos, Aa, 221
  99. ^ a b Plutarch, Pericles, XXIV
  100. ^ Plutarch, Pericles, XXXVI
  101. ^ Plutarch, Pericles, XXXVII
  102. ^ W. Smith, A History of Greece, 271
  103. ^ S. Ruden, Lysistrata , 80
  104. ^ Plutarch, Pericles, XV
  105. ^ Plato, Gorgias, 515e
  106. ^ M.F. McGregor, Government in Athens, 122–23.
  107. ^ J.S. Morrison-A. W. Gomme, Pericles Monarchos, 76–77.
  108. ^ Plutarch, Pericles, XVIII
  109. ^ A.G. Platias-C. Koliopoulos, Thucydides on Strategy, 105
  110. ^ J. Ober, National Ideology and Strategic Defence of the Population, 254
  111. ^ a b A.G. Platias-C. Koliopoulos, Thucydides on Strategy, 98–99.
  112. ^ D. Kagan, The Outbreak of the Peloponnesian War, 83
  113. ^ a b A.G. Platias-C. Koliopoulos, Thucydides on Strategy, 119–120.
  114. ^ H. Delbrück, History of the Art of War, I, 137
  115. ^ V.L. Ehrenberg, From Solon to Socrates, 278
  116. ^ B. X. de Wet, This So-Called Defensive Policy of Pericles, 103–19.
  117. ^ a b c K. Paparrigopoulos, Aa, 241–42.
  118. ^ V.D. Hanson, Peloponnesian War, 58
  119. ^ D. Kagan, Athenian Strategy in the Peloponnesian War, 54
  120. ^ S. Strauss-J. Ober, The Anatomy of Error, 47
  121. ^ D. Kagan, The Archidamian War, 28, 41.
  122. ^ a b V.D. Hanson, Peloponnesian War, 74-75
  123. ^ D. Kagan, The Peloponnesian War, 61–62.
  124. ^ D. Knight, Thucydides and the War Strategy of Pericles, 150–60.
  125. ^ A.G. Platias-C. Koliopoulos, Thucydides on Strategy, 138
  126. ^ L.J. Samons, What's Wrong with Democracy?, 131–32.
  127. ^ Kagan, Donald (April 2003), http://books.google.com/books?q=editions:ISBN0670032115, Viking, ISBN 9780641654695, <http://books.google.com/books?q=editions:ISBN0670032115> 
  128. ^ Diodorus, XII, 39
  129. ^ a b Plutarch, Pericles, V
  130. ^ Plato, Gorgias, 455d
  131. ^ Plato, Menexenus, 236a
  132. ^ S. Monoson, Plato's Democratic Entanglements, 182–186
  133. ^ a b Sir Richard C. Jebb, The Attic Orators
  134. ^ Aristophanes, Acharnians, 528–531 and Diodorus, XII, 40
  135. ^ Quintilian, Institutiones, XII, 9
  136. ^ V. L. Ehrenberg, From Solon to Socrates, 332
  137. ^ C.G. Starr, A History of the Ancient Ëorld, 306
  138. ^ V.D. Hanson, Peloponnesian War, 584
  139. ^ L. Miller, My Favorite War
  140. ^ E.J. Power, A Legacy of Learning, 52
  141. ^ R.A. Katula, A Synoptic History of Classical Rhetoric, 18
  142. ^ K. Mattson, Creating a Democratic Public, 32
  143. ^ J.K. Davies, Athenian propertied families, 600–300 BC, 457.
  144. ^ Thucydides, 1.22
  145. ^ Aristotle, Constitution of Athens, 25
  146. ^ Thucydides, 1.139
  147. ^ A. W. Gomme, An Historical Commentary on Thucydides, I, 452
  148. ^ A. Vlachos, Comments on Thucydides, 141
  149. ^ A. Vlachos, Thucydides' bias, 60 etc
  150. ^ Ste Croix, The Character of the Athenian Empire, 1–41.
  151. ^ Fornara-Samons, Athens from Cleisthenes to Pericles, 77
  152. ^ a b A.W. Gomme, An Historical Commentary on Thucydides, II, 145–62.
  153. ^ A. Vlachos, Remarks on Thucydides, 177
  154. ^ A. Vlachos, Thucydides' bias, 62
  155. ^ A.G. Platias-C. Koliopoulos, Thucydides on Strategy, 104 etc.
  156. ^ a b A. Vlachos, Remarks on Thucydides, 170
  157. ^ J.F. Dobson, The Greek Orators
  158. ^ C.M.J. Sicking, Distant Companions, 133
  159. ^ I. Kakridis, Interpretative comments on the Funeral Oration, 6
  160. ^ Plutarch, Pericles, VIII
  161. ^ Suda, article Pericles
  162. ^ Cicero, De Oratote, II, 93
  163. ^ Quintilian, Institutiones, III, 1
  164. ^ H. Yunis, Taming Democracy, 63

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime parësore (greke dhe romake)[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Platoni, Gorgias. Shih tekstin origjinal në Perseus program, from Plato, John Burnet (ed.): Platonis Opera. Oxford University Press 1903
  • Platoni, Menexenus. Shih tekstin origjinal në Perseus program, from Plato, W.R.M. Lamb (trans.): Plato in Twelve Volumes, Vol. 9. Cambridge, MA: Harvard University Press 1925, ISBN 0-674-99185-0
  • Platoni, Phaedrus, Shih tekstin origjinal në Perseus program, from Plato, John Burnet (ed.): Platonis Opera. Oxford University Press 1903

Burime dytësore[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Hamish Aird: Pericles: The Rise and Fall of Athenian Democracy. The Rosen Publishing Group 2004, ISBN 0-8239-3828-X
  • Beloch, K.J. (1884). Die Attische Politik seit Perikles . Leipzig (in German).
  • Beloch, K.J. (1893). Griechische Geschichte. Volume II (in German).
  • Lukas Blois de: An Introduction to the Ancient World. Routledge (UK) 1997, ISBN 0-415-12774-2
  • Terry Buckley: Aspects of Greek History 750-323 BC. Routledge (UK) 1996, ISBN 0-415-09957-9
  • George Cawkwell: Thucydides and the Peloponnesian War. Routledge (UK) 1997, ISBN 0-415-16552-0
  • Reich J.J. Cunningham L.S.: Culture And Values. Thomson Wadsworth 2005, ISBN 0-534-58228-1
  • John Kenyon Davis: Athenian propertied families, 600-300 B.C.. Clarendon Press 1971, ISBN 0-19-814273-0
  • Delbrück, Hans (1920): History of the Art of War, University of Nebraska Press; Reprint edition, 1990. Translated by Walter, J. Renfroe. Volume 1.
  • J.F. Dobson: Pericles as an orator. In: The Greek Orators. London: Methuen July 1919 (Lexuar më 12. Janar 2007)
  • Encyclopaedic Dictionary The Helios. Volume VIII. article: The Funeral Speech over the Fallen. Volume XV. article: Pericles (in Greek).
  • Victor L. Ehrenberg: From Solon to Socrates. Routledge (UK) 1990, ISBN 0-415-04024-8
  • John V.A. Fine: The Ancient Greeks: A critical history. Harvard University Press 1983, ISBN 0-674-03314-0
  • Loren J. Samons II Fornara Charles W.: Athens from Cleisthenes to Pericles. Berkeley: University of California Press 1991
  • A. W. Gomme: An Historical Commentary on Thucydides (I-V). Oxford University Press (1945–1981) A. Andrewes and K. J. Dover, ISBN 0-19-814198-X
  • Victor Davis Hanson: How the Athenians and Spartans fought the Peloponnesian War (translated in Greek by Angelos Philippatos). Athens: Livanis Editions 2007 (English Edition 2005), ISBN 9-789-601414-95-9
  • Madeleine M. Henri: Prisoner of History. Aspasia of Miletus and her Biographical Tradition. Oxford University Press 1995, ISBN 0-19-508712-7
  • Jeffrey M. Hurwit: The Acropolis in the Age of Pericles. Cambridge University Press 2004, ISBN 0-521-82040-5
  • Donald Kagan: Athenian Strategy in the Peloponnesian War. In: The Making of Strategy: Rules, States and Wars by Williamson Murray, Alvin Bernstein, MacGregor Knox. Cambridge University Press 1996, ISBN 0-521-56627-4
  • Donald Kagan: The Archidamian War. Ithaca: Cornell University Press 1974, ISBN 0-8014-0889-X
  • Donald Kagan: The Outbreak of the Peloponnesian War. Ithaca: Cornell University Press 1989, ISBN 0-8014-9556-3
  • Donald Kagan: War aims and resources (432–431). In: The Peloponnesian War. Viking Penguin (Penguin Group) 2003, ISBN 0-670-03211-5
  • Kakridis, Ioannis Th. (1993). Interpretative Comments on the Pericles' Funeral Oration. Estia (in Greek).
  • Richard A. Katula: The Origins of Rhetoric. In: A Synoptic History of Classical Rhetoric by James J. Murphy, Richard A. Katula, Forbes I. Hill, Donovan J. Ochs. Lawrence Erlbaum Associates 2003, ISBN 1-880393-35-2
  • Nicole Loraux: Aspasie, l'étrangère, l'intellectuelle. In: La Grèce au Féminin (in French). Belles Lettres 2003, ISBN 2-251-38048-5
  • Malcolm F. McGregor: Government in Athens. In: The Athenians and their Empire. The University of British Columbia Press 1987, ISBN 0-7748-0269-3
  • Michael Mendelson: Many Sides: A Protagorean Approach to the Theory, Practice, and Pedagogy of Argument. Springer 2002, ISBN 1-4020-0402-8
  • Josiah Ober: National Ideology and Strategic Defence of the Population, from Athens to Star Wars. In: Hegemonic Rivalry: From Thucydides to the Nuclear Age. Westview Pr 1991, ISBN 0-8133-7744-7
  • Josiah Ober: The Athenian Revolution. Princeton, New Jersey: Princeton University Press 1996, ISBN 0-691-01095-1
  • Paparrigopoulos, Konstantinos (-Karolidis, Pavlos)(1925), History of the Hellenic Nation (Volume Ab). Eleftheroudakis (in Greek).
  • Koliopoulos Constantinos Platias Athanasios G.: Thucydides on Strategy. Eurasia Publications 2006, ISBN 960-8187-16-8
  • [[w:"Pericles":|]], [[w:Oxford Classical Dictionary edited by Simon Hornblower and Antony Spawforth:|]], 1996 
  • [[w:"Pericles":|]], [[w:Encyclopaedia Britannica:|]], 2002 
  • A.J. Podlecki: Perikles and His Circle. Routledge (UK) 1997, ISBN 0-415-06794-4
  • P.J. Rhodes: A History of the Classical Greek World. Blackwell Publishing 2005, ISBN 0-631-22564-1
  • Loren J. Samons: The Peloponnesian War. In: What's Wrong with Democracy?. Los Angeles, California: University of California Press 2004, ISBN 0-520-23660-2
  • Raphael Sealey: The Peloponnesian War. In: A History of the Greek City States, 700-338 B. C.. University of California Press 1976, ISBN 0-520-03177-6
  • G. Shrimpton: Theopompus The Historian. McGill-Queen's Press - MQUP 1991, ISBN 0-7735-0837-6
  • CMJ Sicking: Distant Companions: Selected Papers. Brill Academic Publishers 1998, ISBN 90-04-11054-2
  • William Smith: Death and Character of Pericles. In: A History of Greece. R. B. Collins 1855
  • Chester G. Starr: A History of the Ancient World. Oxford University Press US 1991, ISBN 0-19-506628-6
  • GEM Ste Croix de: The Character of the Athenian Empire. Historia III 1955–1956
  • Strauss Barry S. Ober Josiah: The Anatomy of Error: Ancient Military Disasters and Their Lessons for Modern Strategists. St Martins Pr 1990, ISBN 0-312-05051-8
  • Christopher J. Tuplin: Pontus and the Outside World. Brill Academic Publishers 2004, ISBN 90-04-12154-4
  • Vlachos, Angelos (1992). Remarks on Thucydides' History of the Peloponnesian War (Α΄-Δ΄). Volume I. Estia (in Greek).
  • Vlachos, Angelos (1974). Thucydides' bias. Estia (in Greek).
  • Wade-Grey, H.T. (July-September 1945). "The Question of Tribute in 449/8 B. C.". "Hesperia" 14 (3): 212–229. American School of Classical Studies at Athens. 
  • Wet de, B.X. (1969). "This So-Called Defensive Policy of Pericles". Acta classica 12: 103–119. 

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]