Jump to content

Rrëfenjat e Bardit Bidëll

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rrëfenjat e Bardit Bibëll)

Rrefenjat e Bardit Bidell eshte nje liber me rrefenja per femije i shkruar nga autorja angleze J.K.Rowling. Gjithashtu permendet si liber perrallash te Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes, libri i fundit i serise se Harry Potterit. Libri fillimisht u shumefishua ne nje botim te limituar prej shtate kopjesh, secila me doreshkrimet dhe ilustrimet e J.K.Rowlingut. Njeri prej tyre u ofrua per ankand permes Southeby ne fund te 2007 dhe pritej te shitej per 50000 paunde ( 770000 dollare amerikane, 69000 euro); dhe ne fund u ble per 1.95 milione paunde ( 3 milion dollar, 2.7 milione euro) nga Amazon, duke shenuar cmimin me te larte te shitjes ne nje ankand per nje doreshkrim letrar modern. Parate qe u mblodhen nga ankandi i librit u dhurua per bamiresi ne fushaten e Children's Voice. Libri u publikua per publikun e gjere ne 4 dhjetor 2008, per mbledhje fondesh per Grupin e Nivelit te Larte te Femijeve ( i riquajtur Lumos ne 2010).

Ne serite e Harry Potterit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrefenjat e Bardit Bidell fillimisht shfaqet si nje liber ne novelen e shtate te J.K.Rowlingut, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes, cka eshte edhe novela e fundit e kesaj serie librash. Profesori dhe njekohesisht drejtori i shkolles se Hoguortsit te shtrigerise dhe magjise,Albus Urtimori, i le amanet kete liber rrefenjash Hermiona Granxherit.Pershkruhet si nje mbledhje rrefenjash te njohura per femijet magjistare, me te cilat edhe Ron Uizli eshte tashme i njohur me to, nderkohe qe Harry Potter dhe Hermiona Granxheri nuk ishin ndeshur kurre me pare me keto lloj rrefenjash. Hermiona merr nje kopje te ketij libri fantastik si nje pjese te testamentit te Urtimorit pas vdekjes se tij. Pershkruhet si nje liber i vogel shume i vjetruar me nje ngjitje jo te mire, vende-vende me njolla dhe grisje. Thuhet se libri ka edhe nje titull ne kopertine te shkruar ne simbole runike.

Libri sherben si nje mjet per ta njohur treshen e miqve me Dhuratat e Vdekjes. Siper rrefenjes se tri vellezerve, Hermiona gjen nje simbol te cuditshem, qe me pas zbulohet prej Xenophilus Lovegood si simboli i Dhuratave. Trekendeshi perfaqeson Mantelin e Padukshmerise,rrethi brenda trekendeshit simbolizon Gurin Filozofal ndersa vija vertikale prezanton Shkopin e Mocem.

Te trija keto objekte gjithashtu permenden ne vete historine dhe thuhen se i kane perkitur vellezerve Peverel,te cilet me pas zbulohen se kane qene paraardhesit e Fluronvdekjes dhe Harry Potterit. Nga fundi i noveles, Albus Urtimori konfirmon lidhjen e Harryt me Peverelet dhe vecon se te tri vellezerit munden te kene qene realisht krijuesit e Dhuratave te Vdekjes.

Parathenia e librit te botuar ne dhjetor te 2008 permend se Bardi Bidell jetoi ne shekullin e pesembedhjete dhe se lindi ne Jorkshir. Nje gravure ne dru e mbetur ne ditet tona, tregon se ai kishte nje mjeker jashtezakonisht te harlisur.

Historia e botimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rowling filloi te shkruante librin qysh sa mbaroi librin shtate te Harry Potterit. Gjate nje interviste me fansat e saj, permendi se ka perdorur edhe libra te tjere si burim frymezimi per rrefenjat. Me specifikisht, "Rrefenja e tri vellezerve". e vetmja histori e perfshire e gjitha ne Dhuratat e Vdekjes, u frymezua nga rrefenjat e Kanterberit.

Botimi i bere me dore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sic u tha dhe me siper, fillimisht u prodhuan shtate kopje te Rrefenjave te Bardit Bidell, te gjitha me doreshkrime dhe ilustrime nga vete autorja. Librat u lidhen me lekure moroko te kadifenjte dhe u dekoruan me ornamente argjendi te qepura me dore dhe te zbukuruara me gure te cmuar nga argjendari Hamilton & Inches te Hadinburgut. Secila prej pjeseve te argjendta perfaqesonte nje prej pese rrefenjave te librit. Autorja kerkoi qe secili prej shtate kopjeve te stoliseshin me nga nje gur gjysem te cmuar te ndryshem nga njeri-tjetrit.

Gjashte prej ketyre kopjeve origjinale te shkruara me dore iu dedikuan dhe iu dhane ne menyre unikale gjashte personave te cilet ishin me te perfshiret ne serite e Harry Potterit. Emrat e marresve te kopjeve fillimisht nuk dolen ne skene. Qysh me pas, vetem dy prej tyre u njohen. Keta te dy ishin: njeri qe Barry Cunningham, botuesi i pare i Rowlingut. Tjetri qe Arthur A. Levine, botuesi i Scholastic, botuesi amerikan i librave te Harry Potterit. Cunningham dhe Levine dorezuan kopjet e tyre ne ekspoziten e Rrefenjave te Bardit Bidell ne dhjetor te 2008.

Rowlingu gjithashtu vendosi te krijonte edhe nje kopje te shtate te shkruar me dore ( dallohej prej kopjeve te tjera nga stolia e saj me gur hene) qe e shiti ne ankand per te mbledhur fonde per fushaten bamirese te The Children's Voice.

" Me erdhi kjo ide sepse desha te falenderoja gjashte persona kyc qe kishin qene kaq shume te lidhur me serite e Harry Potterit. Keshtu pata idene tju shkruaja atyre nje liber, nje liber te shkruar me dore dhe te ilustruar, vetem per keta gjashte persona. Dhe ja pra, nese do beja gjashte duhet te beja dhe nje te shtate, dhe i shtati do behet per kete qellim, i cili eshte kaq prane zemres sime."

— J. K. Rowling[1]
  1. ^ J.K. Rowling and Bonnie Wright at "Beetle the Bard" Auction. Koha në të cilën tregohet në video: 1:10. {{cite AV media}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]