Severus Pitoni
Severus Pitoni, i lindur më 9 janar 1960 me emrin Severus Piton nga Tobias Piton (një babanac) dhe Ejlin Piton (një magjistare). Severus Pitoni njihet edhe me pseudonimin Princi Gjakpërzier. Fatkeqësisht Severusi vdiq në moshën 38 vjeç me 2 maj 1998 nga Lordi Fluronvdekje dhe gjarpri i tij, Nagini në betejën e Hoguortsit duke e përmbushur qëllimin qe i kishte vënë vetes. Ai kishte vendosur qe te mbronte fëmijen e personit qe ai donte më shumë, Lili Poter, mamaja e Harri Poter.
Severus Piton | |
---|---|
Personazh nga Harry Potter | |
Krijuar nga | J. K. Rowling |
Luajtur nga | Alan Rickman |
Informacione | |
Nofkat | Princi Gjakpërzier Profesori i Shurupeve |
Profesioni | Drejtor i Hoguortsit (1997-1998) Profesor i Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta (1996-1997) Profesor i Shurupeve (1981-1996) |
Familja | Tobias Pitoni (babai) Eileen Piton nee Prince (nëna) |
Kombësia | Britanez |
Pitoni ishte një magjistar i zoti ne fushën e shurupeve dhe në duel. Ai ka qenë personi më i besuari i Fluronvdekjes, por kur ai e kuptoi që familja e mikes së tij me te ngushte po gjurmohej për të vrarë Harri Poterin, ai u bashkua me Urdhrin e Feniksit dhe më pas u bë personi më i besuar i Albus Urtimorit, magjistari më i mirë në botë. Vetëm me një kusht, qe Pitoni te jepte mësim ne Hoguorts.
Edhe pse Harri ishte fëmija i Lilit, babai i tij ishte Xhejms Poter. Kur Pitoni ishte student ne Hoguorts, Xhejmsi i bënte rrengje Severusit dhe kjo gjë nuk i pelqente. Severusi nuk mund ta donte Harrin aq shumë sa donte Lilin, përkundrazi, edhe pse ai e ka shpëtuar disa herë në libra, përsëri nuk e donte Harrin.
Edhe pse në libra thuhet se djalin e kishte shpëtuar Hagridi nga shtëpia e rrënuar, ne filma ishte Pitoni ai që e shpëtoi fëmijën. Kur shkoi në shtëpinë e rrënuar pa Lilin të shtrirë në tokë pa jetë dhe nisi të qante me ngashërim. Ai e mori trupin e saj me kujdes dhe nisi ta shihte për herë të fundit.
Aktori që e ka luajtur këtë personazh kaq kuptimplotë është Alan Rickman, që fatkeqësisht vdiq me 14 janar 2016.