Arkimedi: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Xqbot (diskuto | kontribute) v r2.7.3) (roboti shtoj: ilo:Arkimedes |
Xqbot (diskuto | kontribute) v r2.7.3) (Roboti: Duke redaktuar io:Archimede në io:Arkimedes |
||
Rreshti 77: | Rreshti 77: | ||
[[id:Archimedes]] |
[[id:Archimedes]] |
||
[[ilo:Arkimedes]] |
[[ilo:Arkimedes]] |
||
[[io: |
[[io:Arkimedes]] |
||
[[is:Arkímedes]] |
[[is:Arkímedes]] |
||
[[it:Archimede]] |
[[it:Archimede]] |
Versioni i datës 2 janar 2013 03:33
Arkimedi (greq: Αρχιμήδης - Arhimēdēs) (jetoi rreth viteve 287 p.e.s. - 212 p.e.s.) qe një matematikan, fizikant, inxhinier, astronom dhe filozof i lashtë sicilian i lindur në koloninë e portit sirakuzian. Mendohet nga disa historianë e matematikanë të jetë matematikani më i madh i lashtësisë. Carl Friedrich Gauss (Karl Frederik Gaus) e mendonte atë si një nga tre më të mëdhenjtë, që kanë jetuar ndonjëherë.
Zbulimet dhe shpikjet
Arkimedi u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e Sirakuzës kundër rrethimit romak në Luftën e Dytë Punike. Ka të ngjarë që ai i zmbrapsi romakët me makineritë e tij të luftës të përpiluara me dorën e tij. Thuhet se ai ka mundur të lëvizë një anije të madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin e dendësisë dhe pluskimit, i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" që sipas gojëdhënës e zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë (doli jashë nëpër rrugë duke bërtitur "Eureka" (evrika) - (e gjeta)). Atij i mvishet edhe shpikja e odometrit gjatë Luftës së Parë Punike. Një nga shpikjet e tij të përdorura për mbrojtje ushtarake të Sirakuzës kundër pushtimit romak ishte grremçi i Arkimedit.
Thuhet se ai parandaloi një sulm romak mbi Sirakuzën duke përdorur një grumbull të madh pasqyrash (mendohet të kenë qenë mburoja të pastruara shumë mirë) që pasqyronin dritën e diellit dhe të cilat shkaktuan që anijet të merrnin zjarr.
Arkimedi u vra nga një ushtar romak në plaçkitjen e Sirakuzës gjatë Luftë së Dytë Punike megjithëse urdhëri i Marçelusit ishte që ai të mos prekej. Grekët thonë se u vra ndërsa vizatonte në rërë i zhytur në punën e tij dhe i bezdisur nga ndërprerja e ushtarit, i paskërka thëne frazën që do të bëhej e famshme: "Μη μου τους κύκλους τάραττε" (Mos mi trazo rrathët).
Kjo histori tregohet që të vihet në pah mendja e lartë greke me dorën-vrasëse romake. Megjithkëtë duhet të shënohet se Arkimedi shkatërroi me makineritë e tij luftarake një pjesë të mirë të fuqisë pushtuese romake, kështu që vdekja e tij mund të ketë qënë një ndëshkim.
Në krijimtari e largpamësi ai ia kaloi çdo matematikani evropian para Rilindjes.