Jump to content

Xhafer bin Ebu Talibi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhafer ibn Ebi Talib)
Kaligrafia e Xhaferit

Xhafer ibn Ebi Talib ishte një nga sahabët dhe kushëriri i Muhammedit.

Xhaferi ishte djali i tretë i Ebu Talib ibn Abdylmutalibit dhe Fatime bint Esedit. Vëllezërit e tij ishin Talibi, Akili, Aliu dhe Tuljak.[1] dhe motrat e tij ishin Fakhitah, Jumanah dhe Rejte.[2]

Ai ishte i martuar me Esma bint Umejs, e cila e pranoi islamin në vitin 614-615.[3] Ata kishin tre fëmijë; Abdullahu, Muhammedi dhe Auni.[3]

Në vitin 629, Muhammedi përgatiti një ushtri për t'u përballur me BizantinëtSiri,[4] sepse guvernatori i Bizantinëve e vrau një nga emisarët e tij.[5] Ai e emëroi Zejd ibn Harithen si komandantë i ushtrisë dhe tha: "Nëse Zejdi vritet ose lëndohet, Xhaferi do ta marrë pozitën si komandantë. Nëse Xhaferi vritet ose lëndohet, Abdullah ibn Rawahah do ta marrë pozitën si komandantë. Nëse Abdullahu vritet ose lëndohet, atëhere myslimanë do ta emërojnë veten e tyre si komandant."[5]

Kur Myslimanët u përballen me Bizantinët në Muta,[6] ku ata ishin më pakë ushtarë.[4] Zejd ibn Harithe ishte i pari i cili u vra në betejë, atëhere Xhaferi u bë komandantë.[4] Ai hipi në kalin e tij dhe bërtiti duke thënë: "Sa i mrekullueshme është Xheneti aq po afrohet! Sa të këndëshme janë pijet e saj! Dënimi për Bizantinë nuk është e largët!"

Xhaferi luftoi derisa të dy krahët e tij u prenë, por përfundimisht ai u vra.[6] Trupi i Xhaferi u godit 72 herë mes shpatullave të tij, ku u godit edhe prej shpatës dhe prej shtizës.[7]

Kur i erdhi lajmi për vdekjen e tij tek Muhammedi, ai filloi të qajë. Ai më vonë tha se Xhebraili i erdhi atij dhe i tha: "Xhaferi ishte ushtarë guximtarë. Zoti i ka jepur atij jetë të përjetshëm dhe në vend të krahëve që i'u prenë gjatë luftës, Zoti i'a ka jepur një palë krahë".[8]

E veja e Xhaferit, Esma thotë: I dërguari i Zotit erdhi tek unë dhe më pyeti: "ku janë fëmijët e Xhaferit?" I'a solla fëmijët dhe ai i përqafoi dhe filloi të qajë, e pyeta: "O i dërguar i Zotit, A ke dëgjuar diçka për Xhaferin?" ai m'u përgjigj: "Po, ai ka vdekur". Dhe unë fillova të qajë dhe një grua erdhi dhe më tha: "O Esma, mos fol fjalë të pahijshëm". Djali i saj Abdullahu i tha: "O Esma, a nuk je e kënaqur? Me të vërtetë, Zoti i'a ka jepur Xhaferit dy krahë që ai mund të fluturojë në Xhenet!" Muhammedi i tha vajzës së tij Fatimes: "Përgatitë ushqim për familjen e Xhaferit se ata janë të shqetësuar sot."[9]

  1. ^ Muhammad ibn Saad. Kitab al-Tabaqat Al-Kabir vol. 1. Translated by Haq, S. M. (1967). Ibn Sa'd's Kitab Al-Tabaqat Al-Kabir, Volume I, Parts I & II, pp. 135-136. Delhi: Kitab Bhavan.
  2. ^ Muhammad ibn Saad, Kitab al-Tabaqat Al-Kabir vol. 8. Translated by Bewley, A. (1995). The Women of Madina, p. 156. London: Ta-Ha Publishers.
  3. ^ a b Ibn Saad/Bewley vol. 8 p. 196. London: Ta-Ha Publishers.
  4. ^ a b c Ibn Ishaq/Guillaume p. 532.
  5. ^ a b Waqidi/Faizer p. 372.
  6. ^ a b Ibn Ishaq/Guillaume p. 534.
  7. ^ Waqidi/Faizer p. 374.
  8. ^ Ibn Ishaq/Guillaume p. 234.
  9. ^ Waqidi/Faizer p. 377.