Jump to content

Algjeria

Coordinates: 28°N 2°E / 28°N 2°E / 28; 2
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Algjeris)

28°N 2°E / 28°N 2°E / 28; 2

الجمهورية الجزائرية الديمقراطية الشعبية
Al-Jumhūrīyah al-Jazā’irīyah
ad-Dīmuqrāţīyah ash-Sha’bīyah
Emblema - Algjeria
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Revulucioni i popullit për popullin
Vendndodhja - Algjeria
Vendndodhja - Algjeria

Algjeria (Arabisht: الجزائر‎, al-Jazā'ir; Frënjisht: Algérie), zyrtarisht e njohur si Republika Popullore Demokratike e Algjerisë (الجمهورية الجزائرية الديمقراطية الشعبية, Al-Jumhūriyyah Al-Jazāʾiriyyah Ad-Dīmuqrāṭiyyah Ash-Shaʿbiyyah; Frëngjisht: République algérienne démocratique et populaire ;Tamazigt ; Tamurt Lezzayer), është një shtet në rajonin afrikan të Magrebit. Kryeqyteti (dhe qyteti më i populluar) i saj është Algjeri.

Algjeria kufizohet në verilindje me Tunizinë, në lindje me Libinë, në juglindje me Nigerin në jugperëndim me Malin, në perëndim me Mauritaninë, Saharën Perëndimore dhe Marokun dhe në veri laget nga Deti Mesdhe.

Territori i Algjerisë së sotme ka qënë vatër i një sërë kulturash antike, duke përfshirë kulturat Ateriane dhe Kapsiane. Territori i Algjerisë është sunduar nga një numër i madh perandorish dhe dinastish, duke përfshirë këtu antikët Numidë, Kartagjenas, Romakë, Vandalë, Bizantinë, Umayadë dhe Fatimidë arabë, Almohadë berberë dhe më vonë turqit otomanë.

Algjeria është një republikë gjysmë-presidenciale e përbërë nga 48 provinca dhe 1541 komuna. Me një popullsi prej më shumë se 37 milionësh, Algjeria është vendi i 34-t më i populluar në botë. Ekonomia algjeriane është e bazuar mbi naftën, por për momentin vuan nga një krizë ekonomike e njohur si sëmundja holandeze (Anglisht: Dutch disease). [13] Kompania më e madhe në Afrikë është Sonatrak, kompania kombëtare e naftës. Algjeria ka ushtrinë e dytë më të madhe në Afrikë, pas Egjiptit, dhe ka Rusinë dhe Kinën si aleatë strategjikë dhe furnizues armësh.

Me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2,381,741 kilometrash katrorë (919,595 milje katrore), Algjeria është vendi i 10-të më i madh në botë dhe tashmë vendi më i madh në Afrikë, pas ndarjes së Sudanit Jugor nga Sudani, shteti i mëparshëm më i madh në Afrikë. Algjeria ndan kufi në verilindje me Tunizinë, në lindje me Libinë, në perëndim me Marokun, në jugperëndim me Saharanë Perëndimore, Mauritaninë dhe Malin, në juglindje me Nigerin dhe në veri laget nga Deti Mesdhe. Algjeria është anëtare e Bashkimit Afrikan, Ligës Afrikane, OPEK-ut dhe Kombeve të Bashkuara si dhe vend themelues i Bashkimit Afrikan të Magrebit.

Artikulli kryesor: Historia e Algjeris

Algjeria në kohërat e vjetra (10 000 p.e.s) ka qenë e banuar nga fiset berbere të cilët më vonë bien nën ndikimin e Kartagjenës. Gjatë luftës së Kartagjenës me romakët, këto fise pavarësohen nga Kartagjena dhe pas një kohe shumë të shkurtë bien nën sundimin e Republikës Romake në vitin 200. Pas rënies së pjesës perëndimore të Perandorisë Romake, berberët u bënë të pavarur në shumë rajone ndërsa Vandalët morën kontrollin e zonave të tjera derisa u dëbuan nga gjenerali bizantin Belisarius nën drejtimin e Perandorit Justiniani I. Që nga kjo kohë në këtë pjesë sundojnë bizantinët deri me ardhjen e arabëve në shekullin VIII.

Berberët në fillim rezistuan ardhjen e arabëve nën udhëheqjen e Kusajla dhe Kahinait (ang. Kusayla, Kahina) mirëpo pastaj ata u kthyen në fenë islame në masë të gjëra. Pas rënies së dinastisë arabe të Umayyadëve u krijuan shume dinasti berbere.

Në shekullin e XVI, spanjollët marrin disa qytete bregdetare të kalifatit. Mirëpo, kosarët të ndihmuar nga forcat e perandorisë Osmane në një luftë të vështirë ja arrijnë të dëbojnë spanjollët nga qytetet e tyre.

Ndikimi i Pashallarëve Osmanë pas një kohe filloi të bjerë, kështu që Kosarët dhe Jeniçerët filluan të marrin kontrollin e Algjerisë.

1830 trupat ushtarake franceze okupojnë Algjerin, Oran-in dhe Bone-në dhe filluan me sukses të sulmojnë pjesën tjetër të vendit. Më këtë fillon edhe kthimi i kalifatit në një provincë franceze. Deri më 1906 edhe pjesa e Saharës që i takonte Algjerisë ishte nën kontrollin franceze.

Me masakrën franceze më 1945 (10 000 viktima të masakruar) fillon edhe lëvizja për pavarësi. Në nëntor1954-ës lëvizja për pavarësi shëndrohet në luftë për pavarësi (Lufta e Algjerisë) e cila arrihet më 1962 me marrëveshjen në Evian e cila e përfundon luftën tetë vjeçare të përgjakshme nga dy anët.

Pas pavarësimit fillojnë konfliktet politike në mes të partive të cilat marrin fund me marrjen nën kontroll të administratës dhe ekonomisë shtetërore nga partia e unitetit FLN. Viti 1988 për Algjerin ishte një vit në të cilin pakënaqësia ndaj papunësisë fillojë të shprehej në demonstrata. Demokratizimi i vendit ka filluar më 1989 me reformën kushtetuese e cila garanton të drejtat e njeriut. Më 1991 vije deri të zgjedhjet e lira të cilat sjellin grushshtetin ushtarak për shkak të frigës së fitores së partisë islame FIS (Front islamique du salut) . Kjo shkaktoj edhe luftën qytetare në mes të armatës shtetërore dhe armatës popullore islame. Që nga fillimi i kësaj lufte deri më tani kanë humbur jetën rreth 120 000 viktima.

Pas mbarimit të luftës, qeveria propagandon një politikë për pajtim e cila tani udhëhiqet nga partia Fronti për Çlirimin Kombëtar FLN (vitin 2002).

Në zgjedhjet që u zhvilluan më 8 prill 2004 Abdelaziz Bouteflika i cili në vitin 1999 ishte zgjedhur nga ushtria, deklaroi se me 83 % të votave është president i Algjerisë dhe më këtë fitoi edhe një mandat.

1 Maj 2005 bëhet zëvendësimi i ministrave me paraardhësit e tyre. Ndër këta ministra më të njohurit janë Abdelhamid Temar (investimet) dhe Mourad Medelci (financat). Që të dy janë të njohur për ekonomistë.

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Algjeria ka një sistem të përbërë nga dy dhoma, nga Kuvendi Popullor dhe Këshilli Nacional (Dhoma e lartë)

Artikulli kryesor Kryetarët e Algjerisë

Kryetarët e Algjerisë (nga 1963-ta)

Mohammed Ahmed Ben Bella 20 Shtator 1963 19 Qershor 1965 edhe kryeministër
Houari Boumedienne 19 Qershor 1965 27 Dhjetor 1978 deri më 9 Mars 1978 edhe kryeministër
Rabah Bitat 27 Dhjetor 1978 8 Shkurt 1979 kryetar i përkohshëm
Bendjedid Chadli 8 Shkurt 1979 11 Janar 1992
Mohammed Boudiaff 14 Janar 1992 29 Qershor 1992
Ali Kafi 2 Qershor 1992 31 Janar 1994
Liamine Zeroual 31 Janar 1994 27 Prill 1999
Abdelaziz Bouteflika 27 Prill 1999 (tani 2005)

Njësit administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Algjeria është e ndarë në 48-të njësi administrative të quajtura Vilajete

Harta e njësive administruese të Algjerisë sipas ABC-së.
Harta e njësive administruese të Algjerisë sipas ABC-së.
Artikulli kryesor Gjeografia e Algjerisë

Algjeria pas Sudanit është vendi i dytë për nga madhësia në Afrikë dhe ka një vijë kufitare prej 1 100 km, nga deti Mesdhe deri në Saharë.

Algjeria veriore përfshinë pjesën pas bregdetit deri në Saharë ndërsa Algjeria jugore (80% e vendit) pjesën e shkretëtirës. Veriu ka klimë mesdhetare ndërsa jugu klimën e Saharës.

Artikulli kryesor Ekonomia e Algjerisë

Bujqësia është dega më e rëndësishme e ekonomisë së vendit e cila gradualisht është duke u tejkaluar nga prodhimtaria industriale. Industria Agrare (Bujqësia e modernizua) është e mundshme vetëm në pjesën bregdetare dhe në regjionet e rrafsheve. Kultivohen zakonisht drithërat, panxharsheqeri, patatet si dhe në objekte të kulturave bujqësore kultivohen perime që përdoren për eksport në vendet më të zhvilluara. Nevojat vendase të ushqimit mbulohen me produkte ushqimore vetjake diku rreth 40 %.

Algjeria është anëtare e OPEC-ut, nafta (vendin e tretë ndër shtete afrikane) dhe gazi në Saharë ka qenë edhe motori i zhvillimit ekonomikë. Pasuri tjera natyrore ende nuk janë të eksploratuara sa duhet. Si do që të jetë eksportin e Algjerisë e dominon përpunimet (prodhime gjysmë finale) e naftës dhe të gazit me një përqindje të lartë (90 %). Të ardhurat nga nafta janë investuar në objekte të ndryshme lukserioze por jo edhe në një shkallë aq të lartë sa në vendet tjera të ngjashme. Pas rëmjes së eksportit ka pasur disa kriza të shkaktuara edhe nga pagesa e borxheve të shtetit ndaj vendeve tjera.

Rrjeti i komunikacionit është i koncentruar në veri të Algjerisë. Rrugët përfundojnë zakonisht në brendi të shkretirës si pista aeroplanësh. Në krahasim me vendet fqinje, turizmi në Algjerisë është ende në një fazë fillestare.

Të dhëna ekonomike (parallogaritja për 2003):

  • BPV: 160 Miliard Euro
  • Të ardhurat mesatare vjetore për banor: 5000 Euro
  • Papunësia : 26,2 %
  • Inflacioni : 3,5 %
  • Të ardhurat shtetërore : 21 Miliard Euro
  • Të dalurat shtetërore : 20 Miliard Euro
  • Borxhi shtetërorë : 19 Miliard Euro
  • Ndihma për zhvillim : 150 Milion Euro
Artikulli kryesor Demografia e Algjerisë
Lakorja e rritjes së popullsisë

90 % e popullsisë është e vendosur në veri, në bregdet. Në jug jetojnë diku 1.5 milion banorë, shumica e tyre në Oaza të shkretëtirës. Popullata e përzier berbe dhe arabe janë kryesisht të fesë Islame (99%). Fetë tjera janë mbahen nga grupe shumë të vogla.

Gjuhë zyrtare është arabishtja e folur në dialektin vendas (Darja) nga rreth 80 % e popullsisë. 20 % e popullsisë flasin gjuhën berbe. Gjuha frënge mësohet në shkolla por flitet shumë rrallë dhe merret si gjuhë e huaj.

Artikulli kryesor : Kultura

Literatura Algjeriane hynë në literaturën arabe. Në fakt aty këtu ka edhe prezantime të kulturës së lashtë berbe. Shkrimtarët të cilët me shkrimet e tyre mundohen të kultivojnë më tej kulturën berbe me qëllim rezistimi të arabizmit të mëtutjeshëm, gjatë viteve 90-ta për këtë shkak kanë rënë viktima. Presidenti i tanishëm ju ka lejuar tani atyre edhe hapjen e shkollave dhe një seri të drejtash të kultivimit të kulturës së tyre. Situata në këtë drejtim është edhe më tutje e tensionuar. Në njërën anë adhuruesit e kulturës berbe përdoren si kundërshtarë ndaj kulturës arabe nga të krishterët e në tjetrën anë ata nuk tolerohen nga kultura arabe.

Deri më tani ja kanë arritur vetëm katër sportist algjerian të marrin medalje të artë në Olimpiadë:

  • 1. Hassiba Boulmerka - (1992 - Atletikë e lehtë, 1500 m, Femrat)
  • 2. Noureddine Morceli - (1996 - Atletikë e lehtë, 1500 m, Meshkujt)
  • 3. Hocine Soltani - (1996 - Boks, pesha e mesme 71–75 kg, Meshkujt)
  • 4. Nouria Merah-Benida - (2000 - Atletikë e lehtë, 1500 m, Femrat)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Algjeria – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Algjeria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale