Demografia e Spanjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dendësia e popullsisë së Spanjës në vitin 2005
Përhapja e vendbanimeve më të mëdha në Spanjë

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2001. Spanja ka pasur 40.847.530 banor me dendësi mesatare prej 81 banorë/km². Zhvillimi i bujshëm historik ka ndikuar në karakteristikat specifike të popullsisë. Spanjollët përbëjnë 73 % të popullsisë së përgjithshme, Katalonët 16,5%, Galët 8 %, Baskët 2,3% të tjerët 0,2%.

Edhe Spanja shumë shpejt është urbanizuar, dhe sot rreth 80 % e popullsisë jeton në qytete.

Pjesëmarrja e popullsisë nga 0-19 vjet është 33 %, nga 20-59 vjet është 50 %, dhe mbi 60 vjet është 17 % e popullsisë. Qartë shihet se popullata Spanjolle gjithnjë e më tepër po vjetërsohet, e në këtë ndikon shumë edhe shtimi i ulët natyrorë, i cili arrin vetëm 1promilë (shkalla e natalitetit është 10 promila, ndërsa e mortalitetit 9 promila).