Demografia e Greqisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Piramida e popullsisë

Greqi përafërsisht jetojnë 11 milion banorë. 98% e popullsisë janë ortodoksët greqishtfolës (një pjesë të madhe ardhur nga Anadolli pas vitin 1923). Ndërmjet Thrakisë dhe Maqedonisë së Egjeut ka pak Turq dhe Bullgar, ndërsa në perëndim jetojnë Shqiptarët.

Dominon religjioni ortodokse, dhe pakica islame rreth 1%.

Pjesa dërmuese e popullsisë emigron në qytet, dhe për këtë arsye shkalla e urbanizimit është në rritje. Gati e tërë popullsia e flet gjuhën greqisht. Në zonat kufitare me Turqinë, turqishtja dhe në Çamëri flitet gjuha shqipe.Grekët shfrytëzojnë shkrimin e lashtë helen.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur arriti mbreti Otto i Vitelsbahut në fillimin e qindvjetit të XIX, popullsia e mbretërisë së sapothemeluar greke përbëhej prej 485.000 arbërorësh dhe 520.000 grekësh[1].

Në vitin 1975, Greqia kishte 9,05 milion banorë dhe sipas regjistrimit 95% ishin deklaruar si "grekë", ndërsa të tjerët si pakica turke, maqedone, vllahe dhe shqiptare.

Shpërndarja e popullsisë ishte shumë e pa rregull. Viset më të dendura me popullsi ishin luginat e pëlleshme dhe bregdeti si dhe disa ujdhesa. Me popullsi më të rrallë ishte pjesa qendrore. Në vitin 1971 në qytete banoni diku 53% e popullsisë të shpërndarë nëpër qytete me popullsi prej më së shpeshti 10 000 banorë. Në vitin 1928, përqindja e popullsisë së qyteteve ishte dukshëm më e vogël (31%). Në regjionin Athinë-Pirusë jetonin 31% e popullsisë së përgjithshme. Rritja vjetore e popullsisë, në vitet 70-80 ishte rreth 0.5%. Rreth viteve 1961-1971, anët përreth Selanikut kanë pësuar një rrite të madhe të dendësisë rreth 46% e popullsisë së përgjithshëm. Kjo duket se ishte pasojë e tharjes së moçaleve pas luftës së dytë botërore si dhe zhvillimit të bujqësisë dhe vendbanimeve pas dëbimit të malaries nga këto anë. Në anën tjetër, në shkallë të madhe paraqitjet ikja nga vendet malore dhe ujdhesat të cilat në kohën e perandorisë osmane kishin dendësi të madhe.

Përparimi i vogël brenda ekonomisë së Greqisë, për një kohë të gjatë ishte shkaku kryesorë i shpërnguljeve të mëdha të popullsisë matanë oqeanit pastaj në drejtim të Evropës. Më 1965, nga Greqia janë shpërngulur rreth 117 167, rreth 68,8% prej tyre kanë ndaluar në Gjermanin Federale. Nga kjo kohë, numri i të shpërngulurve nga Greqia duket se ka rënë dukshëm. Kështu që në vitin 1975 nga Greqia ishin shpërngulur vetëm 20 330 banorë, ndërsa në Greqi ishin vendosur 34 214 banorë.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vlora E. & Godin M., Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: 55, 2010, fq. 30. ISBN 978-99943-56-83-6
 Commons: Demographics of Greece – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale