Gjeografia e Letonisë
redaktoni hartën |
Letonia ndodhet në pjesën lindore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në mes të Estones dhe Lituanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Letonisë është 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,000 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Letonisë është 531 km e gjatë. Vija e kufirit tokësorë është 1,150 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Estonia (339 km), Rusia (217 km), Bjellorusia (141 km) dhe Lituania (453 km).
Klima e Letonisë është klimë bregdetare-oqeanike me dimër të lagësht e temperatura mesatarë për këtë stinë.
Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët e i ulët. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Baltik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 312 metrave në vendin e quajtur Gaizinkalëns (ang.:Gaizinkalns).
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: guri gëlqerorë, qelibari, prurja e ujit, pylltaria si dhe toka e punueshme.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Letonisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |