Shkolla e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hoguartsi)

Hoguortsi është një shkollë e magjisë dhe shtrigërisë, e krijuar nga autorja e famshme britanike J.K. Rowling në serinë e librave të "Harry Potter".

Shkolla e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts

Vendndodhja e shkollës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendndodhja e shkollës është diku në Skoci. Në librin e trete "Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit" thuhet se Duftouni është afër. Shkolla është pranë një liqeni që quhet "Liqeni i Zi". Hoguortsi është e mbrojtur nga shumë shorti dhe nuk lejon që ta shohin babanacet (njerëzit pa fuqi magjike). Ajo është e mbrojtur shumë mirë me magji te fuqishme. Pranë saj gjendet edhe "Stadiumi i Kuidiçit" ku luhet një lloj sporti nga magjistarët duke fluturuar mbi bishta fshesash. Kjo shkollë është e veçantë për pamjen e saj sepse është një kështjellë përrallore.

Përzgjedhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësit që studiojnë në ketë shkollë përzgjidhen nga administrata e shkollës, pra jo çdokush mund te studiojë këtu. Vetëm ata që në syrin e profesorëve te kësaj shkolle kane prirje magjike mund te hyjnë atje. Atyre ju dërgohet një buf, ku përmendet vendi dhe data e nisjes si edhe ku t'i blejnë mjetet e tyre mësimore. Diagon Allei është vendi ku magjistaret mund te blejnë gjithçka : Shkopinjte e tyre magjikë, librat, veshjet, mjetet mësimore, etj.

Nisja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësit nisen në datën 1 shtator. Ata kalojnë në binarin 9 3/4 ku i pret Ekspresi i Hoguortsit dhe i çon në shkollën e Hoguortsit. Ata ndalojnë afër Hogsmidit dhe me pas me disa karroca ngjiten për në shkollë e cila gjendet shume lart.

Shtëpitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë 4 shtëpi në Hoguorts : Grifarti, Gjarpërblerti, Korbziu dhe Baldoskuqi. Që nga te katërtat këto shtëpi kanë dalë magjistarë trima dhe të fuqishëm. Nxënësit caktohen në këto shtëpi që në fillim te vitit te parë, kur shtrohet banketi. Aty vendosin Kapelën Folëse në mënyrë që të caktohen se në cilën shtëpi do te shkojnë. Kapela merr parasysh të gjitha cilësitë e tyre dhe aftësitë që ata kanë. Shtëpitë janë si familjet e tyre. Ata qëndrojnë aty për gjatë gjithë jetës studentore deri sa mbarojnë vitin e shtatë që është viti i fundit në Hoguorts.

Pushimet dhe festat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Hoguorts ka shumë festa dhe pushime. Që nga viti i tretë iu lejohet që të shkojnë disa fundjava në Hogsmid (një fshat pranë shkollës)në mënyrë që të argëtohen. Festa te ndryshme mund te përmendim: festa e Hallouinit, festa e Krishtlindjeve dhe banketi i mbylljes se vitit shkollor që është në fund te vitit.

Drejtuesit e shkollës, lëndët dhe profesorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hoguortsi drejtohet nga Albus Urtimori që është drejtori i kësaj shkolle. Nëndrejtoreshë është profesoresha MekGur. Ka edhe shumë mësues te tjerë dhe lëndët që mësohen këtu janë lënde te larmishme. Përveç disa prej tyre që kanë ngjashmëri me botën e babanacëve, të tjerat janë unike vetëm për botën e magjistarëve. Lëndë të ndryshme mund të përmendim : Mbrojtja Kundër Arteve te Errëta, Shurupet, Shndërrimet, Historia e Magjisë, Astronomi, Parashikime, Shkenca e Barërave dhe mësime Kuidiçi. Vitin e tretë nxënësve iu kërkohet që të bëjnë zgjedhje dy lende të tjera nga te cilat janë : Arithmaci, Shkenca Babanece, Studimi i Runeve te Lashta, Kujdesi për Krijesat Magjike etj.

Notat dhe vleresimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë shkollë jepen vlerësime dhe ka edhe provime në fund të çdo viti. Në vitin e pestë bëhet N.Z.M (Niveli i Zakonshëm i Magjisë) që përcakton edhe për çfarë do te vazhdosh më tutje dhe në vitin e shtatë bëhet M.P.SH.M (Provimi me i Lartë e Magjisë) që përcakton profesionin e nxënësit. Mësuesit mund t'ju shtojnë ose t'ju heqin pikë. Në fund të vitit, shtëpia që ka më shumë pikë fiton "Kupën e Shtëpive". Ka nota kaluese dhe nota jo kaluese.

Nota kaluese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • J : Jashtëzakonisht mirë
  • K : Kaluar çdo parashikimi
  • P : Pranueshëm

Nota jo kaluese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • D : Dobët
  • O : Shumë dobët
  • T : Troll

Jeta studentore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kështjellë nxënësit mund të kalojnë kohën e lirë të tyre. Mësimi fillon në orën tetë dhe mbaron në orën 5 mbasdite. Nxënësit janë të lirë të studiojnë pas kësaj shkolle ose te argëtohen në mënyra të ndryshme. Ata mund te shkojnë në bibliotekë ku mund të gjejnë informacione të ndryshme, në sallën e madhe ku studiojnë ose në dhomat e tyre te përbashkëta. Në fundjava të caktuara mund të shkojnë në Hogsmid ku ka dyqane të shumta dhe mund të blejnë gjëra të ndryshme për t'u argëtuar.

Ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushqimi është i larmishëm dhe gatuhet nga xhuxhët që gjenden në kuzhinë poshtë Sallës së Madhe. Ushqimi gatuhet mirë dhe në raste të veçanta shtrohen bankete ku gatuhen gjëra speciale.

Prefektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aty ka edhe prefektë të cilët ndihmojnë në mbajtjen e qetësisë dhe rendit. Që nga viti i pestë zgjidhen prefektët nga stafi i shkollës, i cili zgjedh ata që iu duken të arsyeshëm.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stema e WikiPotter Kjo faqe është brenda fushëveprimit të WikiPotter, një WikiProjekt në lidhje me Harry Potter. Nëse dëshironi, ju mund të redaktoni artikullin në të cilin është vendosur ky mesazh ose të vizitoni faqen e projektit, ku mund të bëheni pjesë e tij dhe të kontribuoni në përmbushjen e qëllimeve të tij.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]