Kodralia (Deçan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kodralia)
Shko te: navigacion, kërko


Kodrali
Fshat
Administrimi
Shteti Flamuri Kosova
Komuna Deçan
Rajoni Gjakovë
Sipërfaqja dhe popullsia
Popullsia 808 banorë
Të dhëna të tjera
Zona Kohore ZKEQ (UTC+1)
Verore OVEQ (UTC+2)


Kodralia është fshat në mes të Deçanit (4 km larg qendrës së qytetit në drejtim të jugut), Kosovë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kodralia kufizohet me fshatrat Irznic dhe Ratishe e Eperme ne Jug, Carrabregun e ulet ne Perendim, Belegun ne Veri dhe me fshatin Pozhar ne Lindje. Ka nje pozite gjeografike te rrafshet kryesisht mirepo posedon edhe kodra ( Zabelin dhe Kodrat e Irznicit), Fushat e rrafshta pjellore shfrytezohen ne pergjithesi ne bujqesi ku Kodraliasit dallohen si punetore te devotshem. Si pjese me te dalluara te tokes ne Kodrali njihen Burecet qe perfshine rreth 40 % te tokes bujqesore pastaj Kaurret me 30 %, Belishet, Jazet e Ulta, Livadhet e Dudit, Vau etj. Kodralia pershkohet nga Kanali i Radoniqit i cili kanal pershkon fshatin permes dhe është burimi kryesor i ujit per Liqenin e Radoniqit. Ne Kodrali gjendet Kroi i Burecit i cili daton qysh ne kohet e hershme, ai gjendet madje si pike strategjike dhe topografike edhe ne hartat e Perandorise se vjeter Osmane ne Stamboll. Kodralia poashtu dallohet me nje Faune te begatshme, ketu vlen te permendet se paku tre lisat e llojit te Blirit te cilet kane nje jetegjatesi me teper se 670 vjeqare. Afer njerit nga te tre bliret gjendet edhe varri i ushtarit te panjohur, varr ky i cili mirembahet dhe ruhet si pjese e respektit dhe kultures qe kane Kodraliasit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë historisë Kodralia është shquar për veprimtari kombëtare të pandërprerë kjo mu për shkak të rëndësisë që i kanë dhënë arsimimit shumë familje Kodraliase, nga kjo kanë dalur breza të pandërprerë mësuesish ( Male Idrizaj , Avdullah Hasaj , Haxhi Ferizaj, Niazi Ferizaj , Sadri Hasaj)që i takojnë gjeneratës së parë të mësuesve të rajonit duke vazhduar mëpas me gjeneratat tjera kuadrosh jo vetëm në fushën e mësimdhënies por edhe në fushat tjera.

Gjatë Luftës së fundit në Kosovë, (1998 - 1999), Kodralia dha ajkën e saj për lirinë e Kosovës, kjo luftë ndau nga fshati më shumë se 30 veprimtarë të shquar, studentë të dalluar dhe puntorë të devotshëm të cilët me gjakun e tyre ndihmuan në ardhjen e lirisë në Kosovë. Sot edhe pse me shumë humbje fshati është rimëkëmbur me mundesitë e saja vetanake dhe me ndihmën e diasporës Kodraliase në Evropë dhe Ameriken Veriore e cila në çdo kohë ka ndihmuar fshatin.

Toponimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Si toponim tipik shqiptar emri Kodrali vjen në shqipen e sotme si një togfjalësh që në antikitet kishte emërtimin si Kodra e Lisë me çka është e vërtetuar se ka qenë një fshat i banuar shumë herët mirpo për shkak te sëmundjes së Lisë shumë banorë të këtij fshati kanë vdekur. Studiuesit etnografik japin edhe versionin e dyte qe është shume me pak i besueshem por qe nuk nen-vleresohet. Sipas ketij versioni emri Kodrali rrjedh nga Thrakishtja e vjeter dhe ka domethenien e "Lugut para Lumit". PMe gjithe peripecite e shumta te koheve ne te cilat Kodralia ka mbijetuar ajo në ditet e sotme bën pjesë në mesin e fshatrave më të dalluara të Deçanit. Banorët e Kodralisë i takojnë fisit Berishë dhe në të hyjnë kryesisht familjet : Hasaj, Gjonaj (Gjonaj, Idrizaj, Aliaj, Sylaj dhe Musaj), Ferizaj, Pepaj dhe Vishaj.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura është nje nga pjeset me te cilat kodralia si fshat kontribuon ne komunen e Decanit. Dihet se rajoni i Dukagjinit është i njohur me Kullat Dukagjinase, te cilat kane qene fortesa te kesaj ane nder vite. Kulla te tilla egzistojne edhe ne Kodrali, edhe pse shume nga ato kane pesuar shkaterrime te medha gjate luftes se fundit ne Kosove ( Kulla e Muse Hases, Smajl Gjemajli, Cen Smajlit, Avdi Dervishit, Sheh Sadri Izlamit, Kulla e Gjonajve, Kulla e Ferizajve etj), prape se prap Kodraliasit janë munduar qe te ruajne traditen e ketyre Kullave duke i rindertuar dhe mirembajtur ato, nga ketu vlen te permendet Kulla e Jusuf Ferizit e cila edhe pse e modernizuar mban apitetet e kulles se vjeter Dukagjinase. Perveq Kullave qe janë simbol i kesaj ane Kodraliasit kane kulture dhe tradite te cilen e ruajne dhe e bartin nga brezi ne brez. Gjate viteve 1990 -1998 ne Kodrali egzistonte grupi letrar qe mbante emrin e atdhetarit te ketyre trojeve Xhem Sadrija, pastaj aktive te ndryshme rinore e kulturuore qe ndikuan ne mbajtjen e kultures edhe gjat kohes se okupimit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.facebook.com/groups/122603034447946/