Lufta e Parë Botërore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga LPB)
Jump to navigation Jump to search
Pamje nga Lufta e I Botërore.
Shtetet e përfshira në Luftën e Parë Botërore.
Me të kaltër: Pakti i Trefishtë dhe aleatët
Me të zezë: Perandoritë qendrore.

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo luftë e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit i kushtoi atij humbjen 20 milionë njerëzve. "Lufta e Madhe" përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Lufta e pare botërore ishte kryesisht e përqendruar me dy blloqet . Blloku i Antantes ku bente pjese Britania ,Franca dhe Rusia dhe blloku Tripalesh ku bente pjese Gjermania ,Austro-Hungaria dhe Italia .Te dyja blloqet kerkonin pretekst per fillimin e luftes.Dhe ai u gjet ne 28gusht 1914 kur nje nacionalist serb vrau trashigimtarin e fronit te Austrise Franc Ferdinandin.Dhe pastaj Austria i shpalli lufte Serbise etj.. këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballuan dy fuqi të mëdha: Perandoriëndrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretëritë e Bashkuara, Francën, dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi perandoritë koloniale dhe shtetet evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pamvarësinë.

Lufta e I Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror që u vendos pas Luftërave Napoleoniane, dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Shkaqet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkaqet e Luftes se Pare Boterore ishin perplasjet e interesave te disa vendeve mbi rajone te ndryshme:

  1. Per Ballkanin- perplaseshin interesat e Rusise dhe Italise/Austro-Hungarise.
  2. Per Italine Veriore- perplaseshin interesat e Italise dhe Austro-Hungarise.
  3. Per Polonine- perplaseshin interesat e Gjermanise dhe Rusise.
  4. Per Alsas-Lorenen- perplaseshin interesat e Gjermanise dhe Frances.
  5. Anglia kerkonte shtimin e kolonive.
  6. Levizja e popujve per pavarsi.
  7. Gjermania e cila ishte me e zhvilluara i rriti shume pretendimet e saj.

Shpërthimi i luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkaqet e luftës së 1 Botërore ishin të shumëllojshme. Britania e Madhe dhe Franca humbën parësinë ekonomike dhe ushtarake, kurse vendi i tyre ishte marrë nga forcat e reja ushtarako-ekonomike SHBA, Gjermani dhe Japonia. Ky ekuilibër i ri ushtarako-ekonomik, këmbëngulja për ndarje të re të botës në zona për ndikim, ndarja e re e tregjeve të reja dhe lëndë të parë - e gjitha kjo e komplikoi seriozisht jetën politike ndërkombëtare dhe krizat politike bëheshin gjithnjë me te shpeshta dhe më të rrezikshme. Rivaliteti midis fuqive të mëdha u theksua në Evropë, Azi dhe Afrikë. Për arritjen më të mirë të qëllimeve të tyre, fuqitë e mëdha evropiane formuan dy blloqe luftarako-politike: ANTANTEN dhe FORCAT QENDRORE.

Pasojat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Masakra e Belgjikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Belgjikë, trupat gjermane, nga frika e ushtarëve guerile të Francës dhe Belgjikës, masakruan banorët e qytetit të Andenne (211 të vdekur), Tamines (384 të vdekur), dhe Dinant (612 të vdekur). Në 25 gusht 1914, gjermanët i vunë zjarrin qytetit Leuven, dogjën librarinë me afërsisht 230,000 libra, vranë 209 civile dhe detyruan 42,000 të evakuoeshin. Këto veprime sollën dënim në mbarë botën.

Teknika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Media[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

    Tanket në LDB

    Tanket e thjeshta të LDB u ndihmuan Aleatëve të avancojnë në Francë në vitin 1918.


  • Probleme me shikimin e skedarit video? Shiko media ndihmë.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]