Murati V
Murati V مراد خامس | |||||
---|---|---|---|---|---|
Sulltan | |||||
Sulltani i 33-të i Perandorisë Osmane | |||||
Mbretërimi | 30 maj 1876 – 31 gusht 1876 | ||||
Paraardhës | Abdyl Azizi | ||||
Pasardhës | Abdyl Hamiti II | ||||
Bashkëshortet | Mevhibe Kadën Reftarëdil Kadën Shajan Kadën Mejliservet Kadën Resan Hanëm | ||||
Fëmijë | Shehzade Mehmed Selaheddin Hatixhe Sultan Fehime Sultan Fatma Sultan Alije Sultan | ||||
| |||||
I ati | Abdylmexhiti I | ||||
E ëma | Shejkefza Kadën | ||||
U lind | 21 shtator 1840 Stambolli, Perandoria Osmane[1] | ||||
Vdiq | 29 gusht 1904 Stambolli, Perandoria Osmane | ||||
Varrimi | 30 gusht 1904 Xhamia e Re, Stamboll | ||||
Tugra |
Murad V (21 shtator 1840 - 29 gusht 1904) ishte sulltani i 33-të i Perandorisë Osmane prej 30 majit deri më 31 gusht 1876. Ai ishte djali i Abdylmexhiti I dhe Shejkefza Sultan, vajza e Mehmet bej Zaurum dhe gruasë së tij Xhemile Hanëm.[2]
Sundimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Murad u bë sulltan kur xhaxhai i tij Abdul Azizi u shkarkua. ai ishte shumë i ndikuar nga kultura franceze dhe ishte liberal.[3][4][5][6] Ai mbretëroi për 93 ditë para se të shkarkohet me arsyetimin se ai ishte i sëmurë mendërisht.[6] Si rezultat, ai nuk ishte në gjendje të jepte Kushtetutën që mbështetësit e tij kishin kërkuar. Paqëndrueshmëria pasuese politike e shkaktuar nga largimi i tij e shtyu perandorinë më pranë luftës katastrofike me Rusinë, pastaj e sunduar nga Aleksandri II.
Pas heqjes nga froni, sulltani me mbretërimin më të shkurtër në perandorinë osmane, e kaloi jetën në pallatin apo sarajin Çiragan, kurse e bija, Hatixhe qëndronte pranë xhaxhait, sulltan Abdylhamitit II.
Pa e kuptuar, sulltan Murati ishte bërë palë me tradhtarët më të mëdhenj të asaj kohe, veçanërisht me Aleksandr Israil Parvusin.
E bija ishte martuar me një pasha që në fillim nuk e donte, për shkak se në zemrën e saj ishte mbjellë dashuria për Kemaletin Pashain, të birin e Osman Gazi Pashait. Por meqenëse Kemaletin Pasha u martua me Naime Sultan, Hatixhe e pranoi Vasfi efendi si bashkëshortin e vet.
Ai vdiq në Stamboll, dhe u varros në Xhaminë e Re, Stamboll më 30 gusht 1904. Vëllau i tij, Abdyl Hamiti II, morri fronin më 31 gusht 1876.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Britannica, Istanbul Arkivuar 18 dhjetor 2007 tek Wayback Machine: Until the Turkish Post Office officially changed the name in 1930, however, the city continued to bear the millenary name of Constantinople.
- ^ İbrahim Pazan (2007). Padişah anneleri. Babıali Kültür Yayıncılığı. ISBN 978-9944-118-31-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Howard, Douglas Arthur (2001). The History of Turkey. Greenwood Publishing Group. fq. 66. ISBN 0313307083. Marrë më 6 maj 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smith, Jean Reeder; Smith, Lacey Baldwin (1980). Essentials of World History. Barron's Educational Series. ISBN 0812006372. Marrë më 6 maj 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Yapp, Malcolm (9 janar 2014). The Making of the Modern Near East 1792-1923. Routledge. fq. 118. ISBN 1317871073. Marrë më 6 maj 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Palmer, Alan. The Decline and Fall of the Ottoman Empire, 1992. Page 141–143.
- ^ Brookes, Douglas Scott. The concubine, the princess, and the teacher: Voices from the Ottoman Harem. University of Texas Press, 2010. p13-14