Rrafshi i Kosovës
Rrafshi i Kosovës (serbisht: Косово / Kosovo), është njësi gjeografike e Regjionit Lindor të Kosovës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej pikës më veriore në malin e Kopaonikut dhe asaj më jugore në Karadakun e Shkupit e ndan largësia prej 125km dhe gjerësia nga pjesa më ekstreme e Drenicës e deri në zonën e Gollakut prej 80km. Fushën e përbëjnë tri tërësi: Fusha e Moravës, Fusha e Kosovës dhe Fusha e Llapit.
Fusha e Kosovës zë pozitën qëndrore në mes të zonës malore të Kopaonikut dhe Rogoznës në veri, Malit Sharr dhe Karadakut të Shkupit në jug , zonës kodrinore të Drenicës në perëndim , dhe asaj të Novobërdës dhe Gollakut në lindje. Ajo ka një formë si të zgjatur dhe të ngushtë , që përngjan si një lloj rripi. Prej Mitrovicës deri në Kaçanik ajo shtrihet një gjatësi prej 84km , ndërsa gjerësia e saj më e madhe ëshët ajo në mes të Prishtinës dhe Sllatinës gjerë 14km. Përafërsisht prej 500-650 m lartësi mbidetare , Fusha e Kosovës është më e lartë se ajo e Dukagjinit.
Fusha e Llapit zë pozitën verilindore të Kosovës. Gjendet në mes të Kopaonikut në veriperëndim dhe krahinës së Novobërdës në juglindje në rrjedhjen e lumit Llap. Me 18km gjatësi dhe 5km gjerësi është njëra ndër fusha më të vogla të Rrafshit të Kosovës.
Fusha e Moravës shtrihet në mes të zonës së Novobërdës dhe Gollakut në veri dhe Karadakut të Shkupit në jug. Është formuar nga rrjedhjet ujore të Moravës së Binçës dhe Kriva Rekës. Me 273 km2 sa është pjesa më e ulët, Fusha e Moravës është pesë herë më e vogël se ajo e Kosovës.
Pozita Gjeografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në veri Rrafshin e Kosovës e mbyll kompleksi malor i Kopaonikut dhe Rogoznës, e në jug ai i Sharrit dhe Karadaku i Shkupit. Me anë të Drenicës korrespondon me Rrafshin e Dukagjinit e me luginën e Moravës së Binçës me pjesën lindore të Kosovës (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë).Ndonëse kështu e kufizuar, na bën të përfundojmë se Rrafshi i Kosovës ka një pozitë relativisht të mbyllur e më pak atraktive dhe funksionale. Predispozita e rrjedhjeve ujore i bën të mundshëm një kontakt me të gjitha viset, jo vetëm të Kosovës por edhe të Gadishullit Ballkanik. Me anë të luginës së Ibrit, Rrafshi i Kosovës lidhet me brendinë e Gadishullit Ballkanik dhe viset bregdetare të detit Adriatik. Lepenci konvergjon me luginën e Vardarit, duke i hapur rrugë Rrafshit të Kosovës kah deti Egje. Rrafshi i Kosovës me anë të luginës së Moravës së Binçës kontakton me arteriet kryesore të Moravës dhe Vardarit. Pozita e volitshme gjeografike e këtyre lumenjëve e ka hapur Rrafshin e Kosovës ndaj të gjitha viseve që e rrethojnë, duke i dhënë një funksion të rëndësishëm gjeostrategjik në tërë Gadishullin Ballkanik. [1]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrafshi i Kosovës ka një hapsirë relativisht të vogël, por me një popullësi mjaft të madhe rreth 1 milion banorë, paraqet njërin ndër regjionet më të banuara.
Rrafshi i Kosovës, zë pjesën Lindore të Republikës së Kosovës. Prej Pikës Veriore Më Veriore në malin Kopaonik dhe asaj, Jugore Karadakun e Shkupit, e ndan largësia prej 125KM, kurse gjerësia më e madhe midis pjesëve te skajshme të Drenicës dhe të Gollakut është 8oKM. Ndonëse i rrethuar me male Rrafshi i Kosovës Lidhet me shumë vise me luginat e lumenjëve: Ibër, Sitnicë Dhe Moravë e Binçit te cilat janë Vija Ujore, që lidhin Kosovën me Brendësinë e Gadishullit Ballkanik me dete te aferme.