Krahinat etnogjeografike të Kosovës
Krahinat etnogjeografike të Kosovës janë rajone gjeografike të Kosovës, përkatësist, njësi të vogla ekonomiko-shoqërore, të cilat u formuan historikisht në një territor të caktuar gjeografik. Këto krahina, megjithëse kanë një bazë etnike të përbashkët, si rrjedhim i kushteve të veçanta të jetës, i marrëdhënieve të veçanta ekonomiko shoqërore, i fateve të veçanta historike etj., krijuan në mes të tyre edhe nuanca të lehta gjuhësore, ndryshime të vogla traditash kulturore etj., që u shprehën edhe me ndërgjegje shoqërore dhe me emër të tyre të veçantë. [1]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në hapësirën e Kosovës gjatë shekujsh u formuan mjaft rajone ose krahina etnografike, si Rugova, Drenica, Hasi etj. Në përcaktimin e krahinave (rajoneve) etnografike kanë rëndësi të posaçme elementet etnografike, si: veshja, doket e zakonet, por edhe gjuha e disa elemente të tjera (antropologjike, psikologjike etj.). Edhe faktorët gjeografikë me rastin e përcaktimit të rajoneve etnografike luajnë një rol të rëndësishëm. Madje, shpeshherë një tërësi etnografike është njëkohësisht edhe tërësi gjeografike, e përcaktuar para së gjithash me karakteristikat e relievit dhe të pozitës gjeografike në përgjithësi. Republika e Kosovës ndahet në dy regjione kryesore, në Rrafshin e Kosovës në lindje dhe në Rrafshin e Dukagjinit në perëndim. Rajone gjithashtu të mëdha, por më të vogla se këto janë Drenica (ndërmjet Rrafshit të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit) dhe Anamorava (ndërmjet Rrafshit të Kosovës e Luginës së Preshevës). Në periferinë e këtyre rajoneve kryesore ndodhen shumë krahina më të vogla, që së bashku quhen Kosovë, sipas krahinës më të madhe e më të njohur midis të gjitha të tjerave.[1] [2] Ndarja regjional e Kosoves: Kosova ne aspektin gjeografik ndahet ne dy regjione ( teresi ) te medha ( makroregjione ) : Rrafshi i Dukagjinit ne perendim, Fuasha e Kosoves ne lindje . Keto dy teresi te medha pastaj ndahen ne kater mezoregjione : 1. Rrafshi i Dukagjinit ne perendim; 2. Drenica ne qender,; 3. Fusha e Kosoves ne lindje; 4. Anamorava ne juglindje. Secili nga keto mezoregjione qe nderthurin ne shumicen e ratsve te njetat veqori gjeografike dhe etnografike pastaj ndahet ne regjione me te vogla ( krahina, treva ). Rrafshi i Dukagjinit perfshine pjesen kryesore te pellgut te Drnit te bardhe mes Bjeshkeve te Nemuna ne veri-perendim , maleve te ulta te Llapushes dhe Drenices ne lindje dhe maleve te Sharrit ne jug. Ky mezoregjion ne pellgun verior ( Regjioni i Pejes ) perfshine ne vete keto krahina: 1. Rugova - ne pellgun e siperm te Lumbardhit te Pejes mes maleve te Haljes, Rusolise, e Gurit te Kuq; Kjo krahine ne aspektin etnografik bene pjese ne trevat e Malesise se madhe. 2. Podguri i Pejes ( Anamali i Pejes )- perreth mave te Rusolise, Moknes dhe meleve te Thata deri ne bregoret qe ndajne kete zone me Lugun e Drinit dhe lumin Kujavq. Kjo zone graviton ne qytezen e Burimit dhe Pejes. 3. Lugu i Drinit - grumbulli fshatrave ne te dy anet e siperme te Drinit te Bardhe deri ne qytezen e Klines. Keto fshatra gravitojne ne qytetin e Pejes , Burimit dhe Klines. 4. Lugu i Leshanit - pergjate rrjedhes se poshtme te Lumbardhit te Pejes nga Peja deri ne venderdhjen e ketij lumi ne Drinin e bardhe. Keto fshatra gravitojne ne qytetin e Pejes dhe te Klines. 5. Lugu i Baranit - ne pjesen e poshtme te Lumbardhit te Deqanit deri ne venderdhjen e ketij lumi ne Drinin e bardhe. keto fshtra gravitojne ne qytetin e Pejes. 6. Dushkaja - grumbulli i fshatrave mes Lumbardhit te Deqanit, Drinit te bardhe , Erenikut , deri tek Suka e Hereqit. Keto fshtra gravitojne ne qytetin e Gjakoves dhe Deqanit. 7. Reka e mire - nga lumi Erenik pergjate maleve te Junikut, Strellcit deri ne qytetin e Pejes. Keto fshatra te kesaj treve Gravitojne ne qytete e Gjakoves, Deqanit dhe Pejes. 8. Reka e keqe - grumbulli i fshatrave nga rrezet e maleve te Junikut dhe Koshares, pergjate lumit Erenik deri qytetin e Gjakoves. Fshtrat e kesaj treve gravitojne ne qytetin e Gjakoves. 9. Lugu i Carragojes - eshte nje treve me ngushte mes Rekes se keqe dhe Rekes se mire, te cilat gravitojne ne qytetine Gjakoves. 10. Vokshi - grumbulli i fshatrave mbi Reken e keqe, Rekes e mire deri ne malet e Junikut. Te gjitha keto krahina se bashku perbejne treven qe ne populle nihet si Dukagjini.
Pellgu jugor i Drinit te bardhe ( Regjioni i Prizrenit ): 1. Anadrinia ( Podrimja ) - grumbulli i fshatrave mes te Drinit te bardhe nga Guri i zi deri ne vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze ne lindje , lumit Toplluha dhe deri ne qytetin e Prizrenit. Kjo krahine i ka tri teresi me te vogla : Bajrakune Polluzhes, Podrimja qendrore dhe Fshatrat e fushes se Prizrenit. keto fshtra gravitojne ne Rahovec, Prizren dhe Suhareke. 2. Hasi - grumbulli i fshtrave nen malet e Pashtrikut mes lumit Erenik, Drinit te bardhe dhe lumit dhe qafes se Zogjave. Treva e Hasit ndahet ne dy teresi me te vogla : Hasi i thate ( i gurit ) dhe Hasi i bute . Grumbulli i fshatrave te Hasit gravitojne ne qytetin e Prizrenit, Gjakoves,Krumes dhe Kukesit. 3. Anamali i Prizrenit ( Podguri i Prizrenit ) - Kjo treve perfshin fshtrat pergjate rrezes se vargmaleve te Sharrit nga Prizreni( Kabashit, Dellovcit dhe Grejqevcit) deri ne Qafe te Duhles. keto fshtra gravitojne ne qytetete Prizrenit dhe Suharekes. 4. Vrrini - grumbulli i fshtrave mes Prizrenit, maleve te Sharrit dhe Drinit te bardhe deri ne qafe te Zhurit. 5. Luma - grumbulli i fshtrave mes maleve te Sharrit ( Koritnik, Gjallice ), Drinit te Zi dhe Drinit te bardhe. keto fshtra gravitojne kryesisht ne qytetin e Prizrenit dhe te Kukesit. ne territorin e Kosoves pjese te kesaj treve jane Zhuri, Dobrushti, Shkoza dhe Vermica. 6. Opoja - grumbulli i fshtrave ne mes te maleve te Cvilenit, Koritnikut dhe atyre te Sharrit . Keto fshatra gravitojne ne qytezen e Dragashit. 7. Gora - fshatrat mes Koritnikut, Rudokes dhe maleve te Sharrit. keto fshatra gravitojne ne qytezen e Dragashit. 8. Zhupa - grumbulli i fshtrave ne pjesen e siperme te Lumbardhit te Prizrenit, mes maleve Oshllak, Cvilen dhe maleve te Sharrit. Keto fshatra gravitojne ne Prizren.
Mezoregjioni i Drenices: Ky regjion ze pjesen qendrore kodrinoro-malore te Kosoves mes Rrafshit te Dukagjinit dhe Fushes se Kosoves. Ky regjion ndahet ne dy teresi te medha ne treven e Drenices dhe ate te Llapushes te peraferta nga aspekti gjeografik dhe etnografik: 1. Drenica - kufizohet ne veri nga lumi Kujavq, Malet e Thata, ne lindje vargmalet e Qyqavices, Goleshit dhe Blinajes deri ne Gryken e Carraleves jug. Ne kufirin e formojne perendim vargmalet Carraleve- Berishe- Kosmaq dhe Kerrnine . Kjo teresi ndahet ne dy teresi me te vogla : Drenicen veriore ( Drenica e kuqe ) dhe Drenicen e siperme ( Drenica e pashes ). Grumbulli i ketyre fshatrave gravitojne ne qytezat Skenderaj, Drenas dhe Lipjan. 2. Llapusha (Perkorupa , Llapushniku ) - Shtrihet mes trevave te Dukagjinit ne perendim dhe Drenices ne lindje. Ne veri nga lumi Kujavq dhe malet e ulta te Kerrnines, ne lindje vargmalet : Kasmaq-Berishe-Carraleve ndajne nga Drenica, ne jug malet e Biraqes nga Podguri i Prizrenit dhe ne perendim vargmalet : Drini i bardhe,vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze me Anadrinine. Keto fshatra gravitojne ne qytezat e Malisheves, Klines, Suharekes dhe Rahovecit . Kjo treve ndahet ne tri teresi me te vogla : Llapusha veriore, Llapusha qendrore dhe Bajraku i Ostrozubit.
Krahinat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrafshi i Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fusha e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fusha e Kosovës është një rrafshinë tektonike, e cila shtrihet midis maleve të Kopaonikut dhe Rogoznës në veri dhe maleve të Sharrit e të Maleve të Karadakut në jug. Është vështirë të përcaktohen kufijtë e saktë të Fushës së Kosovës,sepse kjo zonë fushore me disa lugina dhe zona të tjera gjithashtu fushore,ndërmjet të cilave nuk ekzistojnë male më të dalluara, të cilat zakonisht merren si kufi ndërmjet krahinave të ndryshme. As në popull nuk mundë të dëgjohet një përcaktim i sigurtë i kësaj krahine. Fusha e Kosovës është e gjatë më se 80 km. dhe e gjerë rreth 30 km.,me një sipërfaqe rreth 950 km2. Qendrat kryesore e kësaj krahine etnografike janë Prishtina, Mitrovica, Ferizaji, Lipjani dhe Vushtrria.[3][4]
Drenica
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Drenica përfshin një teritor kodrinor ndërmjet Fushës së Kosovës, në lindje, maleve të Caralevës në jug, malit Mokna në veri dhe Rrafshit të Dukagjinit në prendim. Këtu përfshihen rreth 80 fshatra më 110,000 banorë. Drenica ndahet në dy pjesë: Drenica e Epërme, në veri,që quhet edhe "Drenicë e Kuqe", dhe në Drenicën e poshtme, në jug (Drenica e Pashës). Nga aspekti etnografik nuk dallohet shumë nga Fusha e Kosovës. Në disa fshatra arkitektura popullore ka shumë elemente të përbashkëta me atë të Rrafshit të Dukagjinit, sidomos përsa i përket shtëpisë së tipit kullë. Në Drenicë ka shumë fise, por më të përhapura janë fiset Berishë, Gash, Shalë, Krasniqe, Thaç etj.[3][4]
Llapi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llapi ndodhet në luginën e lumit Llap, në veri të Prishtinës, duke filluar diku rreth fshatit Besi e deri në qafën e Prepollcit në veri. Kryeqendra e Llapit është lokaliteti Podujevë.
Morava
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anamorava ose Morava është një krahinë mjaft e madhe, në lindje të Fushës së Kosovës dhe në veri të Karadakut. Kjo është një zonë fushore kodrinore në pellgun e lumit Morava ë Binçës. Gjilani është kryeqendra e kësaj zone. Në drejtim të lindjes, Morava shtrihet deri afër Bujanovcit, ndërsa në veri,kufizohet me krahinën etnografike të Gollakut. Tani "Anamorava" përfshinë 3 komunë më rreth 180,000 banorë. Në Rajonin e Gjilanit tani përfshihen edhe fshatrat e Karadakut dhe të Gollakut. Anamorava ndahet ne dy nënkrahina, Morava e Epërme dhe Morava e Poshtme.[3][4]
Karadaku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karadaku i njohur edhe si Karadaku i Shkupit, është një krahinë malore që shtrihet në 3 shtete, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Kjo krahinë shtrihet në formë vargmalesh nga Grykës së Kaçanikut ne lindje, deri në Preshevë ne perendim. Këtu popullsia është e përzjer, po më tëpër ka shqiptarë. Vendbanimet më të njohur janë Vitia, Zhegra, Presheva, Kumanova, Sllupçani, Haraçina, Likova etj.[3][4]
Gollaku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gollaku shtrihet në veri të Moravës. Ky është një zonë kodrinore, një krahinë etnografike e madhe dhe mjaft e diferencuar, më tepër nga relievi se sa nga faktorë të tjerë. Në këngët popullore,Gollaku quhet edhe Gallap.[3]
Shala e Bajgorës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shala e Bajgores është një krahinë etnografike e përcaktuar si e tillë nga pikëpamja gjeografike. Kjo shtrihet ndërmjet Llapit e Mitrovicës, në shpatet e malit Kopaonik dhe rrëzë tij. Këtu janë rreth 40 fshatra kryesisht të fisit shalë. Fshatrat më të njohur janë Bajgora, Kaçanolli etj.[4]
Artakolli i Çyçavicës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artakolli i Çyçavicës i njohur ndryshe edhe si Artakolli i Vushtrrisë apo Rrezja e Çyçavicës është një krahinë kodrinoro malore. Kufiri Jugor i Artakollit, është Guri i Plakës te Grabovci, përkatësisht rruga hekurudhore Prishtinë - Pejë, kurse kufiri Verior është te Vaganica. Kufiri Perëndimor i Artakollit është kurrizi i Çyçavices, i cili e ndan Artakollin nga Drenica kurse kufiri lindor është lumi Sitnicë. Krahina e Artakollit ka rreth 30 fshatra, me popullsi kryesisht shqiptare.
Siriniqi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Siriniqi është një krahinë e vogël etnografike, në luginën e ngushtë të rrjedhjes së sipërme të Lepenicit, rrëzë maleve të Sharrit (me 15 fshatra). Popullsia është serbe dhe shqiptare. Fshati më i njohur në Siriniq është Shtërpca, afër të cilit ndodhet pushimorja e njohur Brezovicë.[4]
Kolloshini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kolloshini është krahinë e vogël etnografike në luginën e gushtë të Ibrit,në veri të Mitrovicës. Shumica e Banorëve kan popullsi serbe, te cillet ka ardhur këtu gjatë shek. XVIII e XIX nga Koloshini i Malit të Zi, pastaj nga rrethinat e Plavës dhe të Gucisë. Në fshatrat shqiptare,ose të përziera, ka banorë të fisit Hot, Kelmend etj. Shumë banorë të kësaj krahine janë shpërngulur në Mitrovicë.[4]
Malësia e Zhegocit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krahina etnografike e Malësisë së Zhegocit, është një krahinë e ndërmjetme etnografike tipike, e cila shtrihet në mes të tri krahinave etnografike të Rrafshit të Kosovës: Moravës, Gollakut dhe Fushës së Kosovës. Kjo krahinë etnografike e Kosovës, deri më tani dhe për çudi, nuk është konsideruar krahinë në vete, por në anën tjetër fshatrat e kësaj krahine, nuk janë përfshirë në krahinat e tjera etnografike. Edhe kjo zonë etnografike, nuk është e përfshirë as në studimin e Mark Krasniqit, si zonë e veçantë etnografike edhe pse në mënyrë të tërthortë i përmend Malet e Zhegocit. Dhe kështu sa herë, që është shkruar për krahinat përreth vendbanimet e këtyre maleve nuk janë përmendur, apo edhe janë lënë anash fshatrat e kësaj zone etnografike, të papërfshira në krahinat tjera etnografike.[3]
Gryka e Kacanikut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gryka e Kaçanikut, që në fakt si nënndarje e krahinës së Fushës së Kosovës, përsëri ndahet në dy nënndarje edhe më të vogla etnografike, dhe si kufi ndarës merret lumi Lepenc. Kështu në këtë mënyrë fshatrat, që shtrihen në anën perendimore të Lepencit, të cilat shtrihen në shpatijet e maleve të Sharrit, përpos lumit, kanë edhe specifika të tjera gjeografike dhe kulturore, që e dallojnë këtë nënndarje nga ana lindore e Lepencit. Banorët e fshatrave të Kaçanikut, që shtrihen në rrjedhën perendimore të Lepencit e deri në kufi me Maqedoninë dhe krahinën e Siriniqit, mendojnë se nuk janë pjesë e krahinës etnografike të Fushës së Kosovës. Në përgjithësi mendojnë se e folmja e tyre ndryshon nga e folmja e fshatrave të anës lindore të rrjedhës së Lepencit, siç janë fshatrat: Begracë, Kaçanik i vjetër, Stagovë, Runjevë, Kaçanik, Llanishtë, Gjurgjedell, Drenogllavë, Nikoc dhe Korbliq, që bëjnë pjesë në krahinën etnografike të Karadakut edhe pse me territor i takon Komunës së Kaçanikut.[3]
Hashania
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hashania është krahinë e vogël që përmban 9 fshatra kodrinoro-malore. Hashania shtrihet mes dy shtete (Kosovë dhe Serbi) dhe sa i përket relievit, klimës, lartësisë mbidetare dhe bimësisë, është shumë e ngjashme me krahinën e Gallapit.
Carraleva
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Carraleva ose Gryka e Carralevës është një trevë e vogël kodrinoro malore e Kosovës. Për nga pozita gjeografike, është e ngjajshme me Grykën e Kaçanikut sepse, edhe fshatrat e kësaj krahine të vogël etnografike, shtrihen përgjatë Grykës së Caralevës dhe në shpatet e këtyre maleve.[4][3]
Obicë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Obica është një krahinë e vogël kodrinoro malore, qe përfshin një numër të madh të fshatrave të Komunës së Ferizajt, dhe të Shtimes, të cilat kryesisht shtrihen në shpatijet e maleve. Banorët e Obicës në të kaluarën marrëdhëniet martesore më shumë kanë pasë me fshatrat e Podgurit të Prizrenit, Grykës së Caralevës dhe të Siriniqit. Për këtë krahinë flet edhe Mark Krasniqi, i cili shkruan se "një numër fshatrash ndërmjet Kaçanikut e Ferizajt, dhe rrëzë maleve të Sharrit nga perëndimi quhen me një emër të përbashkët Obicë."[3]
Rrafshi i Dukagjinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rugova është një krahinë e vogël në Grykën e Rugovës, në Alpet Shqiptare, në prendim të Pejës, me 13 fshatra me 400 shtëpi (reth 3500 banorë,të gjithë të fisit kelmend). Rugova dallohet nga krahinat e tjera nga aspekti etnografik, në çdo pikëpamje – në mënyrën e jetesës të cilën e imponon natyra e ashpër e Alpeve Shqiptare, me organizimin fisnor, me kostumet popullore, ku vend të posaçëm zë shalli karakteristik i rugovasve,prej pëlhure të hollë, i cili është shumë i gjatë e lidhet rreth kokës dhe nën mjekër. Nga kushtet e vështira ekonomike etj., popullsia e Rugovës në kohët e fundit gradualisht u shpërngul në Rrafshin e Dukagjinit.[5]
Reka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reka fillon nga Bistrica e Deçanit dhe qyteti Deçan, përfshinë fshatrat rrëzë Bjeshkëve të Nemuna e kufirit shtetëror deri në Gjakovë–Deçan. Me fjalë të thera, Reka përfshin një numër të madh fshatrash që ndodhen nepërmjet Deçanit, Isniqit e Bjeshkëve të Nemuna në prendim, dhe Gjakovës në lindje, ndërmjet Dushkajës në veri dhe kufirit Kosovaro–Shqiptar në jug. Brenda kësaj krahine dallohen disa zona më të vogla: Reka e Mirë, Reka e Keqe, Reka e Dushkajës, Vokshi etj.[5]
Dushkaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dushkaja është një krahinë etnografike kodrinore nepërmjet Lugut të Baranit në veri, Drinit të Bardhë në lindje, fshatrave Bec, Janosh e Palabardh në jug dhe Razniq e Ratishë në prendim.[5]
Lugu i Drinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lugu i Drinit fillon prej fshatit Ozdrim, afër Llixhës së Pejës, nga të dy anët e Drinit të Bardhë ,deri në lokalitetin Klinë në lindje.[5]
Lugu i Leshanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lugu i Leshanit shtrihet në luginën e Bistricës së Pejës, duke filluar nga fshati Zahaq në prendim e deri në derdhjen e saj ne Drin në lindje. Në pjesën qëndrore ndodhet fshati Leshan.[5]
Lugu i Baranit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lugu i Baranit shtrihet gjatë Bistricës së Deçanit prej fashatit Lumabardh në prendim deri në derdhjen e Bistricës në Dri afër fshatit Kpuz në lindje. Emrin e ka marr sipas fshatit Baran.[5]
Hasi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hasi shtrihet në viset kodrinore rrëzë Pashtrikut, në anën e djathtë të Drinit, prej Gjakovë deri në kufirin shtetëror te fshati Gorozhup. Ky është një vend shkëmbor, prandaj shumë hasjanë janë shpërngulur në Rahovec e vise të tjera. Hasi ka rreth 40 fshatra thjeshtë shqiptare.[5]
Anadrini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anadrinia ose Podrimja është hapësirë rreth Drinit të Bardhë te Rahovecit dhe Prizrenit. Anadrinia në perëndim kufizohet me krahinen e Dushkajës, kurse në lindje me Llapushën Perëndimore. "Anadrini" shtrihet kryesisht në Komunen e Rahovecit dhe pjesa tjetër në atë të Prizrenit.[5]
Llapusha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llapusha ose Prekorupa shtrihet në një zonë kodrinore, në anën e majtë të Drinit të Bardhë, duke filluar nga lokaliteti Klinë, kufizohet me Drenicën me veriun dhe lindjen, dhe me Anadrinin në jug. Lugina e lumit Mirushë është pjesa fushore e Llapushës. Kjo është një krahinë e vogel etnografike, e cila mban karakteristikat kryesore të Drenicës, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe nga ai etnografik.[5]
Podguri i Pejës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Podguri i Pejës shtrihet në veri të Rrafshit të Dukagjinit, rrëzë Zhlebit e Moknës, prej burimit të Drinit të Bardhë afër fshatit Radavec në prendim deri në fshatin Runik në lindje, ndërsa nga jugu kufizohet me lugun e Drinit.[5]
Podguri i Prizrenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Podguri i Prizrenit përfshin rreth 25 fshatra prej fushës së Prizrenit deri në Qafen e Duhlës. Shumica e popusllsisë janë Shqiptar të fiseve Berishë, Gash dhe Krasniqe pastaj ka edhe Bytyç, Elshan, Kastrat, Morinë, Mazrek etj.[5]
Gora
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gora është krahinë malore në shpatet e Koritnikut e maleve të Sharrit, përmbi Prizrenit me rreth 20 fshatra, me popullsi më tepër sllave e më pak shqiptare.[5]
Opoja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Opoja shtrihet gjithashtu në viset malore rrëzë Koritnikut e maleve të Sharrit. Kjo është një pllajë ndërmjet Gorës e Prizrenit me rreth 20 fshatra (të gjitha shqiptare), të cilat ndodhen në një lartësi mesatare mbidetare prej 1170 metra.[5]
Srecka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Srecka është një krahinë e vogël etnografike në luginën e ngushtë të rrjedhës së sipërme të Bistricës së Prizrenit, rrëzë maleve të Sharrit e na shpatet e tyre, me popullsi serbe, boshnjake dhe shqiptare.[5]
Lista e krahinave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Anadrini (Përdrini - Podrima)
- Anamorava
- Artakolli i Çyçavicës
- Drenica
- Gryka e Carralevës
- Rrafshi i Dukagjinit
- Dushkaja
- Gollaku (Gallapi)
- Gora
- Gryka e Kaçanikut
- Hasi
- Hashania
- Koloshini i Ibrit
- Krahina e Llapit
- Llapusha (Prekorupa)
- Lugu i Baranit
- Lugu i Drinit
- Lugu i Leshanit
- Luma
- Bjeshkët e Sharrit
- Karadaku
- Opoja
- Podguri i Pejës
- Podguri i Prizrenit
- Reka e Gjakovës
- Rrafshi i Kosovës
- Rugova
- Shala e Bajgorës
- Siriniqi
- Srecka
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komunat e Kosovës
- Lista e komunave në Kosovë
- Rajonet administrative të Kosovës
- Lista e vendbanimeve në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 867. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ https://floripress.blogspot.com/2011/03/krahinat-etnografike-te-kosoves.html
- ^ a b c d e f g h i "Nexhat Cocaj". Google Docs. Marrë më 2024-03-21.
- ^ a b c d e f g h "KRAHINAT ETNOGRAFIKE TË KOSOVËS". naki.albanianforum.net (në anglisht). Marrë më 2024-03-21.
- ^ a b c d e f g h i j k l m n "KRAHINAT ETNOGRAFIKE TË KOSOVËS". naki.albanianforum.net (në anglisht). Marrë më 2024-03-21.