Jump to content

Artana

Coordinates: 42°36′N 21°26′E / 42.600°N 21.433°E / 42.600; 21.433
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Novobërdë)

42°36′N 21°26′E / 42.600°N 21.433°E / 42.600; 21.433

Artana
Ново Брдо
Novo Brdo
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej9.729
{{{postal_code_type}}}
16000
Faqja zyrtareKK Novo Berde

Artana ose Novobërda (Artanë ose Novobërdë, serbisht: Ново Брдо Novo Brdo; në dokumentet Latine e shkruar si Novaberd, Novus Mons ose Novamonte; dhe në minierat Saksone dokumentohet si Nyeuberghe) është qytezë në pjesën lindore të Kosovës. Artana apo Novobërda është përmendur në dokumentet historike më herët se në vitin 1326. Se pari është përfshirë se bashku me pjesët tjera te Kosovës, brenda Mbretërisë se parë Bullgare. Shkrimtari i famshëm Bullgar i mesjetës Vladislav Grammarian ka lindur aty ndërmjet viteve 1410 dhe 1415.

Kalaja e Artanës

Novobërda ka qene qendër kryesore ne atë kohe, me Fortesë të madhe mesjetare të ngritur ne maje te një vullkani të shuar në formë koni, pjesët e mbetura te se cilës mund te vizitohen edhe sot, dhe pjesa për banim qe shtrihen gjithandej. Ne murin e jashtëm të kalasë shihet një kryq i madhe, i ndërtuar në gurë. Kalaja, apo fortesa, mendohet qe daton qysh nga Perandoria Bizantine.

Popullsia numrin e madhe mendohet ta ketë kaluar mbi 10,000 njerëz. Aty kanë qene minierat dhe furrat e shkrirjes për xeheve si hekur, plumb, ari dhe argjendi. Argjendi i Novobërdës ka qen i njohur me një përzierje të argjendit me 1/6-1/3 ari. Me 1450 minierat e Novobërdës prodhonin 6,000 kg argjend për një vit. Fortesa u rrethua nga Osmanët për rreth 40 dite, dhe kapitulloi dhe u okupua prej Osmaneve në qershor 1455.

Novobërda dhe zonat përreth u futen nen udhëheqje fetare te Kryepeshkopisë Bullgare te Ohrit. Me 1572 aktet e paligjshme të Bullgareve u shtuan dhe e bene zonën mjafte te rrezikshme për Osmanët kështu që Mehmed Bej nga Kyustendili urdhëroi vendosjen e disa Spahive lokal ndërmjet Vrajës dhe Novobërdës kundër rebeleve.

Gjatë fillimit te shekullit 20, popullsia e Novobërdës ishte pakësuar, si pasojë e lëvizjes së shumicës së banoreve në zonat me qasje me te lehte në rrethin e Gjilanit.

Neueberg-u ose Artana e sotme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Novobërda, ose Artana eshte vendbanim në pjesën lindore të Kosovës. Novobërda (në dokumentet Latine e shkruar si Novaberd, Novus Mons ose Novamonte; dhe në minierat Saksone dokumentohet si Nyeuberghe) është përmendur në dokumentet historike më herët se në vitin 1326. Se pari është përfshirë se bashku me pjesët tjera te Kosovës, brenda Mbretërisë se parë Bullgare[1]. Kalaja - (Kalaja e Artanës) ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë. Princi serb Lazari ishte kosovar nga Prilepac=Përlepnica afer Neueberg-u/Novoberdes. Nyeuberghe. Kalaja e Novobërdës asht ngritun gjatë viteve të hershme të mbretërimit të mbretit Stephen Uroš II Milutin të Serbisë (r 1282-1321) dhe u bë një nga vendbanimet më të rëndësishme të minatorëve Sakson (ata e quanin Novo Brdo Nyeuberghe)[2]. Novo Brdo njihej edhe si Vendi i Saksëve (serbisht: Сашко местo). Veprimtaria e rëndësishme minerare në Novo Brdo filloi në gjysmën e parë të shekullit të 13-të, gjatë sundimit të mbretit serb Stefan Vladisllav (1233-1243), i cili kishte sjellë inxhinieret e minierave dhe minatorët sakson në Serbi...Novobërdë(mbretit serb Stefan Vladisllav (1233-1243) Quhej edhe si Nowobordo, Nowebordo, Novus Mons, Novomonte, Monte Novo, Novaberde, Νοβόπριδον. Sipas burimeve të deritanishme, Novobërda për herë të parë me këtë emër përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. Kalaja e Nyeuberghe ishte e famshme për argjendin e saj. Së bashku me kështjellat Prizrenas, 12 kilometra (7.5 mile) në jugperëndim dhe Prilepac (Përlepnica 13 kolometra (8.1 mi) në juglindje, të cilat ruajnë rrugët hyrëse në fortesë, Novo Brdo ndihmoi në formimin e një kompleksi mbrojtës per minerat fitimprurëse. Novo Brdo ishte në kulmin e saj gjatë Despotatit të Serbisë (1402-1459), kur ishte zona më e rëndësishme e minierave dhe qyteti i dytë më i rëndësishëm në Serbi. Një numër i konsiderueshëm i minatorëve saksone dhe një koloni e madhe tregtare e Raguzës jetonin brenda qytetit, i cili ishte sunduar nga një vojvoda, por edhe një guvernator (kefalija), sepse ishte selia e një njësie administrative të Despotatit.[3] Historiani Oliver Jens Schmitt bazohet në nji dokument nga arkivat e Raguzes (Dubrovniku i sotshem) qe flet per nji pagesë në emen të Gjergj Kastriotit, i cili me gjasë kishte bujtë në Neueberg (pasi që kishte kalu nepër Janjevë) mes viteve 1445-1455, ku kishte vajtur për të marrë ose kthye borxhe.

Kështjella e Artanës

Kjo komunë shtrihet rreth koordinantave gjeografike: 42° 63 V dhe 21° 26 L. Novobërda apo Artana është nje komune e mesme rurale që ndodhet në Juglindje të Prishtinës.Komuna përbehet nga 24 zona kadastrale apo 33 fshatra.

  1. Pasjak
  2. Parallov
  3. Llabjan
  4. Prekovc
  5. Stanishor

Etj

Mungesa e infrastruktures bazë dhe me mundësi të pakta punësimi e radhisin në një nga komunat më të varfëra të Kosovës.

Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Të tjerë  % Total
1991 regj. 5,802 67.8 2,676 31.3 75 0.9 8,553
1998 2,158 43.9 2,680 54.4 86 1.7 4,924
2011 3,524 33.5 6,122 59.4 83 1.2 9,729
Burimi:Për regjisrimn 1991 shifrat janë nga Federal Republic of Yugoslavia Institute of Statistics (Vini Re!Regjistrimi ka qenë i ndikuar nga politika dhe nuk jepë shifra reale); Për 1998 shifrat janë nga Kosovo Village List, GIS Unit, UNHCR Field Office Prishtinë/Priština, UNMIK Gjilan/Gnjilane, gusht 2003 (UN-official).Ndersa sipas rezultateve zyrtare te vitit 2011 komuna ka 9729 banor.
Ref: OSCE

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Grammarian, Vladislav. "Shkrimtari i famshëm Bullgar i mesjetës Vladislav Grammarian ka lindur aty ndërmjet viteve 1410 dhe 1415". {{cite news}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ mbretit Stephen, Uroš II Milutin (18 gusht 2017). Novo Berdo. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Revista Iliria


Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj