Jump to content

Rrethi i Kolonjës

Coordinates: 40°18′N 20°38′E / 40.300°N 20.633°E / 40.300; 20.633
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rrethi Kolonja)

40°18′N 20°38′E / 40.300°N 20.633°E / 40.300; 20.633

link={{{të çon}}}

Rrethi i Kolonjës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Korçës. Rrethi i Kolonjës ka rreth 11074 banorë (sipas 2011), një sipërfaqe prej 805 km² dhe kryeqendër Ersekën.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolonja shtrihet në pjesen Juglindore të Shqipërisë, bën pjesë si njësi fiziko-gjeografike në krahinën malore qëndrore, pjesa jugore. Erseka është kryeqëndra e rrethit të Kolonjës.

Gropa e Kolonjës shtrihet në këto koordinata gjeografike: lindje 20 47' 3"; perëndim 20 27' 30"; veri 40 29' 30"; jug 40 5' 0" dhe ka lartësi rreth 1100 m mbi nivelin e detit. Në lindje të saj ndodhet mali i Gramozit me një lartesi prej 2523 m mbi nivelin e detit. Në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Pragu i Qarrit e ndan këtë Gropë nga Fushgropa e Korçës, dhe në jug të saj shtrihet Malësia e Leshnjes-Barmashit dhe malit Radom.

Kjo Gropë përshkohet nga një sërë përenjsh të cilat përmblidhen në pellgun ujëmbledhes të Osumit, kemi përroin e Kozelit, Skorovotit, Starjes, Taçit e Prodanit dhe një sërë rrymash uji më të vogla me karakter stinor të aktivitetit të tyre. Gropa e Kolonjës është njësia fiziko - gjeografike më e rëndesishme për këtë zonë. Këtu jeton pjesa më e madhe e popullsise së këtij rrethi.

Lumi i Osumit i kalon tërthor Gropës në pjesën perëndimore të saj. Në këtë Gropë është vendosur dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam si dhe shume vendbanime te hereshme ne forme kalash te shkateruara. Mali Gramoz Shërben si kufi ndarës i kësaj zone nga territori i Greqisë.

Rrëzë këtij mali janë vendosur një sërë fshatrash si Butka, Bezhanj, Mileci, Skorovoti, Kreshova, Starja, Rehova, Taçi, Prodani dhe Gjonçi. Në qendër të Pllajës së Kolonjës janë fshatrat Helmës, Qafëzez, Mollas, Shtikë, Qinam, Selenicë, Vodicë, Bejkovë, Psar, qyteti i Ersekës, Lëngëz, Gostivisht, Kodras, Kabash dhe Borovë. Në anën perendimore te saj ndodhen fshatrat Kagjinas, Novosele, Mesicke, Zharkanj, Luaras, Psar i zi, Blush, Boshanj dhe Qafzez. Rruga nacionale Korce-Erseke Leskovik-Tre Urat-Permet e pershkon Pllajen e Kolonjes nga veriu ne jug ne nje gjatesi prej 85 km prej Qafes se Qarit (kufi me gropen e Korces) e deri ne Tre Urat ose Çarçovë, qe eshte dhe kufiri me rrethin e Permetit. Por Kolonja ka ne perberjen e saj si rreth edhe krahina te tjera te rendesishme dhe historike si Zone te Dangellise me fshatrat Kurtes, Orgocke, Qinam, Radoviske; Zona e Shenmertirit me fshatrat Kaltanj, Qesarakë, Selenicë e pishës, Qytezë, Shënmërtir, Luaras, Blush, Boshanj; Zona e Piskalit me fshatrat Shijan, Goroshijan, Piskal, Vitisht, Gaduc, Polenë, Mbreshtan, Dermar, Rajan; Zona e Barmashit me fshatrat Barmash, Leshnjë, Shalës, Gërmenj, Podë, Sanjollas, Kamnik, Radimisht e Bënjëz; zona e Shqerisë me fshatrat Kovaçisht, Peshtan, Gjirokarë, Lashovë dhe Postenan si dhe zona e Leskovikut me fshatrat Radanj, Vrepcke, qyteti i Leskovikut, Cerckë, Radovë, Pobickë, Radat dhe Glinë.

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrethi i Kolonjës përbëhet nga 2 bashki dhe 6 komuna që janë:

Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë:

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Guida Turistike e Rrethit Kolonjë