Jump to content

Sebino Plaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sebino Plaku
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSebino Plaku
Datëlindja (1985-05-20) 20 maj 1985 (39 vjeç)
VendlindjaPukë, Shqipëri
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)
PozicioniSulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Partizani10(0)
2004Besëlidhja Lezhë (huazim)?(2)
2005Laçi5(0)
2005–2007Apolonia26+(15+)
2007Dinamo16(9)
2008Ham-Kam1(0)
2008Dinamo (huazim)16(8)
2009Dinamo13(10)
2010Tirana30(7)
2011Flamurtari16(7)
2011Kastrioti12(3)
2012–2013Skënderbeu37(13)
2013–2015Śląsk Wrocław29(1)
2015–Partizani?(?)
Karriera ndërkombëtare
2001Shqipëria U–173(0)
2003Shqipëria U–193(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 gusht 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 Maj 2015

Sebino Plaku (lindur më 20 Maj 1985Pukë) është një futbollist shqiptar i cili luan si sulmues.

Plaku u bashkua me akademinë e Partizanit si adoleshent dhe përfundimisht u ngjit në skuadrën e parë në sezonin 2003–04, ku ai zhvilloi gjashtë paraqitje në Kategorinë Superiore gjatë pjesës së parë të sezonit. Ai shënoi golin e parë me skuadrën më 11 tetor në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë kundër Fushë Mbreti që u mbyll me fitoren 6–0 të Partizanit. Ai shënoi edhe një gol tjetër në raundit e ardhshëm të kupës duke kontribuar në fitoren 6–1 kundër Kastriotit.

Në janar 2004, ai u huazua te BesëlidhjaKategorinë e Parë për pjesën e mbetur të sezonit me qëllim për të fituar sa më shumë ekspresiencë. Ai shënoi dy herë me skuadrën duke e ndihmuar ta mbyllë sezonin në një vend komod të dhjetë. Ai u rikthye te Partizani pas mbarimit të sezonit por nuk mundi dot të fitojë një vend titullari, duke zhvilluar vetëm katër paraqitje në pjesën e parë të sezonit 2004–05 duke bërë që të kalonte te KF Laçi, që luftonte për të qëndronte në elitë. Plaku zhvilloi pesë paraqitje atje me skuadrën që e mbylli sezonin në vendin e fundit duke rënë nga kategoria.

Ai u largua nga Laçi pas rënjes së këtyre të fundit nga kategoria dhe u bashkua me Apoloninë në Kategorinë e Parë para fillimit të sezonit 2005–06, ku ai shënoi nëntë gola në ligë duke ndihmuar skuadrën ta mbyllë në vendin e dytë dhe të arkivonte ngjitjen në Superligë. Ai gjithashtu shënoi dy herë në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë kundër Telepenës, duke arritur 11 gola sezonal.[1] Ai shënoi me penallti në ndeshjen e javës së parë të rikthimit të tij Kategorinë Superiore kundër ish skuadrës së tij Partizani, por skuadra e tij humbi 3–2. Ai shënoi 15 gola në ligë në 26 ndeshje, duke qënë golashënuesi i tretë më i mirë mbrapa Vioresin Sinanit dhe Daniel Xhafajt, por këto gola nuk evituan dot rënjen e klubit nga kategoria pasi Apolonia e mbylli në vendin e fundit.[2]

Plaku u largua nga Apolonia në fund të sezonit 2006–07 duke u bashkuar me Dinamon, ku ai fitoi Superkupën e Shqipërisë në debutimin e tij me skuadrën, ku ai hyri në fushën e lojës në minutën e 62të si zëvëndësuesi i Artion Poçit në fitoren 2–0 kundër Vllaznisë. Në kampionat ai gjeti sukses të menjëhershëm pasi shënoi gol që në javën e parë, duke shënoi me penallti kundër ish klubit të tij, këtë herë Besëlidhjes. Ai shënoi sërisht dy javë më vonë në suksesin 4–0 kundër Kastriotit dhe golin e fitores kundër Teutës një javë më vonë. Në ndeshjen e javës së fundit të fazës së parë, ai shënoi edhe në fitoren shkatërrimtare 7–0 kundër Skënderbeut, duke shënuar dy gola brënda shtatë minutave në një ndeshje ku kroati Pero Pejić shënoi plot katër herë.

Pas një pjese të parë të sezonit ku ai ishte shumë rezultativ, duke shënuar 9 gola në 16 ndeshje, ai kaloi te skuadra norvegjeze Ham-Kam për një shifër të pacaktuar në markaton dimërore në janar 2008.

Ai u la i lirë nga presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika më 19 korrik 2011, sëbashku me tre lojtarë kryesor si Daniel Xhafaj, Bledar Devolli and Julian Ahmataj.[3]

Më 7 janar 2012, Plaku u transferua te kampionët e Shqipërisë Skënderbeu për 10,000 .[4] Në debutimin në kampionat kundër ish skuadrës së tij Flamurtar më 31 janar, ai shënoi një gol në minutën e 82të duke kontribuar në fitoren 4–1.[5] Më 7 mars, ai shënoi golin e tij të dytë me klubin në barazimin 1–1 kundër Vllaznisë.[6] Tre ditë më vonë, në një ndeshje kundër Shkumbinit, ai shënoi dygolshin e parë me klubin duke i dhënë asaj fitoren 4–2.[7]

Përveç formës së mirë në kampionat, Plaku ishte një lojtar i rëndësishëm i Skënderbeut edhe në Kupën e Shqipërisë, duke shënuar sërisht në një ndeshje kundër Kastriotit më 4 prill.[8] Goli i tij i rradhës me Skënderbeun erdhi më 25 prill në fitoren 2–1 kundër Vllaznisë.[9] Vetëm katër ditë më vonë, ai mori kartonin e parë të kuq në karrierë në barazimin pa gola kundër Bylisit.[10]

Për sezonin 2012–13, ai shënoi golin e tij të parë europian në fitoren 1–0 kundër Debreceni VSCraundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve më 17 korrik 2012.[11] Ai luajti edhe në ndeshjen e kthimit të këtij raundi me Skënderbeun që u mposht me rezultatin 3–0, duke u eleminuar nga kompedicioni.

Më 30 qershor 2013, Plaku u transferua në Poloni ku firmosi me Śląsk WrocławEkstraklasa. Ai shënoi golin e tij të parë me klubin më 18 korrik duke kontribuar në suksesin 4–0 kundër RudarLigën e Europës.[12]

Plaku ka zhvilluar nga tre paraqitje respektivisht me kombëtaren U–17 dhe kombëtaren U–19, pa mundur të shënojë gol.

Partizani
Tirana
Skënderbeu
Flamurtari
  1. ^ Albania 2005/06
  2. ^ Albania 2006/07
  3. ^ Gjergji Stefa (19 korrik 2011). "Katër largime "big" në Vlorë!". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2011. Marrë më 19 korrik 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Tirana, largohet kosovari Arifi Skënderbeu "rigjen" Plakun". Sport Ekspres. 7 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2013. Marrë më 2 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "KF Skënderbeu vs. Flamurtari Vlora - 31 January 2012 - Soccerway". Soccerway. 31 janar 2011. Marrë më 2 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "KS Vllaznia vs. KF Skënderbeu - 7 March 2012 - Soccerway". Soccerway. 7 mars 2012. Marrë më 2 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Shkumbini Peqin vs. KF Skënderbeu - 10 March 2012 - Soccerway". Soccerway. 10 mars 2012. Marrë më 2 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "KF Skënderbeu vs. KS Kastrioti - 4 April 2012 - Soccerway". Soccerway. 4 prill 2012. Marrë më 2 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "KF Skënderbeu vs. Vllaznia Shkodër - 25 April 2012 - Soccerway". Soccerway. 25 prill 2012. Marrë më 7 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Bylis Ballsh vs. KF Skënderbeu - 29 April 2012 - Soccerway". Soccerway. Marrë më 7 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "KF Skënderbeu vs. Debreceni - 17 July 2012 - Soccerway". Soccerway. Marrë më 7 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Plaku shënon për Slaskun, Diferdanzhi thyen Utrehtin". Panorama Sport. Marrë më 19 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]