Jump to content

Çmimi i madh i Turqisë 2008

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga 2008 Çmimi i madh i Turqisë)
  F1 Turqia - 2008
Statistikat
Gara e 5 nga 18 në vitin 2008.
Qarku në parkun e Stambollit
Qarku në parkun e Stambollit
Data 11 maj, 2008
Vendi Istanbul Racing Circuit, Stamboll, Turqi
Drejtimi Drejtimi permanent i garimit
3.32 mi / 5.34 km
Distanca 58 xhiro, 192.56 mi / 309.72 km
Moti Pjesërisht me mjegull.
Pol pozita
Piloti Brazil Felipe Massa Ferrari
Koha 1:27.617
Xhiro më e shpejtë
Piloti Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari
Koha 1:26.506 (20)
Podiumi
I pari Brazil Felipe Massa Ferrari
I dyti Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren
I treti Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari

F1 Turqia për vitin 2008 ishte gara e pestë e kampionatit botërorë në Formula Një e organizuar nga FIA e që u mbajt nga 9 maji e gjer më 11 maj në Parkun e Stambollit në Stamboll, Turqi. Kjo garë u mbajt për herë të katërt në këtë vend.

Pas dy fitoreve një-dy të njëpasnjëshme, Ferrari arriti të udhëheqë me 12 ndaj ekipit BMW Sauber në garën e konstruktorëve, në anën tjetër piloti i po këtij ekipi Kimi Räikkönen arriti epërsi 9 pikëshe nfaj rivalit nga McLaren, Lewis Hamilton. Dy pilotët e ekipit italian Ferrari janë pilotët e vetëm të cilët kanë fituar garat e mbajtura në Stamboll edhe atë Räikkönen fitoi në vitin 2005 si pilot i ekipit McLaren, kurse garat tjera të mbajtura në vitin 2004, 2006, 2007 dhe 2008 i fitoi Felipe Massa.

Në garë u paraqitën vetëm 10 ekipe dhe 20 vetura për herë të parë që nga F1 Kina - 2005. Kjo ndodhi pasi ekipi japonez, Super Aguri, u detyrua të tërhiqet nga kampionati për shkakë të problemeve financiare.[1]

Pas tërheqjes së ekipit japonez, Super Aguri, u bënë ndryshime minimale në procedurën e kualifikimeve. Në sesionin e parë të kualifikimeve u vendos të eliminohen pesë veturat më të ngadalshme, duke mbetur 15 pilotë në sesionin e dytë, gjithashtu në sesionin e dytë do të eliminohen pesë vetura kështu që në sesionin e fundit do të mbetet numri i veturave si gjithmonë.

Piloti i Ferrarit, Felipe Massa, u kualifikua si i pari para pilotit të Meklarenit, Heikki Kovalainen, kurse kolegu i tijë Lewis Hamilton u radhit i treti. Kampioni botërorë dhe udhëheqësi në këtë sezon Räikkönen u kualifikua i katëri para pilotit të ekipit BMW Sauber, Robert Kubica dhe pilotit të Red Bullit, Mark Webber. Alonso, Trulli, Heidfeld dhe Coulthard ishin ata të cilët plotësuan dhjetë pilotët e sesionit të fundit.

Rubens Barrichello nga Honda u radhit i 12-ti në garën e tijë të 257-të, para kolegut të tijë Jenson Button. Nelson Piquet nga Renault nuk arriti të kalojë në sesionin e dytë. Denimi që iu dha pilotit Giancarlo Fisichellame tri pozita zhvendosje prapa e bëri atë të gjendej pas kolegut të tijë, Sutil, në pozitën e 20-të.

Lewis Hamilton që në fillim të garës tejkaloi kolegun e tijë, Heikki Kovalainen, dhe u pozicionua si i dyti. Kovalainen dhe Kimi Räikkönen u poqën me veturat e tyre në kthesën e parë ku Kovalainen pësoi dëmtime dhe u detyrua të paraqitet tek mekanikët, paraqitje e cila e pozicionoi prapa në kolonë. Räikkönen gjithashtu dëmtoi prahun e përparëm por ekipi vendosi që të mos paraqitet tek mekanikët. Sebastian Vettel gjithashtu pati dëmtim i cili e detyroi të paraqitet tek mekanikët. Giancarlo Fisichella u ndesh me Kazuki Nakajima në kthesën e parë dhe pësoi dëmtime nga të cilat u detyrua të largohet nga gara. Felipe Massa dhe Hamilton u larguan nga të tjerët dhe Hamilton mori pozitën e parë në xhiron e 23-të. Në xhiron e 24-të Sebastien Bourdais doli nga pista, në rërë, dhe u largua nga gara. Kovalainen tejkaloi Adrian Sutil, Sebastian Vettel, Nelson Piquet Jr., Rubens Barrichello dhe Timo Glock gjatë garës. Massa mori përsëri pozitën e parë dhe përfundoi i pari para Hamiltonit, kurse i treti u radhit Räikkönen.

Poz. Nr. Piloti Ekipi Pjesa 1 Pjesa 2 Pjesa 3 Lëvizje
1 2 Brazil Felipe Massa Ferrari 1:25.994 1:26.192 1:27.617 1
2 23 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:26.736 1:26.290 1:27.808 2
3 22 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:26.192 1:26.477 1:27.923 3
4 1 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 1:26.457 1:26.050 1:27.936 4
5 4 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 1:26.761 1:26.129 1:28.390 5
6 10 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 1:26.773 1:26.466 1:28.417 6
7 5 Spanja Fernando Alonso Renault 1:26.836 1:26.522 1:28.422 7
8 11 Italia Jarno Trulli Toyota 1:26.695 1:26.822 1:28.836 8
9 3 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 1:27.107 1:27.607 1:28.882 9
10 9 Britania e Madhe David Coulthard Red Bull-Renault 1:26.939 1:26.520 1:29.959 10
11 7 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 1:27.367 1:27.012 11
12 17 Brazil Rubens Barrichello Honda 1:27.355 1:27.219 12
13 16 Britania e Madhe Jenson Button Honda 1:27.428 1:27.298 13
14 15 Gjermania Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 1:27.442 1:27.412 14
15 12 Gjermania Timo Glock Toyota 1:26.614 1:27.806 15
16 8 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:27.547 16
17 6 Brazil Nelson Piquet Jr. Renault 1:27.568 17
18 14 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:27.621 18
19 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 1:27.807 20*
20 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Ferrari 1:28.325 19
  • Giancarlo Fisichella u dënua me 3 pozita zhvendosje për shkakë të daljes nga pjesa e mekanikëve gjatë kohës që ishte e hapur drita e kuqe gjatë ushtrimeve të ditë së Premte.[2]
Poz. Nr. Piloti Ekipi Xhiro Koha/Mbetja Lëvizje Pikë
1 2 Brazil Felipe Massa Ferrari 58 1:26:49.451 1 10
2 22 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 58 +3.779 3 8
3 1 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 58 +4.271 4 6
4 4 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 58 +21.945 5 5
5 3 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 58 +38.741 9 4
6 5 Spanja Fernando Alonso Renault 58 +53.724 7 3
7 10 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 58 +1:04.229 6 2
8 7 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 58 +1:11.406 11 1
9 9 Britania e Madhe David Coulthard Red Bull-Renault 58 +1:15.270 10
10 11 Italia Jarno Trulli Toyota 58 +1:16.344 8
11 16 Britania e Madhe Jenson Button Honda 57 +1 xhiro 13
12 23 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 57 +1 xhiro 2
13 12 Gjermania Timo Glock Toyota 57 +1 xhiro 15
14 17 Brazil Rubens Barrichello Honda 57 +1 xhiro 12
15 6 Brazil Nelson Piquet Jr. Renault 57 +1 xhiro 17
16 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Ferrari 57 +1 xhiro 19
17 15 Gjermania Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 57 +1 xhiro 14
Pilotët që nuk mbaruan garë
Ret 14 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 24 18
Ret 8 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1 16
Ret 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 0 20
  • Udhëheqësit e xhirove: Felipe Massa 42 (1–19, 22–23, 33–40, 46–58); Lewis Hamilton 11 (24–32, 44–45); Kimi Räikkönen 5 (20–21, 41–43)
  • Kjo ishte fitorja e tretë e pilotit Felipe Massa, të arritura në këtë garë dhe të gjitha nga pozita fillestare.
  • Kjo ishte e 257-të e brazilianit, Rubens Barrichello, duke u bërë piloti me më shumë gara të zhvilluara në Formula Një me një garë më shumë se Riccardo Patrese.
  • Kjo ishte gara e parë me përfundim për pilotin Sebastian Vettel.
  • Krahu i veturës së pilotit të Ferrarit, Kimi Räikkönen, u dëmtua në xhiron e parë, por u vendos që të mos ndërrohet.[3]
  1. ^ "Super Aguri withdraw from Formula One" (në anglisht). Autosport.com. 6 maj 2008. Marrë më 6 maj 2008.
  2. ^ "Fisichella gets three-place grid penalty" (në anglisht). Autosport.com. 9 maj 2008. Marrë më 9 maj 2008.
  3. ^ "Raikkonen welcomes third after tough day" (në anglisht). Autosport.com. 2008-05-11. Marrë më 2008-05-12.
  • Mark Hughes (gazetar); Jonathan Noble; Gary Anderson (2008). "Massa Attack". Autosport (në anglisht). 192 (7): 36–47. Marrë më 15 maj 2008.
FORMULA NJË PËR VITIN 2008
Garat Australi | Malajzi | Bahrain | Spanjë | Turqi | Monako | Kanada | Francë | Angli | Gjermani | Hungari | Evropë | Belgjikë| Itali | Singapur | Japoni | Kinë | Brazil
Pilotët Kimi Räikkönen | Lewis Hamilton | Robert Kubica | Felipe Massa | Nick Heidfeld | Heikki Kovalainen | Jarno Trulli | Mark Webber | Nico Rosberg | Fernando Alonso | Kazuki Nakajima | Jenson Button | Sébastien Bourdais | Timo Glock | David Coulthard | Giancarlo Fisichella | Rubens Barrichello | Nelson Piquet Jr. | Takuma Sato | Anthony Davidson | Adrian Sutil | Sebastian Vettel
Konstruktorët Ferrari | BMW Sauber | McLaren | Williams | Toyota | Red Bull | Renault | Honda | Toro Rosso | Force India | Super Aguri

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikinews [[n:Felipe Massa wins 2008 Turkish Grand Prix|Wikinews: Felipe Massa wins 2008 Turkish Grand Prix - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.]] – Lajme