Bojniku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bojnik
Бојник
Fshat
Vendndodhja
Bojnik is located in Serbia
Bojnik
Bojnik

Koordinatat: 43°0′51″N 21°43′5″E / 43.01417°N 21.71806°E / 43.01417; 21.71806

Administrimi
Shteti Flamuri Serbia
Qarku Jabllanicë
Komuna Bojnik
Sipërfaqja dhe popullsia
Lartësia 252 m (m.n.d.)
Të dhëna të tjera
Zona Kohore ZKEQ (UTC+1)
Verore OVEQ (UTC+2)
Koordinatat 43° 0′ 51″ Veri

21° 43′ 5″ Lindje

Bojnik (serbisht: Бојник/Bojnik) është qytezë dhe selia adminstrativ në komunën e Bojnikut, Serbi.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bojniku është nje vendbanim dhe qender e Komunes se Bojnikut. Komuna e Bojnikut ka nje sip. prej 264 km.2 dhe perbehet prej 38 vendbanimeve. Kufizohet me Komunen Zitorada ne veri,ne lindje kufizohet me Komunen e Leskovcit,me Komunen e Lebanes kufixohet ne jug ,ne jugperendim me komunen e Medvegjes dhe ne veri-perendim kufizohet me Prokuplen.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas regjistrimit të vitit 2002. ka pasur 3159 banor (sipas regjistrimit të vitit 1991. kishte 2825 banorë). Sipas regjistrimit te mbajtur ne vitin 2011 ne Serbi, Bojniku kishte 3099 banor shumica serb dhe nje pjese e vogel e romeve etj.,por pa ndonje banor shqiptar,qe prej debimit te tyre ne vitet 1877-1878,kurse se bashku me vendbanimet tjera Komuna e Bojnikut ka 11073 banor. Në vendbanimin Bojnik jetojnë 2321 banor të moshës madhore, dhe mosha mesatare është 34.9 vjet (34.7 për meshkuj dhe 35.0 për gratë).Fshati ka 912 ekonomi familjare, dhe numri mesatar i personave për familje është 3.46.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

E kaluara e këtij vendbanimi daton që nga parahistorija, edhe pse gjyrmët konkrete në sferën e kulturës materiale jenë që nga shekulli i 3-të e epokës sonë. Olga Zirojeviq shkruan: “ Ky vend në vitin 1516 u bë pronë e shpërblimit të pushtuesit ( timari). Ambasadori dhe albanologu Fon Han shkruan me 1858 se ky fshat i kishe 20 shtëpi shqiptare. Në kohën e turkut , kishte xhami. Mita Rakiq , në librin e tij :” Iz Nove Srbije ( Nga Serbia e Re)” tregon se Bojniku në vitin 1879 , menjëherë pas çlirimit nga shqiptarët (arbanasët) edhe pse “ i vendosur në një vend të bukur ishte një fshat i mjerë me disa kulme të mjera” . Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën, dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin, bukurija me shëmtinë, fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit, errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit.[1]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]