Daniele Padelli
Padelli me Italinë në 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 25 tetor 1985 (39 vjeç) | ||
Vendlindja | Lecco, Itali | ||
Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in)[1] | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 27 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2002 | Lecco | ||
2002–2004 | Como | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2004 | Como | 0 | (0) |
2004–2012 | Sampdoria | 0 | (0) |
2005–2006 | → Pizzighettone (huazim) | 33 | (0) |
2006–2007 | → Crotone (huazim) | 1 | (0) |
2007 | → Liverpool (huazim) | 1 | (0) |
2008–2009 | → Pisa (huazim) | 7 | (0) |
2008–2009 | → Avellino (huazim) | 15 | (0) |
2009–2011 | → Bari (huazim) | 3 | (0) |
2011–2012 | → Udinese (huazim) | 0 | (0) |
2012–2013 | Udinese | 9 | (0) |
2013–2017 | Torino | 100 | (0) |
2017– | Internazionale | 1 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005–2007 | Italia U20 | 7 | (0) |
2006 | Italia U21 | 1 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 shkurt 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2015 |
Daniele Padelli (lindur më 25 tetor 1985) është një futbollist profesionist italian i cili luan si portier për klubin italian Internazionale.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Padelli nisi karrierën e tij me klubin e Seconda Categoria Delebio, e cila ishte një klub nga qyteti i Valtellina. Në vitin 2001 ai kaloi te Lecco, kurse në vit më pas ju bashkua Comos. Në vitin 2004, Padelli u transferua te Sampdoria,[2] ku fillimisht luajti me ekipin Primavera, para se të huazohej te Pizzighettone në Serie C1 (33 ndeshje, 29 gola të pësuar) dhe më pas te Crotone (një ndeshje, 2 gola të pësuar).
Huazimi te Liverpool
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 12 janar 2007, Padelli u huazua te klubi i Premier Ligës Liverpool deri në përfundim të sezoni me mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm.[3] Rreth këtij transferimi, trajneri i ekipit Rafael Benítez tha: "Ai është një portier i ri i mirë që është zgjedhur për ekipin e tij kombëtar. Padelli do të na japë një mundësi të mirë për të ardhmen. Fakti që ai është edhe një herë me ekipin kombëtar nën-21 tregon se jemi duke firmosur një lojtar shumë të mirë.[4] Ai luajti ndeshjen e tij të parë dhe të fundit me klubin më 13 maj 2007 kundër Charlton Athletic në javën e fundit të sezonit 2006–07, duke u bërë italiani i parë që luan me klubin.[5] Megjithatë, ai zhvilloi një paraqitje negative, duke pësuar dy gola me Liverpoolin që barazoi ndeshjen 2–2.[6] Pas kësaj, Padelli u rikthye te Sampdoria më 8 qershor 2007.[7]
Huazimi te Pisa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 korrik 2007, Padelli u huazua në Serie B te Pisa, ku ai luajti fillimisht në disa ndeshje miqësore para se të debutonte zyrtarisht në Coppa Italia kundër Napolit. Ai e mbylli sezonin me shtatë ndeshje të luajtura dhe dhjetë gola të pësuar. Në sezonin 2008–09, ai u huazua te Avellino me mundësi për ta bërë transferimin e përhershëm.[8][9] Me biancoverdi, Padelli koleksionoi 15 ndeshje dhe pësoi 29 gola, me ekipin që në fund u rrëzua në Lega Pro Prima Divisione.
Huazimi te Bari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 korrik 2009, Padelli u huazua te Bari me klauzolë blerje.[10] Ai e shpenzoi sezonin 2009–10 si rezerva e portiert belg Jean-François Gillet. Debutimi i tij në Serie A erdhi më 9 maj 2010 në barazimin 3–3 të Barit kundër Udineses.[11] Më 29 korrik 2010, marrëveshja e huazimit u rinovua edhe për një sezon, me Padellin që e nisi sezonin e ri sërisht rezervë, duke luajtur në ndeshjen e parë më 17 dhjetor kundër Palermos.[12]
Udinese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 qershor 2011, Padelli u rikthye te Sampdoria, por më 31 gusht u njoftua se ai kishte kaluar në formë huazimi te Udinese me mundësi marrjen 50% të kartonit në bashkpronësi.[13] Më 27 gusht 2012, ai u shit përfundimisht te Udinese,[14] ku në sezonin 2012–13 ishte zgjedhja e dytë në portë, duke zhvilluar 12 paraqitje.
Torino
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 29 maj 2013, Padelli u transferua te Torino si lojtar i lirë, duke zëvëndësuar të pezulluarin Gillet në portë si titullar. Ai bëri debutimin e tij në raundin e tretë të Coppa Italias kundër Pescarës, duke pësuar dy herë në një humbje 2–1. Padelli luajti në çdo ndeshje në kampionat, me Torinon që siguroi kualifikimin në Ligën e Evropës.[15]
Ai mori çmimin zbulimi i sezonit për portierët në Çmimet e Sportit Italian më 21 maj 2014.[16][17] Padelli bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane për Torinon në raundin e tretë të Ligës së Evropës 2014–15 kundër ekipit suedez Brommapojkarna.[18]
Pas mbërritjes së anglezit Joe Hart nga Manchester City, Padelli e humbi vendin e tij si titullar, dhe kontrata e tij përfundoi në fund të sezonit 2015–16. Ai e mbylli qëndrimin e tij te Torino me 116 ndeshje në të gjitha kompeticionet në katër sezone.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2017, Padelli u transferua te Interi.[19][20] U raportua se ai kishte arritur një marrveshje paraprake me klubin në maj me qëllim për t'u bashkuar zyrtarisht me ekipin më 1 korrik.[21] Më 28 qershor 2019, Padelli sëbashku me portierin e tretë të ekipit Tommaso Berni firmosi një kontratë të re një-vjeçare.[22]
Më 2 shkurt 2020, Padelli bëri debutimin e tij në Serie A për Interin duke mbajtur portën e paprekur në transfertën kundër Udineses ku ekipi fitoi 2–0.[23]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën 2005–07, Padelli u ftua në ekipin kombëtar nën-20 në 14 raste, duke luajtur shtatë ndeshje. Më 12 dhjetor 2006, ai bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 kundër Luksemburgut, duke ndihmuar të kaltrit të fitonin 2–0.
Më 30 gusht 2014, ai u thirr në kombëtaren kryesore për herë të parë nga trajneri i ri Antonio Conte për ndeshjen miqësore kundër Holandës dhe ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Norvegjisë.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Como | 2003–04 | Serie B | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | |
Sampdoria | 2004–05 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | |
Pizzighettone (huazim) | 2005–06 | Serie C1 | 33 | 0 | 1 | 0 | — | 34 | 0 | |
Crotone (huazim) | 2006–07 | Serie B | 1 | 0 | 1 | 0 | — | 2 | 0 | |
Liverpool (huazim) | 2006–07 | Premier League | 1 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
Pisa (huazim) | 2007–08 | Serie B | 7 | 0 | 1 | 0 | — | 8 | 0 | |
Bari (huazim) | 2009–10 | Serie A | 1 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
2010–11 | 2 | 0 | 3 | 0 | — | 5 | 0 | |||
Gjithsej | 3 | 0 | 3 | 0 | — | 6 | 0 | |||
Udinese | 2011–12 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
2012–13 | 9 | 0 | 1 | 0 | 2[a] | 0 | 12 | 0 | ||
Gjithsej | 9 | 0 | 1 | 0 | 2 | 0 | 12 | 0 | ||
Torino | 2013–14 | Serie A | 38 | 0 | 1 | 0 | — | 39 | 0 | |
2014–15 | 25 | 0 | 1 | 0 | 12[a] | 0 | 38 | 0 | ||
2015–16 | 35 | 0 | 0 | 0 | — | 35 | 0 | |||
2016–17 | 2 | 0 | 2 | 0 | — | 4 | 0 | |||
Gjithsej | 100 | 0 | 4 | 0 | 12 | 0 | 116 | 0 | ||
Internazionale | 2017–18 | Serie A | 0 | 0 | 1 | 0 | — | 1 | 0 | |
2018–19 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | ||
2019–20 | 3 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 | ||
Gjithsej | 3 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 6 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 171 | 0 | 14 | 0 | 14 | 0 | 199 | 0 |
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Daniele Padelli". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2019. Marrë më 4 shkurt 2020.
- ^ "Calcio Mercato" (PDF) (në italisht). Lega Calcio. 2004. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 maj 2005. Marrë më 22 gusht 2019.
- ^ Tom Adams (12 janar 2017). "Reds swoop for Samp starlet" [Të kuqtë marrin yllin e Sampdorias] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 22 gusht 2019.
- ^ "Reds sign Italian goalkeeper" [Të kuqtë firmosin me portierin italian] (në anglisht). Liverpool F.C. 12 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2014. Marrë më 9 shkurt 2020.
- ^ Mandeep Sanghera (13 maj 2007). "Liverpool 2–2 Charlton" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 maj 2007.
- ^ "Addicks Spoil Fowler's Finale" [Addicks prish ndeshjen finale të Fowler] (në anglisht). Sky Sports. 13 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2007. Marrë më 10 qershor 2007.
- ^ "Padelli returns to Italy after loan spell" [Padelli rikthehet në Itali pas huazimit] (në anglisht). Liverpool F.C. 8 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2014. Marrë më 9 shkurt 2020.
- ^ "ACCORDO RAGGIUNTO CON LA SAMP PER PADELLI E KOMAN" (në italisht). US Avellino. 5 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2009. Marrë më 5 gusht 2008.
- ^ Germano D'Ambrosio (5 gusht 2008). "UFFICIALE: Avellino, presi Padelli e Koman" (në italisht). Tutto Mercato Web. Marrë më 28 shtator 2014.
- ^ "Bari snap up Sampdoria keeper Padelli" [Bari merr portierin e Sampdorias Padelli] (në anglisht). Tribal Football. 9 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2020. Marrë më 12 shkurt 2020.
- ^ "Udinese vs. Bari 3 – 3" (në anglisht). Soccerway. 9 maj 2010. Marrë më 12 shkurt 2020.
- ^ "Bari vs. Palermo 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 dhjetor 2010. Marrë më 12 shkurt 2020.
- ^ "Daniele Padelli all'Udinese a titolo temporaneo" [Daniele Padelli te Udinese në formë të përkohshme] (në italisht). Genoa: U.C. Sampdoria. 31 gusht 2011. Marrë më 22 gusht 2019.
- ^ "Daniele Padelli passa all'Udinese a titolo definitivo" [Daniele Padelli kalon te Udinese në formë të përhershme] (në italisht). Genoa: U.C. Sampdoria. 27 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2012. Marrë më 13 shkurt 2020.
- ^ "Daniele Padelli » Serie A 2013/2014" (në anglisht). World Football. Marrë më 15 shkurt 2020.
- ^ "Torino. Padelli è il portiere rivelazione della Serie A, Petrachi miglior diesse". gazzetta.it (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 maj 2014.
- ^ "Toro premiato come squadra rivelazione della serie A" [Torino nderohet si ekipi zbulimi i sezonit i Serie A]. toronews.it (në italisht). toronews. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2014. Marrë më 21 maj 2014.
- ^ "Brommapojkarna vs. Torino 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 31 korrik 2014. Marrë më 2 gusht 2014.
- ^ "Padelli signs for Inter" [Padelli firmos për Interin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 3 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2019. Marrë më 4 korrik 2017.
- ^ "Calcio Mercato" (në italisht). Milano: Lega Serie A. 1 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2017. Marrë më 1 korrik 2017.
- ^ "Calciomercato Inter, Handanovic ritrova un amico: Padelli suo vice come a Udine" [Merkato Inter, Handanovic ritakon një mik: Padelli zëvëndësuesi i tij ashtu si te Udinese] (në italisht). Milano: Tuttosport. 3 maj 2017. Marrë më 2 korrik 2017.
- ^ "Daniele Padelli to remain at Inter until 2020" [Daniele Padelli do të qëndrojë te Interi deri në vitin 2020]. inter.it (në anglisht). Milano: F.C. Internazionale Milano. 28 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2019. Marrë më 29 qershor 2019.
- ^ "Interi fiton me rezultat bindës në udhëtim te Udinese". Telegrafi.com. 2 shkurt 2020. Marrë më 17 shkurt 2020.
- ^ "Daniele Padelli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 shkurt 2020.
- ^ "Daniele Padelli" (në anglisht). World Football. Marrë më 3 shkurt 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Daniele Padelli te Soccerbase
- Profili Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine te FIGC Stampa:It
- Lindje 1985
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në U.C. Sampdoria
- Futbollistë në Liverpool F.C.
- Futbollistë në A.C. Pisa 1909
- Futbollistë në Udinese Calcio
- Futbollistë në Torino F.C.
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Premier League