Kurban Bajrami
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Kurban Bajrami (arabisht: عيد الأضحى ʿīd al-aḍḥā, turqisht: Kurban Bayramı, sq. "Festa e Flijimit") është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.
Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë.[1]
Në kalendarin hixhri, Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emërtimi "Kurban Bajrami" në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë "Festa e Flijimit". I njëjti emërtim përdoret edhe në Azerbajxhan, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Rusi, Serbi, Turqi e Ukrainë.
Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën myslimane, për shembull në Marok. Algjeri, Tunizi, Egjipt, Jemen dhe Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Kinë quhet Festa e Kurbanit. Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Ky recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë:
Në emër të Allahut بسم الله Dhe Allahu është më i madhi والله أكبر O Allah, kjo me të vërtetë është për ty اللهم إن هذا منك ولك O Allah, pranoje nga unë اللهم تقبل مني
Pas sakrificës së kafshës, sipas Kur-anit, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një ndër pejgamberët më të dalluar të Allahut xhel-le she'nuhu është edhe Ibrahimi alejhis-selam. Ai ishte i martuar me Sarën, por Allahu nuk u kishte dhuruar fëmijë. Më pas u martua edhe me Haxheren, të cilës Allahu xhel-le she'nuhu ia kishte dhuruar Ismailin. Ibrahimi alejhis-selam kishte premtuar se nëse Allahu ia dhuron një djalë atë do ta bënte kurban. Me urdhërin e Allahut xhel-le she'nuhu, Ibrahimi alejhis-selam e mori Haxheren dhe prej Palestine ku jetonte e çoi në Hixhaz dhe e la Haxheren me birin e saj të porsalindur, në vendin ku më vonë u ngritë Qabja. Ai vend ishte një vend i shkretë, nuk kishte as ujë e as njerëz. Kur Ibrahimi deshi të largohej prej atij vendi, doli Haxherja para tij dhe tha: Pashë Zotin! Nga mendja jote po e bënë këtë apo Allahu të ka urdhëruar? Ai tha: Allahu më ka urdhëruar. Haxherja tha: Atëherë, Allahu nuk do të na humbas. Më pas, Haxhereja filloi të kërkojë ujë për djalin e saj të vogël. Aty afër ishin dy kodra të vogla: Safa dhe Merva. Haxherja herë shkonte në njërën kodër e herë në tjetrën me shpresë se do të shihte ndonjë burim uji. Këtë e bëri shtatë herë. Kur u kthye Haxherja tek Ismaili, pa se si ai me këmëbët e veta kishte gërryer rërën, nga e cila dilte ujë i pastër më vrull. Atëherë, Haxhereja tha: Zem Zem (ndalu ndalu) dhe burimi u qetësua. Ibrahimi alejhis-selam, kohë pas kohe, prej Palestine vinte t'i vizitojë Haxheren dhe Ismailin. Sa më shumë rritej Ismaili aq më shumë shtohej dashuria e Ibrahimit ndaj tij. Nga kënaqësia më të birin e vet, Ibrahimi alejhis-selam sikur kishte qitur në harresë premtimin e dhënë se nëse Allahu do t'i jepte djalë, do ta bënte atë kurban për Të! Allahu xhel-le she'nuhu në ëndërr tri herë ia kujtoi premtimin e dhënë Ibrahimit alejhisselam për të birin. Një ditë, Ibrahimi alejhis-selam i tha gruas së vet, Haxheres, që ta përgatisë të birin se do të shkojnë me të diku në vizitë. Nëna, duke mos ditur se ç'po përgatitej për të birin e saj, e veshi bukur dhe e përcolli me të atin. Sa u largua Ibrahimi me të birin, shejtani në formë të njeriut iu paraqit Haxheres, Tema zgjedhore: Etika në mësimin islam 108 duke i thënë se Ibrahimi do t'ia therte të birin! Haxherja duke mos i besuar njeriut të panjohur, e përzuri atë saqë detyrohet ta gjuajë me gurë. Shejtani, tri herë në tre vende iu paraqit Haxheres dhe ajo tri herë duke e gjuajtur me gurë e përzuri atë. Kur Ibrahimi iu afrua vendit ku kishte vendosur ta therte të birin, filloi t'i tregojë Ismailit se ka parë ëndërr se e therë atë, duke i thënë: -Djaloshi im, mua në ëndërr më fanitet se unë ty të theri kurban! Çka thua ti për këtë ëndërr? -Babë, bën atë çka të urdhëron Zoti, e unë do të duroj! -M'i lidh sytë dhe therëm sa më shpejtë, që dhimbja të jetë sa më e lehtë! Kur babë e birë iu dorëzuan urdhrit të Allahut, Ibrahimi alejhis-selam e shtriu të birin me kokë për toke, me thikën e tij të mprehtë i ra qafës së Ismailit, por thika as gjurmë nuk la në qafën e tij. Atëherë, Ibrahimi alejhis-selam edhe dy herë i ra qafës, por pa kurrfarë efekti. I hidhëruar me thikën që nuk priste, i ra gurit më të afërt, guri u ça përgjysmë. Ibarahimi i habitur i tha thikës: - Thikë , e përgjysmon këtë gur të fortë e nuk e pret këtë qafë të butë!? Në atë moment, Allahu xhel-le she'nuhu e thirri: - Ibrahim, mjafton! Ti e realizove premtimin tënd dhe ëndrrën e bëre realitet. Që vendimi për therje kurban të shkojë në vend, Allahu xhel-le she'nuhu ia zëvendësoi therjen e të birit me therjen e dashit, që ia solli meleku. Ja kështu, Allahu xhel-le she'nuhu i shpërblen të sinqertit.
Tradita
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për këtë festë të gjithë besimtarët vishen me rrobat më të mira që kanë dhe vizitojnë njëri tjetrin.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Historia e Sakrificës së Ibrahimit
- Qurban bayramı, Qurbanlıq heyvanların kəsilməsi qaydası, vaxtı; Əqiqə, Kəffarə, Nəzir, Udhiyyə në YouTube
- ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 568.