Joel Obi
Obi me Interin në vitin 2009 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Joel Chukwuma Obi | ||
Datëlindja | 22 maj 1991 (33 vjeç) | ||
Vendlindja | Lagos, Nigeri | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Chievo | ||
Numri | 22 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2010 | Internazionale | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010– | Internazionale | 50 | (1) |
2013–2014 | → Parma (huazim) | 8 | (0) |
2015–2018 | Torino | 52 | (6) |
2018– | Chievo | 7 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2011– | Nigeria | 16 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 nëntor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 qershor 2018 |
Joel Chukwuma Obi (lindur më 22 maj 1991) është një futbollist profesionist nigerian i cili luan si mesfushor për klubin italian Chievo dhe kombëtaren nigeriane.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2005, Obi u ble nga Inter.
Në vitin 2008, me skuadrën e të rinjëve, ai fitoi titullin e kampionatit italian me "Allievi Nazionali", e drejtuar nga trajneri Daniele Bernazzani.
Në vitin 2009, Obi ishte vëzhguar nga José Mourinho, i cili e dërgoi atë në skuadrën e parë të Interit. Obi bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 29 shtator 2010 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër gjermanëve të Werder Bremen.[1] Ai luajti 10 minutat e fundit të ndeshjes pasi hyri si zëvëndësues për mesfushorin tjetër Dejan Stanković. Inter arriti të mposhtë Werder Bremen me rezultatin 4–0 në San Siro.[2]
Obi bëri debutimin e tij në Serie A më 17 tetor 2010 kundër Cagliarit kur ai zëvëndësoi brazilianin Philippe Coutinho në minutën e 66të.[3] Inter fitoi ndeshjen 1–0 jashtë fushe falë një goli të kamerunasit Samuel Eto'o në pjesën e parë.
Obi luajti si titullar në "Derbin e Milanos" në Beijing për trofeun Supercoppa Italiana më 14 nëntor, por u zëvëndësua pas vetëm 35 minutash për shkak të një dëmtimi, duke u zëvëndësuar nga Coutinho. Në janar 2011, gjysma e kartonit të tij u shit te Parma për 750,000 mijë €,[4] sëbashku me nigerian tjetër Nwankwo Obiora për 300,000 mijë € [4]. Megjithatë, Obi qëndroi dhe luajti me Interin për pjesën e mbetur të sezonit. Në janar 2012, Inter rimori sërisht gjysmën e kartonit të lojtarit nga Parma për 3.2 milion € (1.7 milion € para të thata plus Lorenzo Crisetig.[4] Obi shënoi golin e parë në Serie A më 29 prill 2012 në fitoren 2–1 kundër Cesenës.[5]
Sezoni 2011–12 ishte shumë pozitiv për të, duke koleksionuar 27 paraqitje në Serie A, dy në Coppa Italia dhe shtatë në Ligën e Kampioneve, dhe një në finalen e Supercoppa Italiana. Megjithatë, sezoni i tij u mbyll përpara kohë për shkak të një dëmtimi të rëndë që e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.
Obi u rikthye në sezonin 2012–13, ku më 4 tetor, në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Neftchi Baku in Ligën e Europës, shënoi golin e avantazhit 2–0,[6] gol rezultoi jubilar pasi ishte goli i 500të i Interit në kompedicionet e UEFA-s. Ky ishte goli i parë i tij në kompedicionet europiane.
Huazimi te Parma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 shtator 2013, në ditën e fundit të merkatos verore, Obi u huazua te Parma për një sezon.[7]
Rikthimi te Inter
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 23 nëntor 2014, Obi e nisi si titullar dhe shënoi në ndeshjen kundër Milanit golin e barazimit 1–1 në San Siro,[8] duke u bërë nigeriani i parë që shënon në Derby della Madonnina që nga koha e Obafemi Martins, i cili shënoi 11 dhjetor 2005.[9] Kjo ishte ndeshja e parë e Roberto Mancini në qëndrimin e tij të dytë si trajneri i Interit.[10]
Chievo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 gusht 2018, Obi u transferua te klubi tjetër elitar Chievo, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2021 me një mundësi edhe për një vit.[11]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Obi bëri debutimin e tij ndërkombëtarë me Nigerinë më 9 shkurt 2011 në një ndeshje miqësore kundër Sierra Leones në Lagos. Ai luajti edhe 11 ndeshje rresht si titullar përpara se të dëmtoj në fund të vitit 2012. Ai ishte në listën paraprake të skuadrës që do të luante me kombëtaren në Kupën e Botës 2014.[12]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 24 nëntor 2014[13][14]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Inter | 2010–11 | 10 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 13 | 0 |
2011–12 | 27 | 1 | 2 | 0 | 7 | 0 | 1 | 0 | 37 | 1 | |
2012–13 | 2 | 0 | 1 | 0 | 1 | 1 | – | – | 4 | 1 | |
2014–15 | 7 | 1 | 0 | 0 | 3 | 0 | – | – | 10 | 1 | |
Total | 46 | 2 | 5 | 0 | 12 | 1 | 1 | 0 | 63 | 3 | |
Parma F.C. | 2013–14 | 8 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 8 | 0 |
Total | 8 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 8 | 0 | |
Karriera në total | 54 | 2 | 5 | 0 | 12 | 1 | 1 | 0 | 72 | 5 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 24 nëntor 2014 [15]
Kombëtarja nigeriane | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2011 | 11 | 0 |
2012 | 1 | 0 |
2013 | 0 | 0 |
2014 | 1 | 0 |
Total | 13 | 0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Internazionale
- Liga e Kampioneve (1): 2009–10
- Supercoppa Italiana (1): 2010
- FIFA Kupa e Botës për Klube (1): 2010
- Coppa Italia (1): 2010–11
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Joel Chukwuma Obi – Profile". UEFA. Marrë më 24 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Eto'o hat-trick eases Inter past Bremen". UEFA.com. 29 shtator 2010. Marrë më 3 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2010 Serie A, Round 7". Fox Soccer. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2012. Marrë më 24 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Parma FC SpA Report and Accounts on 30 June 2012 Stampa:It
- ^ "Interi përmbys Çezenën dhe 'prek' Champions-in". Panorama Sport. 29 prill 2012. Marrë më 10 shkurt 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "La baby Inter convince a Baku". Uefa.com. Marrë më 4 tetor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Joel Obi moves to Parma". FC Internazionale Milano. 2 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2014. Marrë më 3 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Joel Obi's strike earns Inter derby point over rival AC Milan". Fox Sports. 23 nëntor 2014. Marrë më 23 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Internazionale vs. Milan 3–2". Soccerway. 11 dhjetor 2005. Marrë më 23 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Homewood, Brian; Meadows, Mark (24 nëntor 2014). "Milan derby ends all square on Mancini's Inter return". Yahoo Sport. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2014. Marrë më 23 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "UFFICIALE: ChievoVerona, ecco Obi: contratto triennale con opzione" [Zyrtare: Chievo Verona, ja Obi: kontratë tre-vjeçare me mundësi]. 11 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2018. Marrë më 11 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Okeleji, Oluwashina (3 qershor 2014). "World Cup 2014: Nosa Igiebor cut from Nigeria squad" [Kupa e Botës 2014: Nosa Igiebor hiqet nga skuadra e Nigerisë]. BBC Sport. Marrë më 24 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Internazionale: Joel obi career total". inter.it. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 24 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nigeria - J. Obi - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 24 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Joel Obi - National Football Team". National Football Team. Marrë më 23 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te Inter Arkivuar 11 tetor 2012 tek Wayback Machine