Kisha Bizantine Italo-Arbëreshe
Kisha Bizantine Italo-Arbëreshe, thënë më thjeshtësisht Kisha Greko-Katolike Arbëreshe[1] dhe e njohur si Kisha Italo-Shqipëtare[2] (në latinisht: Ecclesia Italo-Albanica; në italisht: Chiesa Italo-Albanese[3]), është një nga 23 kishat katolike lindore të cilat, së bashku me kishën latine, përbëjnë kishën katolike romake.
Është një kishë e veçantë që është autonome (sui juris) në kungim me Ipeshkvit të Romës, që ruan strukturën, disiplinën, liturgjin dhe traditen bizantine, si e praktikuar nga Kisha Ortodokse Lindore dhe Kishat katolike të lindjës. Anëtarët e saj janë një grup komunitetesh shqiptarë (arbëreshët) historikisht të vendosur nga shekulli i pesëmbëdhjetë në Italinë e jugut[4] (Abruco, Apulia, Bazilikata, Molize, Kalabria), Siçilia. Në Italinë qendrore ata janë të pranishme vetëm në Abacinë territoriale të Grotaferratës (RM), në rajonin e Lacios.
Gjuhët liturgjike të Kishës Arbëreshe janë: greqishtja e vjetër, e përdorur tradicionalisht si gjuhë kishtare e botës së krishterë të Lindjes, dhe arbërishtja, gjuha amtare e besimtarëve arbëreshë. Popullsia shqiptare e Italisë ka ruajtur deri më sot gjuhën, ritet fetare dhe zakonet e origjinës së tyre. Kjo Kishë ruan trashëgiminë, traditën etnike, kulturore dhe fetare të popullit arbëresh.
Edhe se është një Kishë e veçant, me historinë e vet, nuk ka një primat ose një metropoli kishtare, por dy peshkopë dhe një arkimandrit. Aktualisht peshkopi i Ungrës është Imzot Donato Oliverio; Eparkia e Horës së Arbëreshëvet (është administratori apostolik Imzot Giorgio Demetrio Gallaro) dhe Monastiri i Grotaferratës (është administratori apostolik Imzot Marcello Semeraro) janë tani të zbrazëta dhe presin një peshkop dhe një arkimandrit të ri.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Riti bizantin u soll në Itali në shekullin e 15-të nga të mërguarit arbëreshë të arratisur nga Arbëria, dikur emri i Shqipërisë, Epiri dhe Moresë (Peloponezi sot) për shkak të persekutimit nga turqit-osmanë të besimit myslyman. Italia tashmë i kishte njohur ritet e krishtera lindore në shekujt e mëparshëm, por ato që nga ajo kohë ishin zhdukur. Arbëreshët, ortodoksë të bashkuar me Romën me Këshillin e Ferrara-Firences, sollën me vete gjuhë, zakone dhe besimin, duke mbajtur xhelozisht ritin bizantin dhe duke u lidhur natyrshëm midis Lindjes dhe Perëndimit (shih misionet arbëreshe në Shqipëri në 1690-1769, kontaktet me Ohrin, artin bizantin kretan dhe misionet e reja të rikristianizimit të Shqipërisë së Jugut në 1900[5]).
Kisha Katolike Italo-Shqiptare karakterizohet nga një grup etnik specifik: shqiptarët e Italisë, Arbëreshë ose Italo-Albanesi.
I vetmi vend ku riti bizantin mbeti në Itali ishte Manastiri i Grottaferrata, një fondacion italo-greke, i cili ishte latinizuar në mënyrë të qëndrueshme gjatë shekujve. Arbëreshët e Siçilisë dhe Kalabrisë, nga 1800 deri më sot, po e rikthejnë Manastirin në jetë, ku shumica e murgjve, abatëve dhe studentëve të tij ishin dhe janë arbëreshë, duke filluar dhe vazhduar të e lulëzojnë edhe një herë.
Emri "grek" i referohet ritit bizantin (quajtur "riti grek" ose "greko"-bizantin, në krahasim me ritin romak-"latin") dhe jo një përbërësi etnik[6]. Kisha mund të jetë e njohur edhe, në të mirën dhe në të keqen e qëllimit, si "Kisha Greko-Katolike Arbëreshe", "Kisha italo-greke" ose "italo-bizantine".
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka tre juridiksione kishtare, dy Eparki dhe një Manastir, në kuadrin e Kishës së Romës, që përbëjnë Kishën Bizantine Italo-Shqiptare:
- Eparkia e Ungrës në Kosencë për arbëreshët e Kalabrisë dhe Italisë (themeluar më 13 shkurt 1919, me peshkopëve për arbëreshët e ritit greko-bizantin të Kalabrisë duke filluar nga viti 1732);
- Eparkia e Horës së Arbëreshëvet në Palermë për arbëreshët e Siçilisë (themeluar më 26 tetor 1937, me peshkopëve për arbëreshët e ritit greko-bizantin të Siçilisë duke filluar nga viti 1734);
- Manastiri i Grotaferratës në krahinën e Romës, drejtuar nga murgit bazilian arbëreshë (themeluar më 18 dhjetor 1937, ka qënë ngritur para ardhjes së arbëreshëve në shek. XV, saktësisht në 1004 nga Shën Nili i Rosanos nga Kalabria, pesëdhjetë vjet para përçarjes së Kishës, ndarë në katolike dhe ortodokse. Moanastiri ishte braktisur në ritin latin tashmë në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe më pas ka rifilluar përsëri ritin bizantin me mbërritjen më të shumta nga XIX shk. e arbëreshët në Manastir).
-
Stema
e Eparkisë së Ungrës -
Stema
e Eparkisë së Horës e Arbëreshëvet -
Stema
e murgjve basilianë të Grotaferratës
Dioqezat e mbrojnë trashëgiminë e tyre etnike, kulturore arbëro-shqiptare dhe traditat e tyre fetare ortodokse, edhe në perspektivë ekumenike për të përcjellë traditën kulturore, shpirtërore dhe liturgjike nga Kisha bizantine në Shqipërinë e vjetër që nga koha e Justinianit (shekulli i gjashtë).
Komunitetet arbëreshe u krijuan në qytetet e Milanos, Torinos, Romës, Napolit, Barit, Leçet, Krotones, Kosencës dhe Palermos, si edhe në Zvicër, Gjermani, SHBA, Kanada, Argjentina dhe Brazili, dhe lindën apo u riforcuan kishat bizantine arbëreshe. Historikisht priftërinjtë e komuniteteve arbëreshe kanë qenë të pranishëm në kishat e ritit lindore të Livornos, Romës, Napolit, Mesinës, Valetës në Maltë. Janë të rëndësishme, edhe se të ralla, kontaktet fetare e arbëreshëve me Lindjen e Krishterë (manastiret e Kretës) dhe me Shqipërin (dioqezat e Shkodrës, Durrësit, Himarës). I rëndësishmë është kontributi shpirtëror dhe kulturor i murgjve arbëreshë në Manastirin e Grotaferratës afër Romës.
Eparkia e Ungrës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I fedeli albanesi di rito bizantino-greco, che abitavano l’Epiro e l’Albania, fuggiti a più riprese dalla dominazione dei turchi, […] accolti con generosa liberalità […] nelle terre della Calabria e della Sicilia, conservando, come del resto era giusto, i costumi e le tradizioni del popolo avio, in modo particolare i riti della loro Chiesa, insieme a tutte le leggi e consuetudini che essi avevano ricevute dai loro padri ed avevano con somma cura ed amore conservate per lungo corso di secoli. Questo modo di vivere dei profughi albanesi fu ben volentieri approvato e permesso dall’autorità pontificia, di modo che essi, al di là del proprio ciel, quasi ritrovarono la loro patria in suolo italiano […]. |
Kushtetuta Apostolike "Catholici fideles", me të cilën më 13 shkurt 1919 Papa Benedikti XV themeloi Eparkinë e Ungrës për arbëreshët e Kalabrisë dhe Italisë kontinentale. |
Eparkia e Horës së Arbëreshëvet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Voi siete qui […] il drappello di profughi che, sostenuti dalla loro profonda fede evangelica, più di cinquecento anni fa giunsero in Sicilia, trovarono non solo un approdo stabile per il futuro delle loro famiglie come nucleo della Patria lontana, ma anche l'Isola maggiore del Mare Nostrum, che per la sua posizione naturale, è un centro di comunicazione tra Oriente e Occidente, un provvidenziale congiungimento tra sponde di diversi popoli […] La Divina Provvidenza, la cui sapienza tutto dirige al bene degli uomini, ha reso la vostra situazione feconda di promesse: il vostro rito, la lingua albanese che ancora parlate e coltivate, unitamente alle vostre centenarie costumanze, costituiscono un'oasi di vita e di spiritualità orientale genuina trapiantate nel cuore dell'Occidente. Si può pertanto dire che voi siete stati investiti di una particolare missione ecumenica […]. |
Marrë nga fjalimi i mbajtur nga Papa Gjon Pali II me rastin e takimit të tij me komunitetin eparkial arbëresh të Siçilisë, i cili u zhvillua në 21 nëntor 1982 në Bashkëkatedralen e Eparkisë së Horës e Arbreshëvet në Palermë. |
Manastiri i Grotaferratës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][…] gli italo-albanesi che conservano anche il rito orientale, lo fecero obbedendo ad un sapiente disegno della Provvidenza, perché fossero testimonianza ininterrotta della cattolicità della Chiesa e, vivendo in mezzo a popolazioni latine, facessero conoscere ed amare riti e tradizioni molteplici di cui si ammanta la stessa unica Chiesa di Cristo. E noi nutriamo fiducia per un più efficace inserimento di queste Chiese locali orientali nello spirito, e nell’azione ecumenica che anima e muove tutta la cristianità. […] Se la storia vi ha visti oppressi e dispersi, la bontà di Dio ha fatto che voi, con tutti i membri del vostro “gjaku i shprishur”, con la fervida attività innata e con la comprensione acquisita, vi rendeste dovunque […] anticipatori del moderno ecumenismo. |
Papa Pali VI me rastin e kremtimeve për nder të 500 vjetorit të Skënderbeut në Romë më 23-26 Prill 1968, promovuar nga të tre Dioqezët Arbëreshe. |
Institucionet fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Institucionet kryesore fetare brënda Kishës Arbëreshe janë: murgjit basilian të Grottaferratës; kongregacioni i motrave baziliane "Bijat e Shën Makrinës"; murgeshat kolegjine të ritit bizantin.
Kleri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kleri i Eparkisë është kryesuar nga një epark, i cili emërohet nga Selia Papale dhe ka gradën e peshkopit. Eparku vesh të gjitha rrobat e shenjta të përshtatshme për prifterinjt, por në vend të fullonjit (felònion-it) ai përdor sàkos-in, homophorion (humeral, një shall i lashtë i dallimit ceremonial i mbështjellë rreth shpatullave të tij), mitra, shkopi (pastorali-ravhdes) e mbingarkuar nga dy kokat e gjarprit të kundërta përballë njëra-tjetrës, një simbol i maturisë ungjillore; përveç kësaj, peshkopi përdor trikerio dhe dikerio, shandanë liturgjikë me dy dhe tre qirinj të përdorur për bekimin solemn në ritin Papnor. Kur peshkopi nuk merr pjesë tek shrbesa, sepse merr pjesë te një meshë të ritit latin, ai gjithmonë mban veshjet e tij bizantine me mandìas, një villë/vello të gjerë prej mëndafshi në formën e një manteli bishtor, përgjithësisht me një ngjyrë vjollcë të mbyllur në gjoks dhe mbi gjunjë. Njësoj vlen për ekzarku-abati i Manastirit bazilian.
Priftërinjtë (papa/papàs apo zoti/prifti), si gjithashtu murgjit bazilian, zakonisht mbajnë flokë të gjatë me bisht (tupi), veshjnë tonkën (veshja e zezë prifterake), zakonisht mbajnë veshjen tipike cilindrike të zezë (kamalafji), stollën dhe kanë mjekër të gjatë.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skizma/ndarja e Kishave nuk u shtri menjëherë ndër toka ku mbizoteronte liturgjia bizantine. Për më shumë Iliriku, ndonse me liturgji bizantine, administrohej nga Papa i Romës deri me 749, kur Perandori Luani i III ia bashkoi Kostandinopojës. Me Koncilin e Firences, ku u nenshkrua njesimi i Kishave Perendimore dhe Lindore, Arbëria/Shqipëria u rikthie në njëfarë mënyre në gjëndjën paraikonoklastë dhe arbëreshët që u gjënden në Itali e gjetën te udhës të mvarëshin nga Papati, ndonse kishën ipeshkvin e vet. Ata gjetën një modus vivendi në situatën e re me të cilën dëtiroheshin të jetojnë.
Në fakt arbëreshët janë një grup etnik shqiptar që u vendosën në Itali si pasojë e mergatës në 1448, 1461, 1468, 1478, 1482, 1491 dhe 1534, koha menjëherë pas rënies së Kostandinopojës, dhe pastaj Perandoria Bizantine dhe Shqipëria ra nën sundimin turk-osman dhe mysliman. Në përgjithësi, ata u vendosën në vende të braktisura apo të themeluara (fshatra të reja), ku bënë të mundur eksportimin kulturor, gjuhësor dhe fetar shqiptar.
Përveç emigrimit të parë të madh të arbëreshëve, pas vdekjes së të famshmit Gjergj Kastrioti Skanderbeu, mërgata arbëreshe vazhdoi deri rreth vitit 1740. Vendet përreth kolonive arbëreshe ishin plotësisht latine, dhe arbëreshët ishin të vetmit që praktikuan ritin bizantin në Itali dhe në Perëndim, me problemet, racizmin dhe përplasjet që kjo mund të sillte me njerëzit e fshatrave afër.
Për të arsimuar klerikët e këtyre "grekëve", kështu si ishin njohur arbëreshët dikur pse praktikojnë "ritin grek", Papa Gregori XIII themeloi në 1577 në Romë "Kolegjin Grek" të Shën Athanasit[7], i cili shërbeu për arbëreshët e Italisë dhe gjithashtu për katolikët bizantinë të Lindjes dhe për Ruthenianët, derisa u krijua një kolegj i veçantë për qëllimin e fundit nga Papa Leo XIII. Ndër alumni i Shën Athanasit ishte dhe dollën shumë intelektual, si famshmi Papa Lekë Matrënga.
Në katundi arbëresh Ferma ishte Seminarin e Sh. Pjetër dhe Palit, që ekzistonte nga viti 1663, i ngritur nga Propaganda Fide për të furnizuar priftërinj për Shqipërinë. Ajo u shtyp në 1746.
Më në fund Papa Klementi XII, në 1736, themeloi "Kolegjin Korsini" në katundin arbëresh i Shën Benedhitit, nën përgjegjësinë e një peshkopi ose kryepeshkopi rezident e ritit "grek", që më vonë u transferua në 1794 në Shën Mitër, në manastirin antik Basilian të Shën Adriani. Megjithatë, që nga viti 1849, dhe posaçërisht që nga viti 1860, ky kolegj ka humbur karakterin e tij kishtar dhe tani është i sekularizuar
Gjatë shekujve arbëreshët kanë qenë në gjendje të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre shqiptare, në sajë të kokëfortësisë së tyre dhe vlerave kulturore ushtruar kryesisht nga dy institucionet fetare të ritit lindorë, kryesisht në Kalabri Kolegji Shën Adriani (1732-1794) në Shën Benedhit dhe në Sicili Seminari Italo-Arbëresh i Palermos e Palermos (1734), që pastaj u trasferua në Horën e Arbëreshëvet në vitin 1945.
Një kolegj tjetër greko-bizantin u themelua në Horën e Arbëreshëvet pran Palermës në 1715 nga Al Gjergji Guxeta , themelues i një Oratori të klerit pa i martuar të ritit greko-bizantin.
Deri në vitin 1867 arbëreshët e Italisë u persekutuan për shkak të besimit ortodoks. Vetëm Papa Pius IX dha fund epërsisë e ritit latin mbi ritet e tjera. Kështu, më në fund, zyrtarisht në vitin 1919, dhe pak më vonë në 1937, u ndërtuan Eparkit (Dioqezat) dhe ekzarkata bizantine të udhëhequr për arbëreshët e krishterë të ritit lindor.
Riti bizantin i arbëreshëve të Italisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga aspektet tradicionale të ruajtura me xhelozi nga arbëreshët të Italisë është ai fetar. Edhe sot në shumicën e bashkësive arbëreshe riti grek-bizantin është akoma i gjallë. Mjaft interesante është shqyrtimi i shëmbëlltyrës që bëri Kisha Universale të ndahej në një Kishë të Perëndimit dhe një Kishë të Lindjes dhe sa vështirësi kishin arbëreshët për të ruajtur qenien e tyre të shin Kishë e Lindjes në Itali, në atdhe i Kishës së Perëndimit[8].
Një element karakteristik i fuqishëm i Kishës Italo-Shqiptare është riti bizantin, praktikuar nga besimtarët në të gjitha dioqezat. Me kalimin e kohës, megjithatë, disa famulli bizantine ishin dhënë për ritin romak për disa të huaj që kalonin nëpër ose që banonin në qendrat arbëreshe. Janë raste shumë të izoluara, edhe sepse të huajt (litint, domëthën latinët, italianët në faktë) nuk mund të qëndronin gjatë në qendrat arbëreshe, kjo sigurisht të paktën deri bashkimin e Italisë (1961). Megjithatë, me ngritjen e Eparkisë së Ungrës çdo famullitë e katundëve arbëreshë u kthyen në ritin bizantin e origjinës, kështu që sot të gjithë pjestarët e Eparkisë praktikojnë tërësisht ritin lindorë. Përndryshe u bë me ngritjen e Eparkisë së Horës së Arbëreshëve, ku në veçanti nuk përjashtuan ritin latin në ato kishë dhe famullitë fillimisht të ritit bizantin-grek, aq se sot Eparkia ka një përbërës të vogël latin brenda saj, mbi të cilin ka juridiksion mbi ata eparkun bizantin dhe jo peshkopët vendas latinë (kurioz se shpesh latinët nuk janë siçilian, kështu si në përgjësi është, por vetë arbëreshët). Ndërsa për Abacinë e Grotaferratës e vetmja kishë përdorë po ritin bizantin.
Gjuhët liturgjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Riti bizantin përfshin, midis veçorive të tij, përdorimin e gjuhës greke e vjetër të traditës (si dhe për të gjithë Kishat Lindore në të kaluarën dhe në një masë të madhe ende edhe sot) dhe, aty ku ruhet, të gjuhës arbërishte të atravet, të përdorur zakonisht në shërbesat liturgjike, të mbajtura dhe të transmetuara me besnikëri.
Tek riti, së bashku me gjuhën arbëreshe, janë të rëndësishme për arbëreshët rrobat liturgjike, të ngarkuar me simbole të krishtera, midis të cilave shumë janë të lashta dhe të prodhuara në vend (shek. XVIII)[9], natyrisht të ndryshme nga ato të veshjeve të përdorura në Kishë latine-romake.
Liturgjin dhe festat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për besimtarët arbëreshë pasuria e simbolikës së ritit bizantin nuk është asgjë tjetër veçse një mjet për njohjen e thjeshtë dhe të menjëhershme të Zotit. Liturgjitë e shenjta janë ato të shkruara nga Atrave e Kishës: ajo e Shën Vasilit për të parin e janarit, mbrëmjen para e Krishtlindjeve dhe Epifanisë (Ujët e pagëzuam) në fund të agjërimit, të dielave të Kreshmës dhe të Enjten dhe të Shtunën e Madhe; dhe atë të Shën Gjon Gojartit në raste të tjera.
Ngjarjet fetare janë të shumta dhe të ndryshme në çdo qendër arbëreshe, dhe zhvillohen gjatë gjithë vitit, por arrijnë kulmin e tyre në kremtimin e Javës së Madhe, një ngjarje fetare me një shpirtshmëri shumë të fortë, ngjarja më e madhe në kalendarin bizantin. Në fakt, i gjithë ligjërimi eskatologjik dhe çdo arsye për shpresë gjejnë justifikim në të, kështu si këndon himni i famshëm "Christòs anèsti" / "Krishti u ngjall":
"Cristòs anèsti ek nekròn, thanàto thànaton patìsas, ketis en tis mnìmasin zoìn charisà menos."
"Krishti u ngjall Ai tue vdekur, ndridhi vdekjen e shkretë e të vdekurëvet te varret i dha gjellën e vërtetë".
Sinodët Ndëreparkial
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1940, Kisha Arbëreshe (Chiesa Italo-Albanese) u takua në Manastirin Ekzarkik të Grotaferratës në "Sinodin i parë Ndëreparkiale" midis tre rrethanave kishtare Italo-Shqiptare të ritit greko-bizantin, gjeografikisht jo afër njëri-tjetrit, por të bashkuar në traditën e përbashkët Bizantine si dhe gjithashtu në atë etnik, për të diskutuar problemet e zakonshme dhe për të dhënë direktiva uniforme disiplinore dhe liturgjike. Në të njëjtin vit, tek Abacia Kisha Arbëreshe mirëpriti një delegacion nga Kisha Ortodokse Autoçefale Shqiptare.
Pasi që Papa dha miratimin e tij për projektin në 1994, në 2004 dhe që u mbajt para pak vitesh (2005-2006), në bashkëpunim me mijëvjeçarin e Manastirit të Grottaferratës, u bë "Sinodi i Dytë Ndëreparkial i Kishës Italo-Shqiptare", për të bërë një vlerësim të situatës dhe gjurmojnë linjat e veprimtarisë baritore pas Këshillit të Dytë të Vatikanit dhe shpalljes, në 1990, të Kodit të Kanuneve të Kishave Katolike Lindore. Sinodi i dytë i Kishës Arbëreshe vuri themelet për një konfigurim më autentik të kësaj kishë katolike bizantine, sipas të Drejtës Kanonike të Kishave Katolike Lindore.
Shenjtorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndihmat ose mbrojtës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shën Kolli, mbrojtës i Eparkisë së Ungrës dhe titullar i kishës katedrale.
- Shën Mitri Dëshmor, mbrojtës i Eparkisë së Horës e Arbëreshëvet dhe titullar i kishës katedrale.
- Shën Nili i Ri, mbrojtës i Abacisë së Grotaferratës. Titullare e kishës së abacisë është Shën Mëria e Hireve.
Përkushtimi i Shën Mërisë së Dhitrjës, shenjte mbrojtës e Horës së Arbëreshëvet, është i përhapur në të gjithë territorin e Eparkive. Përkushtimi e Zonjës e Këshillit të Mirë është i përhapur në të gjithë territorin e Kishës Arbëreshe.
Shenjtorë dhe të bekuar të Kishës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shërbëtori i Perëndisë At Gjergji Guxeta (1682 – 1756), për të cilën është duke u zhvilluar procesi i bekimit.
- Shërbëtore e Zotit Nëna Macrina Raparelli (1893 – 1970), Basiliane, e nderuar nga Kisha Katolike që nga 23 Mars 2017[10].
- Bekuar Papa Josif Papamihali (1912 – 1948), dëshmor shqiptare, prift i Kishës Greko-Katolike Shqiptare, ka qënë arrestuar, dënuar me punë të detyruar dhe e vrarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Shpallur zyrtarisht shenjtor në 2014 bashkë me të gjithë dëshmorët shqiptarë, ai u formua tek komunitetet kishtare arbëreshe të Italisë[11][12].
Shiko edhe këtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kisha Greko-Katolike Shqiptare
- Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII
- Riti bizantin
- Seminari Italo-Arbëresh i Palermos
- Ortodoksia Lindore në Shqipëri
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqet e internetit të Dioqezave arbëreshe
- Eparkia e Ungrës Arkivuar 13 qershor 2018 tek Wayback Machine
- Eparkia e Horës së Arbëreshëvet
- Manastiri i Grotaferratës Arkivuar 3 shkurt 2019 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Alberto Elli, Breve storia delle Chiese cattoliche orientali (II Ed.).
- ^ Në kishën e arbëreshëve në Romë: Papa Benedikti XIV dhe Kisha Italo-shqiptare, në vaticannews
- ^ Chiese Cattoliche Orientali, Chiesa Italo-Albanese, në atlasofchurch.altervista.org
- ^ Anëtarët e Kishës janë pasardhës të shqiptarëve të mërguar që ikën në Itali nga shekullin XV nën presionin e persekutimeve turke në Shqipëri dhe në territoret e banuara nga shqiptarët në Ballkan në përgjithësi dhe në More (Peloponez).
- ^ Ines Angjeli Murzak, Returning Home to Rome: The Basilian Monks of Grottaferrata in Albania, Grottaferrata 2009.
- ^ Herbermann, Charles, ed. (1913). Italo-Greeks? No, Italo-Albanians. Catholic Encyclopedia. New York: Robert Appleton Company.
- ^ Discorso di Papa Paolo VI in occasione del IV centenario del Collegio Greco di Roma, në jemi.it
- ^ Il Rito Greco-Bizantino e gli albanesi in Italia, në jemi.it
- ^ Për shembull, këto veshje u qepën dhe u morën, në modelin e veshjeve të mëparshme, disa prej të cilave kanë mbijetuar deri më sot, nga murgeshat dhe vajzat e Kulexhit/Kolegji e Shën Mërisë së Dhitrjës (Collegio di Maria dell'Odigitria) në Horën e Arbëreshëvet pranë Palermës.
- ^ Venerabile Macrina Raparelli. Fondatrice della Congregazione delle Suore Basiliane Figlie di Santa Macrina, mbi santiebeati.it
- ^ Beato Giuseppe Papamihali Sacerdote e martire.
- ^ At Josif Papamihali, martiri që mbrojti Papën dhe Vatikanin.