Kisha Bizantine Arbëreshe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kisha Katolike Bizantine)
Shko te: navigacion, kërko

Kisha Bizantine Arbëreshe, e njohur edhe si Kisha Italo-Shqipëtare, (Chiesa Italo-Albaneseitalisht) është një kishë e veçantë autonome në kungim me Ipeshkvit të Romës, por që ruan strukturën, disiplinën, liturgjin dhe traditen e tyre (bizantine) si e praktikuar nga Kisha Ortodokse. Anëtarët e saj janë të drejtuar nga një grup komunitetesh shqiptarë (arbëreshët) historikisht të pranishëm nga shekulli i pesëmbëdhjetë në vendet e Italisë së jugut dhe e Sicilisë, në mënyrë që të ndjekin - për traditën e lashtë - ritin bizantin.

Sepse është një Kishë "sui iuris" (e veçant, me historinë e vet) nuk ka një primat por dy peshkopë dhe një arkimandrit. Aktualisht Peshkopi i Ungrës është Imzot Donato Oliverio, i cili hyri në vend të Imzotit Ercole Lupinacci; Eparkia e Horës së Arbëreshëvet dhe Monastiri i Grotaferratës janë tani të zbrazëta dhe presin nje peshkop-arkimandrit i ri.

Peshkopi Sotìr Ferrara i arbëreshëve të Siçilisë gjatë Epifanisë (Ujët të pagzuam) në Horën e Arbëreshëvet, Siçili
Mozaiku i Krishtit Gjithëpushtetshëm në Kishën e Shën Kollit së ArbëreshëtPalermo, Siçili
Manastiri basilian i Grotaferratës në Roma

Struktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka tre juridiksione kishtare që përbëjnë Kishën Bizantine Italo-Shqiptare:

Dioqezat e mbrojnë trashëgiminë e tyre etnike, kulturore shqiptare dhe traditat e tyre fetare orthodhokse, edhe në perspektivë ekumenike për të përcjellë traditën kulturore, shpirtërore dhe liturgjike nga Kisha bizantine në Shqipërinë e vjetër që nga koha e Justinianit (shekulli i gjashtë).

Ka dy institucione fetare bizantine: murgjit basilian i Grottaferratës dhe kongregacioni i Bijat Basiliane e Shën Makrinës.

Komunitetet arbëreshe u krijuan në qytetet e Milanos, Torinos, Romës, Napolit, Barit, Leçet, Krotones, Kosencës dhe Palermos, si edhe në Zvicër, Gjermani, SHBA, Kanada, Argjentina dhe Brazili, dhe lindën apo u riforcuan kishat bizantine arbëreshe. Historikisht priftërinjtë e komuniteteve arbëreshe kanë qenë të pranishëm në kishat e ritit lindore të Livornos, Romës, Napolit, Mesinës, ValetësMaltë. Janë të rëndësishme, edhe se të ralla, kontaktet fetare e arbëreshëve me Lindjen e Krishterë (manastiret e Kretës) dhe me Shqipërin (dioqezat e Shkodrës, Durrësit, Himarës). I rëndësishmë është kontributi shpirtëror dhe kulturor i murgjve arbëreshë në Manastirin e Grottaferratës afër Romës.

Itali, përveç shqiptarëve të ritit ortodoks, ka edhe Kishat e tjera të ritit bizantin që nuk janë pjesë e kishës këtu në fjalë (të tilla si melkitë, armenë, dhe kohët e fundit ukrainë dhe nga Ballkanët).

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fakt arbëreshët janë një grup etnik shqiptar që u vendosën në Itali si pasojë e mergatës në 1448, 1461, 1468, 1478, 1482, 1491 dhe 1534, koha menjëherë pas rënies së Konstandinopojës, dhe pastaj Perandoria Bizantine dhe Shqipëria ra nën sundimin turk-osman mysliman. Në përgjithësi, ata u vendosën në vende të braktisura apo të themeluara (fshatra të reja), ku bënë të mundur eksportimin kulturor, gjuhësor dhe fetar shqiptar.

Gjatë shekujve arbëreshët kanë qenë në gjendje të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre shqiptare, në sajë të kokëfortësisë së tyre dhe vlerave kulturore ushtruar kryesisht nga dy institucionet fetare të ritit lindorë, kryesisht në Kalabri "Kulegji Korsini-Shën Adriani" (1732-1794) në Shën Benedhit dhe në Sicili "Seminari Italo-Shqiptar" e Palermos (1734), që pastaj u trasferua në Horën e Arbëreshëvet në vitin 1945.

Deri në vitin 1867 shqiptarët e Italisë u persekutuan për shkak të besimit ortodoks. Vetëm Papa Pius IX dha fund epërsisë e ritit latin mbi ritet e tjera. Kështu, më në fund, zyrtarisht në vitin 1919 dhe pak më vonë në 1937 u ndërtuan Eparkit, ose Eparhit, (Dioqezat) bizantine i udhëhequr nga arëreshët për arbëreshët e krishterë të ritit lindor.

Shiko edhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]