Jump to content

Vasileva (Drenas)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Malisht)
Vasileva
Malisht
Fshat
Pamje nga fshati Vasilevë
Pamje nga fshati Vasilevë
ShtetiKosova Kosova
RajoniPrishtinë
KomunaDrenas
Lartësia mbidetare
660 m (2,170 ft)
Popullsia
 • Gjithsej634 banorë
Emri i banorëveVasilevas
Targat01

Vasileva është një fshat në komunën e Drenasit në Kosovë. Shtrihet rreth 4 km në lindje të qendrës komunale të Drenasit, është vendbanim kodrinoro-malor, ka një sipërfaqe 965 ha, 28 ari, 51m2.[1] Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Malisht.

Fshati ka shkollën nëntëvjeçare “Fazli Greiçevci” për nder të mësuesit që kishte punuar në shkollë dhe që ka rënë dëshmor dhe xhaminë e fshatit. Në fshat gjendet kanali Ibër-Lepenc, liqeni i fshatit Liqeni i Vasilevës.

Prejardhja e emrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i fshatit Vasilevë rrjedh nga emri Vasil, i pari i fshatit. Vasilj-evo me prapashtesën sllave -evo.

Fshati Vasilevë së pari është përmendur më 1455 me 7 shtëpi me emra si Stankë, Jakov dhe Stojan, fshati ka pasur edhe kishën që tani quhet “Lugu i Kishës” ka mbetur toponimi, që e dëshmon se fshati dikur i përkiste ritit ortodoks (nga emrat ortodoks dhe kisha). Pasi fshati ishte i braktisur shkaku i murtajës, tri shtëpi rreth vitit 1840 nga fshati Dritan, vendosen në Vasilevë dy vëllezërit Haziri dhe Neziri dhe kushëriri i tyre Syla, pastaj vijnë me ftesë nga Berisha, Rubovci, Pakleku duke u krijuar dhe lagje tjera. Këtu ka jetuar një familje muhaxhire “Behluli e fisit Sop” e cila është shpërngulur në Miradi të Epërme.

Familjet dhe mikrotoponimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në Vasilevë janë: Berisha (Haziri, Qorri, Maloku), Rubovci dhe Bresilla. Banorët e fshatit janë të gjithë fis Berishë, lagjja Rubovci është Berishë e Kuqe, ndërsa të tjerat Berishë Alshiqe. Ndër toponimet më karakteristike të fshatit janë: Agragja e Vogël, Ara e Bukës, Ara e Çeshmes, Ara e Tërshanës, Ara e Therrave, Arrnica, Bunari i Gurit, Bregu i Çeshmes, Dushkaja, Bunari i Katunit, Gurina, Hija e Madhe, Hija e Vogël, Hurdha, Kroni i Bardhe, Kroni i Etheve,Lisi Binak, Livadhi i Murrizit, Livadhi i Spahise, Lug i Dushkut, Lugu i Kajushave, Lluburja, Mali i Blinit, Megja e Thanave, Mrizi i Thatë, Lugu i Kishes, Perpjetza e Madhe, Shkoza e Madhe, Rrezet e Vojsave, Shpati i Ahishtave, Shpati i Lejthijave, Shpati i Dhive, Udha e Rrases, Varret e Mortajes, Ura e Elezit Udha e Fshatit.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Vasilevë ndodhet në perëndim të Drenasit, fshat i Drenicës së Pashës, kufizohet me Dritanin në veri, në lindje me Grabocin e Ulët, në jug me Korroticën e Epërme dhe atë të Ulët, në përendim me Paklekun ndërsa në verilindje me Çikatovën e Vjetër.[2]

Afërsia me aeroportet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aeroporti më i afërt është ai i Prishtinës, gjendet 10.4 km në jug lindje të Vasilevës. Pastaj aeroporti më i afërt është ai i Shkupit-93.4 km në jug-lindje, INI - i Nishit 108.4 km veri-lindje, TGD -i Podgoricës 141.7 km në perëndim, OHD -i Ohrit 162.0 km në jug.

Fshati së pari ka pusin e fshatit ku së pari kur u gjet ai burim dy vëllezërit Haziri, Neziri vendosën që të ndaheshin nga vëllezërit (sot lagjja Shehu) së bashku dhe kushëriri Syla (sot lagjja Fejza) të dyja në Dritan. Gjendet gjithashtu dhe kroi i fshatit, kanali Ibër-Lepenc dhe liqeni i fshatit Vasilevë.

Popullsia sipas viteve
Viti i regjistrimit Numri i popullsisë
1455 10
1914 104
1921 75
1948 165
2011 634

Koha e luftës së UÇK-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë luftës ranë 3 dëshmorë: Nuhi Berisha, Agron Berisha, Sinan Berisha, janë dy të zhdukur Ahmet Berisha dhe Fidai Berisha. Gjatë luftës u vra dhe Hasa Berisha, 98 vjeçe, e cila mendohet se është personi më i vjetër i vrarë në Kosovë, të gjithë këta ishin nga nga lagjja Qorri. Në fshatin Vasilevë u vra edhe Hysen Gorani nga forcat serbe me snajper, por edhe Agron Berisha, Bejtë dhe Hajzer Rexhepi, Fazli Qerkini, Mehdi Hoxha dhe Naim Tiku, të cilët u vranë rrugës për liqen të Vasilevës ku ishin zënë nga serbët më 14 prill 1999, ndërsa Sinani dhe Agroni më 4-5 maj 1999. Sot në fshatin Vasilevë janë dy përmendore për të nderuar dëshmorët.

  1. ^ Osmani, Jusuf (2005). Vendbanimet e Kosovës - Drenica. Vëll. 15. Prishtinë: Shkrola.
  2. ^ Vendbanimet Rurale të Kosovës. Vëll. II. Shkup: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. 2019. ISBN 978-9951-26-004-6.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]