Jump to content

Marouane Chamakh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marouane Chamakh

Chamakh duke luajtur për Arsenalin në vitin 2010
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarouane Chamakh [1]
Datëlindja10 janar 1984 (40 vjeç)
VendlindjaTonneins, Francë
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)[2]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Crystal Palace
Numri29
Karriera me të rinjtë
1988–1994Nérac
1994–2000Marmandais
2000–2002Bordeaux
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2010Bordeaux230(56)
2010–2013Arsenal40(8)
2013West Ham United (Huazim)3(0)
2013–Crystal Palace40(6)
Karriera ndërkombëtare
2003Franca U191(0)
2003–Maroku64(18)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20:01, 8 nëntor 2014 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 nëntor 2014

Marouane Chamakh (Frengjisht [ma.ʁwan ʃa.mak]; Arabisht: مروان الشماخ; lindur më 10 janar 1984) është një futbollist marikien i cili luan me klubin anglez Crystal PalacePremier League dhe me kombëtaren marikiene si sulmues. Ai është përshkruar si sulmues tipik dhe gjithashtu njihet për "shtatgjatsinë" e tij dhe për "aftësitë e tij në gjuajtjet me kokë".[3][4]

Chamakh filloi karrierën e tij si profesionist duke u stërvitur me disa klube në rajonin e Akuitainës. Në vitin 2000, ai firmosi me Bordeaux. Chamakh bëri debutimin e tij si profesionist me klubin sezonin 2002–03. Ai shpenzoi nëntë vite me klubin duke i ndihmuar ata që të fitonin Coupe de la Ligue në vitin 2007. Në sezonin 2008–09, Chamakh fitoi titullin e parë të ligës me Bordeaux që u kurorëzua kampion për herë të parë që nga sezoni 1998–99. Klubi gjithashtu fitoi edhe Coupe de la Ligue duke kompletuar dopietën sezonale. Në maj 2010, Chamakh u bashkua me Arsenalin e Premier Leagues si një transferim i lirë pasi pranoi të nënshkruante një kontratë katër vjeçare. Në tetor 2010, Chamakh u bë lojtari i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon gol në gjashtë ndeshje rradhazi.[5]

Pavarësisht se lindi dhe u rrit në Francë, Chamakh zgjodhi që të përfaqsonte në arenën ndërkombëtare Marokun, sepse ai ka prindër marokien.[6] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren në korrik 2003 dhe ka luajtur tre turnamente të Kupës së Kombeve Afrikane, përfshirë edhe edicionin e vitit 2004 ku Maroku përfundoi si finalist. Në gusht 2010, ai u bë kapiten i kombëtares për herë të parë.[7]

Chamakh ka lindur në Tonneins, një qytet i vogël afër Garonne River, nga prindër marokienë, dhe u rrit afër komunitetit të Akuitainës. Babai i tij, El Mostafa Chamakh ka qënë një ish futbollist në Marok ku ka luajtur me Difaâ Aïn Sbaâ in Kazablanka.[8] Në vitin 1979, ai u largua nga Maroku për të gjetur kushte më të mira për të jetuar dhe për të gjetur një punë më të mirë.[9] Pasi u zhvendos në Francë dhe filloi një punë si gurgdhëndës, Chamakh i vjetër i solli famijes një dajë.[10] Vëllai i vogël i Chamakh ka në pronësi një kafe. Chamakh ka deklaruar se kur ai kthehet në shtëpi, ai do të ndihmojë vëllain e tij.[10]

Kur ishte në hapat e tij të parë si futbollist profesionist, Chamakh ishte po aq i aftë për të marrë nota të mira në shkollë. Gjatë viteve të tij të hershme në Bordeaux, ai filloi të ndiqte shkollën e mesme. Ai shpresonte të fitonte diplomë në shkollë, cilën ai më pas e mori.[9] Duke pasur një diplomë, Chamakh është gjithashtu shumë i interesuar për politikën, dhe në shkurt 2010, ai deklaroi përpara zgjedhjeve rajonale se mbështeste partinë e Lëvizjes Demokratike. Në zgjedhjet rajonale 2010, Chamakh çuditërisht ishte i listuar si një kandidat për departamentin Gironde në rajonin e Akuitainës.[11] Kryetari i paritsë, Jean Lassalle, tha për vendosjen e emrit të Chamakh në fletën e votimit: "Unë dua të mbledh të gjitha forcat e Akuitainës për të mbajtur rajonin tonë, dhe Marouane është një nga ato forca që ka nevojë Akuitania."[12] Chamakh u cilësuar si një kandidat jo i kualifikuar në fletëvotim dhe Lasalle u akuzua për përdorimin e Chamakh në mënyrë që të mbledhë vota nga përkrahësit e futbollit në rajon.[13][14]

Chamakh praktikon fenë myslymane dhe ka deklaruar: "Unë nuk kam asnjë problem të agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, është bërë e zakonshme. Ditën përpara ndeshjes unë nuk algjëroj. Por i bëj ditët e humbura më vonë."[15]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chamakh filloi karrierën e tij futbollistike në moshën katër vjeçare me klubin lokal Nérac FC afër komunitetit të Nérac. Gjatë kohës tek Nérac, trajnerët ja vendosën pseudonimin "Mr. George" pasi ai shënonte kater deri në pesë gola për ndeshje si ish FIFA Lojtari Botëror i Vitit George Weah.[10] Pas gjashtë vitesh tme e Nérac, Chamakh u bashkua me FC Marmandais. Gjatë kohës së tij tek Marmande, ai përmirësoi aftësitë e tij psikologjike dhe fizike, duke u zgjatur në 183 centimetra dhe mori thirrjen e tij të parë nga përzgjedhje rajonale e Akuitanisë për të luajtur në Coupe Nationale.[9][16]

Chamakh me Bordeaux.

Në vitin 2000, Chamakh ishte ndjekur nga disa klube profesionist që dëshironin të merrnin shërbimet e tij. Ai tërhoqi interes nga Lens, Toulouse, Lorient dhe Bordeaux, por përfundimisht vendosi të nënshkruajë me Bordeaux për shkak të infrastrukturës dhe pajisjeve të stërvitjes së klubit dhe gjithashtu për shkak të afërsisë me familjen e tij.[9] Pas mbërritjes së tij, Chamakh u vendos në akademinë e të rinjve të klubit. Për sezonin 2001–02, u vendos në skuadrën e të rinjëve që luante në Championnat de France amateur 2, divizioni i pestë francez. Chamakh u përfshi shumë në sezonin e skuadrës, drejtuar nga trajneri Jean-Louis Garcia. Ai u paraqit në 17 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola me skuadrën që përfundoi e para në grupin e tyre, duke u ngjitur në Championnat de France amateur.[17]

Pas atij sezonit, Chamakh u bë futbollist profesionist duke firmosur një kontratë tre-vjeçare me Bordeaux. Ai e shpenzoi pjesën e parë të sezonit 2002–03 duke luajtur në divizionin e katërt, por pas pushimeve dimërore, ai u thirr për në skuadrën e parë nga trajneri Elie Baup. Chamakh bëri debutimin e tij si profesionist më 19 janar 2003 në ndeshjen e skuadrës në Coupe de la Ligue kundër Metz. Ai u paraqit si zëvëndësues dhe luajti 15 minuta në humbjen 1–0.[18]. Chamakh bëri debutimin e tij në ligë tre javë më vonë, këtë herë në humbjen 2–0 në shtëpi kundër Bastia duke u paraqitur sërisht si zëvëndësues.[19] Më 20 maj, ai shënoi golin e parë si profesionist kundër Nice, golin e barazimit vetëm një minutë para fundit të ndeshjes e cila u mbyll me rezultatin 1–1.[20] Chamakh luajti 14 ndeshje, të gjitha duke hyrë në fushë si zëvëndësues gjatë sezonit. Në sezonin 2003–04, ai u ngjit në skuadrën e parë nga trajneri i ri Michel Pavon dhe luajti ndeshjen e parë si titullar më 1 nëntor 2003 në një fitore 1–0 kundër Marseille.[21] Në ndeshjen e rradhës së skuadrës, Chamakh shënoi golin e parë në barazimin 1–1 kundër Strasbourg vetëm disa momente para mbylljes së pjesës së parë. Megjithatë, gjatë pjesës së dytë, ai mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij si profesionist pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë gjatë ndeshjes.[22] Pas rikthimit nga pezullimi një javor, Chamakh u bë titullar i rregullt në skuadër, duke shënuar në ndeshjet rresht kundër Metz and Montpellier.[23][24] Ai e përfundoi sezonin e tij në ligë duke shënuar gjashtë herë në 25 ndeshje. Në ndeshjet e klubit në Kupën UEFA, Chamakh shënoi katër herë në tetë paraqitje.

Chamakh duke firmosur autografe në vitin 2005

sezonin 2004–05, Pavon vendosi për të lëvizur Chamakh si sulmuesin kryesor dhe në mbështetje të tij vendosi fantazistin Juan Pablo Francia i cili do të ishte sulmuesi mbështetës. Kjo lëvizje rezultoi një sukses pasi Chamakh shënoi dhjetë gola në ligë. Ai e hapi sezonin duke shënuar tregolëshin e parë si profesionist në fitoren 5–1 kundër Nice.[25] Në shtator 2004, Chamakh shënoi dy gola në dy ndeshje kundër Bastias dhe kundër rivalëve të Toulouse në Derby de la Garonne.[26][27] Ai e përfundoi sezonin duke shënuar golin e parë në barazimin 1–1 kundër Monacos.[28] Pavarësisht sezonit pozitiv në aspekin personal nga Chamakh, Bordeaux e përfundoi sezonin në vendin e 15të; ky ishte pozicioni më i keq i klubit që nga vendi i 16të i marrë para gati një dekadë më parë. Pavon, për shkak të problemeve me zemrën, u tërhoq nga posti i tij duke u zëvëndësuar nga Ricardo Gomes. Nën drejtimin e Gomes, Chamakh luftoi për të kapur suksesin duke shënuar vetëm 12 gola lige në 58 ndeshje gjatë dy sezoneve. Dy performancat e tij të shquara gjatë drejtimit të Gomes ishin dopietat e shënuar kundër Metz and Nancy.[29] Në një ndeshje në ligë kundër Metz, Chamakh shënoi të dy golat e ndeshjes brënda një minute. Ai më vonë doli nga ndeshja me karton të kuq pasi ofendoi gjyqtarin.[30] Chamakh e mbylli sezonin 2006–07 duke luajtur 46 minuta kundër Lyon në finalen e Coupe de la Ligue që u fitua nga Bordeaux me rezultatin 1–0 në Stade de France.[31] Ky ishte trofeu i parë i Chamakh në karrierën e tij me klube.

Chamakh gjatë një seance stërvitore në vitin 2009.

Pas largimit të Gomes, Bordeaux vendosi në krye të pankinës trajnerin e ri Laurent Blanc përpara fillimit të sezonit 2007–08. Chamakh deklaroi në disa raste se Blanc ishte një figurë e rëndësishme në zhvillimin e tij si një futbollist.[10][32] Megjithatë, kur Blanc mbërriti në klub, Chamakh luftoi për të fituar minuta të rëndësishme për shkak se Blanc preferonte francezin David Bellion, një blerje e re klubit. Minutazhi i tij u pakësua edhe më shumë me ardhjen e sulmuesit argjentinas Fernando Cavenaghi, i cili pati një profil golashënuesi duke shënuar 15 herë në 23 ndeshje. Për shkak të performancave të Cavenaghit, Chamakh u përdor si sulmuesi kryesor duke shënuar vetëm katër gola në ligë, shifra e tij më e ulët që kur u bë futbollist profesionist. Chamakh luajti më së shumti si zëvëndësues gjatë pjesës së parë të sezonit 2008–09. Megjithatë, më 21 dhjetor 2008, Chamakh bindi trajnerin Blanc, duke ja ndryshuar mendjen; Bordeaux po mposhtej me rezultatin 3–0 nga Monacon, kurse Chamakh hyri në fushën e lojës si zëvëndësues, dhe pa kalur një minutë pas hyrjes së tij, shënoi një gol. Pas një goli të Alou Diarra për t'a çuar ndeshjen 3–2, Chamakh barazoi tre minuta para kohës shtesë, dhe dy minuta më vonë, Cavenaghi shënoi golin e fitores duke i dhënë ekipit një fitore spektakolare me rezultatin 4–3.[33] Pas pushimeve dimërore, Blanc vendosi që të përdorte Chamakh dhe Cavenaghin sëbashku në sulm duke lënë fantazistin Yoann Gourcuff mbrapa tyre si lojtarin mbështetës. Chamakh arriti të krijojë partneritet me Gourcuff në fushë, duke shënuar tetë gola në ligë gjatë pjesës së dytë të sezonit. Më 30 maj 2009, Bordeaux fitoi titullin e parë të ligës që nga sezoni 1998–99 pasi mposhti Caen me rezultatin 1–0 në Stade Chaban Delmas.[34][35] Chamakh luajti në të gjithë ndeshjen. Klubi gjithashtu fitoi edhe Coupe de la Ligue, duke kompletuar dopietën sezonale.[36]

Gjatë paradës së fitores së klubit, me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij me klubin, Chamakh vendosi se do të qëndronte te Bordeaux për sezonin 2009–10, paravërisht intersimit të fortë të klubit anglez nga Premier League, Arsenal.[37] Pavarësisht nga deklarata e Chamakh, thashethemet për një kalim të tij tek Arsenali po bëheshin gjithmonë edhe më të forta, ku thuhej se negociatat do të vazhdonin gjatë verës. Më 3 gusht 2009, presidenti Jean-Louis Triaud tregoi se Arsenal kishte bërë një ofertë prej 7 milion për Chamakh dhe se ai (presidenti) e kishte refuzuar atë, duke kërkuar që Arsenal të përmirësojë ofertën e saj.[38] Ditën tjetër, trajneri i Arsenalit Arsène Wenger lajmëroi se nuk do të kishte një ofertë më të lartë se kaq.[39] Lajmërimi çuditërisht udhëhoqi Chamakh për të konfirmuar interesimin e tij për të qëndruar te Bordeaux për sezonin 2009–10.[40] Më 29 gusht, u raportua se Chamakh nuk kishte pranuar një kalim tek West Ham United.[41] Klubi anglez i kishte ofruar Bordeaux 18 milion £ dhe lojtarit një kontratë katër-vjeçare me një pagë 3 milion £. Megjithatë, Chamakh mbajti sërisht qëndrimin e tij, duke konfirmuar qëndrimin te Bordeaux.[42]

Në sezonin e tij të fundit me Bordeaux, Chamakh shfaqi formë të mirë në ligë edhe në Ligën e Kampioneve. Ai e filloi sezonin duke fituar trofeun e pestë me klubin më 25 korrik 2009, pasi Bordeaux fitoi 2009 Trophée des Champions pasi mposhti 2–0 Guingamp. Chamakh shënoi dhjetë gola në ligë dhe pesë gola në Ligën e Kampioneve, përfshirë golat kundër klubit italian Juventus dhe klubit gjerman Bayern Munich në fazën e grupeve.[43][44] Bordeaux ishte një nga dy skuadrat që e përfundoi fazën e grupeve si e paposhtur. Në raundet me eleminim direkt, Chamakh shënoi gol në fitoren 2–1 të klubit kundër grekëveOlympiacos në ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave në Ligën e Kampioneve. Bordeaux u kualifikua për në çerek-finale me rezultatin e përgjithshëm 3–1, ku ata u ndeshën me rivalët e Lyon. Në ndeshjen e parë, ku Lyon fitoi 3–1, Chamakh shënoi një gol vendimtar jashtë fushe. Në ndeshjen e kthimit, Chamakh shënoi një tjetër gol për të vendosur rezultatin e përgjithshëm 3–2. Megjithatë, në një pjesën e dytë, Bordeaux nuk ishte në gjëndje për të shënuar sërisht me Lyon që u kualifikua për në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3–2. Në Ligue 1, Chamakh u paraqit në të 38 ndeshjet e skuadrës për herë të parë në karrierën e tij. Pavarësisht se e nisi sezonin mirë, Bordeaux humbi shumë në luftën për të ruajtur titullin dhe në fund e përfundoi garën në vendin e gjashtë, duke dështuar për tu kualifikuar për në kompedicionet evropiane sezonin tjetër.

Chamakh duke luajtur me Arsenalin në Emirates Cup.

Më 21 maj 2010, Chamakh kompletoi lëvizjen e tij te Arsenal si një transferim i lirë pasi zgjidhi kontratën e tij me Bordeaux.[45][46] Transferimi u bë i vlefshëm më 1 korrik 2010.[47] Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen miqësore para-sezonale kundër Barnet më 17 korrik, duke u paraqitur si zëvëndësues.[48] Më 27 korrik, ai shënoi golin e tij të parë në fazën para-sezonale, një penallti në fitoren 4–0 kundër SC Neusiedl.[49] Në edicionin e vitit 2010 të Emirates Cup, Chamakh shënoi në debutimin e tij në shtëpi kundër skuadrës italiane Milan.[50] Ai bëri debutimin e tij në Premier League më 15 gusht në barazimin 1–1 kundër rivalëve të Liverpool. Chamakh kontriboi në golin e barazimit të skuadrës së tij, pasi ai bëri një gjuajte të fortë me kokë, që u ndal nga shtylla dhe u devijua nga Pepe Reina, i cili shkaktoi autogol.

Më 21 gusht 2010, Chamakh shënoi golin e parë në Premier League pas një goditje me kokë kundër Blackpool. Në të njëjtën ndeshje, ai fitoi edhe një penallti pasi u ndalua në mënyrë të gabuar nga Ian Evatt; penalltia e fituar nga ai u shënua nga Andrei Arshavin, i cili vendosi shifrat në 6–0.[51] Në ndeshjen e tij të tretë si titullar nga katër, Chamakh shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në fitoren 4–1 kundër Bolton Wanderers.[52] Më 15 shtator, në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve me klubin, ai shënoi golin e tretë në fitoren 6–0 kundër klubit portugez S.C. Braga. Dy javë më vonë, Chamakh shënoi golin e tij të dytë në Ligën e Kampioneve me Arsenalin kundër skuadrës serbe FK Partizan. Ky ishte goli i tij i shtatë në tetë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve. Pas pauzës ndërkombëtare, Chamakh vazhdoi formën e tij të mirë, duke shënuar golin e fitores në fitoren 2–1 kundër Birmingham City.[53] Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e tetë në nëntë ndeshje në Ligën e Kampioneve në fitoren 5–1 kundër klubit ukrainas Shakhtar Donetsk. Më 10 nëntor, Chamakh shënoi të dy golat në fitoren e mesjavës kundër Wolverhampton Wanderers.[54] Ai shënoi golin e parë të ndeshjes 37 sekonda pasi ajo kishte filluar, duke regjishtuar golin më të shpejtë në ligë në historinë e klubit.[55] Rekordi mbahej nga sulmuesi legjendar Thierry Henry, i cili kishte shënuar pas 58 sekondash në një ndeshje kundër Reading më 22 tetor 2006.[56]

Më 20 nëntor, Chamakh shënoi një gol në humbjen 3–2 nga Tottenham Hotspur në Derbin Verior të Londrës.[57] Një javë më vonë, ai shënoi një tjetër gol, këtë herë në fitoren 4–2 kundër Aston Villës.[58] Pas golit kundër Aston Villës, Chamakh nuk shënoi gol gjatë muajve të dimrit pasi në shumicën e ndeshjeve u paraqit si zëvëndëues. Edhe në ndeshjet ku ai luante si titullar nuk do t'a zhbllokonin atë, pasi ai zëvëndësohej në fillim të pjesës së dytë. Më 15 shkurt 2011, Chamakh pranoi se ai kishte humbur formën duke thënë: "Nga fillimi i janarit e ndjeja se kisha humbur formën time."[59] Sulmuesi gjithashtu pranoi se i duhej pak pushim dhe se nuk do të rikthehej në formën e tij maksimale deri në mars.[60] Më 20 shkurt, Chamakh luajti në të gjithë ndeshjen në barazimin e skuadrës 1–1 kundër Leyton OrientFA Cup.[61] Kjo ishte hera e parë në gati dy muaj që Chamakh luante një ndeshje të plotë. Më 2 mars, në ndeshjen e kthimit kundër Leyton Orient, Chamakh shënoi golin e parë që nga muaji nëntor duke kontribuar në fitoren 5–0.[62]

Në sezonin 2011–12, Chamakh luajti vetëm vetëm 11 ndeshje, shumica e tyre si zëvëndësues, dhe shënoi vetëm një gol, e cila erdhi në fitoren 4–3 kundër Blackburn Rovers.[63]

Më 30 tetor 2012, Chamakh luajti ndeshjen e tij të parë si titullar që nga janar 2011, duke shënuar dy gola dhe duke ndihmuar Arsenalin të përmbysë disavantazhin 4–0 kundër Reading, duke fituar në fund ndeshjen me rezultatin 7–5 pas kohës shtesë, ndeshje e vlefshme për çerek-finalen e Kupës së Ligës.[64]

West Ham United (huazim)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 janar 2013, u lajmërua se Chamakh ishte huazuar tek West Ham United deri në fund të sezonit 2012–13.[65] Marrveshja ishte konfirmua në faqen zyrtare të West Hamit në internet,[66] me sulmuesin i cili tha: "Unë nuk kam pasur mundësi për të luajtur shpesh, por unë e kamë bërë këtë gjë më parë dhe e di që jam sulmues shumë i mirë. Ne luanim me vetëm një sulmues te Arsenali, kështu që nuk kam pasur mundësinë të luajë shumë, kështu që unë shpresoj të bëjë më shumë te West Ham." Ai luajti vetëm tre ndeshje te West Ham pa mundur të shënojë.[67]

Chamakh duke luajtur për Crystal Palace kundër Arsenalit në Emirates Stadium në shkurt 2014.

Më 10 gusht 2013, Ian Holloway lajmëroi blerjen e Chamakh nga Arsenali, me lojtarin i cili firmosi një marrëveshje një vjeçare me Crystal Palace.[68] Më 24 gusht 2013, ai shënoi golin e parë në Premier League që nga shtatori 2011, në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Stoke City.[69]

Më 9 nëntor 2013, Chamakh iu dha një "standing ovation" (duartrokitje në këmbë) nga tifozët vendas në Selhurst Park gjatë kohës që ai u zëvendësua, pavarësisht se nuk shënoi, tifozët u impresionuan me qëndrimin e tij dhe punën gjatë ndeshjes kundër Everton. Më 3 dhjetor 2013, Chamakh shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër West Ham United; ai shënoi pas një krosi të Barry Bannan duke u zhbllokuar pas 11 ndeshjesh. Chamakh vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar me një gjuajtje 'volley" (gjuajtje direkt në ajër) në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Cardiff City. Më 14 dhjetor, Chamakh shënoi golin e tij të tretë në tre ndeshje në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Çelsit; ai mori sërisht një "standing ovation" në momentin e zëvëndësimit në minutën e 88të për punën e tij të madhe në fushë.[70]

Në fund të sezonit 2013–14, Chamakh ishte një nga lojtarët që do të liroheshin nga klubi, pasi kontrata e tij kishte skaduar.[71] Megjithatë, më 11 korrik 2014, ai çuditërisht firmosi një kontratë të re dy-vjeçare me klubin.[72]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Chamakh duke luajtur për Marokun në një kualifikuese të Kupës së Botës 2010 kundër Gabonit

Chamakh është një lojtar i kombëtares marokiene që nga viti 2003. Para se të përfaqsonte Marokun, ai ka luajtur për kombëtaren nën-19Francës ku bëri debutimin me ta më 12 shkurt 2003 në një ndeshje miqësore kundër Republikës Çeke.[73] Kjo ishte paraqtija e vetme me Francën nën-19.[74] Chamakh u thirr në skuadrën që do të luante në 2003 Kampionatin Europian nën-19 të Futbollit, por refuzoi për të pranuar një thirrje nga trajneri i kombëtares marokiene Badou Zaki për ndeshjet e kualifikueseve të 2004 Kupës së Kombeve Afrikane kundër Sierra Leones dhe Gabonit.[75] Më 7 qershor 2003, ai bëri debutimin e tij me kombëtaren në ndeshjen kundër Sierra Leones. Më 10 shtator 2003, Chamakh shënoi të dy golat, përfshi golin e tij të parë ndërkombëtarë, në fitoren 2–0 kundër Trinidad dhe Tobago.[76][77][78][79] Ai u paraqit në pjesën e mbetur të kualifikueseve dhe më pas ishte në skuadrën që mori pjesë në finalet e turnamentit. Chamakh shënoi dy gola në këtë turnament; i pari në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Benin dhe i dyti në çerek-finale kundër Algjerisë. Maroku mposhti Malin në gjysmë–finale për të arritur në finale ku u ndeshën kundër Tunizisë. Në atë ndeshje, Chamakh luajti 90 minuta me Marokun që u mposht me rezultatin 2–1 në Stade 7 NovembreTunis.

Në Kualifikueset e Kupës së Botës 2006, Chamakh shënoi tre gola. Një nga këto gola ai i shënoi në ndeshjen kualifikuese kundër Tunizisë më 8 tetor 2005. Me Marokun e cila kishte nevojë për vetëm një fitore për t'u kualifikuar për në Kupën e Botës, Chamakh shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e tretë. Megjithatë, ndeshja përfundoi me rezultatin 2–2, gjë që solli dështimin e skuadrës për tu kualifikuar. Megjithatë, barazimi i siguroi skuadrën kualifikimin për në 2006 Kupën e Kombeve Afrikane. Në turnament, Maroku u eleminua që në fazën e grupeve pa mundur që të shënojë gol. Në vitin 2008, Chamakh ishte thirrur për të marrë pjesë në Kupen e Kombeve Afrikane për herë të tretë rresht, me Marokun e cila u eleminua që në fazën e grupeve dhe me Chamakh i cili nuk arriti dot të realizoj asnjë gol. Në vitet 2009–2010, Chamakh u paraqit në vetëm katër ndeshje me kombëtaren duke mos shënuar dot asnjë gol, me Marokun e cila dështoi për t'u kualifikuar për në 2010 Kupën e Kombeve Afrikane dhe Kupës së Botës 2010.

Më 10 gusht 2010, Chamakh u bë kapiten i kombëtares për herë të parë dhe i drejtoi në fitoren 2–1 kundër Guinesë Ekuatoriale.[7] Tre muaj më vonë, ai shënoi golin e parë të skuadrës në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Irlandës së Veriut.[80] Pasi nuk shënoi gol me kombëtaren për gjashtë muaj, më 4 qershor 2011, Chamakh shënoi golin e dytë në fitoren 4–0 kundër Algjerisë në kualifikueset e 2012 Kupës së Kombeve Afrikane.

Chamakh u largua nga skuadra e Marokut për 2013 Kupën e Kombeve Afrikane, me trajnerin Rachid Taoussi i cili shpjegoi se sulmuesi kishte luajtur shumë pak në nivel klubesh kështu që nuk është një anterlativë për t'u konsideruar.

Golat ndërkombëtarë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren marokiene.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni Ref
1. 10 shtator 2003 Stade El Harti, Marrakech Trinidad and Tobago Trinidad dhe Tobago 1–0 2–0 Miqësore [81]
2. 2–0
3. 31 janar 2004 Stade Taïeb El Mhiri, Sfax Benin Benini 1–0 4–0 2004 Kupa e Kombeve Afrikane [81]
4. 8 shkurt 2004 Stade Taïeb El Mhiri, Sfax Flamuri Algjeria 1–1 3–1 2004 Kupa e Kombeve Afrikane [81]
5. 10 tetor 2004 Stade du 28 Septembre, Conakry Flamuri Guinea 1–0 1–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 [81]
6. 4 qershor 2005 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat Malawi Malavi 1–1 4–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 [81]
7. 8 tetor 2005 Stade du 7 Novembre, Radès Flamuri Tunizia 1–0 2–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2006 [81]
8. 9 janar 2006 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat Republika Demokratike e Kongos Kongo 1–0 3–0 Miqësore [81]
9. 17 janar 2006 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat Flamuri Angola 1–0 2–2 Miqësore [81]
10. 2 shtator 2006 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat Malawi Malavi 1–0 2–0 Kualifikueset e 2008 Kupës së Kombeve Afrikane [81]
11. 7 shkurt 2007 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat Flamuri Tunizia 1–0 1–1 Miqësore [81]
12. 2 qershor 2007 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat Zimbabwe Zimbabve 1–0 2–0 Kualifikueset e 2008 Kupës së Kombeve Afrikane [81]
13. 16 janar 2008 Prince Moulay Abdellah Stadium, Rabat Flamuri Angola 1–1 2–1 Miqësore [81]
14. 31 Mars 2009 Estádio do Restelo, Lisbon Flamuri Angola 2–0 2–0 Miqësore [81]
15. 17 nëntor 2010 Windsor Park, Belfast Flamuri Irlanda e Veriut 1–0 1–1 Miqësore [81]
16. 4 qershor 2011 Stade de Marrakech, Marrakech Flamuri Algjeria 2–0 4–0 Kualifikueset e 2012 Kupës së Kombeve Afrikane [81]
17. 9 qershor 2011 Stade de Marrakech, Marrakech Flamuri Tanzania 1–0 3–1 Kualifikueset e 2012 Kupës së Kombeve Afrikane [81]
18. 13 nëntor 2014 Stade Adrar, Agadir Benin Benini 6–1 6–1 Miqësore [82]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 8 nëntor 2014 [83][84]

Klubi Sezoni Liga Kupa[85] Evropa Tjetër[86] Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Bordeaux 2002–03 10 1 4 0 14 1
2003–04 25 6 2 0 8 4 35 10
2004–05 33 10 3 1 36 11
2005–06 29 7 2 0 31 7
2006–07 29 5 7 2 6 0 42 7
2007–08 32 4 5 0 7 4 44 8
2008–09 34 13 4 0 8 3 1 0 47 16
2009–10 38 10 4 1 9 5 1 0 52 16
Gjithsej 230 56 31 4 38 16 2 0 301 76
Arsenal 2010–11 29 7 9 1 6 3 44 11
2011–12 11 1 3 0 5 0 19 1
2012–13 0 0 3 2 1 0 4 2
Gjithsej 40 8 15 3 12 3 0 0 67 14
West Ham United (huazim) 2012–13 3 0 3 0
Gjithsej 3 0 0 0 0 0 0 0 3 0
Crystal Palace 2013–14 32 5 2 1 0 0 34 6
2014–15 8 1 0 0 0 0 8 1
Gjithsej 40 6 2 1 0 0 0 0 42 7
Gjithsej karriera 313 70 48 8 50 19 2 0 413 97
Redaktuar më 13 nëntor 2014.[87][88]
Kombëtarja Sezoni Ndeshje Gola
Maroku 2003 6 2
2004 13 3
2005 6 2
2006 8 3
2007 6 2
2008 8 1
2009 5 1
2010 4 1
2011 4 2
2012 3 0
2013 0 0
2014 1 1
Total 64 18
  1. ^ "Premier League Clubs submit Squad Lists" (PDF). Premier League. 1 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 tetor 2014. Marrë më 20 shkurt 2013. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Player Profile: Marouane Chamakh". premierleague.com/. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2014. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Wenger's search for next Thierry Henry is over". The National. 27 dhjetor 2010. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Nasri: Chamakh can hurt Chelsea". Fédération Internationale de Football Association. 2 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2010. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Les Lions de l'Atlas se réconcilient avec leur public". Le Soir. 11 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2011. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Szczepanik, Nick. "De Vries adds final touch to fine display". The Times Online. Londër. Marrë më 7 nëntor 2003. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  7. ^ a b "Stars find their shooting boots". Fédération Internationale de Football Association. 20 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2010. Marrë më 6 mars 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Entretien avec Chamakh". Mountakhab. 14 qershor 2004. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b c d "La fulgurante acension de Marouane Chamakh". Afiavi. 20 nëntor 2009. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b c d Lawton, Matt (17 shtator 2010). "Marouane Chamakh – How my idol Laurent Blanc helped secure a dream move to Arsenal". Daily Mail. Londër. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Arsenal target Chamakh signs for... a French political party". Daily Mirror. 10 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2010. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Le footballeur Marouane Chamakh sur une liste MoDem". RTL. 9 shkurt 2010. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "MoDem, UMP ou PS: Chamakh s'en foot!". Marianne 2. 12 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Le MoDem recrute Marouane Chamakh pour les Régionales en Gironde". RTL. 10 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Din, Tusdiq (23 gusht 2011). "Fasting and football. How do top-flight Muslims cope?". The Independent. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 29 dhjetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Marouane Chamakh". Bladi. 15 gusht 2005. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "CFA 2 GROUPE F 2001/2002". Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2009. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Metz v. Bordeaux Match Report". Ligue de Football Professionnel. 19 shkurt 2003. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Bordeaux v. Bastia Match Report". Ligue de Football Professionnel. 8 shkurt 2003. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Nice v. Bordeaux Match Report". Ligue de Football Professionnel. 20 maj 2003. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Bordeaux v. Marseille Match Report". Ligue de Football Professionnel. 1 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Strasbourg v. Bordeaux Match Report". Ligue de Football Professionnel. 9 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Bordeaux v. Metz Match Report". Ligue de Football Professionnel. 20 dhjetor 2003. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Montpellier v. Bordeaux Match Report". Ligue de Football Professionnel. 10 janar 2004. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Bordeaux v. Nice Match Report". Ligue de Football Professionnel. 14 gusht 2004. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Bastia v. Bordeaux Match Report". Ligue de Football Professionnel. 22 shtator 2004. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Bordeaux v. Toulouse Match Report". Ligue de Football Professionnel. 25 shtator 2004. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Bordeaux v. Monaco Match Report". Ligue de Football Professionnel. 25 maj 2005. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Bordeaux v. Nancy Match Report". Ligue de Football Professionnel. 18 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Bordeaux v. Metz Match Report". Ligue de Football Professionnel. 25 shkurt 2006. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Lyon v. Bordeaux Match Report". Ligue de Football Professionnel. 31 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Chamakh – Blanc made me the player I am". Arsenal F.C. 7 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2010. Marrë më 14 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Monaco v. Bordeaux Match Report". Ligue de Football Professionnel. 21 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Bordeaux v. Caen Match Report". Ligue de Football Professionnel. 30 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Willams, Tom (31 maj 2009). "Joy as Bordeaux end 10-year French title wait". Asia One. Agence France-Presse. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Bordeaux 4–0 Vannes OC". ESPN. 25 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Gourizro, Giscard (19 qershor 2009). "Chamakh to remain at Bordeaux". Sky Sports. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Dall, James (3 gusht 2009). "Arsenal told to up Chamakh bid". Sky Sports. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Haond, Patrick (4 gusht 2009). "Wenger won't chase Chamakh". Sky Sports. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Paterson, Hayley (22 gusht 2009). "Chamakh commits to Bordeaux". Sky Sports. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Burton, Chris (21 gusht 2009). "Chamakh snubs Hammers". Sky Sports. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Haond, Patrick (29 gusht 2009). "Chamakh explains Hammers snub". Sky Sports. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "European soccer roundup – Barcelona's lead cut, Chelsea power on". DNA India. Londër. Reuters. Marrë më 2 nëntor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Bordeaux win group with Juve scalp". Union of European Football Associations. 21 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Marouane Chamakh completes move to Arsenal". Arsenal. 21 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010. Marrë më 16 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Russell Kempson (21 maj 2010). "Marouane Chamakh signs long-term deal with Arsenal". The Sunday Times. Londër. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 16 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Arsenal confirm signing of Bordeaux striker Marouane Chamakh". The Daily Telegraph. Londër. 21 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010. Marrë më 16 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Marouane Chamakh completes move to Arsenal". Arsenal. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2010. Marrë më 15 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Gunners ease to friendly success". Fédération Internationale de Football Association. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2010. Marrë më 27 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Chamakh shines as Arsenal draw Milan". Fédération Internationale de Football Association. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2010. Marrë më 31 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ David Ornstein (22 gusht 2010). "Arsenal 6 – 0 Blackpool". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. Marrë më 11 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Pranav Soneji (11 shtator 2010). "Arsenal 4–1 Bolton". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. Marrë më 11 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Arsenal come from behind with goals from Nasri and Chamakh". Arsenal F.C. 16 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2010. Marrë më 11 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Wilson, Jeremy (10 nëntor 2010). "Wolverhampton Wanderers 0 Arsenal 2: match report". The Daily Telegraph. Londër. Marrë më 11 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Instone, David (10 nëntor 2010). "Marouane Chamakh strikes twice to give Arsenal win at Wolves". Guardian Media Group. Londër. Marrë më 11 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ Ripley, Dan (10 nëntor 2010). "Chelsea edge past Fulham, Arsenal perform smash and grab at Wolves and the Manchester derby finishes goalless – as it happened". Daily Mail. Londër. Marrë më 27 mars 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "H-T Arsenal 2–0 Tottenham: Nasri and Chamakh give hosts deserved derby lead". Daily Mirror. 20 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 7 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ Ballard, Ed (27 nëntor 2010). "Aston Villa v Arsenal: as it happened". The Daily Telegraph. Londër. Marrë më 7 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "Chamakh now holds the key". ESPN. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2011. Marrë më 1 mars 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "Chamakh feels burnt out". Premier League. 15 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2011. Marrë më 12 mars 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ Doyle, Paul (20 shkurt 2011). "Jonathan Téhoué earns Leyton Orient a deserved replay with Arsenal". Guardian Media Group. Londër. Marrë më 12 mars 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ McCarra, Kevin (2 mars 2011). "Nicklas Bendtner hat-trick blasts Arsenal past Leyton Orient". Guardian Media Group. Londër. Marrë më 12 mars 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ Hassan, Nabil (2 mars 2011). "Blackburn 4–3 Arsenal". BBC Sport. Londër: British Broadcasting Corporation. Marrë më 12 mars 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ "Reading 5–7 Arsenal". ESPNFC. Marrë më 30 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ "Marouane Chamakh: Arsenal striker joins West Ham on loan". BBC Sport. Marrë më 4 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ "Hammers loan Chamakh". West Ham United. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2013. Marrë më 4 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ "Marouane Chamakh". Www.westhamstats.com. Marrë më 21 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ "Crystal Palace boss Holloway confirms Chamakh capture". www.goal.com. Marrë më 11 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ "Morocco's Chamakh scores but Palace lose to Stoke". English.alarabiya.net. 25 gusht 2013. Marrë më 27 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ "Chelsea 2–1 Crystal Palace". BBC Sport. 14 dhjetor 2013. Marrë më 27 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ "Premier League clubs submit retained and released lists". Premier League. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2015. Marrë më 23 maj 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ "Chamakh Pens New Palace Deal". Crystal Palace F.C. 11 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2014. Marrë më 11 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ "Liste des joueurs retenus". Federata Franceze e Futbollit. 5 shkurt 2003. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ "MaRoUAnE cHaMaKh". Cham 29. 12 tetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2011. Marrë më 27 mars 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ "Marouane Chamakh (Maroc)". Linternaute. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ "Marouane Chamakh". FC Girondins de Bordeaux. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2010. Marrë më 15 nëntor 2014. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  77. ^ "Joueur des Lions de l'Atlas: Chamakh, star de la nouvelle vague bordelaise". Maghress. 29 dhjetor 2003. Marrë më 18 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ "Marouane Chamakh, le Maroc et la CAN". Le Parisien. 27 janar 2004. Marrë më 18 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  79. ^ "Morocco put shutters on TT". Soca Warriors. 10 shtator 2003. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2012. Marrë më 9 gusht 2010. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ "Northern Ireland 1 – 1 Morocco". BBC Sport. British Broadcasting Corporation. 17 nëntor 2010. Marrë më 12 mars 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  81. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p Courtney, Barrie (23 dhjetor 2013). "Morocco – List of international matches". Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation. Marrë më 14 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  82. ^ "Le Maroc lamine le Bénin". Radio Mars. 13 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2014. Marrë më 13 nëntor 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  83. ^ "29. Marouane Chamakh" (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 26 shkurt 2011.
  84. ^ "Marouane Chamakh ESPN Profile" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 26 shkurt 2011. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  85. ^ Përfshirë kompedicionet e kupave si Coupe de France, Coupe de la Ligue, FA Cup, Football League Cup
  86. ^ Përfshirë kompedicionet e tjera zyrtare si Trophée des champions, FA Community Shield, UEFA Super Kupa, Kupa Ndërkontinentale, FIFA Kupa e Botës për Klube
  87. ^ "Football: Marouane Chamakh". Footballdatabase.eu. Marrë më 30 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  88. ^ "Marouane Chamakh". National Football Teams. Marrë më 13 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]