Jump to content

Murati IV

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Murad IV.)
Sulltan Murat IV
Sulltan i Perandorisë Osmane
Në detyrë
10 shtator 1623 – 8 shkurt 1640
Paraprirë ngaMustafai I
Pasuar ngaIbrahimi
Të dhëna vetjake
U lind më26 korrik 1612
Stamboll Perandoria Osmane
Vdiq më8 shkurt 1640
Stamboll Perandoria Osmane
NënshtetësiaTurk
PunësimiSulltan(Perandor)

Sulltan Murat IV ka lindur ne Stamboll. Ai ishte djali i Sulltan Ahmetit I dhe Sulltaneshës Kösem.

Ai ka lindur me 26 korrik 1612 dhe ka vdekur me 8 shkurt 1640. Murati ishte djali i dytë i Sulltaneshës Kösem dhe i treti i Sulltan Ahmetit I. Babai i tij, Sulltan Ahmeti , vdiç kur princ Murati ishte vetëm 5 vjeç. Pas vdekjes së babait të tij Murati kaloi kohë të vështira nga ana psikologjike. I sapo ngjitur në fron, Sulltan Mustafa I që vuante nga paqendrueshmeria mendore, ishte një sulltan kukull nën drejtimin e nënës së tij Sulltaneshës Halime dhe vezirit të dytë Davut Pasha. Sulltanesha Halime urdhëroi syrgjenosjen e Sulltaneshës Kösem nga sarajet dhe vrasjen e të gjithë princave të asaj kohe, Osmanit, Mehmetit, Muratit, Bajazitit, Kasemit dhe Ibrahimit. Kjo gjë nuk ndodhi pasi Sulltanesha Kösem gëzonte mbështetjen e këshillit dhe jeniçerëve dhe nuk e lejoi këtë. Pas ngjitjes në fron të vëllait të tij Osmanit II, princ Murati përjetoi një tjetër goditje psikologjike, ku princ Mehmeti u vra në sy të tij, me urdher të Sulltan Osmanit. Princ Murati gjithashtu shikoi edhe rrëzimin brutal nga froni që jeniçerët i bënë vëllait të tij Sulltan Osmanit dhe ekzekutimin e tij. Të gjitha këto ngjarje të rënda ndikuan në gjendjen Muratit duke e bërë atë një njeri të pamëshirshëm dhe shumë të rreptë. Në vitin 1623 në moshën 11 vjeçare, Murati u bë sulltan i Perandorisë Osmane, por nën regjencen e nënës së tij Sulltaneshës Kösem, e cila u bë sulltanesha e parë që kishte të drejtë legjitime për të marrë vendime. Nga viti 1623 deri në 1632, Sulltan Murati IV u edukua dhe u stërvit mirë duke u bërë i aftë për të drejtuar Perandorinë. Në 1632 Murati IV vëndosi të ndërpriste regjencën e nënës së tij dhe e pa vetën mjaftueshëm të rritur për të marrë vetë drejtimin, në moshën 20-vjeçare. Murati IV i kishte akoma në mëndje ngjarjet e frikshme të vëllait të tij Sulltan Osmanit II dhe vëndosi të shfaqë dhe të rivendosë supremacinë e Sulltanit. Ai luftoi korrupsionin rreptësisht dhe urdheroi ekzekutim për të gjithë ata që bënin korrupsion qoftë edhe një herë. Gjithashtu Murati IV ndaloi kafenë, alkoolin dhe duhanin për të gjithë banorët dhe urdheroi ekzekutime edhe për ata që shkelnin këtë ligj. Thuhet se shpesh herë ai maskohej si njeri i thjeshtë dhe dilte në qytet për të kapur vetë shkelësit e ligjit dhe për ti denuar ata. Murati IV njihet për metodat e tij brutale për të shfaqur pushtetin e tij dhe vriste fajtorët në mes të popullit. Ai ka ekzekutuar disa nga vezirët e tij si dhe ishte i pari sulltan që ka ekzekutuar figuren më të lartësuar të fesë Islame, Sheik-ul Islam.

Murati IV ishte një luftetar shumë i fortë. Ai ishte sulltani më i fortë i perandorise osmane dhe thuhej se i vriste njerezit vetem me nje te goditur. U quajt THEMELUESİ I DYTE I PERANDORİSE OSMANE. Kur u ngjit ne fron arka e shtetit ishte bosh. Para se te vdiste e la te mbushur. Nëna e tij kishte ambicie per pushtet dhe tentoi ta zbriste disa herë nga froni djalin e saj, por Murati IV duke qënë shumë i fortë ia prishi planet dhe ekzekutoi princin Kasım. Muradi u njoh si pushtuesi i Bagdatit. Në 1638 ai pushtoi Revanin, dhe në 1639 udhëhoqi përsonalisht trupat e tij për të pushtuar Bagdatin dhe për ti dhënë fund luftës 16 vjeçare Osmano-Perse. Sulltan Murati IV vdiç në 1640 në moshën 27 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje në mëlçi që quhet cirrozë. Thuhet se ishte nëna e tij e cila ndikoi në përkeqësimin e kësaj sëmundjeje duke i ndërruar ilaçet për të ruajtur jeten e djalit të vogel princ Ibrahimit (më vonë sulltan Ibrahimi) dhe vazhdimësinë e Dinastisë Osmane, pasi Murati IV nuk kishte asnjë pasardhës të gjallë.