Jump to content

Norça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Norqa)
Norçë
Fshat
Pamje e fshatit Norçë
Pamje e fshatit Norçë
Popullsia
 • Gjithsej992
Emri i banorëveNorçali

Norça (serbisht: Норча/Norča) është fshat në komunën e Preshevës, Serbi.

Shtrihet në ultësirën e Preshevës, rrëzë maleve të Karadakut, shumë afër Preshevës.

Norça sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka pasur 1322 banorë me qëndrim të përhershëm. Që prej regjistrimit të parë i zhvilluar në vitin 1948 e në vazhdim, Norça ka treguar rritje të numrit të popullsisë edhe pse ka pasur emigrime të vazhdueshme drejt qendrave të ndryshme e bile edhe për Turqi. Në vitin 2002, Norça kishte 623 banorë të moshës madhore, ndërsa mosha mesatare e popullsisë ishte 27.9 vite. Në këtë vendbanim kanë ekzistuar që prej vitit 2002 251 ekonomi shtëpiake. Norça ka qenë gjithmonë e banuar vetëm nga popullsisa shqiptare.

Sipas gjetjeve historike mendohet se mbretëresha Edvokia, e ëma e Konstantinit, ia ka dhuruar në 1381-shin kishën “Shën Kolli” Norçës, si dhe ca kisha e prona përreth. Në bazë të kësaj nuk kemi të dhëna të sakta, nëse norçarët para se të ndërronin fenë në atë islame i përkitnin fesë krishtere ortodokse dhe katolike.

Vendasit e Norçës i takojnë fisit Sopi, e megjithatë mbiemrat e tyre nuk i kanë sipas fisit e as sipas lagjes, por sipas paraardhësve të tyre gjyshër, stërgjyshër, katragjyshër.Të gjithë norçarët ende nuk martohen mes veti, pasi llogariten të jenë vëllezër.

Sa i përket emërtimit ka disa variante: një prej tyre, ndër edhe më të njohurit është prejardhja e tyre nga emri Leonora apo Leonora, shkurt Nora. Kështu dhe Norça.

Një variant tjetër, e që mund të jetë shumë më i besueshëm se ky i pari, është se Norça e ka marrë emrin sipas toponimit të quajtur "Sharkuqe". E që në realitet do të duhej të thuhej “Çarrkuqe”, sepse ky lokalitet gjendet menjëherë mbi fshati dhe ku edhe sot e kësaj dite mund të hasim sasi të mëdha të drunjve të çarrit të kuq. Dhe, gjithnjë sipas kësaj, do të duhej të ishte: duke marrë shkrutica dhe devijime emërtimi e duke u shndërruar në: Ndër çarr, Ndërçarr, Nërça e deri te Norça.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2002, Norça ka 1.312 banorë.

Historiku i popullsisë Norça
Viti1948195319611971198119912003
Popullsia597637738904100210521312

.


Në Norçë viteve të fundit kanë ardhur disa familje nga Malësia.

  • Bllutajt: Ajdini, Dalipi,Emini, Fejzullahu Hajdari, , Halili, Hyseni, Mustafa, Nuhiu, Sahiti.
  • Gerajt: Ibishi, Rexhepi.
  • Gjinajt: Kadriu, Musliu, Miftari, Neziri, Nuredini, Rexhepi, Salihu, Rexhepi, Sylejmani.
  • Osmanajt: Aliu, Azemi, Dervishi, Destani, Hetemi, Hyseni , Nuhiu, Kadriu, Rexhepi, Rrustemi, Shahini. [Osmanajt apo Karaosmanët njihen edhe si Hystë, për shkak se shumica e tyre mbajnë mbiemrin Hyseni. Përndryshe janë nëndegë apo sublagje e Gjinajve.]
  • Palajt: Hasani, Ismaili, Salihu.
  • Zhvolajt: Aliu, Bektashi, Hajredini, Hyseni, Iljazi, Islami, Kadriu, Qerimi, Ramadani, Rexhepi, Selimi, Sylejmani, Shahini.

Toponimet e fshatit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fusha: Arat e Xhona, Zallinat, Zabeli i Kekës, Arat te Lisi i Gatë, Arat e Vakëfit, Livadhi n’Tumë, Prroni i Tërrnavës, Arrnicat, Ara e Canës, Te Qarrat, Bexhenia (lokalitet i vjetër), Ara e Madhe, Rovina, Ara e Xufës, Ara e Gatë, Vorret, Te Bunari Qanisë, Prroni i Dushkajve, Vneshtat, Prroni i Fazës, Vneshtat e Hysve, Dardha e Sefës, Dardha n’Sokak, Lomtë e Spahisë, Baçja n’Rekë, Guri i Xhemës, Vneshtat e Saqojve, Te Bahçet, Sokaku i Mullinit, e tjerë.

Pylli: Dardhishta, Duhanishta, Çeshmja e Rufatit, Baçja e Lutës, Baçja e Shukës, Baçja e Rashitit, Lisi n’Kodër, Qafa e Rrethit, Gropat, Hija e Madhe, Hija (e vogël), Rrezja, Pusat e Epërm, Lajthia, Kroni i Ftoftë, Lugi i Çeshmës, Lugi i Dhive, Kurrizi i Gatë, Kurrizi i Shkurtë, Udha e Gjinajve, Guri i Malës, Zabeli i Ibrës, Topall Alia, Çeshmja e Jonuzit, Çeshmja e Musa Spahisë, Guri i Bardhë, Qafa e Ostrovicës, Balli i Hijës s’Madhe, Rrafshi i Kodrave, Topliku, Mulleza, Guri Bigë, Udhët e Lajthisë, Flejnë Kijet, Gurët e Gjarrpnive, Udha e Grave, Prroni i Kishës (Haxhisë), Çeshmja e Mixhës (Zenel), Udha a Magarve, Udha e Hajdarit, Guri i Hajdarit, Tuma e Osojës, Fundi i Lejthisë, Bllata, Gurgacë, Tuma e Omërxhinit, Omërxhini, Guri i keq, Curreli, Murrizat, Lugi i Hijës së Madhe, Te Roga, Guri i Bardhë, Deluji, Te Madeni, Gurtkryq, Gurtë e Rondë, Kolibja e Kaçakëve, Kolovoza, Kodrat, Rrafshi i Kodrave, Kroni ndër gurë, Osoja, Ku Pshurrin Kijet, Vorri i Maxhupit, Livadhi i Sejdisë, Roga e Dyrekëve, Kosierti, Arçane/Norçanë, Sharkuqe/Çarrkuqi, Reka e Kurbalisë, Prroni i Madh, Kroni i Madh.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]