Stevan Raçiq
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Stevan Račić | ||
Datëlindja | 17 janar 1984 | ||
Vendlindja | Bačka Palanka, RSF Jugosllavi | ||
Gjatësia | 1.93 m (6 ft 4 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Barcelona | ||
Numri | 17 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–2002 | Hercegovac Gajdobra | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2004 | Novi Sad | 14 | (1) |
2003–2004 | → Šajkaš Kovilj (huazim) | 21 | (8) |
2004 | ČSK Pivara | 6 | (1) |
2005 | Glogonj | 10 | (3) |
2005–2006 | PSK Pančevo | 29 | (9) |
2006–2007 | Obilić | 6 | (0) |
2007–2009 | Javor | 64 | (16) |
2009 | Daejeon Citizen | 13 | (0) |
2010 | Javor | 12 | (3) |
2010 | Volyn Lutsk | 4 | (0) |
2011 | Solo FC | ||
2011–2012 | Jagodina | 0 | (0) |
2012 | Napredak Kruševac | 14 | (5) |
2012–2013 | Čelik Nikšić | 37 | (15) |
2014 | Javor Ivanjica | 11 | (1) |
2014– | Partizani Tirana | 27 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 tetor 2014 |
Stevan Račić (Shqip: Stefan Raçiç; lindur më 17 janar 1984) është një futbollist serb i lindur në Jugosllavi i cili luan si sulmues për klubin shqiptar Partizani Tirana në Kategorinë Superiore.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka luajtur me shumë skuadra të nivelit mesatar në Serbi përpara se të kalonte te Ivanjica në janar 2006 për të luajtur me klubin lokal FK Javor, duke ndihmuar klubin që të ngjitet në Superligën Serbe në vitin 2008. Pasi luajti sezonin e parë në ligën më të lartë të vendit, ai kaloi në Korenë e Jugut ku firmosi me Daejeon Citizen që luante në K League në verën e vitin 2009. Pasi luajti pjesën e mbetur të sezonit te klubi korean, në janar 2010, ai u rikthye te FK Javor, ku ai luajti pjesën e mbetur të sezonit 2009–10, dhe ndihmoi klubin që të arrinte një pozicion për të luajtur në kupat europiane sezonin tjetër.
Gjatë vitit 2011, ai luajti me klubin indonezian të Premier Leagues Solo FC përpara se të rikthehej në verën e vitit 2011 në Serbi për të luajtur me klubin e Superligës Serbe FK Jagodina.
Čelik Nikšić
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi luajti një sezon në Ligën e parë Serbe, ai kaloi te Liga e parë e Malit të Zi ku firmosi me skuadrën FK Čelik Nikšić. Më 26 gusht 2012, Račić shënoi golin më të shpejtë të historisë së Ligës së parë në Malin e Zi pas golit të shënuar kundër Mladost Podgorica pas vetëm 12.25 sekondash pasi kishte filluar ndeshja.[1]
Partizani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qershor 2014, Račić firmosi me skuadrën shqiptare Partizani Tirana.[2] Gjatë prezantimit të tij, ai tha se kishte oferta nga Mali i Zi, por ai zgjodhi Shqipërinë si destinacionin e ardhshëm të karrierës.[3] Pasi markatoja verore ishte mbyllur, Partizani kishte blerë 32 lojtarë, një rekord në futbollin shqiptar.[4]
Sezoni 2014–15
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai bëri debutimin e tij me Partizanin më 24 gusht në javën e parë të 2014–15 Kategorisë Superiore, ku ai shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 kundër Laçit.[5] Më 11 shtator 2014, ai fitoi një penallti në minutën e 90të që u reazlizua në gol nga Emiljano Vila në ndeshjen kundër Skënderbeut.[6] Partizani fitoi ndeshjen me rezultatin 1–0 në stadiumin Qemal Stafa duke marrë fitoren e parë të sezonit pas barazimit 1–1 kundër Laçit dhe humbjes 1–0 jashtë fushe kundër Apolonisë. Račić shënoi golin e dytë me klubin me një goditje dënimi në minutën e 88 të ndeshjes kundër Kukësit më 14 shtator duke i dhuruar skuadrës së tij fitoren 1–0 në Stadiumin Zeqir Ymeri.[7] Më 19 shtator, në ndeshjen e javës së katërt kundër Teutës në Qemal Stafa, Račić shënoi golin e parë të ndeshjes në minuën e 39 dhe tre minuta më vonë asistoi golin e Astrit Fazliu në suksesin 2–0.[8] Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Demat e Kuq. Pas ndeshjes, Račić kishte një mesatare të mirë, duke numëruar gol në çdo 128 minuta.[9] Ai u nderua me çmimin "Lojtari i Muajit" për muajin shtator nga Shoqata "Sporti na Bashkon".[10]
Gjashtë ditë më vonë, Račić luajti në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës në Qemal Stafa me ndeshjen që u mbyll pa gola.[11] Ai vazhdoi formën e tij fantastike dhe në javën e nëntë të kampionatit kundër Elbasanit, ku ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe gjithashtu fitoi edhe një penallti e cila nuk u shënua nga Emiliano Vila.[12] Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së parë, me Partizanin e cila e mbylli në vendin e parë me 18 pikë sëbashku me Tiranën, kurse Račić e mbylli me katër gola si golashëmuesi i dytë më i mirë i kampionatit dhe i miri i skuadrës. I pyetur për koret e tifozëve të Partizanit kundër Serbisë, Račić tha: "U ndjeva pak keq, por e di që nuk kishin me mua. Ata janë tifozët më të mirë në kampionatin shqiptar dhe na kanë mbështetur gjithmonë, si kur kemi luajtur në shtëpi, ashtu edhe në ndeshjet jashtë fushe".[13]
Në ndeshjen e parë të fazës së dytë, Račić vazhdoi duke qënë qënë progatonist, këtë herë në fitoren 2–0 kundër Laçit në Qemal Stafa duke pasur kontribut themelor në realizimin e golave; në minutën e 47, ai ekzekutoi me forcë nga distanca një goditje dënimi, duke bërë që topi të përplaset në duart e portierit Miroslav Vujadinović, gjë që i lejoi Vilës që të shënonte, kurse më vonë fitoi një penallti që u shëndrua në gol nga Mentor Mazrekaj në minutën e 53.[14] Gjatë kësaj faze, Račić pavarësisht se luajti titullar arriti të shënonte vetëm një gol dhe të merrte tre karton të verdhë. Më 20 dhjetor, ai arriti të shënonte golin më të shpjetë të sezonit duke shënuar kundër Elbasanit pas vetëm 12 sekondash.[15]
Ai e nisi vitin 2015 duke humbur një pafundësi rastesh në ndeshjen e parë të fazës së tretë jashtë fushe kundër Laçit.[16] Më 4 mars, i futur në fushë si zëvëndësuar, Račić shënoi me kokë golin e përmbysjes duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 2–1 kundër Flamurtarit.[17] Vetëm disa ditë më vonë, pasi më parë kishte dhuruar pasimin e golit të parë, ai shënoi golin e dytë në ndeshjen kundër rivalëve të Tiranës, duke kontribuar në fitoren 2–1.[18]
Pas ndeshjes kundër Tiranës ku dhe shënoi gol, Račić do të kalonte një formë fantastike duke shënuar edhe shtatë herë të tjera në pesë ndeshjet e ardhshme. Më 16 Mars, ai shënoi dygolshin e parë me Partizanin duke e ndihmuar atë të përmbysë disavantazhin në ndeshjen kundër Elbasanit që në fund u mbyll me fitoren 4–1 të Demave të Kuq,[19], gjë që u ndoq nga golat kundër Laçit dhe Apolonisë duke i dhuruar Partizanit edhe gjashtë pikë të tjera.[20]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 6 Maj 2015 [21]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër[nb 1] | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Volyn Lutsk | 2010–11 | 4 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 4 | 0 |
Napredak Kruševac | 2011–12 | 14 | 5 | – | – | – | – | – | – | 14 | 5 |
FK Čelik Nikšić | 2012–13 | 27 | 12 | 3 | 0 | – | – | – | – | 30 | 12 |
2013–14 | 10 | 3 | 1 | 0 | 2 | 0 | – | – | 13 | 3 | |
Total | 37 | 15 | 4 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 43 | 15 | |
Javor Ivanjica | 2013–14 | 11 | 1 | 0 | 0 | – | – | – | – | 11 | 1 |
Partizani Tirana | 2014–15 | 31 | 14 | 1 | 0 | – | – | – | – | 32 | 14 |
Total | Liga | 97 | 35 | 5 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 104 | 35 |
- ^ Përfshirë kompedicione të tjera si Superkupa e Shqipërisë
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Čelik Nikšić
- Kupa Malazeze: Finalist 2012–13
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lojtari i Muajit në Kategorinë Superiore: shtator 2014[10]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Niksicki Sport - „Metalurzi” ciljaju vrh (Serbisht) Arkivuar 28 gusht 2012 tek Wayback Machine Retrieved 27 gusht 2012.
- ^ "Stevan Raçiç, përforcimi i radhës te Partizani". Panorama Sport. 20 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Raçiç zgjodhi Partizanin përpara ekipeve malazeze: Shqipëria, risi për karrierën time". Panorama Sport. 30 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rekordi i Partizanit, 32 lëvizje gjatë merkatos". Panorama Sport. 21 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ “Luftë” për një pikë, Partizani barazon në Laç. Trajneri Duro: Raçiç, “bast” im i fituar Arkivuar 5 shtator 2014 tek Wayback Machine 25 gusht 2014, Panorama Sport , Marrë më 20 shtator 2014
- ^ "Partizani i falet penalltisë së Vilës në fund, merr edhe fitoren e parë në kampionat". Panorama Sport. 12 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Raçiç hero, Partizani e bën festë në Kukës. Shaqiri: E pafalshme, humbëm shumë raste". Panorama Sport. 15 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Partizani i frikshëm, dështon Teuta e Likës. Feston edhe trajneri Duro: Ishim superiorë". Panorama Sport. 20 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Raçiç, gol në çdo 128 minuta me Partizanin". Gazeta e Sportit. 23 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2014. Marrë më 23 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "RAÇIÇ VLERESOHET "LOJTARI I MUAJIT"". Partizani.al. 13 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2015. Marrë më 12 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirana dhe Partizani, paqe në derbin e… "mëkateve". Bulku: Sulmi ynë u furnizua pak". Panorama Sport. 27 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 28 shtator 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Partizani nuk i ndahet kreut, vendos serbi Raçiç". Panorama Sport. 28 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 28 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Duro: Aktualisht rëndësi ka marrja e 3-pikëshit. Gol në tension, Raçiç: U ndjeva keq nga ofezat". Panorama Sport. 28 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2014. Marrë më 28 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Partizani thyen Laçin, presion Tiranës. Mbrojtja e kuqe, më e mira në Europë". Panorama Sport. 29 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 31 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Partizani triumfon në Elbasan për 12 sekonda, Laçi fundos Apoloninë". Panorama Sport. 20 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2015. Marrë më 6 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shpërdoroi pa fund, Raçiç pret "ndëshkimin". Panorama Sport. 29 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2015. Marrë më 6 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Përmbys Partizani, vlonjatët transformohen pjesën e dytë". Panorama Sport. 5 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2015. Marrë më 6 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Derbi vishet i kuq, Partizani mposht 2-1 Tiranën, vendosin golat e Nexhipit dhe Raçiç". Panorama Sport. 13 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2015. Marrë më 6 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Partizani Tirana vs. Elbasani - 16 March 2015 - Soccerway
- ^ "Partizani i varur nga Raçiç, vulos fitoren me Apoloninë". Panorama Sport. 5 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2015. Marrë më 6 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Serbia - S. Račić - Profile with news, career statistics and history". Soccerway.com. Marrë më 13 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili Arkivuar 11 nëntor 2014 tek Wayback Machine te Srbijafudbal
- Profili te kleague.com
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1984
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë serbë
- Futbollistë në FK Novi Sad
- Futbollistë në FK ČSK Pivara
- Futbollistë në FK Obilić
- Futbollistë në FK Javor
- Futbollistë në Daejeon Citizen FC
- Futbollistë në FC Volyn Lutsk
- Futbollistë në Ksatria XI Solo FC
- Futbollistë në FK Jagodina
- Futbollistë në FK Napredak Kruševac
- Futbollistë në FK Čelik Nikšić
- Futbollistë në FK Javor Ivanjica
- Futbollistë në KF Partizani
- Futbollistë në K League
- Futbollistë në Premier Ligën Ukrainase
- Futbollistë në Kategoria Superiore