Suretu el-Beled

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Suretu el-Beled është surja e 90 e radhitur në Kur'an...

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

''Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit të Përgjithshëm.1.Betohem në këtë qytet! 2.E ti je që gjendesh në këtë qytet! 3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij! 4.Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush? 6.E thotë; ''Unë kam shpenzuar shumë pasuri!'' 7.A mendon ai se atë askush nuk e ka parë? 8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy? 9.Edhe gjuhë e dy buzë? 10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët. 11.E ai nuk u hodh në përpjetëzën {rrugë e vështirë-qafmalit}? 12.E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe {rruga e vështirë}? 13.Është lirimi i një skllavi, 14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria; 15.Ndonjë jetimi që është i afërt,16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. 17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë {për ndihmë}.18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë. 19.Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës. 20.Kundër tyre është zjarri i mbyllur. {El-Beled}. E zbritur në Meke, pas sures Kaf, ajete; 20

Edhe kjo sure ka për qëllim përforcimin e besimit në përgjithësi dhe përqëndrohet më tepër në besimin ndaj përgjegjsisë para Zotit.

Zoti betohet në qytetin e shenjtë, në Mekën në të cilin gjendej edhe Muhammedi alejhi selam, e për të dhënë shenjë për famën dhe për pozitën e lartë të tij te Zoti.

U tërhiqet vërejtja jobesimtarëve mekas, të cilët ishin të mashtruar në fuqin e tyre. Përmenden disa momente të vështira në ditën e kijametit dhe sidomos me rastin e ndarjes së njerëzve në dy grupe.

Quhet;''Suretul Beledi''- ngase përmendet qyteti, në të cilin ishte edhe Pegjamberi.

Përbërja[redakto | redakto tekstin burimor]

Komente[redakto | redakto tekstin burimor]

Tjera të dhëna[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Qur'an

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]