Trashëgimia romake në Kosovë
Vendbanimet e periudhës romake në Kosovë përfaqësojnë një mori monumentesh të kulturës materiale dhe shpirtërore, të cilat pasqyrojnë periudhën romake në këtë trevë. Në mes të tyre një vend të posaçëm zënë ato të cilat paraqesin zhvillimin e artit, siç janë monumentet plastike e që janë më të shpeshta, dhe njëherësh zënë një vend të rëndësishëm, sepse me paraqitjen e figurave në reliev dhe me mbishkrime të shumta na flasin mjaft për këtë periudhë.[1] [2]
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dardania ra nën pushtimin romak në shekullin e parë të erës së re, një nga territoret e fundit të Ilirisë që u nënshtrua. Duke qenë se Dardania kishte dhe sot Kosova ka një pozicion qendror midis rrjeteve rrugore që lidhnin jugun e Egjeut me pellgun e Danubit, dhe me Detin Adriatik, ishte një xhevahir strategjik. Ajo gjithashtu ishte e rëndësishme për romakët për shkak të burimeve të pasura minerale, nga të cilat ata shfrytëzuan dhe përfituan. Ne shohim që shumica e qyteteve të Dardanisë antike ndodhen ose afër një minierë, ose afër një rruge. Identiteti dardan është diskutuar për një kohë, dhe dihet se ishte i veçantë, i ngjashëm me ilirët, dhe gjithashtu me një element shtesë romak ose thrakas, për shkak të okupimit dhe bashkëjetesës. Vëzhgimet dhe studimet arkeologjike të shekullit të kaluar po ndihmojnë për të njohur këtë identitet dardan në një mënyrë më të saktë dhe më objektive, e cila do të çojë në një studim dhe shpjegim më të qartë të vazhdimësisë së kulturës në këtë rajon kaq shumë të diskutueshëm. Më poshtë është një listë e vendbanimeve më të njohura gjatë periudhës romake dhe një shpjegim se çfarë ishin, kur ishin banuar dhe kur u themeluan. Hulumtimet arkeologjike në këto vendbanime kanë rezultuar me një material të pasur gjë të cilën e ilustrojnë mbetjet dhe gjetjet e shumta arkeologjike. [2] [3]
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulpiana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ulpiana - Lokacioni arkeologjik i Ulpianës është një vendbanim i periudhës romake, i njohur si Justiniana Secunda. Ndodhet rreth 8 km në juglindje të Prishtinës. Përmendet në burime antike si dhe në një sërë mbishkrimesh epigrafike e gjithashtu përmendet nga shumë udhëpërshkrues të kohës. Është themeluar në shekullin I mbi një vendbanim të mëhershëm dardan (oppidium) dhe gjatë sundimit të perandorit Trajan (98 - 117) u ngrit në rang të municipit kur edhe u quajt Ulpiana. Asokohe qyteti bënte pjesë në mesin e qendrave të rëndësishme ekonomike dhe politike të Ballkanit Qendror, duke qenë i rrethuar me komplekse të rëndësishme xehetare, të pasura sidomos me ar, ergjend e plumb dhe se gjendej në udhëkryq të rrugëve që lidhnin Lindjen me Perëndimin. Kulmin e zhvillimit e arriti në shekujt II - IV kur u shëndërrua në një qendër të rëndësishme politike, ekonomike, kulturore dhe religjioze të një hapësire shumë të gjerë gjeografike. Këtu zgjodhën të jetonin edhe personalitete të njohura të kohës mes të cilëve edhe senatorët romak Furi dhe Ponti, etj. Me Ulpianën lidhen edhe fillet e krishterimit në Dardani përmes martirizimit të vëllezërve binjakë Flori dhe Lauri në shekullin II.[4]
Municipium Dardanorum
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Municipium Dardanorum or Dardanicum ndodhet në veri të Kosovës në Koloshinin e Ibrit (Veriu i Kosovës), rreth 27 kilometra në veri të Mitrovicës, në fshatin Soçanica, Komuna e Albanikut (Leposavić). Ai ekzistonte edhe si një vendbanim parahistorik por që vazhdoi të zhvillohej dhe të ndryshohej për tu bërë një qytet tipik i lashtë romak gjatë periudhës nga dekadat e fundit të shekullit I deri në pjesën e parë të shekullit IV të erës sonë. Zona shtrihet në rreth 30 hektarë.
Vendenisi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendenisi ndodhej mes tri stacioneve rrugore që ishin ngritur në Dardani gjatë sundimit romak. Ky lokacion arkeologjik ndodhet në fshatin Gllamnik në Komunën e Podujevës, afërsisht 5 km në juglindje nga qyteti i Podujevës. Rruga antike romake Lissus - Naissus ishte një rrugë diagonale, që lidhte rajonin qendror të Ballkanit me bregdetin Adriatik, duke kaluar përmes Vendenisit. Vendbanimi dhe stacioni rrugor romak i Vindenis janë shtrirë në bregun e djathtë të afërsi të lumit të Llapit me një sipërfaqe aktuale prej rreth 15-20 hektarësh.
Viciana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viciana apo latinisht Vicianum ishte një stacion rrugor vendndodhja e saktë e të cilit ende nuk dihet. Sipas njërit prej supozimeve ai ndodhej në pjesën veriperëndimore të komunës së Graçanicës. Ekzistojnë indikacione përkatëse që mund të shënojnë vendndodhjen e këtij lokacioni të stacionit të lashtë rrugor, një pikë ndalese për karvanët që qarkullonin në një nga rrugët më të rëndësishme transilirike, rrugën Via Lissus-Naissus, që fillonte nga bregu i Adriatikut, përkatësisht nga Lezha (Lisus), dhe shkonte pëgjatë gjithë luginës së lumit Drini i Bardhë, duke kaluar përmes Dardanisë antike dhe duke vazhduar më tej, deri në Nish. Stacioni Viciana është regjistruar në hartën Tabula Peuntingeriana. Sipas një supozimi tjetër Viciana ndodhej afër qytetit të sotëm të Vushtrrisë. Duke i'u referuar disa të dhënave historike, vendi në kohën e vjetër në gjuhën latine quhej Vicianum, apo në gjuhën vendase Viciana (Ana e Viçave), gjatë mesjetës u quajt në formën e sllavizuar Vuçitrn ndërsa gjatë periudhës osmane Viçitrina (Trina e viçave). [5]
Paldenica
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lokacioni arkeologjik i Paldenicës ndodhet afër fshatit Paldenicë, rreth 150 m në anën e majtë të rrugës Prishtinë-Shkup. Këtu janë zbuluar gjurmë të një nekropoli dhe materiale të tjera të luajtshme arkeologjike. Në vitin 1967, në arealin që gjendet në prapashpinën e bregut të majtë të lumit Lepenc, disa qindra metra përgjatë rrjedhës së lumit në drejtim të Hanit të Elezit, e në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë- Shkup, u identifikua një nekropol si dhe u mblodh një sasi e konsiderueshme e materialit arkeologjik, nga të cilat gjetje spikatin disa fragmente të kandilave të periudhës romake si dhe në veçanti pjesë të rripave-brezoreve, këto të derdhura në bronz si dhe të zbukuruara nga masa të qelqit dhe millefiori (teknikë e veçantë e punimit në qelq).
Në bazë të gjetjeve, nekropoli i përket periudhës romake të shekujve II-III. Këtu edhe në vitin 1995, gjatë punimit të tokave rastësisht u zbulua një stelë mermeri me këto përmasa: 160 X 97 X 17,5 cm. Stela datohet nga fundi i shek. II apo fillimi i shekullit III. Po në këtë lokalitet, janë zbuluar edhe dy bazamente për kolona. Lokaliteti në fjalë mund të lidhet me një vendbanim të periudhës romake dhe duke shikua r konfiguracionin përreth, mund të supozohet se mbase këtu mund të gjenden gjurmë të një stacioni rrugor romak nga kalonte rruga antike Scupi-Ulpiana.
Nerodimja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lokacioni arkeologjik në Nerodime të Ulët është zbuluar në vitin 1988. Disa kërkime arkeologjike janë bërë në këtë vend, afër varrezave ortodokse gjë që rezultuan me një zbulim të një kompleksi që ka shumë të ngjarë të jetë ndërtuar gjatë antikitetit të vonë. Në këtë lokacion të pozicionuar në perëndim të qytetit të Ferizajt, disa sondazhe arkeologjike të zhvilluara këtu në arealin fare pranë varreve ortodokse, rezultuan me zbulimin e një kompleksi prej një vile të antikës së vonë, me atrium dhe mozaik polikromi, gjeometrik dhe figural i dyshemesë. Faza e parë i përket shekulli IV, kurse rindërtimi dhe mbindërtimi i takon shekujve V-VI. Mozaiku u zbulua në dyshemenë e një dhome drejtkëndore me absidë, mbase që ka shërbyer si triklinijum. Duke u mbështetur në kompozimin e mozaikut të dyshemesë zbuluar në këtë lokalitet dhe analogjia e stilit të kompozimit të mozaikut me martirijumin e Heraclea Lyncestis në Maqedoni si dhe martiriumin e bazilikës së Linit në Shqipëri, ngjajshmëria e të dy lokaliteteve (mozaiqeve) të lartëpërmenduara me mozaikun e Nerodimes së Poshtme është evidente dhe reflektojnë vepër të artit të ndonjë artisti apo shkolle shumë të mirë të kohës në fjalë.
Nikodimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lokaliteti arkeologjik i Nekodimit, ndodhet në periferi të qytetit të Ferizaj, 2 kilometra në jug të qytetit, shtrihet në një hapësirë të gjerë dhe terren pjellor. Gjatë viteve 1960, këtu u regjistruan gjurmët sipërfaqësore të një kompleksi vilash romake. Gjatë një gërmimi në vitin 2007, mbetjet e një kishe të hershme të krishterë u zbuluan gjithashtu.
Vila në Pestovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vila romake në Pestova - Fshati Pestovë gjendet në komunën e Vushtrrisë dhe shtrihet buzë magjistrales Prishtinë - Mitrovicë, në anën e majtë të kësaj rruge, rreth 4 km pa arritur në qytezën e Vushtrrisë, në një zonë mjaft të begatshme bujqësore. Me rastin e hapjes se kanalit për infrastrukturën nëntokësore në këtë fshat, në vitin 2005, u ndërmor një gërmim shpëtimi dhe me ç'rast u zbuluan pjesërisht themelet e një vile romake ('Villae Rusticae), që ishin shtëpi tipike banimi të kohës romake të vendosura në fshatra larg qendrave urbane. Zakonisht ato ishin njëkatëshe, me atrium apo oborr qendror.
Banja e Çifllakut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lokacioni arkeologjik i Çifllakut ndodhet afër rrjedhës së lumit Drini i Bardhë në anën e majtë, jo shumë larg bregut të lumit. Studimet arkeologjike të kryera në zonën e Çifllakut gjatë dekadës së parë të mijëvjeçarit të parë, rezultuan në zbulimin e mbetjeve të një kompleksi banjosh romake, me dimensione të gjera. Gjithashtu është dokumentuar edhe ekzistenca e një pishine.
Vërban - Kllokot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lokaliteti arkeologjik romak i Vërbanit ndodhet në fshatin Vërban fare pranë Banjës së Kllokotit në një tarracë aluviale të shtrirë përgjatë rrjedhës së Lumit Morava një zonë e njohur për tokën pjellore dhe pranë burimeve të ngrohta të ujërave minerale. Një nga zbulimet më interesante arkeologjike aksidentale është një skulpturë mermeri e një gruaje që gjendet pranë Banja e Kllokotit, e konsideruar një kryevepër e artit dardanian.
Stacioni në Poslishtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lokacioni arkeologjik i Poslishtës ndodhet në afërsi të fshatit Poslishtë, 1 kilometer në jug të Vlashnjës në anën e majtë të rrugës Prizreni -Vërmicë-Prizren përgjatë rrugës së njohur antike Via Lissus-Naissus.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Ulpiana
- Dardania
- Muzeu i Kosovës
- Arkeologjia e Ferizajt
- Qytetet romake në Iliri
- Arkeologjia e Kosovës
- Historia e Dardanisë
- Mbretëria e Dardanisë
- Vendbanimet neolitike në Kosovë
- Trashëgimia Kulturore e Kosovës
- Monumentet Mesjetare në Kosovë
- Arkeologjia e Sanxhakut të Pazarit të Ri
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
- Vendbanimet e antikitetit të vonë dhe mesjetare në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dobruna-Salihu Exhlale. Tipologjia e monumenteve sepulkrale të periudhës romake në Kosovë (La typologie des monuments sépulcraux de la période romaine en Kosove). In: Iliria, vol. 12 n°2, 1982. pp. 197-232; doi :https://doi.org/10.3406/iliri.1982.1800 https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_1982_num_12_2_1800
- ^ a b Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 72. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!) - ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Goldsworthy, Adrian Keith; Haynes, Ian; Adams, Colin E. P. (1997). The Roman army as a community (në anglisht). Journal of Roman Archaeology. fq. 100. ISBN 1887829342.
- ^ Grup autorësh (2003). Vushtrria - Viciana me rrethinë. Prishtinë: Kuvendi Komunal - Vushtrri. fq. 41 - 59. OL 27940463M.
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1 & 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- Nicholas Marquez Grant, Linda Fibiger. "Kosova" Manuali i Rrugës së Mbetjeve Arkeologjike të Njeriut dhe Legjislacionit, Taylor & Francis, 2011, ,
- Milot Berisha. "Udhëzuesi Arkeologjik i Kosovës", Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, Prishtinë 2012, Shtyp
- Luan Përzhita, Mbretëria Dardane, (Histori e shkurtër e shtetit 2400 vjeçar), BotArt, Tiranë, 2009
- Luan Përzhita, Kemajl Luci, Gëzim Hoxha, Adem Bunguri, Fatmir Peja, Tomor Kastrati. "Harta Arkeologjike e Kosovës vëllimi 1 / Harta Arkeologjike e Kosovës vëll.1" Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë 2006,
- Trashëgimia kulturore pa kufij. "Një hartë arkeologjike e zonës historike të Prizrenit", zyra CHwB në Kosovë, Seria e Raporteve Nr.2 / 2006.
- Gail Warrander, Verena Knaus. "Kosova ed 2". Guides Travel Bradt, 2011, ,
- Besiana Xharra, Burimi: Balkan Insight, "Qyteti i humbur i Kosovës ngrihet nga varri tokësor", http://archaeologynewsnetwork.blogspot.com/2011/01/kosovos-lost-city-rises-from-earthy.html#. Arkivuar 17 maj 2021 tek Wayback Machine UR95dvI7owo Arkivuar 17 maj 2021 tek Wayback Machine
- Tom Derrick, "Ulpiana: Gërmimi në Kosovë" burimi: https://web.archive.org/web/20130308102614/http://www.trinitysaintdavid.ac.uk/en/schoolofclassics/news/name,14937,en.html
- Philip L. Kohl, Clare Fawcett, "Nacionalizmi, politika dhe praktika e arkeologjisë", Universiteti i Kembrixhit Press, 1995, ,