Jump to content

Bajraku i Ostrozubit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bajraku i ostrozubit)

Bajraku i Ostrozubit ishte njëri ndër bajraqet më të mëdha të Kosovës ose edhe ndër bajraqet më të mëdha në trevat shqiptare. Mendohet se është formuar si një njësi administrative në zonën malore të Llapushës e cila nuk mund të kontrollohej drejtpërsëdrejti nga qeveria osmane, përkatësisht si një zonë malore dhe kryengritëse ajo trevë ruante një sere privilegjesh. Bajraku i Ostrozubit besohet se është formuar diku nga mesi i shekullit XVII, me qënder në Ostrozub të Llapushës - sot fshat i Komunës së Malishevës.

Bajraku i Ostrozubit përfshinte rreth 43 fshatra të Llapushës jugore dhe qendrore dhe të Drenicës jugore dhe këto janë :

Ky Bajrak në popull ka qenë i njohur edhe si Kapakli Bajraku për shkak se nëpër beteja ku merrte pjesë, luftëtarët e këtij bajraku mbanin armët e tipit kapakli. Në bazë të shumë burimeve gojore ky bajrak bashkë me bajraqet tjera shqiptare ka marrë pjesë në shumë beteja anekënd perandorisë osmane. Edhe sot e kësaj ditë këndohen këngët për heroizmin e treguar nga luftëtaret e Bajrakut të Ostrozubit gjatë luftës Ruso-turke, luftës për mbrojtjen e Sangjakut të Nishit, luftës për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, betejave në Koshare, Slivove dhe Qafe të Duhles gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptarë të Prizrenit (1881), etj.