Jump to content

Cristian Chivu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cristian Chivu

Chivu me Kombëtaren Rumune në Gusht 2010.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCristian Eugen Chivu
Datëlindja (1980-10-26) 26 tetor 1980 (43 vjeç)
VendlindjaReșița, Rumani
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1998Reșița24(2)
1998–1999Universitatea Craiova32(3)
1999–2003Ajax107(13)
2003–2007Roma85(6)
2007–2014Internazionale115(3)
Gjithsej363(27)
Karriera ndërkombëtare
1997–1998Rumania U1812(1)
1998–2000Rumania U2113(0)
1999–2011Rumania[1]75(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 mars 2013
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2010

Cristian Eugen Chivu (lindur më 26 Tetor 1980) është një ish futbollist rumun. Ai zakonisht ka luajtur si mbrojtës i majtës i majtë, por preferenca e tij është mbrojtës qëndre, gjithashtu ku nevojitet, ai gjithashtu mund të luaj si mesfushor-mbrojtës. Chivu njihet si një mbrojtës i kulturuar që di të dribloj dhe pasoj.[2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chivu nisi karrierën e tij si profesionist në Rumani te FCM Reșița. Pasi u transferua te Universitatea Craiova, reputacioni i tij u rrit, duke bërë që klube evropiane të shfaqnin interes. Ai u ble nga klubi holandez AFC Ajax në vitin 1999 pas paraqitjeve mbreslënëse të Chivut.

Te Ajaxi, Chivu u bë një nga mbrojtësit më të mirë si dhe gjuajtësi kryesor i goditjeve të lira. Ai më pas u emërua nga trajneri Ronald Koeman si kapiten i ekipit. Gjatë kohës së tij atje, CHivu luajti me lojtarë si Rafael van der Vaart, Wesley Sneijder, Johnny Heitinga, Zlatan Ibrahimović dhe Maxwell. Ai luajti një rol të rëndësishëm me Ajaxin në Ligën e Kampioneve në sezonin 2002–03, ku skuadra holandeze arriti deri në gjysëm-finale. Chivu ishte pjesë e ekipit që përbëhej nga lojtarë si Zlatan Ibrahimović, Maxwell, Wesley Sneijder dhe Andy van der Meyde – që në vitet në vijim luajtën që të gjithë për Interin.

Në vitin 2003, Roma shprehu interesin për të nënshkuar me Chivun. Në atë kohë, Roma kishte një borxh të madhë pa paguar, dhe kjo gjë kishte ngritur pyetjen në aftësinë e romanëve për të pagar tarifat e propozuara. Romanën për të blerë Chivun, kërkuan një garanci bankare, e cila më pas iu mohua. Më pas Roma e bleu Chivun për 18 milion .[3]

Chivu luajti në katër sezone me Romën, duke regjistruar 107 ndeshje dhe 6 gola. Gjatë kohës së tij në Romë, Chivu fitoi vetëm një trofe, Kupën e Italisë në sezonin 2006–07. Pas përfundimit të sezonit 2006–07, për të kishte interesim nga disa klube të mëdha, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën,[4][5][6] por në fund ishte Interi klubi që siguroi shërbimet e lojtarit.[7]

Chivu duke luajtur me InterinLigën e Kampioneve kundër CSKA Moskës më Shtator 2011.

Chivu firmosi një kontratë pesë vjeçare me Interin më 27 korrik 2007. Transferimi kushtoi 16 milion ,[8] të cilat 3 milion € të tarifës u shlyen me bashkpronësinë e mrojtësit Marco Andreolli.[7] Në sezonin e tij të parë më Interin, Chivu fitoi Serie A.

Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve në San Siro kundër Manchester United, Chivu bëri një lojë fantastike, duke j'a mohuar golin shumë herë Wayne Rooneyt dhe Cristiano Ronaldos, dhe u shpall lojtari i ndeshjes, duke lënë mbrapa portierin Júlio César.

Chivu ishte një lojtar i rregullt në krahun e majtë të mbrojtjes gjatë sezonit 2009–10 dhe sëbashku me Wálter Samuel dhe Lúcion përbënin mbrojtjen perfekte. Më 6 Janar 2010, në një ndeshje në transfertë ndaj Chievos, Chivu doli jashtë më barrelë pasi u përplas kok më kokë me sulmuesin Sergio Pellissier.[9] Ai u operua për dy orë për shkak të një frakture në kafkë, e cila i rrezikoi jetën.[10] Edhe pse fillimisht u njoftua se Chivu do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit, ai u rikthye në aksion më 24 mars në fitoren 3–0 kundër Livornos.[11] Megjithatë, ai ishte i deturyar të vendoste një mbrojtëse në kokë për të penguar çdo dëmtim të mundshëm.[12] Një muaj më pas, Chivu regjistroi golin e parë me Interin në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Atalantës. Më 22 maj, ai fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë në karrierë, duke luajtur 90 minuta të plota në si mbrojtës i majtë në finalen e fituar 2–0 kundër Bayern München në Madrid.

Chivu shënoi golin e dytë në të Interit në sezonin 2010–11 kundër Cesenas, ku Zikaltrit në fund fituan me rezultatin 3–2. Gjithashtu ai shënoi edhe penalltinë fituese në çerek-finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit më 26 janar 2011, ku Interi fitoi 5–4 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola.[13]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1999, Chivu ishte zgjedhur për të përfaqëuar kombëtaren rumune U21, dhe shpejt ai filloi të luante për kombëtaren e parë. Chivu ka luajtur për rumaninë në Euro 2000 dhe Euro 2008. Në Euro 2000, Chivu luajti katër Ndeshje, dhe arriti që të shënoj edhe Golin e parë kombëtar kundër Anglisë më 20 qershor 2000.

Më 21 Maj 2011, Christian Chivu deklaroi tërheqjen e tij nga futbollit kombëtar.[14] Gjithsej, Chivu luajti 75 ndeshje dhe shënoi tre gola, duke qënë një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së kombëtares rumune.

Chivu flet pesë gjuhë, përfshirë atë Italiane, gjermane, spanjolle, angleze dhe gjuhën mëmë rumune.

Chivu është i martuar me Adelina Elisei. Sipas revistës Calcio Italia, Chivu ka qënë i përfshirë në hapjen e shkollave të futbollit në Rumani në vitet e fundit. Për këtë gjë Chivu ka thënë: "Unë shpresoj se ai është krenar për mua, kur më shikon nga lart", duke ju referuar të babait të tij të ndjerë që ka qënë trajner tek të rinjtë.

Më 12 shkurt 2009, Chivu u bë baba për herë të parë, pasi gruaja e tij Adelina Elisei solli në jetë vajzën e tyre, që më pas e quajtën Natalia.[15]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi:[16]

Skuadra Sezoni Kampionati Kupa Europa Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
CSM Reşiţa 1996–97 1 0 0 0 1 0
1997–98 23 2 1 0 24 2
Total 24 2 1 0 25 2
Universitatea Craiova 1998–99 26 3 2 0 28 3
1999–00 6 0 0 0 6 0
Total 32 3 2 0 34 3
Ajax 1999–00 23 1 1 0 4 0 28 1
2000–01 26 5 0 0 4 0 30 5
2001–02 32 1 4 0 6 0 42 1
2002–03 26 6 3 0 12 0 1 0 42 6
Total 107 13 8 0 26 0 1 0 142 13
Roma 2003–04 22 2 2 0 4 0 28 2
2004–05 10 2 4 0 1 0 15 2
2005–06 27 2 7 0 4 0 38 2
2006–07 26 0 7 0 8 0 1 0 42 0
Total 85 6 20 0 17 0 1 0 123 6
Internazionale 2007–08 26 0 3 0 6 0 1 0 37 0
2008–09 21 0 3 0 2 0 1 0 26 0
2009–10 20 1 3 0 9 0 1 0 33 1
2010–11 24 1 3 0 6 0 4 0 37 1
2011–12 14 0 1 0 6 0 1 0 22 0
2012–13 7 1 2 0 3 0 0 0 12 1
Total 112 3 15 0 32 0 8 0 165 3
Karriera në total 355 27 44 0 74 0 9 0 483 27

Burimi:[17]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Rumania 1999 1 0
2000 10 1
2001 8 0
2002 6 1
2003 9 0
2004 2 1
2005 6 0
2006 6 0
2007 8 0
2008 7 0
2009 6 0
2010 6 0
Gjithsej 75 3

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezultatet e Rumanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Chivu.[17]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 20 qershor 2000 Stade du Pays de Charleroi, Charleroi, Belgjikë 7 Flamuri Anglia 1–0 3–2 UEFA Euro 2000
2 7 shtator 2002 Koševo Stadium, Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë 23 Flamuri Bosnja dhe Hercegovina 1–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2004
3 31 mars 2004 Hampden Park, Glasgow, Skoci 35 Flamuri Skocia 1–0 2–1 Ndeshje miqësore
Ajax
Roma
Internazionale
  1. ^ "Cristian Chivu - International Appearances" [Cristian Chivu - Paraqitjet ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 11 qershor 2020.
  2. ^ "Liverpool FC: 7 Free Transfer Options for the Reds" [Liverpool FC: 7 mundësi për transferime të lira për të kuqtë] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 27 qershor 2012.
  3. ^ Chivu, pronta la fideiussione per l' Ajax archiviostorico.corriere.it
  4. ^ Tom Adams; Lucas Brown. "Barca in pole position for Chivu" [Barca në pol pozitë për Chivun] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 23 qershor 2007.
  5. ^ "Barcelona in the lead to buy Roma's Chivu" [Barcelona në krye për të blerë Chivun e Romës] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2007.
  6. ^ "Chivu: 'I rejected Real Madrid'" [Chivu: ‘Unë refuzova Real Madridin’] (në anglisht). Football Italia. 26 tetor 2007. Marrë më 11 qershor 2020.
  7. ^ a b "Cristian Chivu signs for Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 27 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 28 korrik 2007.
  8. ^ CESSIONE DEL DIRITTO ALLE PRESTAZIONI SPORTIVE DEL CALCIATORE CRISTIAN EUGEN CHIVU Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine AS Roma, 27 korrik 2007
  9. ^ "Serie A: Chievo 0–1 Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 6 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 5 qershor 2020.
  10. ^ "Dr Turazzi on Chivu injury" [Doktor Turazzi mbi dëmtimin e Chivus]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 6 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 5 qershor 2020.
  11. ^ "Cristian Chivu's return in pictures" [Rikthimi i Cristian Chivus në fotografi]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 25 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2020. Marrë më 5 qershor 2020.
  12. ^ "Chivu: "Magical to be back"" [Chivu: "Magjike të rikthehet]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 24 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 5 qershor 2020.
  13. ^ "Coppa Italia: Inter edge through on penalties" [Coppa Italia: Interi kalon falë penalltive] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 26 janar 2011.
  14. ^ "Chivu: "Why I'm quitting the national team"" [Chivu: "Pse po heq dorë nga ekipi kombëtar"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 21 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2020. Marrë më 21 maj 2011.
  15. ^ "Chivu becomes father for the first time" [Chivu bëhet baba për herë të parë]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 12 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2020. Marrë më 11 qershor 2020.
  16. ^ "Cristian Chivu" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 maj 2011.
  17. ^ a b "Cristian Chivu" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 11 qershor 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]