Jump to content

Energjia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Energji)

Energjia përkufizohet si aftësia e trupit për të kryer punë. Burime të energjisë janë ushqimet, dielli, uji dhe lëndët djegëse si qymyri, druri, nafta, etj. Fjala energji vjen nga Greqishtja energos, që do të thotë aktivitet. Në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia është një madhësi e konservuar- ligji i ruajtjes së energjisë pohon se energjia mund të ndryshojë formë por as të krijohet dhe as të shkatërrohet.

Ka shumë lloje të energjisë: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë së ujit,energji potenciale, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit.Kemi dhe energjinë potenciale gravitacionale dhe energjinë potenciale të elasticitetit të cilat ne i hasim në jetën e përditshme. Njësia e energjisë është xhauli shënohet me shenjën "J", për nder të Xhejms Xhaulit. Meqenë se xhauli ose [J] është njësi shumë e vogël, në jetën e perditëshme përdorim kiloxhaulin që shënohet [kJ].

Për shkak të njëvlershmërisë masë-energji, çdo objekt që ka masë kur është i palëvizshëm (i quajtur masë pushimi ) gjithashtu ka një sasi të njëvlerëshme energjie, forma e së cilës quhet energji e prehjes, dhe çdo energji shtesë (të çdo forme) të marrë nga objekti mbi atë energji prehje do të rrisë masën totale të objektit ashtu siç rrit energjinë e tij totale.

Qytetërimi njerëzor kërkon energji për të funksionuar, të cilën e merr nga burimet energjetike si lëndët djegëse fosile,karburantet bërthamore ose energjia e ripërtëritshme . Proceset e klimës dhe ekosistemeve të Tokës drejtohen nga energjia që planeti merr nga Dielli (edhe pse një sasi e vogël i faturohet edhe energjisë gjeotermale ).

Format e energjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Energjia totale e një sistemi mund të ndahet dhe klasifikohet në energji potenciale, energji kinetike ose kombinime të të dyjave në mënyra të ndryshme. Energjia kinetike përcaktohet nga lëvizja e një objekti - ose lëvizja e përbërë e përbërësve të një objekti - dhe energjia potenciale pasqyron potencialin e një objekti për të pasur lëvizje, dhe në përgjithësi është një funksion i vendndodhjes së një objekti brenda një fushe ose mund të ruhet në vetë fushën.

Energjia kinetike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, që do të thotë është energji e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme, hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim formulën:

Energjia potenciale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Energjia potenciale gravitacionale
  • Energjia kimike
  • Energjia diellore
  • Energjia zanore etj
Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës reciproke të trupave ose të molekulave të njëjtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozitës, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj.

Energjia nuk mund të krijohet apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët.

Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do të shndërrohet në energjinë e lëvizjes së karrocës me rrota. Ka shumë forma energjie. Disa prej llojeve të energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit që përcillet në muskuj, energjia bërthamore që përdoret për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet në lëvizje çlirojnë nxehtësi. Dielli është një burim energjie termike dhe dritore.

Ligji i ruajtjes së energjisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ligji i ruajtjes së energjisë thotë që: Energjia as nuk mund të krijohet as nuk shkatërrohet, por mund të transformohet nga një formë në një tjetër. Shpejtësia e ndryshimit të energjisë (e brendshme dhe mekanike) të nje vëllimi material është e barabartë me fuqinë e forcave të jashtme masore dhe sipërfaqësore si dhe me shpejtësinë e prurjes ose të largimit të nxehtësisë së atij vëllimi.

Thënie mbi energjinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Energjia dhe këmbëngulja ndryshojnë gjithçka". Benjamin Franklini
  • "Energjia është nena e dijes." Sheril Adams
  • "Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." Uilliam Blejk
  • "Te kerkoj e nuk te gjej,flm shum. " Les Braun

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]