Jump to content

Gadishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gadish
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej153
{{{postal_code_type}}}
60000
Targat06

Gadish është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Është vendbanim kodrinor-malor i tipit të shpërndarë, pjesë e të cilit është edhe lagjja Dubova.

Shtrihet përreth rrugës Gjilan-Gadime, në malet e Zhegovcit, në lartësi mbidetare 775m. Ndodhet në ujëndarësin ndërmjet degëve të Sitnicës dhe Moravës së Binçës. Hasen shkëmbinjë sedimentarë e magmatikë. Relievi është kodrinoro-malor. Në lindje kalon ujëndarësi lumor i dy sistemeve të mëdha lumore të Kosovës, ka trajtën e luginës. Hasen tokat e kafenjta, rendzinat dhe deluvialet. Në pjesën më të madhe të zonës kadastrale hasen pyjet gjetherënëse, ndërsa tokat bujqësore dhe livadhet hasen në afërsi të rrjedhave ujore të fshatit.

  • Stupi
  • Shtomnat
  • Linora
  • Bregi
  • Zabeli i Madh
  • Zabeli i Vogël
  • Baricat

Gjatë luftës së 2 Botërore pati stagnim të numrit të popullsisë. Në vitin 1948 u regjistruan 324 banorë, në vitin 1981 u shënuan 447 banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit në vitin 2011 kishte 331 banorë.[1]

Banorët mirgojnë pothuajse 60% e tyre rreth qytetit të Gjilanit dhe Lipjanit.

Në ditët e sotme shumica e popullatës janë larguar dhe janë të paktë ata që japin fryte bujqësore për të tjerët . Mendohet që në ditët e sotme të ketë të banuara rreth 20 shtëpi me rreth 60 banorë.

Energjetika dhe komunikacioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1977 fshati Gadish pasurohet me energjii elektrike pas kërkesave të shumta nga fshatarët. Në vitin 2010 bëhet asfaltimi i magjistales dhe rrugës që lidh Gadishin me Gjilanin dhe Lipjanin. Ndriqimi publik vendoset në vitin 2016. Asfaltimi i rrugëve të fshatit në vitin 2023.

Gadishi gjendet në pjesën veri-perëndimore të qytetit të Gjilanit, kufizohet për rreth me fshatrat e tjera si: Zhegocin,Kishnapolën, Gumnishtën. Gadishi ka qenë fshat i banuar qysh në vitet e para të shek.XX. Mendohet që gjatë viteve të 50'ta të jetë ndërtuar Shkolla e Parë, por pas dëmtimeve të shumta fshatarët bashkë me organin drejtues komunal ndërtojnë objektin e ri shkollor në hyrje të fshatit SHF."Afërdita" pasi që e vjetra ishte brenda në fshat e ndërtuar në vitin 1958. Fshati gjatë viteve të 80'ta kishte diku rreth 50 shtëpi. Gadishi gjendet gjatë kilometrit të 8 të magjistrales Gjilan-Gadime-Lipjan.

  1. ^ e Kosovës, Vendbanimet (2019). Vendbanimet Rurale vëllimi 2. Shkup: Akademia e shkencave dhe e arteve e Kosovës. fq. 340. ISBN 978-9951-26-004-6.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]