Jump to content

Jemeni

Coordinates: 15°N 48°E / 15°N 48°E / 15; 48
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jemen)

15°N 48°E / 15°N 48°E / 15; 48

الجمهوريّة اليمنية
Al-Jumhuriyah al-Yamaniyah
Emblema - Jemeni
Jemeni Jemeni
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja - Jemeni
Vendndodhja - Jemeni


Jemeni (lat. Iemenia) - është shtet në gadishullin arabikë

Republika e Jemenit është një shtet në Azinë Juglindore( Lindjen e Afërme) i cili shtrihet në mes Detit të Kuq, Gjiri të Adenit dhe Detit Arabik. Për nga forma e qeverisjes eshte republikë.

Jemeni është i vendosur në skajin jugperëndimorë të Gadishullit Arabik. Jemeni ka tokën më pjellore sesa shtetet tjera të cilat shtrihen në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme, me tokë të mirë dhe të punueshme dallohet malësia perëndimore ku bie shi rregullisht. Brigjet dhe malet në lindje janë të nxehta, të thatë dhe të shveshura. Në Jemen dallohen dy vargjet malore: Tibämat ash sham nga drejtimi very-jug, me majën më të lartë dhe Hadramaut nga drejtimi lindje perëndim. Ky vend është i varfër me lumenjë dhe ujra të ëmbla. Në Gjirin e Adenit , Sokotra është e vetmja rrjedhë e madhe ujore.

Jemeni i sotshëm u krijua në vitin 1990 me bashkimin e Republikës Arabe të Jemenit, dhe Republikës Popullore Demokratike të Jemenit. Në jugperëndim të Gadishullin Arabik në mesjetë ka pasur disa qytet-shtete me kulturë dhe civilizimit të lartë. Në mesjetën e hershme, Jemeni u qeveris nga Etiopia dhe të Persia, ndërsa nga viti 630 nga Arabët. Nën sundimin osman ishte nga viti 1517 deri në fillim të shekullit të 18, kur në pushtet vijnë imamët e Jemenit. Në fillim të shekullit të 19, portin e Adenit e morën britanezët dhe u zgjeruan në mbrendësi të vendit duke themeluar protektoratin e Adenit. Në veri të vendit, u themelua në vitin 1918. mbretëria Mutaveklije e Jemenit, por pjesa jugore e vendit mbeti nën sundimin britanik. Në vitin 1959 u themelua Federata e Emirateve Arabe të Jugut, dhe pas largimit të britanikëve në vitin 1967. shpallën krijimin e Republikës Popullore Demokratike e Jemenit. Pastaj në vitin 1972. shpërtheu lufta midis dy vendeve jemenase; Republikës Arabe të Jemenit dhe Republika Popullore Demokratike e Jemenit. Konfliktet e mëvonshme shkaktuan luftën e re në vitin 1979., dhe pastaj vijnë negociatat e mëvonshme që i paraprijnë bashkimit të tyre. Në vitin 1994 shpërtheu lufta civile midis forcave të veriut dhe atyre të jugut në të cilen fitoi Veriut dhe forcoi qeverisjen në tërë vendin.

Degët kryesore ekonomike në Jemen janë peshkimi dhe nga blegtoria kultivimi idevës. Jemeni është i përfshirë nga viset e thata dhe vështirë se mund të zhvillohet ndonji degë tjetër ekonomike.

Republika e Jemenit është e ndarë në 20 muhafaza (krahina, guvernante), dhe në një territor të veçantë i kryeqyteti Sanaa, i cila ka një status të veçantë. Qytetet tjetra më të mëdha në Jemen janë; Sana, Adeni, Al Hudaida, Taiz, Al-Mukalla.

Kushtetuta. Më 13 qershor 1974, një komado prej 6 vete (më vonë 10-të), nëpërmjet të një puçi merr përsipër rregullimin shtetror. Komanda pastaj shpartallon paramentin (këshili kushtetusë, 179 t´dërguar) dhe e shfuqizonë kushtetuten e 28 dhjetorit të 1970-ës. Sipas kushteturës së re të revulucionit, Kryetari i Këshillit të Komandës është kryetarë shteti. Në të njëjten kohë, komanda merr edhe funksionet ekzekutive dhe legjistative, udhëheqë vijen e përditëshmërisë dhe vendosë për poltikën. Në anën tjetër pjesa judikative e shtetit është e pavarur.

E drejta private në pjesën më të madhe është e drejtë private islame sipas Sheriatit. Viteve të fundit ka fille për krijimin e së drejtës ligjore, familiare dhe së drejtës së trashëgëmisë, por vetëm si pjesë e Sheriatit. Nuk ka gjykime tjera shtetrore përpos atyre të bazuara në Sheriat.

Sistemi i ushtarak karakterizohet me detyrimin ushtarak prej 3 viteve. Ka një trupë të përgjithëshme prej 39 850 ushtarëve; Infrateri 37 600; Aviacion 1 500 (rreth 22 avion të vjetër rusë); Marina 750 ushtarë në 8 njësi; 20 000 trupa të gardës.

Njësitë teritoriale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndarja teritoriale e Jemenit
Ndarja teritoriale e Jemenit

Sipas gjendjes në shkurt të 2004-ës, Jemeni administrohej në 12 njësi të para të quajtura muhafazah dhe komunë e po këtij niveli [1] Para vitit 1990 Jemeni ishte i ndarë në dy njësi kryesore dhe 10 provinca.


Edhe përkundër gjuhës së përbashkët, arabe, ekzisojnë dallime të mëdha në mes të popullsisë malësore dhe asaj në rrafshe. Banorët e zinjë (më të errët nga lëkura), të quajtur Tihamë (gjer.: Tihama), janë sunit. Ndërsa malësorët, banorët në rrafsnalta, në anën tjetër, janë paksa më plotë fizikisht, janë shitë, saidinë (gjer.: Saiditen). Për ekonomin e vendit, janë më rëndësi rreth 400 000 jemenë që punojnë në mërgatë, kryesisht në vendet e pasura me naftë, të gjirit persik. Të ardhurat e tyre, i sjellin shtetit devizat e nevojshme për impotimin e mallërave të nevojshme për ekzistencë. Shteti është i ndarë në dhjetë provica teritoriale. Dendësi më të madhe e paraqesin provincat me tokë frytëdhënse, proincat Ib (Ibb) dhe Taiz, me 127 gjegjësisht 85 banorë për kilometër katrorë. Qytetet më të mëdha janë (1977) San´a (150 000 ban.), Taiz (90 000 ban.), Hodeida (90 000 ban.) dhe Ib (25 000 ban.)


Shkollimi. Nuk ka sistem të shkollimit të përgjithëshem e të detyrueshëm, shkolla fillore dhe e mesme, shkolla e Kuranit, për fëmijët nga mosha 6 deri në 15 vjeçare zgjatë 6 vite. Në pjesët ruale, paraqitet mungesa e madhe e mësuesve dhe shkollave. Shkolla e zanateve dhe bujqësisë (Rial), shkolla e lartë për komunikacion dhe teknik ajrore dhe universiteti gjenden në San´a (themeluar më 1970, nga 1974-ta universitet), shkolla islame në Taiz. Shkalla e analfabetizmit sillet nga 60 deri 70%, buxheti për arsim (1974) kapë vlerën 31 milion Rubla apo 6,1% të buxhetit të përgjithëshem.

Feja. Po thuaj se e gjithë popullsia është e besimit mysliman të grupeve sunite dhe saide.

   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Jemeni – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale