Jump to content

Mario Morina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mario Morina
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMario Morina
Datëlindja (1992-10-16) 16 tetor 1992 (32 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KS Kamza
Karriera me të rinjtë
2008–2010KF Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2013KF Tirana63(13)
2013–2014Skenderbeu Korcë13(2)
2014–2015KF Tirana40(10)
2015–2016Flamurtari8(1)
2016Kukësi7(0)
2016–Kamza11(5)
Karriera ndërkombëtare
2011–2015Shqipëria U–213(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 5 Shkurt 2017

Mario Morina (lindur më 16 tetor 1992Tiranë) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar KS KamzaKategorinë e parë.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Morina bëri debutimin e tij me Tiranën më 2 nëntor 2010 në një ndeshje në shtëpi të Kupës së Shqipërisë kundër KF Skraparit. Morina ishte në formacionin titlluar sëbashku me të rinjtë e tjerë si Blerti Hajdari dhe Enco Malindi. Ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoren 4–0, duke dhënë një assist për golin e Hajdarit dhe duke fituar një penallti e cila u shënua sërisht nga Hajdari. Trajneri Dede e vlerësoi lojtarin pas përfundimit të ndeshjes dhe gjithashtu tha se ai ishte planet e tij për të ardhmen.[1][2]

Ai duhej të priste datën 20 nëntor për të luajtur ndeshjen e tij të parë në ligë, një ndeshje në shtëpi kundër Elbasanit. Morina hyri në fushë në minutën e 72 në vend të sulmuesit Sebino Plaku ku rezultati ishte 2–1 në favor të Bardhebluve. Në minutën e 93, ai shënoi gol dke bërë një debutim të suksesshëm.[3][4] Ai luajti ndeshjen e dytë në ligë pas më shumë se 1 muaji më 24 dhjetor në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Laçit, ai hyri në fushë në minutën e 60 në vend Mladen Žižovic. Më 22 janar 2011, ai shënoi golin e parë për vitin 2011 në fitoren 2–1 kundër Dinamos, më pas ai u zëvëndësësua në minutën e 90 me Hajdarin.[5] Sërisht kundër Elbasanit por këtë më 15 prill, Morina shënoi golin e tretë të sezonit në fitoren shkatërrimtare 6–1 në stadiumin Qemal Stafa, ai shënoi golin e gjashtë të skuadrës së tij në minutën e 84 pasi kishte hyrë në fushë në minutë e 61 në vend të Bekim Balaj.[6]

Ai e mbylli sezonin me 23 ndeshje, ku 17 u luajtën në ligë dhe 6 në kupë dhe 4 gola, ku 3 u shënuan në ligë dhe 1 në kupë. Tirana e mbylli sezonin në vendin e pestë, por fitimi i Kupës së Shqipërisë i lejuan atyre që të merrnin pjesë në Ligën e Europës për sezonin tjetër.[7]

Për sezonin 2011–12, Morina ndryshoi numrin e fanellën duke lënë numrin 27 dhe duke marrë numrin 14. Morina e nisi sezonin e ri duke fituar Superkupën e Shqipërisë kundër Skënderbeut më 18 gusht.[8] Pavarësisht kësaj, Morina nuk luajti asnjë miuntë. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 17 shtator 2011 në fitoren 2–3 jashtë fushe Kastriotit, ai hyri në fushë në minutën e 27 në vend të Cameron Hepple. Morina duhej të priste datën 2 tetor 2011 për të shënuar golin e parë të sezonit në fitoren 2–0 kundër Flamurtarit. Ai shënoi sërisht 13 ditë më vonë në barazimin 2–2 kundër Vllaznisë.

Pas këtyre golave, Morina shënoi nga një gol në datat 17 dhe 20 dhjetor në 2 fitoret 1–0 kundër Laçit, ndeshja e parë ishte në ligë kurse e dyta në kupë; ai i shënoi golat në miutën e 80të dhe 32të.[9][10] Këto ishin golat e tij të fundit për vitin 2011. Morina shënoi golin e parë për vitin 2012 dhe të parin në kupë për sezonin 2011–12 në fitoren 1–2 kundër Kamzës, ai e shënoi golin në minutën e 91 pasi rezultati ishte 1–1. Më 18 mars 2012, ai shënoi një gol të rëndësishëm duke i dhënë fitoren Tiranës me rezultatin 1–0 jashtë fushe kundër rivalëve të Flamurtarit,[11] kjo fitore e ndihmoi Tiranën që të ngjitej në vendin e parë në ligë me një pikë më shumë se Skënderbeu. Ky do të ishte goli i fundit për të në sezonin 2011–12.

Tirana e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 53 pikë, katër më pak se fituesit e Skënderbeut. Në kupë, Tirana fitoi në finale kundër Skënderbeut me rezultatin 1–0 pas holit të sulmuesit Bekim Balaj në minutën e 107 në kohën shtesë.[12]. Morina nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje

Morina e nisi sezonin e tij të tretë me Bardheblutë duke fituar Superkupën e Shqipërisë më 19 gusht 2012 pas fitores 1–2 kundër Skënderbeut.[13] Ai shënoi golat e parë sezonal më 2 shtator në fitoren 3–0 kundër Shkumbinit.[14][15] Njëzetekatër ditë më vonë, në derbin e madh kundër Partizanit për ndeshjen e kthimit në raundin e parë të kupës, Morina shënoi golin e avantazhit pas vetëm tetë minutash dhe ndihmoi skuadrën të fitonte ndeshjen me rezultatin 2–1 dhe të kalonte në fazën tjetër. Më 7 nëntor, në ndeshjen e kthimit të raundin e dytë, Morina shënoi golin e dytë të skuadrës duke ndihmuar në përmbysjen e rezultatit nga 0–2 në 3–2, megjithatë, Tirana u eleminua nga kupa me rezultatin e përgjithshëm 6–3 pasi kishte humbur ndeshjen e parë 4–0.[16].

Morina vazhdoi formën e tij të mirë më 2 mars duke shënuar një dygolësh dhe duke i dhuruar fitoren 2–1 kundër Luftëtarit duke e vendosur Tiranën në vendin e katërt të ligës pas 17 ndeshjesh, vetëm dy pikë larg Flamurtarit dhe 4 pikë larg Teutës, dy vendet që të kualifikonin për në raundin e parë të Ligës së Evropës.[17] Morina shënoi sërisht dy javë më vonë më 16 mars në humbjen shkatërrimtare 3–6 kundër Flamurtarit.[18]

Morina e mbylli sezonin me 33 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku 26 i luajti në ligë, 4 në kupë dhe 3 në Ligën e Evropës, dhe me 8 gola, ku 6 u shënuan në ligë dhe 2 në kupë. Tirana e mbylli sezonin në vendin e pestë duke dështuar për t'u kualifikuar në kupa europiane për herë të parë që nga sezonin 2002–03.

Në qershor 2013, Morina u transferua te kampionët e shqipërisë Skënderbeu.[19] Ai shkoi në Korçë si transferim i lirë. Morina zgjodhi fanellën me numrin 9. Ai u bashkua me klubin më 10 qershor. Kjo gjë solli një konflikt midis Tiranës dhe Skënderbeut.[20] Klubi kryeqytetas pretendoi se Morina kishte një kontratë me ta deri në 2014 dhe se ishte bashkuar klubit pa djeninë e tyre. Morina bëri debutimin e tij më 23 korrik 2013 në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Kampioneve kundër Neftchi Baku, ai hyri në fushë në minutën e 77 në vend të Gilman Likës, Skënderbeu fitoi me rezultatin 1–0 pas kohë shtesë duke siguruar një kualifikim historik për në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve.[21][22] Më 18 gusht 2013, Morina fitoi Superkupën e Shqipërisë për herë të tretë rradhazi pasi Skënderbeu mposhti Laçin në gjuajtjet e penalltive me rezultatin 3–4 pasi koha e rregullt dhe shtesa kishin përfunduar 1–1.[23] Morina e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvëndësua në minutën e 72 në vend të Andi Ribaj, kjo ishte hera e parë që Skënderbeu fitoi Superkupën e Shqipërisë pasi kishte humbur dy finalet e shkuara kundër Tiranës.[24]

Morina shënoi golin e parë me klubin më 19 tetor në barazimin 1–1 kundër rivalëve për titull të Teutës, ai e shënoi golin në minutën e 61, vetëm disa minuta pasi kishte hyrë në fushë, ky barazim i lejoi Skënderbeut që të mbajë vendin e parë sëbashku me Tetuën në ligë pas javës së tetë.[25] Ai shënoi sërisht më 27 tetor në fitoren minimale 1–0 kundër Kastriotit. Morina vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar në dy ndeshjet kundër Mamurrasit në fitoret 1–4 dhe 2–0 respektivisht në datat 4 dhe 18 dhjetor. Këto do të ishin edhe golat e tij të fundit me fanellën e Skënderbeut pasi në merkaton dimërore ai u largua.

Rikthimi te Tirana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2014, Morina u rikthye te skuadra ku filloi karrierën Tirana pasi nuk arriti dot të impresionojë trajnerin dhe presidentin i cili e la të lirë të largohej.[26] Kjo gjë u konfirmua pasi Morina nuk udhëtoi me klubin për në Portugali për të zhvilluar ndeshje miqësore para rifillimit të sezonit.[27] Ai tha se një nga arsyet që ai u rikthye te Tirana ishte për arsye familjare dhe një arsye tjetër ishte sepse sulmuesi kërkohej nga trajneri Magani.[28] Morina bëri debutimin e tij më 1 shkurt 2014 në barazimin 0–0 me Kastriotin jashtë fushe, ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta. Ai luajti sërisht 90 minuta në fitoren e derbit kundër Partizanit më 7 shkurt.[29] Ai dhuroi assistin e parë me fanellën e Tiranës në fitoren 1–0 jashtë fushe kundër Bylisitstadiumin Adush Muça, ai assistoi golin e Ndikumanës në minutën e 71.[30]

Më 22 mars, Morina shënoi golin e parë me fanellën e Tiranës që pas rikthimit në barazimin 1–1 kundër rivalëve të Partizanit, ai shënoi golin në minutën e 41 pas një ngatërese në zonën e Partizanit.[31][32][33] Morina shënoi sërisht më 29 mars në fitoren 2–0 kundër Laçitstadiumin Qemal Stafa.[34] Më 5 prill, Morina shënoi sërisht gol për të ndihmuar skuadrën e tij për të mposhtur ish skuadrën e tij dhe kampionët në fuqi të Skëndërbeut me rezultatin 2–3 në Korçë.[35] Kjo ishte hera e parë që Morina shënonte gol në tre ndeshje rradhazi. Morina shënoi një gol vendimtar për Tiranën më 26 prill në fitoren 2–1 kundër rivalëve për mbijetesë Vllaznisë.[36] Më 4 maj, Morina shënoi golin e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në barazimin 2–2 kundër Flamurtarit duke ndihmuar skuadrën e tij që të sigurojë qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për sezonin tjetër.[37][38] Pas përfundimit të sezonit, Morina u vlerësua me çmimin "Talenti i Vitit".[39][40]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Morina është lojtar i kombëtares U–21 që nga viti 2011 dhe bëri debutimin e tij më 14 gusht 2013 në humbjen 0–1 kundër Austrisë U–21 për kualifikueset e Kampionatit Evropian U–21.[41] Ai luajti edhe në humbjen shkatërrimtare 4–0 kundër Spanjës U21 më 9 shtator 2013.[42] Ai luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit kualifikuese në fitoren 3–1 kundër Austrisë më 5 nars 2014.[43] Shqipëria i mbylli kualifikueset në vendin e fundit me 6 pikë, po aq sa Bosnja U21 dhe Hungaria U–21, por me golavarazh më negativ.

Redaktuar më 4 maj 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
KF Tirana 2010–11 17 3 6 1 0 0 23 4
2011–12 22 4 12 2 0 0 34 6
2012–13 26 6 4 2 3 0 33 8
2013–14 13 5 13 5
KF Skënderbeu 2013–14 13 2 4 2 3 0 20 4
Total 89 20 23 6 6 0 118 26
  • Çmimi "Talenti i Vitit" (1): 2013–14
  1. ^ "Mario Morina, talenti bardheblu i Kupes". Futbolli Shqiptar. 4 nëntor 2010. Marrë më 27 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. ^ "Më së fundi një produkt... bardheblu". Sport Ekpres. 5 nëntor 2010. Marrë më 27 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  3. ^ Erion Saliu (21 nëntor 2010). "Pejiç i rikthen buzëqeshjen Tiranës, Dede lançon të rinjtë". Sporti Shqiptar. Marrë më 27 nëntor 2010.[lidhje e vdekur]
  4. ^ Oltian Ruçi (21 nëntor 2010). "KF Tirana 3-1 KF Elbasani". Football Database. Marrë më 27 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Dinamo Tirana 1:2 KF Tirana". Transfermarket.com (në anglisht). 22 janar 2011. Marrë më 6 prill 2014.
  6. ^ "Tirana vs KF Elbasani". Soccerway.com (në anglisht). 15 prill 2011. Marrë më 6 prill 2014.
  7. ^ "Tirana shade Dinamo in Albanian Cup final". UEFA.com (në anglisht). 22 maj 2011. Marrë më 6 prill 2014.
  8. ^ "Tirana fiton Superkupen e Shqiperise me rezultat 1 – 0 kunder Skenderbeu". sdsnews.wordpress.com. 18 gusht 2011. Marrë më 6 prill 2014.
  9. ^ "Tirana vs Laçi". Soccerway.com. 17 dhjetor 2011. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Tirana vs Laçi". Soccerway.com. 20 dhjetor 2011. Marrë më 7 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Flamurtari Vlorë vs Tirana". Soccerway.com (në anglisht). 18 mars 2012. Marrë më 7 prill 2014.
  12. ^ "Tirana fiton Kupën e Shqipërisë". yllipress.com. 18 maj 2012. Marrë më 7 prill 2014.
  13. ^ "Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë". Futbolli Shqiptar. 19 gusht 2012. Marrë më 6 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  14. ^ Manallari, Altin (2 shtator 2012). "Bardhebutë mundin 3-0 Shkumbinin, gjirokastritët shkatërrojnë 4-1 Teutën". Gazeta Shqip. Marrë më 7 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Tirana vs Shkumbini Peqin". Soccerway.com. 2 shtator 2012. Marrë më 7 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Tirana disfate ne Kukes, Flamurtari fiton". Futbolli Shqiptar. 7 nëntor 2012. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  17. ^ "Java 17: Tirana - Luftetari 2-1". You Tube. 2 mars 2013. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Manallari, Altin (16 mars 2013). "Tirana shkërmoqet, 5 gola në 45 minuta". Gazeta Shqip. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Saro, Llazi (11 qershor 2013). "Morina prezantohet te Skënderbeu. Ademir Soza rinovon, ikën Radas ose Gvozdenoviç". time.al. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 8 prill 2014.
  20. ^ "Morina përplas Tiranën me Skënderbeun". time.al. 11 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  21. ^ "Skënderbeu bën historinë, kualifikohet në rrethin e tretë të Championsit (video)". grid.al. 23 korrik 2013. Marrë më 8 prill 2014.[lidhje e vdekur]
  22. ^ "Historike, Skënderbeu kualifikohet në rrethin e tretë të "Champions"-it". shqipmedia.al. 23 korrik 2013. Marrë më 8 prill 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  23. ^ "Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë". ekspres.al. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  24. ^ "Skënderbeu fiton për herë të parë Superkupën e Shqipërisë". grid.al. 18 gusht 2013. Marrë më 8 prill 2014.[lidhje e vdekur]
  25. ^ "Barazim në Skenderbeu-Teuta, s'i vlen askujt". ama-news.al. 19 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  26. ^ "Takaj e lë të lirë, Mario Morina kthehet te Tirana". Sport Ekspres. 12 janar 2014. Marrë më 8 prill 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  27. ^ "Mario Morina rikthehet te Tirana". Panorama Sport. 13 janar 2014. Marrë më 8 prill 2014.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  28. ^ "Morina rivishet bardheblu, sot fillon stërvitjen". Shekulli.com.al. 13 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  29. ^ "Tirana fiton derbin, mjafton Gilberto". Sport Ekspres. 7 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  30. ^ "Tirana ja del dhe në Ballsh". Sport Ekspres. 17 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  31. ^ "Partizani barazon në të 93', paqe në derbi". Albeu.com. 22 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Partizani-Tirana, derbi gati / Magani: Partizan pa ide, na vodhi. Nexhipi: S'dorëzohemi kurrë". time.al. 22 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Partizani barazon "in extremis", Nexhipi i prish festën Tiranës". time.al. 22 mars 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  34. ^ "Buzëqesh Tirona, kalon 2-0 Laçin". Super Sport Albania. 29 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Ocka, Elgita (5 prill 2014). "Tirona mposht Skënderbeun në Korçë". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Bregasi, Rinald (26 prill 2014). "Tirona fiton derbin e Shqipërisë me Vllazninë". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2014. Marrë më 26 prill 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Kora, Sotir (4 maj 2014). "Tirona siguron mbijetesën". Super Sport. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 4 maj 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Sika, Ermal (4 maj 2014). "Barazim në Vlorë, mbijeton Tirana. Magani: Tani që ia dolëm, jam i gatshëm që të rinovoj". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014. Marrë më 6 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Çmimi, Morina "Talenti i Vitit" në Superiore". Panorama Sport. 28 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2014. Marrë më 29 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Mario Morina, "Talenti i Vitit"". Panorama Sport. 28 maj 2014. Marrë më 29 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  41. ^ "Partizani barazon "in extremis", Nexhipi i prish festën Tiranës". time.al. 14 gusht 2013. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  42. ^ "Poker i Spanjës, Shqipëria s'gjuan asnjëherë në portë". grid.al. 9 shtator 2013. Marrë më 8 prill 2014.[lidhje e vdekur]
  43. ^ "Shpresat shpartallojnë Austrinë në Graz". asport.info. 5 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]