Shko te përmbajtja

Martin Mato

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Martin Mato
Lindi
Martin Jakup Mato

9 gusht 1966 (60 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
Alma materUniversiteti i Tiranës
ProfesionetLektor universitar, udhërrëfyes turistësh, përkthyes

Martin Jakup Mato (lindur më 9 gusht 1966) është një filolog dhe antropolog shqiptar, si dhe një studiues i gjuhës gjermane. Ai është docent universitar në Fakultetin e Gjuhëve të HuajaUniversitetit të Tiranës (UT). Mato shquhet për kontributet e tij në fushën e edukimit dhe hulumtimit të turizmit kulturor. Ai ka kontribuar në studimet gjuhësore, letërsinë krahasuese, antropologjinë gjuhësore dhe trajnimet profesionale të guidave turistike, si dhe në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në një kontekst ndërkombëtar.

Jeta e hershme dhe arsimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Martin Jakup Mato lindi në Tiranë, Shqipëri më 9 gusht 1966. Tre vitet e para të fillores i ka kryer në shkollën katërvjeçare "Kosova", vitin e katërt te Kongresi i Lushnjës. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën "Fan Stilian Noli". Shkollën e mesme e kryen te shkolla e gjuhëve të huaja "Asim Vokshi", dega Gjermanisht në Tiranë.

Në vitin 1990 mbaron studimet e larta në Fakultetin e Histori Filologjise për "Gjuhë-Letërsi-GjermanishtUniversitetin e Tiranës. Që student aktivizohet si udhërrefyes turistësh[1][2][3] dhe pranë Radio Tiranës. Mbas studimeve specializohet më tej në Gëtingen dhe Vjenë per antropologji europiane, dhe më pas për gjermanistikë. Në vitin 2006 trajnohet për tu bërë trajner për gudiat turistike nga WFTGA në Qipro.

Nis karrierën akademike gusht të vitit 1990 si asistent pedagog në Katedrën e Letërsisë ShqipeFakultetin Histori Filologji duke dhënë kontributin e tij për lëndë si folklor, fillime të letërsisë shqipe, teori letërsie etj. Gjatë kësaj kohe punon si bashkëpunëtor i jashtëm i Radio Tiranës pranë sektorit të gjermanishtes. Gjatë vitit 1998 mban faqen gjermanisht në Rilindjen Javore e cila vazhdoi deri me nisjen e Luftës së Kosovës më 1999.

Departamentin e Gjuhës Gjermane jep lëndë të teorisë së letërsisë, stilistikës gjermane dhe histori të letërsisë gjermane. Në vitin 2003 deri me 2008 shef i Departamentit të Gjuhës Gjermane i Fakultetit të Gjuhëve të HuajaUniversitetin e Tiranës[4][5].

Zv.kryetar i Shoqatës Shqiptare të Mësuesve dhe Studiuesve të gjuhës gjermane 1996-2000 Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Mësuesve dhe Studiuesve të gjuhës gjermane 2000-2004

Zvkryetar i Shoqates Kombetare të Guidave Turistike që nga viti 2006. Nga 18 dhjetor 2014 kryetar[6] i Shoqates Kombetare të Guidave Turistike (NATGA)(National Association of Tourist Guides in Albania)[7][8]

Mato që nga viti 2002 ka titullin master.[nevojitet citimi] Ndërkohë që në vitin 2015 mban dhe titullin Dr. në letërsi të krahasuar.

Ai ka ndjekur një seri kursesh e trajnimesh profe­sionale lidhur me kulturën popullore, letërsinë dhe gjuhësinë austriake e gjermane si edhe turizmin, të organizuara nga universitete të zonës gjermanishtfolëse si Bashkimi Evropian, USAID dhe institucione gjermane e austriake në Shqipëri, Itali, Angli, France, Bullgari, Turqi, Qipro e disa vende të tjera. Dr. Mato është marrë edhe me analiza të përkthimeve[9] apo edhe ka sjellë në shqipe elemente të vjetra të letërsisë gjermane.[10] Anëtar i këshillit drejtues të shoqatës kulturore 'Bilal Xhaferri',[11]Anëtar i Redaksisë së revistës "Sfidë" të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Krijues i disa kurrikulave universitare, si edhe kurrikulës kombëtare për udhërrëfyesit e turitëve.

  • Një i fyer me apo pa revoltë (artikull) gazeta "Studenti” enjte 4 maj 1989
  • Ç’duhet parë për organizimin e orës së seminartit; (artikull) Studenti enjte 17 maj 1990
  • Andon Zako Çajupi – Një demokrat dhe patriot i madh (artikull) në gazetën Bashkimi 1993
  • "Miku i madh i Shqipërisë" Rilindja. - Nr. 506, 5 shkurt, 1995, f.12
  • Anton von Ippen një dashamirës i shqiptarëve; (artikull) gazeta Rilindja (e Kosovës) 1995
  • Një himn kushtuar Pjetër Bogdanit Leka (Shtojcë e "Rilindjes". - Nr. 593, 21 maj, 1995, f.7
  • Tematizimi i fenomentit – Një vit i hidhur në gazeten Rilindja Javore nr 3. 11 qershor 1995.
  • Tipa të natyrshëm, ngjarje emocionuese :Romani "Një vit i hidhur" i Teodor Laços në gazetën "Drita" 2 korrik 1995 f. 3
  • Patriot, shkrimtar humanist e satirist i talentuar Rilindja. - Nr. 590, 18 maj, 1995, f.12
  • Malësori shqiptar... Bujtina me patkua e A. den Doolaard; http://www.shmls.nl/sq/2012/01/mmato/ Rilindja(e Kosovës) ,Tiranë 30.5.1996
  • Ai zgjodhi shqipen si mision të jetës së tij : (60- vjetori i vdekjes së albanologut të madh, N. Jokl)Ura. - Nr. 6, , qershor, 2002, f. 4-5
  • Në deshifrim të motivit; (artikull) gazeta "Republika" nr 94 e diel 23 prill f. 16 2000
  • Si u vlerësua studiuesi albanolog nga gjuhëtarët shqiptarë (artikull)" Gazeta Shqiptare" martë 18 qershor 2002
  • Norbert Jokl zgjodhi shqipen si mision të jetës së tij (artikull) e shtunë 22 qershor 2002 gazeta "Fakti" Shkupi Maqedonia
  • "Pas portave te së magjishmes" (mitologji jugore) (artikull) Krahu i shqiponjës Nr 72 tetor 2006.
  • "Dy heroina dhe dy botë" Botimi i akteve të konferencës shkencore ndërkombëtare Isbn 978-9928-105-90-5 Tirane 17-19 dhjetor 2009
  • " Ekspresionizmi gjerman 1910-1925 gazeta "Nacional" f. 21, 14-21 si edhe 21-27 shkurt 2010 Tirane
  • "Rituali i pare pagan i dokumentuar ne Kosove" (artikull) në revisten "Albanica" f. 34-37 nr 93; janar-shkurt 2010 Prishtinë
  • "Eposi i veriut në gjermanishten e Majerit" gazeta "Nacional" f. 21, nr 51 26 qershor 4 korrik 2010 Tirane
  • "Lokalja si pjesë përbërëse e globales" gazeta "Nacional" f. 3, nr 58 12-22 gusht 2010 Tirane
  • "Për thesarin e paçmuar të një zone të vyer" gazeta "Integrimi" f. 14-15, 16 prill 2011 Tiranë
  • "Gjuetia e shtrigave dhe shekulli XX" f.43-54 "Kërkime universitare" 29/2011 Shtepia botuese "Argjiro" Gjirokastër
  • "Një fjalor ri i një shkalle më të lartë integrimi" gazeta "Nacional" f. 5, nr 103 03-07 korrik 2011 Tirane
  • "Dhe vjen një kohë për "Kohën e ribërjes" gazeta "Infopress" f. 12, nr 103 31 gusht 2011 Prishtinë
  • "J.G.Hahn një nga themeluesit e albanologjisë" gazeta "Nacional" f. 4, nr 125 04-11 dhjetor 2011 Tiranë
  • "Inferno/Ferri i Komedisë hyjnore në kohët moderne" f. 43-53"Kërkime universitare" 32/2012 Shtepia botuese "Argjiro" Gjirokastër
  • "Për një natë romantike apo për një terr dantesk" f. 289-294"Haemus plus haemus " Nr 2/2013 Shtepia botuese "A.C.Haemus" Bukuresht http://en.calameo.com/read/00074617365b0acb5d562
  • "Anna Kove dhe letërsia femërore në shqip" Publikuar: 13.09.2014 gazeta "Zëri info" Kosova https://web.archive.org/web/20140917140253/http://www.zeri.info/artikulli/48728/anna-kove-dhe-letersia-femerore-ne-shqip
  • 'Hildebrandi, kënga më e vjetër gjermanike e epikës heroike' në gazetën "Nacional" nr 515; 24 korrik-4 gusht 2019 Tiranë
  • "Gjurmëve të një cikli ballkanik" (artikull) në revisten "Dardania" f. 57-63 nr 2;2019 Prishtinë KDU 93/94(496.51)(05)
  • "Mitologji popullore jugore" botuar në FGJH Nr 5/2022 Tiranë ISSN 2664-7346
  • "Përkthimi i veprës së Heinrih Bëlit nga Robert Shvarc- i qëlluar apo i dështuar" botuar në 'Ndërkulturalizmi,shumëgjuhësia dhe politikat gjuhësore në një kontekst evropian' Nr prill2023 Tiranë ISBN 978-9928-279-81-1
  • 'Dyzet e pafund të shenjtët e Sarandës-Mbi librin 'Fluturimi i bletës-Saranda' të Josif Papagjonit' në gazetën "Nacional" ; 25 nëntor 2023 Tiranë
  • 'Dorëshkrime të Nibelungëve' në gazetën "Nacional"Nr 751 ; 22 shkurt-1 mars 2025 Tiranë

Në gjuhë të huaja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrime si bashkautor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Arritje në fushë të leksikologjisë gazeta" "Republika" Tirana 30 dhjetor 1998 f. 16

Referime në konferenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • A ka vërtet ndikime klasiciste në poemën "Kënga e Sprasme e Balës” (i riu); (punim) (dokomunetuar te "Zëri i rinisë” Tirane 25 mars 1989)
  • Tiparet e mbinjeriut ndikim niçean (referim në konferencë) Tirane 7 mars 1990
  • Auf der Spur eines alten Rituals; (referim në seminar ballkanik në) Bllagojevgrad Bullgaria 09-26.02.1997
  • Gjermanishtja midis kulturës dhe shkencës në seminarin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja " Mësimdhënia e gjuhëve të huaja në sisitemin universitar: sfida dhe perspektiva. Tiranë 12. 05. 2003
  • Perspektiva e guidave turistike ne rajonin Korçës konferencen " Zhvillimi i turizmit te qendrueshem rajonal-Shqipëri ne rajonin e Korçës" Korçë 03-05. 10. 2008
  • "Dy heroina dhe dy botë" konferencë ndërkombëtare Tirane 17-19 dhjetor 2009
  • "Vlerat didaktiko pedagogjike ne nje veper te Bëlit dhe Kadarese " konferencë ndërkombëtare Tirane 13-14 maj 2011(botuar në "Building cultural bridges through language literature and translation" f. 173-182 University of Tirana May 2011)
  • "Çfarë ka nevojë një agjensi për të zhvilluar aktivitetin e saj në Gjirokaster" në Forumi i partneritetit për zhvillimin e turizmit në rajonin e Gjirokastrës korrik nëntor 2012 Tiranë 20 shtator 2012
  • "Shoqëria, autori dhe letërsia" në kongresin e III ndëkombëtar "Teaching Turkish as a foreign language" Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Tiranë 12-21 maj. 2017
  • "Beziehungen zwischen der deutschen und der albanischen Literatur" në konferencë ndërkombëtare 25 Jahre Germanistik in Tirana Zwischen Gesiteswissenschaft und Sprachpraxis - Wohin fuehrt de Auslandsgermnistik?" Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Tiranë 02-03 nëntor 2017.
  • "Parallels on Turkish and Albanian emigration literature" INTERNATIONAL TURKISH LANGUAGE AND REGIONAL STUDIES CONGRESS "The past, the present and the tomorrow of Turkish Language in Albania” Within 20th anniversary of Turkish Language Branch.On 28-30 March 2019" Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Tiranë.
  • "Nderi i humbur i Katerina Blumit" në shqip dhe rrezatimet e tij" në koferencën "Bota e larmishme e letërsisë. Bartja e letërsisë gjermane në letërsinë botërore përmes përkthimit” Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Tiranë 30.10.2019.
  • "Mitologji popullore jugore" në koferencën "Si do ta bëjme trashëgimine tone kulturore te flase?- Kreativitet dhe ndermjetesim ne njohjen e trashegimise kulturore” Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Filjalin e tij Sarandë. Sarandë 3-9.12.2022. (botuar te FGJH Nr 5/2022 Tiranë ISSN 2664-7346 )
  • "Përkthimi i veprës së Heinrih Bëlit nga Robert Shvarc – i qëlluar apo i dështuar?në koferencën " Ndërkulturalizmi, shumëgjuhësia dhe politikat gjuhësore në një kontekst europian” Tiranë 26-27 prill, 2023 https://eprints.ugd.edu.mk/33833/2/%E2%80%9CInterkulturalit%C3%A4t%2C%20Mehrsprachigkeit%20und%20Sprach%28en%29politik%20im%20europ%C3%A4ischen%20Zusammenhang%E2%80%9D%20%2C%2026-27%20April%202023.pdf
  • "Literatur als Emanzipationsprozess" në koferencën " Facetten der Germanistik” SOEGV. Novi Sad 31.10-03.11.2024. (abstrakti i botuar Abstractbuch ISBN 978-86-6065-865-6 )
  • "Rrafshet stilistikore në përkthimin e veprës "Zgjerimi" të Robert Menasese"në koferencën " Horizonte të reja në përkthim dhe interpretim në epokën digjitale” Tiranë 29 Maj, 2025 (botuar në ISBN ISBN 9789928489012 )[]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. https://www.genios.de/presse-archiv/artikel/RZTG/20151201/albanien-erwacht-aus-seinem-schlaf-/A116A8FAC46B8AE0DEEC0F7E75F05152-KOBLENZ.html
  2. https://www.albaniantourist.com/tirana_tourism_ambassador.html
  3. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2022. Marrë më 3 korrik 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. https://fgjh.edu.al/departamenti-i-gjuhes-gjermane-stafi/
  5. https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2019/07/CV_Martin-Mato.pdf
  6. https://www.dailymotion.com/video/x55mgdg
  7. https://soundcloud.com/radio-travel-albania/kryetari-i-shoqates-se-guidave-turistike-shqiptare-z-martin-mato-1
  8. https://www.dailymotion.com/video/x3g505p
  9. http://limit.al/2021/03/25/nacional-promovoi-kater-libra-te-rinj-te-shkrimtarit-iliaz-bobaj/
  10. https://gazeta-nacional.com/prof-martin-mato-sjell-ne-gjuhen-shqipe-nje-nga-perlat-e-kultures-europiane/
  11. https://krahu.wordpress.com/2011/05/20/ceshte-shoqata-kulturore-bilal-xhaferri/