Partia e Serbëve të Kosovës
Partia e Serbëve të Kosovës Партија косовских Срба Partija kosovskih Srba | |
|---|---|
| Udhëheqësi | Aleksandër Jabllanoviq |
| Themelues | Aleksandër Jabllanoviq |
| Themeluar | 6 prill 2017 |
| Regjistruar | 15 maj 2017 |
| Ndarë nga | Lista Serbe |
| Selia | Leposaviq, Kosovë |
| Ideologjia | Politika të pakicave serbe |
| Ngjyrat | E kuqe, kaltër dhe bardhë (Trengjyrëshi serb) |
| Kuvendi | 0 / 120 |
| Kryetarët | 0 / 38 |
| Flamuri i partisë | |
| Faqja zyrtare | |
| Arkivuar 20 prill 2021 tek Wayback Machine | |
Partia e Serbëve të Kosovës (serbisht: Партија косовских Срба, romanizuar: Partija kosovskih Srba) është parti politike e pakicës serbe në Kosovë, e udhëhequr nga ish-kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq. Qyteti i Leposaviqit konsiderohet si mbështetja më e fortë e partisë.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aleksandër Jabllanoviq ka qenë më herët ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Më pas, kryeministri Isa Mustafa e shkarkoi atë nga detyra në shkurt të vitit 2015 pas një deklarate në të cilën, siç gjykohet nga Prishtina, ai ofendonte nënat gjakovare duke i quajtur nxënësit e sulmit në autobusin me serb që shkonin në varrezat e Gjakovës “të egër”.[2] Pas këtij incidenti, Jabllanoviq kaloi në Ministrinë e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale të Qeverisë së Serbisë, dhe dha dorëheqjen pas incidentit me vëllain e tij.
Partia e Serbëve të Kosovës e udhëhequr nga Aleksandër Jabllanoviq u themelua më 6 prill 2017 dhe u regjistrua më 15 maj 2017.[3]
Në qershor 2017 janë vërejtur raste të konflikteve në mes të PKS-së dhe anëtarëve të Listës Serbe.[4]
Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të vitit 2017, PKS fitoi vetëm 2126 vota dhe humbi zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Veri në maj të këtij viti.[1]
Partia mori pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, por e humbi atë nga Lista Serbe.
Në nëntor 2022, gjatë krizës në Kosovën Veriore, pas negociatave me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, partia vendosi të ndalojë bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2022 dhe të marrë pjesë në to.[5][6][7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 KoSSev (2019-09-09). "Ko je ko na političkoj sceni Srba sa Kosova: Partija kosovskih Srba". KoSSev (në serbisht). Marrë më 2022-12-11.
- ↑ KoSSev (2015-02-02). "Mustafa: Jablanović napušta Vladu". KoSSev (në serbisht). Marrë më 2022-12-11.
- ↑ КоССев. "КоССев: Бивши шеф Српске листе Александар Јаблановић регистровао странку "Партија косовских Срба" (ПКС)". Нова српска политичка мисао (në serbisht). Marrë më 2022-12-11.
- ↑ Serbia, RTS, Radio televizija Srbije, Radio Television of. "Partija kosovskih Srba: Učestali napadi Srpske liste". www.rts.rs (në serbisht). Marrë më 2022-12-11.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ↑ "SAZNAJEMO Deo Srba izlazi na kosovske izbore". NOVA portal (në serbisht). 2022-11-22. Marrë më 2022-12-11.
- ↑ "Partija kosovskih Srba učestvuje na lokalnim izborima u Leposaviću". Politika Online (në serbisht). Marrë më 2022-12-11.
- ↑ ""Izaći će i Srpska lista": Jablanovićeva Partija kosovskih Srba promenila odluku o nastupu na izborima na Severu Kosova - Politika - Dnevni list Danas" (në serbisht). 2022-11-22. Marrë më 2022-12-11.