Shqarthi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Beech Marten.jpg

Shqarthi (latinisht: Martes foina), i njohur edhe si kunadhja gushëbardhë, është kafshë grabitqare e vogël, zakonisht me gëzof me ngjyrë të murrme.

Gjatësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

40-55 cm, pesha: 1-2.3 kg.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjitar i hollë, i gjatë, me këmbë të shkurtra, gëzof ngjyrë kafe e njollë të bardhë mbi gushë si dhe bisht të gjatë leshtor. Ngjan shumë me zardafin e Europës - pine martin (Martes martes)- qafa e të cilit është më e verdhë.

Statusi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lloj i përhapur, jo i rrezikuar. Përhapja dhe habitati: Kunadhja është e përhapur gjerësisht dhe gjendet në pjesën më të madhe të Europës dhe Azisë Qendrore. Kunadhja ndeshet shpesh në të gjithë rajonin dhe jeton në pyjet fletorë, në habitate të hapura, në zona shkëmbore dhe pranë zonave të banuara.

Ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kunadhja ushqehet me brejtës, shpendë dhe fruta të egra.

Sjellja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëviz kryesisht në drurë, por edhe në tokë. Këlyshët i rrit në drurë të vjetër, të çara shkëmbinjsh, etj.

Riprodhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çiftëzohet në verë dhe femra pjell në pranverën e ardhshme. Bën 2-3 këlyshë që maturohen një vit mbas lindjes. Mund të jetojnë 7-8 vjet.

Zëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kërcitje.