Surja er-Rrahman: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Undid edits by 77.28.34.222 (talk) to last version by Amdschuk
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Islam}}
{{Islam}}
'''{{PAGENAME}}''' është surja e 55 në Kur'an, numri i ajeteve 78.
'''{{PAGENAME}}''' është surja e 55 në Kur'an, numri i ajeteve 78.

Eaūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhîm Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahîm

1. Er-Rahmān.

2. Al-lemel-kur’ān.

3. Halekal-insān.

4. Al-lemehul-bejān.

5. Esh-shemsu vel-kameru bihusbān.

6. Ven-nexhmu vesh-shexheru jesxhudān.

7. Ves-semāe rafeahā ve veda’al mîzān.

8. El-lā tatgav fil-mîzān.

9. Ve ekîmul-vezne bil-kisti ve-la tuhsirul-mîzān.

10. Vel-erda veda’aha lil-en’ām.

11. Fîhā fākihetuv-vennahlu dhātul-ekmān.

12. Vel-habbu dhul-asfi ver-rajhān.

13. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

14. Halekal-insāne min salsālin kel-fahhār.

15. Ve halekal-xhānne mim-mārixhim-minnār.

16. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

17. Rabbul-meshrikajni ve Rabbul-magribejn.

18. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

19. Merexhel-bahrejni jeltekijān.

20. Bejnehumā berzehun la jebgijān.

21. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

22. Jahruxhu minhumel-lu’lu’u vel-merxhān.

23. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

24. Ve lehul-xhevaril-munsheātu fil-bahri kelëa’lām.

25. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

26. Kul-lu men alejhā fān.

27. Ve jebkā vexhhu Rabbike Dhul-xhelāli vel-Ikrām.

28. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

29. Jes’eluhū men fis-semāvāti vel’erdi kul-le jevmin huve fî she’n.

30. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

31. Senefrugu lekum ejjuheth-thekalān.

32. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

33. Jā ma’sherel-xhinni vel-insi inisteta’tum en tenfudhū min aktāris-semāvāti vel’erdi fenfudhū la tenfudhūne il-la bisultān.

34. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

35. Jurselu alejkumā shuvādhum-min-nārin ve nuhāsun felā tentesirān.

36.Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

37.Feidhen-shekkatis-semāu fekānet verdeten keddihān.

38.Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

39.Fejevmeidhil-la jus’elu an dhembihî insun ve la xhān.

40. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

41.Ju’reful-muxhrimūne bisîmāhum feju’hadhu binnevāsi vel-akdām.

42. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

43.Hādhihî xhehennemul-letî jukedhdhibu bihel-muxhrimūn.

44. Jetūfūne bejnehā ve bejne hamîmin ān.

45. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

46. Ve limen hāfe mekāme Rabbihî xhennetān.

47. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

48. Dhevātā efnān.

49. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

50. Fîhimā ajnāni texhrijān.

51. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

52. Fîhimā min kul-li fākihetin zevxhān.

53. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

54. Muttekiîne alā furushim-betāinuhā min istebrakin ve xhenel-xhennetejni dān.

55. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

56. Fîhinne kāsirātu tarfi lem jatmith’hunne insun kablehum ve la xhān.

57. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

58. Ke-ennehunnel-jākūtu vel-merxhān.

59. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

60. Hel xhezāul-ihsāni il-lel ihsān.

61. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

62. Ve min dūnihimā xhennetān.

63. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

64. Mud’hāmetān.

65. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

66. Fîhimā ajnāni neddāhatān.

67. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

68. Fîhimā fākihetun ve nahlun ve rummān.

69. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

70. Fîhinne hajrātun hisān.

71. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

72. Hūrum-maksūrātun fil-hijām.

73. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

74. Lem jatmith’hunne insun kablehum ve la xhān.

75. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

76. Muttekiîne alā rafrafin hudrin ve abkarijjin hisān.

77. Febiejji ālāi Rabbikumā tukedhdhibān.

78. Tebārakesmu Rabbike Dhil-Xhelāli vel-Ikrām.


== Teksti ==
== Teksti ==

Versioni i datës 6 dhjetor 2019 22:05

Surja er-Rrahman është surja e 55 në Kur'an, numri i ajeteve 78.

Teksti

''Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirbërësit!''  1 Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë), 

2 Ai ia mësoi Kur'anin 

3 E krijoi njeriun. 

4 Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit). 

5 Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. 

6 Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit). 

7 Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. 

8 Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. 

9 Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë! 

10 Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat. 

11 Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella. 

12 Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese). 

13 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)? 

14 Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur. 

15 Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit. 

16 E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni? 

17 Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve. 

18 E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni. 

19 Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. 

20 Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë. 

21 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

22 Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë. 

23 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

24 Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det. 

25 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

26 Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. 

27 E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar! 

28 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

29 (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.). 

30 E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni? 

31 Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë). 

32 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju? 

33 O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë). 

34 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

35 Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni. 

36 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

37 E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë. 

38 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

39 Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini. 

40 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

41 Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre. 

42 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

43 Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin. 

44 Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion. 

45 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

46 E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete. 

47 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

48 (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë. 

49 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

50 Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin. 

51 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

52 Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje. 

53 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

54 Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifes, dhe pemët e atyre dy xhenneteve janë krejt afër. 

55 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

56 Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin. 

57 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

58 Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë). 

59 E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? 

60 A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës! 

61 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

62 E nën ato dy (xhennete) janë edhe dy xhennete. 

63 Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni? 

64 Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi. 

65 E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni? 

66 Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë. 

67 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

68 Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë. 

69 E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

70 Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura. 

71 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

72 Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde). 

73 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

74 Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini. 

75 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

76 Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura. 

77 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? 

78 I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar! 

Përmbajtja

E zbritur në Meke, pas sures Er Ra'du, ajete; 78 Meqë është e zbritur në periudhën e parë të shpalljes në Mekë, edhe kjo sure shtron çështjet e themeleve të besimit Islam. Fillon me numërimin e të mirave të llojllojta, të cilat Allahu i madhërishëm ua dhuroi robërve të vet, e në krye të të cilave më e rëndësishmja është mësimi i Kur'anit që përmes Xhibrilit ia mësoi Muhamedit alejhi selam e përmes tij të gjith ymmetit që e besoi. Menjëherë pas numërimit të të mirave, radhiten ajete, të cilët flasin për bukurinë e madhështuar në egzistencë, si në qiej, ashtu edhe në tokë e që dokumentojnë fuqinë e pakufishme të Zotit krijues. Pas përshkrimit të dukurive të dukshme të kësaj bote, i bëhet një vështrim i shkurtër gjendjes kur nuk do të mbetet kush në të, përpos i Përjetëshmi i madhëruar! Prezentohet dhe skena për kriminelët në ditën e kijametit, e edhe e të shpërblyerëve me xhennete, e përfundon me madhërimin dhe lavdërimin e Zotit xh.sh. Quhet; ''Er Rahman''- kaptina e Mëshiruesit, ngase nis me emrin e Zotit, Rahman, emër të cilin e mohonin idhujtarët.

Shih edhe këtë

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme