Jump to content

Xhaferr bej Ypi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhafer Bej Ypi)
Xhaferr bej Ypi
Kryeminstër i Shqipërise
Në detyrë
24 dhjetor, 1921 – 2 dhjetor, 1922
Paraprirë ngaIdhomeno Kosturi
Pasuar ngaAhmet Zogu
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
15 nëntor, 1920 – 1 korrik, 1921
Paraprirë ngaHoxha Kadri
Pasuar ngaDhimitër Kacimbra
Në detyrë
(8 - 12 prill, kryetar dhe anëtar i ngarkuar për Drejtësinë) 12 prill, 1939 – 17 nëntor, 1940
Paraprirë ngaFaik Shatku
Pasuar ngaHasan Dosti
Ministër i Arsimit
Në detyrë
5 shtator, 1928 – 16 janar, 1929
Paraprirë ngaFan Noli (dhjetor 1924)
Pasuar ngaAbdurrahman Dibra
Të dhëna vetjake
U lind më1878
Starje, Perandoria Osmane
Vdiq më17 nëntor, 1940
Starje, Mbretëria Shqiptare (1939–43)
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Popullore
ArsimimiFakulteti i Drejtësisë, Stamboll
PunësimiJurist, nëpunës, politikan
Nënshkrimi

Xhaferr bej Ypi (Starje, 1878 - 17 nëntor 1940) nënpunës, deputet, ministër dhe kryeministër shqiptar.

I biri i Asllan bej Ypit dhe Fetie Zavalanit. U diplomua në Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Më 1900 e deri më 1912 shërbeu si funksionar i administratës osmane.

Më 1920 është përfaqësues i Durrësit në Kongresin e Lushnjes.[1] Pas punimeve u caktua prefekt i Beratit,[2] dhe nga nëntori i 1920 deri më 1921 qe ministër i Drejtësisë. Si udhëheqës i Partisë Popullore, në fund të dhjetorit 1921 ai formoi një qeveri ku Fan Noli ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Ahmet Zogu ishte ministri i Punëve të Brendshme. Deri në 4 dhjetor 1922, ishte Kryeministër Ypi. Nga 2 dhjetor 1922, deri në 31 janar 1925, Ypi ishte anëtar i Këshillit të Naltë. Në qershor 1924 ai u largua nga Shqipëria për shkak të Lëvizjes së qershorit, por vazhdonte ta mbante postin zyrtarisht.

Gjatë Mbretërisë së Zogut, Ypi është Kryeinspektori i Gjykatës Mbretërore. Më 1927-29 emërohet si ministër i Arsimit.

Pas pushtimit italian të Shqipërisë, nga 9 prill - 12 prill Ypi ka qenë Kryetar i Komitetit të Administrimit të Përkohshëm, dhe si të tillë kreu i ngarkuar i shtetit i cili "thirri" asamblenë e 12 prillit 1939.

Në 10 prill 1939 i dërgoi mesazh Benito Musolinit duke i rikonfirmuar besnikërinë e popullit shqiptar ndaj tij. Të njëjtën ditë transmetoi një fjalim në të cilin theksoi paaftësinë e shqiptarëve për të qeverisur dhe i bëri thirrje Duçes që ta shpëtonte Shqipërinë.[3]

Nga 1939, ai ishte Ministri i Drejtësisë në qeverinë kolaboracioniste të Shefqet Verlacit.

U vra më 17 nëntor 1940, në kohën kur ushtria greke bombardoi fshatin e tij. Varrimi i tij u bë në Tiranë në varrezën e bektashijve. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast mbajti një fjalim ministri Ernest Koliqi dhe kryetari i Gjykatës së Diktimit, Andrea Saatçi.[1]

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 246. ISBN 9789994356225.
  2. ^ Vllamasi, Sejfi (2012) [1950']. Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 208. ISBN 978-9928-140-54-8.
  3. ^ Fischer 1999, p. 35.