Zdravko Kuzmanović
![]() Kuzmanović në vitin 2012. | |||
Të dhënat personale | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Zdravko Kuzmanović | ||
Data e lindjes | 22 Shtator 1987 | ||
Vendi i lindjes | Thun, Zvicër | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Informacionet për klubin | |||
Klubi aktual | Málaga (në huazim nga Basel) | ||
Numri | 22 | ||
Karriera në rini | |||
1994–2001 | Dürrenast | ||
2001–2003 | Young Boys | ||
2003–2005 | FC Basel | ||
Karriera profesioniste* | |||
Vitet | Klubi | Ndesh.† | (Gls)† |
2005–2007 | FC Basel | 34 | (4) |
2007–2009 | Fiorentina | 70 | (3) |
2009–2013 | VfB Stuttgart | 96 | (17) |
2013–2015 | Internazionale | 42 | (0) |
2015– | FC Basel | 12 | (0) |
2016 | → Udinese (huazim) | 16 | (0) |
2016– | → Málaga (huazim) | 4 | (0) |
Ekipi kombëtar‡ | |||
2006–2007 | Zvicra U–21 | 4 | (0) |
2007– | Serbia | 50 | (6) |
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 6 Shkurt 2017. † Ndeshje (Gola). |
Zdravko Kuzmanović (Serbisht: Здравко Кузмановић; lindur më 22 shtator 1987) është një futbollistë serb i cili luan me klubin italian Málaga në La Liga dhe me kombëtaren serbe si mesfushor qëndror. Ai ka përfaqsuar vendin e tij në Kupën e Botës 2010.
Përmbajtja
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lindur në Thun, Zvicër nga një familje serbo-boshnjake (babai i tij është nga një fshat i vogël i quajtur Skugrić afër Modriča, Bosnje dhe Hercegovinë, RSF Jugosllavi, Kuzmanović vazhdoi traditën e familjes pasi ai dhe babai i tij Ljubo, gjithashtu dhe gjyshi i tij luatën futboll për ligën më të ulët në Bosnje në klubin lokal të Gradačac – FK Zvijezda ku ai filloi karrierën e tij si profesionist.[1] Babai i tij gjithashtu ka luajtur futboll si profesionist në Berlin, përpara se përfundimisht të përfundonte karrierën e tij te FC Thun i Zvicrës, duke vazhduar të jetoj aty.
Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kuzmanović filloi karrierën e tij si profesionist te Basel. Ai u promovua në skuadrën e parë në sezonin 2005–06 dhe gjithashtu luajti edhe me Basel II në 1. Liga në atë sezon. Pas performancave të tij të mira, ai u raportua nga UEFA si një nga lojtarët e rinj më interesant në Evropë dhe u nderua me çmimin e Lojtari i Artë Zvicran për sezonin 2006.
Fiorentina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Herët në vitin 2007, Kuzmanović u afrua nga Palermo, por negociatat me Rosaneri ndaluan befasisht. Më 30 janar 2007, në moshën 19 vjeçare, ai firmosi një kontratë katër vite e gjysëm me Fiorentinën pasi mësoi se mesfushori Marco Donadel do të qëndronte dy muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.[2] Lëvizja u diskutua ku presidenti i Palermos Maurizio Zamparini dhe drejtori sportiv akuzuan Fiorentinën për 'sjellje të keqe' duke përshkruar drejtorin sportiv të tyre Pantaleo Corvino si çakall.[3] Në përgjigje të kësaj deklarate, Corvino tha se "më mirë çakall se sa pulë" para se të rifirmuar korrektësinë e veprimeve të tij.[4] Në një intervistë për webfaqen e klubit vite më vonë, Kuzmanović shpjegoi se si transferimi i tij te Palermo ra poshtë.[5]
“ | Unë nuk e pëlqeva Zamparinin. Ishte ai dhe djali i gjatë tullac [Foschi, etj] [...] plus një vajzë për përkthimin. Ata më dhanë mua vetëm pesë minuta, duke thënë se ata duhej të riktheheshin në Itali. Kontrata nuk ishte e mirë dhe si mund të vendosja unë shpejtë? I tashë a jam i rëndësishëm apo jo? Nqs unë jam, unë nuk mund t'a bëjë këtë gjë në vetëm pesë minuta. Ata nuk u përgjigjën, unë e mbylla: Merre plainin, unë po shkoj në shtëpi. Një ditë agjeni im më telefonoi dhe më tha se Fiorentina të kërkon, ata janë një klub i madhë dhe e kanë seriozisht për ty. Unë i thash po menjëherë. | ” |
Më 4 Mars 2007, ai luajti ndeshjen e tij të parë në Serie A në fitoren e skuadrës 5–1 kundër Torinos, duke assistuar golin e mbrojtësit Alessandro Gamberini.[6] Në pjesën e parë të sezonit te Fiorentina, Kuzmanović bëri katër paraqitje. Në sezonin e tij të parë të plotë te Fiorentina, Kuzmanović filloi të jetë pjesë e formacionit titullar dhe shënoi golin e parë me klubin kundër Catanias më 17 shkurt 2008. Në fazën me eleminim direkt në Kupën UEFA, më saktësisht në çerek-finale kundër skuadrës skuadrës angleze Everton, Kuzmanović shënoi golin e parë europian në fitoren 2–0 në ndeshjen e parë. Në ndeshjen e dytë, Everton arriti të fitonte ndeshjen 2–0, duke bërë që ndeshja të shkonte në kohën shtesë dhe më pas në gjuajtjet e penalltive ku Fiorentina fitoi me rezultatin 4–2. Sezonin tjetër, Kuzmanović shënoi golin e parë të sezonit pas një krosimi të Riccardo Montolivo në fitoren 2–0 kundër Chievos më 5 tetor 2008 dhe shënoi të dytin në fitoren 3–0 kundër Torinos më 7 dhjetor 2008. Më 14 tetor 2008, Kuzmanović firmosi një kontratë të re me klubin qo do t'a mbante atje deri në vitin 2013.[7] Ai u bë një titullar i rregullt i skuadrës së parë të Fiorentinës, duke bërë më shumë se 70 paraqitje në Serie A dhe duke u paraqitur në kompedicionet e tyre evropiane të suksesshme.
VfB Stuttgart[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 31 gusht 2009, në ditën e fundit të merkatos verore, Kuzmanović firmosi një kontratë katër vjeçare me VfB Stuttgart për shumën e 7 milion £.[8] Pas transferimit të tij, ai tha se mezi priste për të luajtur në Bundesligë.[9]
Më 12 shtator 2009, Kuzmanović ishte gati për të bërë debutimin e tij në ndeshjen kundër Hamburger SV,[10] dhe përfundimisht debutoi me Stuttgart që humbi ndeshjen me rezultatin 3–1. Më 21 nëntor 2009, Kuzmanović shënoi golin e parë me klubin në barazimin 1–1 kundër Hertha BSC.[11] Ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve me klubin në humbjen 3–1 në shtëpi kundër klubit spanjoll Sevilja më 20 tetor 2009 dhe më vonë shënoi golin e parë në ndeshjen e kthimit kundër tyre, ku Stuttgart barazoi 1–1. Që pas kësaj, Kuzmanović fitoi vendin e titullar, duke i'a marrë vendin e titullarit gjermanit Thomas Hitzlsperger.[12]
Kuzmanović e nisi sezonin 2010–11 duke shënuar gol në të gjitha kompedicionet, përfshirë një gol në fitoren shkatërrimtare 7–0 kundër Borussia Mönchengladbach më 18 shtator 2010; Golin e vetëm në humbjen 4–1 kundër Bayer Leverkusen më 25 shtator; një gol në fitoren 2–1 kundër Odense Boldklub më 30 shtator dhe një gol tjetër në fitoren 2–0 kundër St. Pauli më 24 tetor 2010. Ai më pas pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për disa kohë.[13] Në dhjetor 2010, Kuzmanović largoi interesimet e skuadrave të tjera, duke vazhduar të insistojë se është i lumtur te Stuttgart.[14] Në raundin e 32, në ndeshjen e dytë kundër Benfica në Ligën e Europës, Kuzmanović mori një karton të kuq, me Stuttgartin e cila jo vetëm që do të humbte për herë të dytë kundër tyre, por do të eleminoheshe edhe nga Liga e Europës. Kartoni i tij i kuq do t'a pezullonte nga kompedicionet ne sezonin tjetër. Deri në fund të sezonit, Kuzmanović do të shënonte plot 11 gola, përfshirë 9 në Bundesligë, nga 47 paraqitje.
Në sezonin 2011–12, spekullimet për transferimin e Kuzmanović vazhduan kur klubin anglez Çelsi kishte ofertën e tyre 23 milion £ por më pas refuzoi.[15] Kuzmanović filloi sezonin duke bërë shtatë paraqitje, duke arritur të shënojë edhe golin e parë të sezonit në fitoren 3–0 kundër Hannover 96 përpara se të pësonte një dëmtim, që do t'a mbante jashtë fushave të lojës për dy ndeshje. Ai më pas u rikthye në mesin e muajit tetor.[16] Në dhjetor, Kuzmanović tërhoqi interesin e klubeve italiane Juventus dhe Lazio, por ai tha se ishte i lumtur që luante me klubin gjerman.[17] Megjithatë, Kuzmanović pati një ndryshim të shpjetë mendimi, duke deklaruar se ai do të largohej nga klubi nqs nuk do të kualifikohej në kompedicionet evropiane.[18] Më 3 mars 2012, Kuzmanović shënoi dy herë në fitoren 4–0 kundër Hamburg.
Në sezonin 2012–13, Kuzmanović u paraqit më pak në fillim të sezonit, duke pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës së këmbës së tij të djathtë. Më 24 shtator 2012, u lajmërua se Kuzmanović pritej të largohej nga klubi në fund të sezonit 2012–13, pasi pati bisedime ndërmjet klubit dhe lojtarit.[19] Që nga kjo gjë, ai u vendos të luajë në një pozicion jo të përshtatshëm për të, duke luajtur edhe si titullar edhe si rezervë. Në dhjetor 2012, marrëdhënjet e Kuzmanović me klubin u thyen duke dështuar në tentativë për të zgjidhur kontratën.[20]
Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më 31 janar 2013, Kuzmanović u transferua te klubi italian Internazionale për një shumë të pazbuluar.[21] Në deklaratën e prezantimit të tij ai tha se kalimi te Interi është një ëndërr e bërë realitet.[22] Ai bëri debutimin e tij me klubin tre ditë më vonë në një ndeshje jashtë fushe kundër Sienës, duke e nisur ndeshjen si titullar dhe duke assistuar golin e vetëm të shënuar nga Antonio Cassano në humbjen 3–1.[23] Ai luajti ndeshjen e dytë të tij si titullar në humbjen tjetër 4–1 kundër Fiorentinës më 17 shkurt.[24] Deri në fund të sezonit ai do të luante 14 ndeshje, përfshirë 1 një Coppa Italia dhe 13 në Serie A, me Interin që e mbylli sezonin në një vend të nëntë zhgënjyes, duke dështuar të mos të kualifikohet për në kompedicionet evropiane.[25]
Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2007, Federata Serbe e Futbollit filloi diskutimet me Kuzmanović për mundësinë që ai të përfaqsonte kombëtaren serbe,[26] duke pranuar thirrjen e duke u bashkuar me skuadrën për ndeshjet kundër Kazakistanit dhe Portugalisë në mars 2007. Ai shënoi dy golat e parë me kombëtaren në një ndeshje kundër Belgjikës, por këto gola nuk ishin të mjaftueshëm pasi Serbia humbi ndeshjen me rezultatin 3–2. Pavarësisht se Kuzmanović kishte lindur në Thun, dhe kishte luajtur me kombëtaren U–21 të Zvicrës, ai ishte i vendosur për të luajtur me kombëtaren e parë serbe duke deklaruar: "Unë jam Serb dhe dëshiroj të jap gjithçka për vendin tim, dhe ky është një fakt që ju e ndjeni në zemër dhe duhet t'a dëgjoni domosdoshmërisht." Në ndeshjen e Kupës së Botës 2010 ndërmjet Serbisë dhe Ganës, Kuzmanović shkaktoi një penallti duke prekur topin me dorë, duke lejuar që Gana të shënonte golin e vetëm të ndeshjes duke e fituar atë.[27]
Ai ka luajtur një herë në kualifikueset e 2007 UEFA Kampionatit Evropian U–21 të Futbollit me Zvicrën U–21, kështu që nuk ishte në gjëndje për të luajtur me Serbinë në të njëjtin turnament, e cila u kualifikua, madje duke shkuar edhe në finale ku u mposht nga Holanda U–21. Ai luajti edhe një ndeshje tjetë miqësore kundër Francës U–21 në Shkurt 2007, përpara se të pranonte thirrjen me Serbinë.[28]
Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren serbe.
Nr. | Data | Vendi | Kundështari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 22 gusht 2007 | King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë | ![]() |
2–1 | 3–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2008 |
2. | 22 gusht 2007 | King Baudouin Stadium, Bruksel, Belgjikë | ![]() |
3–2 | 3–2 | Kualifikueset e UEFA Euro 2008 |
3. | 10 tetor 2009 | Red Star Stadium, Beograd, Serbi | ![]() |
3–0 | 5–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
4. | 3 Mars 2010 | Stade 5 Juillet 1962, Algeris, Algjeri | ![]() |
0–2 | 0–3 | Ndeshje Miqësore |
5. | 6 Shkurt 2011 | Stadion FK Partizan, Beograd, Serbi | ![]() |
3–1 | 3–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2012 |
6. | 28 Shkurt 2012 | Tsirion Stadium, Limassol, Qipro | ![]() |
0–1 | 0–2 | Ndeshje Miqësore |
Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 30 nëntor 2014 [29]
Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Zvicër | Liga | Kupa Zvicerane | Europa | Total | ||||||
2005–06 | Basel | Superliga | 17 | 1 | 0 | 0 | 2 | 1 | 19 | 2 |
2006–07 | 17 | 3 | 0 | 0 | 10 | 2 | 27 | 5 | ||
Itali | Liga | Coppa Italia | Europa | Total | ||||||
2006–07 | Fiorentina | Serie A | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 |
2007–08 | 34 | 1 | 2 | 0 | 13 | 2 | 49 | 3 | ||
2008–09 | 32 | 2 | 1 | 0 | 8 | 0 | 41 | 2 | ||
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Europa | Total | ||||||
2009–10 | VfB Stuttgart | Bundesliga | 26 | 3 | 2 | 0 | 6 | 2 | 34 | 5 |
2010–11 | 32 | 9 | 3 | 0 | 12 | 2 | 47 | 11 | ||
2011–12 | 26 | 5 | 3 | 1 | 0 | 0 | 29 | 6 | ||
2012–13 | 12 | 0 | 2 | 0 | 3 | 0 | 17 | 0 | ||
Itali | Liga | Coppa Italia | Europa | Total | ||||||
2012–13 | Internazionale | Serie A | 13 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 14 | 0 |
2013–14 | 15 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 16 | 0 | ||
2014–15 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 | ||
Liga | Kupa | Kontinenti | Total | |||||||
Total | Zvicër | 34 | 4 | 0 | 0 | 12 | 3 | 46 | 7 | |
Itali | 102 | 3 | 5 | 0 | 21 | 2 | 128 | 5 | ||
Gjermani | 96 | 17 | 10 | 1 | 21 | 4 | 127 | 22 | ||
Karriera në total | 232 | 24 | 15 | 1 | 54 | 9 | 301 | 34 |
Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 30 nëntor 2014
Kombëtarja serbe | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2007 | 7 | 2 |
2008 | 8 | 0 |
2009 | 9 | 1 |
2010 | 11 | 1 |
2011 | 8 | 1 |
2012 | 3 | 1 |
2013 | 1 | 0 |
2014 | 3 | 0 |
Total | 50 | 6 |
Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Basel
- Kupa Zvicerane (1): 2006–07
Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Lojtari i Artë Zvicran (1): 2006
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Zdravko Kuzmanović igrat će za Srbiju". Sportin. 13 mars 2007. Arkivuar nga origjinali origjinali më 16 mars 2007. Marrë më 15 maj 2001. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Acquisito Zdravko Kuzmanovic". Uebfaqja zyrtare e ACF Fiorentina. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 shkurt 2007. Marrë më 30 nëntor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Palermo: Foschi critica la Fiorentina". Tutto Mercato Web. 31 janar 2007. Marrë më 20 gusht 2012. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Corvino: "Meglio sciacalli che polli"". Gazzetta Dello Sport. 1 shkurt 2007. Marrë më 20 gusht 2012. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b ""Kuzmanovic: "Voglio vincere a Firenze e diventare come Ballack"". www.Fiorentina.it. 20 qershor 2008. Marrë më 20 gusht 2012. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tactical Formation". Football-Lineups.com. Marrë më 12 mars 2007. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fiorentina, Kuzmanovic: pronto l'accordo fino al 2013" [Fiorentina, Kuzmanovic: agreement until 2013 ready]. Tuttomercatoweb. 14 tetor 2008. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kuzmanovic spielt für den VfB" [Kuzmanovic do të luajë për VfB]. kicker. 31 gusht 2009. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Stuttgart secure Kuzmanović". Sky Sports. 1 shtator 2009. Marrë më 1 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "New Signing Zdravko Kuzmanovic Set To Make Stuttgart Debut". Goal.com. 11 shtator 2009. Marrë më 11 shtator 2009. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "VBF Stuttgart 1–1 Hertha BSC". Uebfaqja zyrtare e Stuttgart. 21 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 6 shkurt 2012. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kriegt der "Hammer" noch die Kurve" [Will the "hammer" get his act together?]. kicker. 22 janar 2010. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Celozzi adds to Stuttgart problems". UEFA.com. 1 nëntor 2010. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Genoa e Napoli, Kuzmanovic: "Sto bene a Stoccarda"" [Genoa dhe Napoli, Kuzmanovic: "Jamë mirë në Stuttgart"]. Tuttomercatoweb. 6 dhjetor 2010. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Stoccarda, Kuzmanovic: "Offerta da 23mln del Chelsea? Non ci credo"" [Stuttgart, Kuzmanovic: "23m ofertë nga Çelsi? Nuk besoj"]. Tuttomercatoweb. 12 maj 2011. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Schieber would run - Cacau is threatened with the bench" [Schieber würde laufen - Cacau droht die Bank]. kicker. 20 tetor 2011. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kuzmanovic happy at Stuttgart" [Kuzmanović i lumtur te Shtutgardi]. Sky Sport. 6 dhjetor 2011. Marrë më 6 janar 2012. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kuzmanovic exit threat". Sky Sports. 12 mars 2012. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bankdrücker Kuzmanovic rechnet mit seinem Abschied" [Benchwarmers Kuzmanovic expects his farewell]. kicker. 24 shtator 2012. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Stoccarda, rottura definitiva con Kuzmanovic" [Stuttgart finally break with Kuzmanovic]. Tuttomercatoweb. 20 nëntor 2012. Marrë më 11 qershor 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kuzmanović signs for Inter" [Kuzmanoviç firmos për Interin]. VfB Stuttgart. 31 janar 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 31 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kuzmanoviç dhe Skeloto në kor: Ëndrra u realizua!". Panorama Sport. 3 shkurt 2013. Marrë më 3 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Siena 3-1 Inter: Chivu dismissed as Nerazzurri crash to defeat". Goal.com. 3 shkurt 2013. Marrë më 3 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fiorentina 4–1 Internazionale". ESPNFC. Marrë më 17 shkurt 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Viti horror mbyllet me turp për Interin e Stramës". Panorama Sport. 21 maj 2013. Marrë më 21 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Terzić ga želi u timu Srbije". Kurir. 16 janar 2007. Marrë më 15 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Clemente calls on new recruits". UEFA.com. UEFA. 18 mars 2007. Arkivuar nga origjinali origjinali më 17 qershor 2008. Marrë më 30 nëntor 2014. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Les Bleuets s'imposent (4–0)". FFF. 7 shkurt 2007. Marrë më 7 dhjetor 2009. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Serbia - Z. Kuzmanović - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 31 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Zdravko Kuzmanović. |
- Profili tek Swiss FA (gjermanisht)
- Zdravko Kuzmanović tek reprezentacija.rs
- Zdravko Kuzmanović tek fussballdaten.de (gjermanisht)
- Zdravko Kuzmanović tek National-Football-Teams.com
- Gabime CS1: mungon parametri i gjuhës
- Artikuj me lidhje të jashtme në gjermanisht
- Lindje 1987
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë serbë
- Futbollistë në kombëtaren serbe
- Futbollistë në FC Basel
- Futbollistë në ACF Fiorentina
- Futbollistë në VfB Stuttgart
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Udinese Calcio
- Futbollistë në Málaga CF
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Super Liga Zvicerane
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës