Arkani
Zhelko Razhnatoviq (serbisht: Жељко Ражнатовић Željko Ražnatović, 17 prill 1952 - 15 janar 2000), më i njohur si Arkan (Аркан) ishte komandant i një force paramilitare serbe gjatë luftrave në Jugosllavi, të quajtur Garda e Vullnetarëve Serbë. Ai ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit gjatë viteve 1970 dhe 1980 për grabitje dhe vrasje të kryera në disa vende europiane dhe më vonë u akuzua nga OKB për krime kundër njerëzimit. Razhnatoviç deri në vdekjen e tij ishte bosi kriminal më i fuqishëm i Ballkanit. Ai u vra në janar 2000 para se gjyqi i tij mund të mbahej.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhelko Razhnatoviç u lind në Brezhice, një qytezë sllovene e vogël kufitare, RSF e Jugosllavisë. Babai i tij, Veljko Razhnatoviç shërbeu si oficer i dekoruar në Forcën Ajrore të Jugosllavisë, duke fituar rang të lartë prej përfshirjes së tij të dalluar në Luftën e Dytë Botërore në anën e Partizanëve, dhe ishte i stacionuar në Stiria Sllovene gjatë kohës së lindjes së Zheljkos.[1]
Ai kaloi një pjesë të fëmijërisë në Zagreb dhe Pançevë para se puna e babait të tij e çoi familjen në kryeqytetin jugosllav, Beograd, të cilin Razhnatoviç e quante si shtëpinë e tij. Babai i tij ishte lindur në Çetinë, një pasardhës i vëllazërisë Razhnatoviç dhe kishte marrë pjesë në çlirimin e Prishtinës nga jugosllavët në Luftën e Dytë Botërore.[2]
Razhnatoviç u rrit në Beograd[3] me tre motra më të mëdha në një familje strikte, ushtarake ku rrihej rregullisht nga i ati. Në 1991 gjatë një interviste ai tha: "Ai nuk më godiste në kuptimin e zakonshëm, praktikisht më merrte dhe më përplaste në tokë."[4]
Në rininë e tij, Razhnatoviç synonte të bëhej pilot, si i ati. Prej profesioneve tepër kërkuese dhe të rëndësishme të prindërve të tij, nuk kishte mjaftueshëm kohë që të krijohej një lidhje midis prindërve dhe fëmijëve. Prindërit e tij u ndanë gjatë viteve të adoleshencës së tij.[3]
Razhnatoviç u arrestua për herë të parë në 1966 pasi vodhi kuletat e grave rreth Tashmajdan (park në Beograd)[5], duke kaluar një vit në një qendër riedukimi për të rinj jo larg Beogradit. I ati më pas e dërgoi në Kotorr për t'ju bashkuar Forcës Detare Jugosllave, por Razhnatoviç kishte ide të tjera, duke përfunduar në Paris në moshën 15 vjeçare. Në 1969 ai u arrestua nga policia franceze e u dërgua në shtëpi, ku u dënua me 3 vjet në qendrën e riedukimit në Valjevë për disa grabitje. Gjatë kësaj kohe ai organizoi bandën e tij në burg.[3]
Në rininë e tij, Razhnatoviç ishte një gardian i mikut të babait të tij,[6] politikanit slloven dhe Minstrit të Brendshëm, Stane Dolanc.[7] Dolanc ishte shef i policisë sekrete dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit jugosllav, Tito.
Kurdo që Razhnatoviç ishte në telashe, Dolanc e ndihmonte, si shpërblim për shërbimet e tij ndaj policisë sekrete të Jugosllavisë (UDBA), siç u pa dhe në arratisjen prej burgut të Luganos në 1981. Dolanc thuhet që të ketë thënë: "Një Arkan vlen më shumë se gjithë UDBA".[7]
Karriera kriminale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Europa perëndimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1972, në moshën 20 vjeçare ai emigroi në europën perëndimore.[5] Jashtë vendit, ai u njoh dhe ruajti kontakte me shumë kriminelë të njohur nga Jugosllavia si Ljuba Zemunac, Ranko Rubezhiç, Xhorxhe "Gishka" Bozhoviç, Goran Vukoviç etj. të gjithë prej së cilëve kontaktoheshin po ashtu dhe nga policia sekrete jugosllave, dhe prej atëherë të gjithë të vrarë. Ai mori pseudonimin "Arkan" nga një prej pasaportave të tij të falsifikuara. Më 28 dhjetor 1973, ai u arrestua në Belgjikë pas një grabitje banke dhe u dënua me 10 vite burgim.[5]
Ai arriti të arratisej nga burgu i Vervier më 4 korrik 1979.[5] Edhe pse u kap në Holandë më 24 tetor 1979, muajt që ai kishte qenë i lirë ishin të mjaftueshme për të paktën dy grabitje të armatosura të tjera në Suedi dhe tre në Holandë. Duke vuajtur një dënim 7-vjeçar në një burg në Amsterdam, ai u arratis përsëri pasi dikush i përcolli një armë. Duke mos harxhuar kohë, më shumë grabitje pasuan, kësaj here në Gjermani ku pas më pak se një muaji liri ai u arrestua në Frankfurt më 5 qershor 1981 pas një grabitje në një dyqan argjendarie. Në shkëmbimin e zjarrit pasardhës me policinë ai u plagos lehtë duke sjellë vendosjen e tij në spitalin e burgut ku siguria e munguar i lejoi atij arratisjen vetëm 4 ditë më pas më 9 qershor, siç thuhet duke u hedhur nga dritarja dhe duke rrahur kalimtarin e parë që pa e duke i marrë atij rrobat.[5]
Arrestimi i tij i fundit në Europë ndodhi në Bazel të Zvicrës gjatë një kontrolli rutinor të policisë rrugore atje më 15 shkurt 1983. Megjithatë ai arriti të arratisej përsëri brenda disa muajve, kësaj here nga burgu i Thorberg më 27 prill. Spekulohet gjerësisht se Arkani ka qenë i lidhur ngushtë me UDBA jugosllave gjatë karrierës kriminale jashtë vendit.[5]
Ai kishte dënime ose mandate arresti në Belgjikë (vjedhje bankash, arratisje nga burgu), Holandë (grabitje të armatosura, arratisje nga burgu), Suedi (20 grabitje nëpër shtëpi, 7 vjedhje bankash, arratisje nga burgu, tentativë vrasje[8]), Gjermani (grabitje të armatosura, arratisje nga burgu), Austri, Zvicër (grabitje të armatosura, arratisje nga burgu) dhe Itali.
Rikthimi në Jugosllavi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhelko Razhnatoviç u kthye në Beograd në maj 1983 duke vazhduar karrierën e tij kriminale duke hapur disa biznese të paligjshme. Në nëntor 1983, gjashtë muaj pas rikthimit të tij, një bankë në Zagreb u vodh dhe grabitësit lanë një trëndafil në vendngjarje, i cili është "firma" e Razhnatoviçit nga grabitjet e tij nëpër Europë.[5] Si rezultat, 2 policë federal, anëtarë të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) departamentit të dhjetë, u shfaqën të veshur si civilë duke kërkuar për Arknanin te apartamenti i mamasë së tij në rrugën 27 marsi në Beograd.[5]
Razhnatoviç nuk ishte atje, kështu mamaja e telefonoi dhe i tha se 2 burra të panjohur e prisnin.[5] Ai erdhi me një revolver dhe qëlloi dhe plagosi 2 policët -- të parin e qëlloi në vend kurse tjetrin teksa përpiqej t'ja mbathte. Arkani u arrestua menjëherë, megjithatë, 48 orë më vonë ai u lirua. Ngjarja e bëri të qartë për të gjithë se ai kishte mbrojtje nga elita politike. Ai e kaloi gjysmën e viteve 1980 si pronar i një diskoje të quajtur "Amadeus" bashkë me Zhivka Zhivac dhe Tapi Malesheviç. I ndodhur në lagjen e Tashmajdan, klubi thuhet të ketë qenë një tjetër përfitim i punës së tyre për shërbimin sekret.[5]
Për më tepër, Arkani mund të shihej duke ngarë rreth Beogradit me Kadillakun e tij rozë dhe duke luajtur bixhoz nëpër kazinotë e vendit nga Beogradi në Pançevë dhe Portorozhë. Pas një loje pokeri në një apartament privat në rrugën Ive Lole Ribara, Beçiçi (qytet), një sherr në ashensor nisi me një banor të pallatit. Arkani thuhet se i theu krahun burrit pasi e rrahu me një armë. Ai nuk mund të shmangte akuzat kësaj rradhe dhe në gjyq u pa një shkëmbim interesant midis tij dhe gjykatësit - gjatë identifikimit Arkani tha se ishte i punësuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme. Kur kjo u sfidua nga prokurori, Arkani nxorri një dokument në lidhje me një kredi që kishte marrë nga Sigurimi i Shtetit Federal për shtëpinë e tij në rrugën Ljutice Bogdana. Ai mori një dënim prej 6 muajsh të cilin e kreu në burgun qendror të Beogradit.[5]
Luftrat në Jugosllavi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para-lufta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Kroaci, Razhnatoviç, i cili ishte drejtuesi i tifogrupit ultras Delije të ekipit Crvena Zvezda (Ylli i Kuq), ishte prezent në ndeshjen e luajtur në Kroaci ndaj ekipit kroat Dinamo Zagreb në stadiumin Maksimir më 13 maj 1990, ndeshje e cila përfundoi në rebelimin famëkeq Dinamo-Ylli i Kuq.[9] Razhnatoviç dhe Delije, të përbërë prej 1500 vetash u përfshinë në një sherr të madh me huliganët e ekipit vendas.[10]
Më 11 tetor 1990, ndërsa situata politike në Jugosllavi po tensionohej, Razhnatoviç krijoi një grup paramilitar të quajtur Garda Vullnetare Serbe. Razhnatoviç ishte komandanti suprem i njësisë, i cili përbëhej kryesisht nga anëtarë të Delije dhe miq të tij.[11]
Në fund të tetorit 1990 Razhnatoviç udhëtoi në Knin (Kroaci) për të takuar përfaqësues të Republikës së Krajinës Serbe, një rajon i shkëputur që synonte të mbetej nën RF të Jugosllavisë, ndryshe nga qeveria kroate që shpalli pavarësinë. Më 29 nëntor 1990 policia kroate e arrestoi atë në pikën kufitare Dvor na Uni në kufirin kroato-boshnjak bashkë me Dushan Cariç dhe beogradasit Dushan Bandiç dhe Zoran Stevanoviç. Shoqëruesit e tij u dërguan në Sisak (qytet) dhe u akuzuan për komplot për të rrëzuar shtetin e sapo-formuar kroat. Razhnatoviç u dënua me 20 muaj burgim. Ai u lirua nga burgu Remetinec në Zagreb më 14 qershor 1991. Mendohet se qeveritë kroate dhe serbe arritën një marrëveshje me pagesë 1,000,000 marka gjermane për lirimin e tij.[12]
Në korrik 1991 Razhnatoviç qëndroi për ca kohë në manastirin e Çetinjës me Metropolitin Amfilohije Radoviç. Grupi i tij, plotësisht i armatosur u lejua për të hyrë në manastir ku shërbyen si roje sigurie.[13] [14]Grupi i tij udhëtoi nga Çetinja në Rrethimin e Dubrovnikut. Nga kthimi i tij nga Dubrovniku, ai ishte përsëri mysafir në Çetinje.[13]
Lufta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Garda Vullnetare Serbe, e njohur si Tigrat e Arkanit, ishte e organizuar si një forcë paramilitare në mbështetje të ushtrive serbe, u vendosën në një ish ndërtesë ushtarake në Erdut. Njësia e udhëhequr nga Arkani dhe Milorad Ulemek (Legija), përbëhej nga një bërthamë me 200 burra dhe shkonte gjithsej në jo më shumë se 500-1,000 por shumë kishin frikë prej saj.[15] Veproi nga mesi i 1991 deri në fund të 1995, dhe furnizohej dhe armatosej privatësisht nga rezervat e policisë serbe dhe armët që i merreshin armiqve.
Kur filloi lufta në Kroaci njësia ishte aktive në rajonin e Vukovarit. Pasi lufta filloi në Bosnje në prill 1992 njësia lëvizi midis fronteve kroate dhe boshnjake. Në Kroaci, luftoi në zona të ndryshme të Krajinës Serbe. Arkani thuhet të kishte një mosmarrëveshje mbi operacionet ushtarake me udhëheqësin e Krajinës Milan Martiç.[16] Në Bosnje, njësia luftoi në beteja rreth Zvornikut, Bijelina dhe Brçko më së shumti kundër grupeve paramilitare boshnjake dhe boshnjako-kroate.
Në fund të 1995 trupat e tij luftuan në zonën e Banja Lukës, Sanski Most dhe Prijedor. Në tetor 1995 ai la Sansi Mostin teksa ushtria boshnjake e rimori qytetin.[17]
Razhnatoviç i drejtoi vetë shumicën e operacioneve dhe i shpërbleu ushtarët dhe oficerët e tij më efektiv me grada, medalje dhe eventualisht me ato çka plaçkisnin. Disa ushtarë të rinj në moshë u shpërblyen për veprimet e tyre rreth Kopaçki Rit dhe Bijelo Brdo. Razhnatoviç thuhet se dërgoi një nga njerëzit e tij më të besuar, Radovan Stanishiç, në Itali për të filluar një lidhje me bosin e Kamorras Françesko Skiavone. Sipas Roberto Savianos, Skiavone lehtësoi kontrabandën e armëve për në Serbi duke ndaluar bllokimin e shtigjeve prej gangsterëve shqiptarë, dhe ndihmoi transfertën e parave në Serbi në formën e ndihmave humanitare edhe pse midis sanksioneve ndërkombëtare. Në këmbim Kamorra mori kompani, ndërmarrje, dyqane dhe ferma në Serbi me çmime të favorshme.[18]
Fama e pas-luftës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Razhnatoviç u bë një ikonë e famshme për serbët dhe armiqtë e tyre. Për disa serbë ai ishte një patriot dhe hero ndërsa për armiqtë ishte një shënjestër urrejtjeje dhe frike.
"Razhnatoviç u bë një figurë kriminale e paprekshme në Beograd dhe të gjithë ish-Jugosllavinë. Ai ishte kaq i fuqishëm, kaq i fortë financiarisht saqë askush s'mund të bënte gjë për të... Në 1993 mësova se Zheljko Razhnatoviç, Arkani, kishte rrëmbyer në Beograd Isa Leron dhe e kishte vrarë në Erdut... gjithashtu një burrë nga nënbota kriminale i cili kishte patur një konflikt me Arkanin. Gjeta edhe një dëshmitar të vrasjes. E akuzova publikisht Arkanin. Dorëzova një raport në polici. Inspektorët e policisë erdhën të më takonin dhe folëm. I dhashë atyre gjithë informacionin që kisha por atëherë inspektori më tha se ishin në dijeni por nuk ishin në gjendje ta vërtetonin prej frikës që kishin dëshmitarët e mundshëm të ngjarjes. Pra, policia ishte e mirë-informuar mbi aktivitetet e tij kriminale por ishte tepër e vështirë për të vërtetuar ndonjë gjë ose për ta akuzuar sepse rrjeti i tij mbështetës ishte kaq i gjerë."
Në periudhën e pas-luftës pasi u nënshkrua marrëveshja e Dejtonit, Razhnatoviç iu rikthye interesave të tij të vjetra në sport dhe biznese private. Garda Vullnetare Serbe u shpërbë zyrtarisht në prill 1996 me kërcënimin se do të riaktivizohej në rast lufte. Në qershor të atij viti ai bleu një klub futbolli të kategorisë së dytë, FK Obiliç, dhe e ktheu atë në një klub të kalibrit të lartë, madje duke fituar dhe kampionatin jugosllav në 1997-98. Sipas një libri prej Franklin Foer, Razhnatoviç i kërcënonte lojtarët e ekipeve kundërshtare nqs ata shënonin kundër Obiliçit.
Ky kërcënim nënvizohej nga mijëra veteranët e ushtrisë së tij që mbushnin stadiumin e Obiliçit, duke kënduar kërcënime dhe me raste duke drejtuar pistoleta drejt lojtarëve kundërshtarë gjatë ndeshjeve. Një lojtar i tha revistës futbollistike britanike FourFourTwo se atë e kishin kyçur në një garazh kur ekipi i tij luajti kundër Obiliç. Trupi qeverisës i futbollit europian, UEFA, mori parasysh ndalimin e marrjes pjesë në kompeticionet europiane të FK Obiliç prej lidhjeve që kishte me Arkanin. Në përgjigje të kësaj, Razhnatoviç hoqi dorë nga presidenca dhe ia la këtë pozicion gruas së tij, Ceca. Në një intervistë të 2006, Dragoslav Shekularac (i cili kishte qenë trajner i Obiliç në kohën kur Arkani ishte president) tha se pretendimet se Arkani i dhunonte fizikisht dhe verbalisht lojtarët e klubit ishin të pavërteta.[19] Razhnatoviç ishte kryetar i Federatës Jugosllave të Kickboksit.
Lufta e Kosovës dhe bombardimet e NATO
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas kryegjyqtarit Riçard May nga Britania e Madhe, Tribunali i Hagës akuzoi Razhnatoviçin më 30 shtator 1997 për krime lufte si gjenocid kundër popullsisë myslimane, krime kundër njerëzimit dhe thyerje direkte të Konventës së Gjenevës.[20] Mandati nuk u bë publik deri më 31 mars 1999, një javë pasi bombardimet e NATO në Jugosllavi kishin filluar. Akuza ndaj Razhnatoviç u publikua nga kryeprokurori i gjykatës së OKB Luise Arbour.
Në javën para se të fillonin bombardimet e NATO-s -- teksa bisedimet e Rambujesë dështuan -- Razhnatoviç u shfaq në hotelin Hyatt në Beograd, ku shumica e gazetarëve të huaj po qëndronin dhe i urdhëroi të gjithë ata të largoheshin nga Serbia.[21]
Gjatë bombardimeve të NATO-s Razhnatoviç i mohoi akuzat e krimeve të luftës ndaj tij në intervista që dha për gazetarë të huaj. Razhnatoviç akuzoi NATO-n se po bombardonte civilët dhe po krijonte refugjatë të çdo kombësie dhe tha se do t'i nxirrte trupat e tij vetëm në rast të një pushtimi tokësor nga NATO. Pas bombardimit amerikan të ambasadës kineze në Beograd i cili vrau 3 gazetarë dhe çoi në një konflikt diplomatik midis SHBA-ve dhe Republikës Popullore të Kinës, gazetat britanike dhe daneze Observer dhe Politiken thanë se ndërtesa mund të ishte shënjestruar sepse zyra e atasheut ushtarak kinez po përdorej nga Razhnatoviç për të komunikuar dhe transmetuar mesazhe te grupi i tij paramilitar, Tigrat, në Kosovë. Duke qenë se asnjëra prej gazetave nuk dha asnjë provë ky pretendim kryesisht u injorua nga mediat.[22]
Akuzimi nga Tribunali i Hagës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mars 1999, prokurori i Tribunalit Ndërkombëtar Kriminal për ish-Jugosllavinë (ICTY) deklaroi se Arkani ishte akuzuar formalisht nga kjo gjykatë edhe pse akuza u publikua vetëm pas vrasjes së tij. Sipas akuzës Razhnatoviç do të procedohej për 24 akuza të krimeve kundër njerëzimit, thyerje direkte të Konventës së Gjenevës dhe thyerje të ligjeve të luftës për shkak të veprimeve përvijuese:[23]
- Mbajtja me forcë e 30 burrave muslimanë boshnjakë në një dhomë të paajrosur me madhësi rreth 5 metra katrorë.
- Transportimi i 12 burrave jo-serbë nga Sanski Most në një vend të izoluar në fshatin Tërnovë e duke i qëlluar ata duke vrarë 11 burra dhe duke plagosur rëndë dymbëdhjetshen.
- Transportimi i rreth 67 burrave muslimanë boshnjakë nga Sanski Most, Sehovci dhe Pobrijeze në një vend të izoluar në fshatin Sasina duke i qëlluar e duke vrarë 65 nga të burgosurit dhe duke plagosur 2 të mbijetuar.
- Mbajtja me forcë e rreth 35 burrave muslimanë boshnjakë në një dhomë të paajrosur me madhësi rreth 5 metra katrorë duke i kufizuar nga uji dhe ushqimi duke çuar në vdekjen e 2 prej burrave.
Vrasja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Razhnatoviç u vra ditën e shtunë, më 15 janar 2000 ora 17:05 GMT, në hollin e hotelit elitar InterContinental në Beograd, një vend ku ai ishte i rrethuar nga vizitorë të tjerë të hotelit. Vrasësi, Dobrosav Gavriç, një 23 vjeçar pjesëtar i ri i policisë, kishte lidhje me nënbotën dhe kishte leje largimi mjekësore gjatë kësaj kohe. Ai i shkoi i vetëm shënjestrës nga pas. Razhnatoviç ishte i ulur dhe po fliste me dy miq dhe, sipas radios BBC, po plotësonte një skedinë. Gavriç priti për disa minuta, qetësisht shkoi nga pas grupit dhe me shpejtësi qëlloi një breshëri plumbash nga pistoleta e tij CZ-99. Razhnatoviç u qëllua në syrin e majtë dhe ra në koma aty në vend.[24] [25] Truproja e tij, Zvonko Mateoviç e vuri në makinë dhe u nis me shpejtësi për në spital, por ai vdiq gjatë rrugës.[26]
Sipas vejushës së tij, Svetlana, Razhnatoviç vdiq në krahët e saj gjatë rrugës për në spital. Miqtë e tij, Milenko Mandiç, një menaxher biznesi dhe Dragan Gariç, një inspektor policie, gjithashtu u qëlluan për vdekje nga Gavriç, i cili u qëllua e u plagos nga Mateoviç. Një kalimtare femër gjithashtu u plagos rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Pas një operacioni kirurgjikal të vështirë, Gavriç mbijetoi por me aftësi të kufizuara në një karrige me rrota, për shkak të plagës në shpinë.
Një ceremoni përkujtimore u mbajt në nder të Arkanit më 19 janar 2000 me shkrimtarin Branislav Crnçeviç, zyrtarin e partisë E Majta Jugosllave (JUL) Aleksandër Vulin, këngëtarët Oliver Mandiç, Toni Montano dhe Zoran Kaleziç bashkë me të gjithë ekipin e parë të FK Obiliç dhe drejtorin e klubit Dragoslav Shekularac.[27]
Zheljko Razhnatoviç u varros në varrezën Novo Groble në Beograd me nderime ushtarake nga vullnetarët e tij dhe me rite funebre më 20 janar 2000. Rreth 10,000 veta ishin të pranishëm në varrim.
Gjyqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dobrosav Gavriç kërkoi pafajësinë por u shpall fajtor dhe u dënua me 19 vjet burgim. Bashkëpunëtorët e tij morën nga 3 deri në 15 vite burg secili pas një gjyqi të gjatë në vitin 2002. Megjithatë vendimi i gjykatës së rrethit u pezullua nga gjykata supreme për shkak të "mungesës së provave dhe paqartësisë në procesin e parë gjyqësor". Një gjyq tjetër u mbajt në vitin 2006, duke përfunduar më 9 tetor 2006 me qendrimin e vendimeve të fajtorësisë për Gavriç dhe bashkëpunëtorët e tij, Milan Gjuriçiç dhe Dragan Nikoliç. Secili u dënua me 30 vite burg.[28]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Miloš Milikić Mido – Za naše nebo — Monografija prve klase letača Vazduhoplovnog učilišta 1945-1947. Beograd 1995.
- ^ "Željko Ražnatović Arkan - život u trileru (16)". 31 janar 2000. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Internet Svedok - 916". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2019. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dada Vujasinovic (8 prill 1994). ""Ratnik ogrezao u svetosavlju"".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k Filip Svarm (14 janar 2010). "Arkanova ostavština". Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2019. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Danas - Google Boeken". Books.google.com. 18 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Shentov, Ognian (2004). Partners in Crime: The Risks of Symbiosis Between the Security Sector and Organized Crime in Southeast Europe. CSD. fq. 42-. ISBN 978-954-477-115-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Aftonbladet nyheter: Kriget om Kosovo". aftonbladet.se. 31 mars 1999.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "VIDEO: Day When Maksimir Stadium Went up in Flames". dalje.com. 13 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2014. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Football is War". Tol.org (në anglisht).
- ^ Ivan Čolović (2000). Football Hooligans, and War. Central European University Press.
- ^ "Hrvatska za Arkana dobila milion maraka". Arhiva.glas-javnosti.rs. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2014. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Zvijer iz bezdana". e-novine.com. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2010. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kozaci ne obezbeđuju manastir". blic.rs.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vasic, "Yugoslav Army" p. 134; UN experts Final Report par. 92, 139
- ^ "Vreme News Digest Agency No 108". Scc.rutgers.edu (në anglisht). 18 tetor 1993. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2008. Marrë më 22 maj 2019.
- ^ "U spomen na ubijene Sanjane". Angelfire.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Roberto Saviano. "Scampia-Erzegovina". Giugenna.com. Giuseppe Genna.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Get out of here, I am Šekularac" (në anglisht). Prvoslav Vujčić. 1 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 22 maj 2019.
- ^ "Tpiy". un.org (në anglisht). 5 mars 2007.
- ^ "Serbs Unplug CNN". 25 mars 1999. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2012. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Morning Briefing" (në anglisht). Zyra e shtypit të NATO. 8 maj 1999.
- ^ "Ražnatović: Initial Indictment" (PDF).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Breaking, World, Business, Sports, Entertainment and Video News". Archives.cnn.com. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2008. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Serbian warlord shot dead" (në anglisht). BBC News. 15 janar 2000.
- ^ "Arkan Dead". NPR. 15 janar 2000.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Šta je ostalo od Arkanove garde". vreme.com. 10 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2018. Marrë më 22 maj 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sedam godina od ubistva Arkana". mondo.rs. 15 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)